Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

SIMPTOMAT E GODITJES NGA NXEHTËSIA QË NUK GUXONI T’I INJORONI

Shëndetësi
Në muajt e verës, ne kalojmë më shumë kohë jashtë dhe për këtë arsye jemi më të ekspozuar ndaj rrezeve të diellit. Sado që e duam verën, duhet të kemi kujdes, pasi goditja nga nxehtësia nuk është një gjendje e rrallë. Goditja e nxehtësisë, një gjendje e rrezikshme për jetën, ndodh për shkak të ekspozimit afatgjatë ndaj nxehtësisë. Simptomat e goditjes së nxehtësisë Goditja e nxehtësisë mund të zhvillohet shpejt dhe jo gjithmonë paraprihet nga shenja paralajmëruese të tilla si dhimbje koke, marramendje ose lodhje. Djersitja zakonisht, por jo gjithmonë, zvogëlohet. Lëkura është e nxehtë, e kuqe dhe zakonisht e thatë. Rrahjet e zemrës përshpejtohen dhe mund të arrijnë 160 ...
Komentet te SIMPTOMAT E GODITJES NGA NXEHTËSIA QË NUK GUXONI T’I INJORONI Janë të Mbyllura

S’KA KUORUM PËR SHKARKIMIN E 5 ANËTARËVE TË KPMSHCK, KUVENDI SHKON NË PAUZË

Lajme
Mazhoranca në Kuvendin e Kosovës nuk ka siguruar votat e nevojshme për shkarkimin e pesë anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës. Vetëm 55 deputetë morën pjesë në procesin e votimit, andaj në mungesë të vendimmarrjes kjo pikë e rendit të ditës është shtyrë. Megjithatë, tentimi për shkarkim të këtij këshilli u kundërshtua nga opozita dhe u konsiderua si tendencë arbitrare për kapjen e institucioneve. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, duke arsyetuar shkarkimin, tha se i njëjti duhet të bëhet për shkak të politizimit dhe emërimet jo meritore. Muja: Kërkojmë të votohet shkarkimi i këtyre anëtarëve për arsye të politizimit “Kërkojmë të votohet shkarkimi i ...
Komentet te S’KA KUORUM PËR SHKARKIMIN E 5 ANËTARËVE TË KPMSHCK, KUVENDI SHKON NË PAUZË Janë të Mbyllura

VITIA E ZEMAJ PËRPLASEN PËR INFERMIERËT E ANGAZHUAR NË LUFTËN KUNDËR PANDEMISË

Lajme
Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe ai aktual Arben Vitia janë përplasur sot në Kuvend rreth infermierëve të angazhuar gjatë pandemisë me koronavirus. Zemaj ka quajtur mashtrues ordiner ministrin e Shëndetësisë, duke e akuzuar për shkëputje të kontratës me infermierët me një njoftim që ai e ka cilësuar si skandaloz. Ministri Vitia ka sqaruar se infermierët e angazhuar për luftimin e COVID-19 kanë qenë pjesë e projektit të Bankës Botërore dhe me kontrata me afate të caktuara, për kohën sa institucionet shëndetësore kanë pasur nevojë për infermierë shtesë. Ai ka thënë se të njëjtit nuk mund të kalojnë në buxhet të Kosovës, andaj ka pasur një konkurs të ri në ...
Komentet te VITIA E ZEMAJ PËRPLASEN PËR INFERMIERËT E ANGAZHUAR NË LUFTËN KUNDËR PANDEMISË Janë të Mbyllura

HARADINAJ THIRRJE KURTIT: KRYEMINISTRI KURTI TË NDALË MASHTRIMIN ME DIALOGUN

Lajme
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti të ndalë “mashtrimin” në procesin e dialogut Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në Bruksel. Gjatë seancës së sotme plenare të Kuvendit të Kosovës, ish-kryeministri Haradinaj kërkoi edhe sqarime nga kreu i ekzekutivit për asociacionin e komunave serbe në Kosovë. Haradinaj: Kërkoj kryeministrit të ndalë mashtrimin me dialogun   “I kërkoj kryeministrit të ndalë mashtrimin me dialogun, të paktën në komunikim më palët e brendshme të jetë më i saktë”, tha Haradinaj. Në kuadër të pyetjeve parlamentare, deputeti Haradinaj tha se kryeministri Kurti duhet të tregoj saktë a është pro, apo kundër asociacionit në ...
Komentet te HARADINAJ THIRRJE KURTIT: KRYEMINISTRI KURTI TË NDALË MASHTRIMIN ME DIALOGUN Janë të Mbyllura

GJILANI PASTRON HAPËSIRËN RRETH PENDËS SË LIVOQIT

Lajme
Komuna e Gjilanit po vazhdon pastrimin e ambientit nga mbeturinat dhe në bazë të kalendarit të aktiviteteve sot së bashku me nxënësit e shkollave, përfaqësuesit e Agjensionit për Zhvillim Rajonal – Lindje, kanë bërë pastrimin e hapësirës rreth pendës së Livoqit. Drejtori i Administratës së Përgjithshme, kryesues i aksionit për pastrim, Bardhyl Syla, ka thënë se falë mbështetjes qytetare, nxënësve të shkollave të Gjilanit, policisë, Forcës së Sigurisë dhe pjesëmarrjes së gjerë institucionale, aktivitetet për pastrim janë duke shënuar suksese. “Aksioni do të zgjasë deri më 30 qershor. Deri më tash janë pastruar hapësirat publike në shumë lokacione urbane dhe në fshatra. Në kuadër të kësaj janë paraparë edhe shenjëzimet ...
Komentet te GJILANI PASTRON HAPËSIRËN RRETH PENDËS SË LIVOQIT Janë të Mbyllura

MITROVICË, LËNDOHET NJË PERSON DERISA PUNONTE NË NJË OBJEKT

Lajme
Një person rreth 37-vjeçar është lënduar derisa po punonte në një objekt ndërtimi, ndërsa është dërguar menjëherë në spital për trajtim. Ngjarja ka ndodhur sot në mesditë në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Mitrovicë. Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. Sipas tij, njësitë policore janë në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarje./KP ...
Komentet te MITROVICË, LËNDOHET NJË PERSON DERISA PUNONTE NË NJË OBJEKT Janë të Mbyllura

MUSLIU E PDK-SË KËRKON SHKARKIMIN E MINISTRIT TË MBROJTJES ARMEND MEHAJ

Lajme
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu ka kërkuar shkarkimin e ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj. Në seancën plenare të Kuvendin të Kosovës, Musliu, pasi e pyeti ministrin për pjesëmarrjen e bashkëshortit të presidentes Vjosa Osmani me uniformë të FSK-së në stërvitjen ushtarake “Europe-Defender 21”, tha se i njëjti nuk po i dinë kompetencat e veta dhe është duke e shkatërruar imazhin e FSK-së. Musliu: Një ministër i tillë e rrezikon shkatërrimin e FSK-së “Të nderuar deputetë të Vetëvendosjes që urgjentisht të kërkoni shkarkimin e këtij ministri. Ministër i cili nuk e din për çka është ministër, një përgjigje të tillë nuk e kisha prit nga askush tjetër, ...
Komentet te MUSLIU E PDK-SË KËRKON SHKARKIMIN E MINISTRIT TË MBROJTJES ARMEND MEHAJ Janë të Mbyllura

HARADINAJ KËRKON ARBITRAZH NËSE MALI I ZI S’KA GATISHMËRI PËR KORRIGJIM TË KUFIRIT (VIDEO)

Lajme
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka propozuar tri pika Qeverisë së Kosovës për shënjimin e kufirit me Malin e Zi. Ai tha se nëse shteti fqinj nuk ka gatishmëri për korrigjimin e kufirin në pjesën e Qakorrit dhe Kullës, çështja të kalojë në arbitrazh. Gjatë seancës plenare, Haradinaj i cili është edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës tha se ekzekutivi duhet sa më shpejt të formojë Komisionin Shtetëror për shënjimin e kufirit. Haradinaj: Qeveria të formojë komisionin shtetëror për shënjimin e kufirit Video: “Qeveria e Kosovës të formojë Komisionin Shtetëror për shënimin e kufirit. Ai komision nuk është ekzistues, ka pasur shkarkime dhe dorëheqje. Ju ...
Komentet te HARADINAJ KËRKON ARBITRAZH NËSE MALI I ZI S’KA GATISHMËRI PËR KORRIGJIM TË KUFIRIT (VIDEO) Janë të Mbyllura

PREZANTOHEJ SI PJESËTAR I FSK-SË, DËNOHET

Lajme
Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me një vit burg me kusht dhe 2 mijë euro gjobë të pandehurin A.M., shtetas kosovar, i akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për shkak të veprës penale mashtrimi. Dënimi nuk do të ekzekutohet, nëse i pandehuri në afat prej dy vjetësh nga dita e plotfuqishmërisë së vendimit nuk kryen vepër penale. I pandehuri obligohet që në afat prej 90 ditëve, pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit, të kompensojë dënim e shkaktuar palëve të dëmtuara në shumë prej 9.900 euro. A.M. akuzohet se nga janari 2021 deri më 27 prill 2021, në një fshat në Ferizaj, duke u prezantuar si pjesëtar i FSK-së që ...
Komentet te PREZANTOHEJ SI PJESËTAR I FSK-SË, DËNOHET Janë të Mbyllura

HOTI: QEVERIA NUK E KA GJATË NËSE NUK ZBATON MARRËVESHJEN (VIDEO)

Lajme
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i ka thënë Qeverisë Kurti që të kujdesen për realizimin e projekteve që dalin nga Marrëveshja e Uashingtonit sepse ndryshe nuk do të qëndrojnë gjatë në qeveri. Ai ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës do të kërkojë debat parlamentar për angazhimet e Qeverisë së Kosovës rreth Marrëveshjes së Uashingtonit. Deputeti Avdullah Hoti në seancën e sotme, ka thënë se deri tani ekzekutivi nuk ka bërë publik asnjë veprim që lidhet me marrëveshjen e 4 shtatorit të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë. Hoti: Qeveria Kurti të kujdeset për marrëveshjen e Uashingtonit, në të kundërtën nuk e kanë gjatë (Video) “Qeveria e Kosovës nuk ka ndërmarrë ...
Komentet te HOTI: QEVERIA NUK E KA GJATË NËSE NUK ZBATON MARRËVESHJEN (VIDEO) Janë të Mbyllura