Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

TIFOZËT FRANCEZË NGATËRROJNË QYTETIN, HUMBIN NDESHJEN ME HUNGARINË

Sport
Gjashtë tifozë francezë të cilit kishin biletat për ndeshjen e Euro 2020 mes Hungarisë dhe Francës nuk kanë mundur ta përcjellin ndeshjen nga stadiumi, pasi kanë udhëtuar në Bukuresht të Rumanisë, në vend se të udhëtojnë drejt Budapestit të Hungarisë. Grupi i cili dëshironte që të bënte tifo për Francën, kishin menduar që kanë mbërritur në kryeqytetin e Hungarisë, Budapestin, për ndeshjen e Grupit F mes Hungarisë dhe Francës, e cila u zhvillua ditën e shtune, raporton gazeta romane “Jurnalul National”. Gjashtë tifozët nuk e kishin vërejtur gabimin që kishin bërë, dhe pasi kishin mbërritur në aeroport, ata morën një autobusë për në qytet, ku më pas ishin bashkuar me ...
Komentet te TIFOZËT FRANCEZË NGATËRROJNË QYTETIN, HUMBIN NDESHJEN ME HUNGARINË Janë të Mbyllura

UEFA HEQ RREGULLIN E GOLIT SI MYSAFIR

Sport
Shtëpia më e madhe e futbollit evropian UEFA e ka konfirmuar që rregulli i golit si mysafirë në gara evropiane nuk do të vlejë më, dhe ky vendim hynë në fuqi me fillim të sezonit 2021/22. Rregulli i golit si mysafirë është përdorur për më shumë se 50 vite, por nuk do të përdoret më në përballjet me nga dy ndeshje në garat evropiane, përcjell KosovaPress. “Pas rekomandimeve nga Komiteti i Garave për Klube të UEFA-s, dhe Komiteti i Futbollit të Femrave, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s e ka aprovuar propozimin për të larguar rregullin e golit si mysafirë nga të gjitha garat (për meshkuj, femra dhe rini) në fazën e ...
Komentet te UEFA HEQ RREGULLIN E GOLIT SI MYSAFIR Janë të Mbyllura

VRASJA ME THIKË , NDALOHET PËR 48 ORË I DYSHUARI

Lajme
Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se gjatë ditës së sotme rreth orës 13:30 minuta, në një kafiteri në Gjilan, në afërsi të shkollave të mesme, dyshohet se i dyshuari B.Z., ka privuar nga jeta tani të ndjerin I.C. Sipas prokurorisë, dyshohet që për shkak të një mosmarrëveshje i dyshuari B.Z., me mjet të mprehtë – thikë, i ka shkaktuar lëndime vdekjeprurëse të ndjerit I.C.. “Personi i dyshuar me urdhër të prokurorit është arrestuar dhe ndaj tij është lëshuar vendim mbi ndalim për 48 orë, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Vrasja e rëndë’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Me urdhër të prokurorit trupi i ...
Komentet te VRASJA ME THIKË , NDALOHET PËR 48 ORË I DYSHUARI Janë të Mbyllura

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA PËR MBULIMIN E POLISËS SË SIGURIMIT PËR DIASPORËN

Lajme
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve në bashkëpunim me Bankën Qendrore, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Byronë Kosovare të Sigurimit, kanë nënshkruar sot Memorandumin për mbulimin e kostos së sigurimit Kufitar për Palët që janë Subjekt i Policës Kufitare. Në komunikatën e lëshuar nga Ministria e Financave, thuhet se nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje paraqet një akt simbolik në mbështetjen e mërgatës sonë, e cila shërben si shtyllë e ekonomisë së vendit. Subjekt i kësaj Marrëveshjeje janë të gjitha autoveturat dhe motoçikletat që hyjnë në pikat kufitare në Republikën e Kosovës për të cilat Qeveria e Republikës së Kosovës mbulon 100% të vlerës së primit të policës kufitare. Polica e ...
Komentet te NËNSHKRUHET MARRËVESHJA PËR MBULIMIN E POLISËS SË SIGURIMIT PËR DIASPORËN Janë të Mbyllura

KOSOVA PËR HERË TË PARË NË FORUMIN EKONOMIK DELPHI NË SHKUP

Ekonomi
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli e ka përfaqësuar Kosovën në forumin ekonomik në Shkup, i cili i ka mbledhur udhëheqësit rajonalë me më së shumti influencë për të adresuar sfidat me të cilat përballet rajoni. Sipas komunikatës ministrore gjatë forumit janë identifikuar dhe adresuar sfidat kryesore për zhvillim, janë ndarë eksperiencat politike të vendeve të rajonit, dhe janë identifikuar veprimet e politikave për një ekonomi më afaruese dhe gjithëpërfshirëse. Ministrja Rizvanolli ka mbajtur fjalimin përmbyllës në këtë konferencë, e cila është shprehur me shpresën që tani më kemi filluar periudhën post-pandemike, pas sfidës më të madhe botërore që nga Lufta e Dytë Botërore, sfidat si viruset dhe emisionet e CO2 ...
Komentet te KOSOVA PËR HERË TË PARË NË FORUMIN EKONOMIK DELPHI NË SHKUP Janë të Mbyllura

BQK ULË PËRKOHËSISHT

Ekonomi
Bordi ekzekutiv i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës në sotme ka marrë vendim për uljen e përkohshme të sigurimit kufitar të autopërgjegjësisë. Sipas një njoftimi të BQK-së, ky vendim i marrë nga menaxhmenti ka ardhur pas shqyrtimit të raportit aktuarial të datës 22 qershor 2021 të Byrosë Kosovare të Sigurimit mbi adekuatshmërinë e tarifave të sigurimit kufitar nga autopërgjegjësia, dhe është vlerësuar se ekziston bazë e mjaftueshme për ndryshimin e tarifave të primeve të sigurimit kufitar të autopërgjegjësisë për automjete dhe motoçikleta për udhëtarë. “Me anë të këtij vendimi Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, kërkon nga Byroja Kosovare e Sigurimeve që në emër të anëtarëve të saj, siguruesve ...
Komentet te BQK ULË PËRKOHËSISHT Janë të Mbyllura

PARASHIKIMI I MOTIT NË KOSOVË

Lajme
Gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot me diell dhe me vapë. Në pjesën e dytë të ditës vende-vende do të ketë zhvillim të vranësirave të cilat parashihen të shoqërohen me shi në formë të stuhive lokale. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-36 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës./KP ...
Komentet te PARASHIKIMI I MOTIT NË KOSOVË Janë të Mbyllura

ÇAJI I SHEREBELËS PËR ULJEN E NIVELIT TË SHEQERIT NË GJAK

Kuzhina
Çaji i sherebelës është shumë i pasur me antioksidantë, të cilët jo vetëm që luftojnë inflamacionin por edhe mbrojnë të gjithë organizmin nga radikalet e lira. Efektet antioksiduese të çajit të sherebelës mund të përmirësojnë funksionet jetësore të mëlçisë. Çaji i sherebelës mund të ndihmojë në reduktimin e ankthit dhe në përmirësimin e humorit.   Çaji i Sherebelës Për Uljen e Nivelit të Sheqerit në Gjak Ky çaj renditet mes tre çajrave më të mirë që mund të pihen nga diabetikët. Substancat e tij aktive kanë tendencën të ulin dhe të mbajnë nën kontroll nivelet e sheqerit në gjak. Studimet thonë se këto substanca kryejnë të njëjtin funksion si barna ...
Komentet te ÇAJI I SHEREBELËS PËR ULJEN E NIVELIT TË SHEQERIT NË GJAK Janë të Mbyllura

MINISTRIA E SHËNDETËSISË, SIPAS TË DHËNAVE NGA INSTITUTI KOMBËTAR I SHËNDETËSISË PUBLIKE TË KOSOVËS, INFORMON:

Shëndetësi
Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.439 doza të vaksinës kundër COVID-19.  Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 149.121 doza të vaksinës.  Deri më sot 25.158 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.  Nga 1.764 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.  Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 2 raste të vdekjes.  Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.280. Në total numri i rasteve aktive është 171./KP ...
Komentet te MINISTRIA E SHËNDETËSISË, SIPAS TË DHËNAVE NGA INSTITUTI KOMBËTAR I SHËNDETËSISË PUBLIKE TË KOSOVËS, INFORMON: Janë të Mbyllura

SITUATA ME COVID-19: 86 PACIENTË PO TRAJTOHEN NË SHSKUK

Shëndetësi
Në saje të raportit të punës për datën 24 qershor, në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 86 pacientë. 25 prej tyre, janë të konfirmuar pozitivë, 56 janë me oksigjeno-terapi, ndërkaq 2 pacientë vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë shëndetësore. Në QKUK janë të shtrirë 65 pacientë: 11 të konfirmuar me COVID-19 46 me oksigjeno-terapi 1 në gjendje të rëndë Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave Klinika Infektive, 11 pacientë, 1 në gjendje të rëndë + 17 pacientë post-covid nga Klinika e Pulmologjisë Klinika e Pulmologjisë, 37 pacientë Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 18 pacientë ...
Komentet te SITUATA ME COVID-19: 86 PACIENTË PO TRAJTOHEN NË SHSKUK Janë të Mbyllura