Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

VENDI KU JETOJNË MË SË SHUMTI LLOJE TË FLUTURAVE NË BOTË

Kuriozitete
Kolumbia është shtëpia e rreth 20 për qind e të gjitha specieve të njohura të fluturave, sipas një studimi të botuar nga Muzeu i Historisë Kombëtare në Londër. Një ekip ndërkombëtar i shkencëtarëve ka përfshirë 3.642 specie dhe 2.085 nënlloje në katalog, duke i regjistruar në një dokument të quajtur “Lista e Kontrollit të Fluturave Kolumbiane”. Vetëm në Kolumbi, ka më shumë se 200 lloje fluturash, tha Blanka Huertas, kuratore e vjetër e koleksionit të fluturave në Muzeun e Historisë Natyrore në Londër, i cili ishte pjesë e ekipit kërkimor. Studiuesit e projektit kanë udhëtuar në Kolumbi, analizuar më shumë se 350.000 fotografi dhe studiuar informacionin e mbledhur që nga ...
Komentet te VENDI KU JETOJNË MË SË SHUMTI LLOJE TË FLUTURAVE NË BOTË Janë të Mbyllura

KONJUFCA URON KOMUNITETIN EGJIPTIAN PËR DITËN E TYRE MEMORIALE

Lajme
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar komunitetin egjiptian në Kosovë me rastin e 24 qershorit – Ditës së Egjiptianëve. “Republika e Kosovës është shtëpi e përbashkët e të gjithë qytetarëve të saj, pa dallim përkatësie. Komuniteti egjiptian, sikur edhe komunitetet tjera, është pjesë përbërëse e zhvillimit dhe emancipimit tonë politik e shoqëror. Duke iu uruar për Ditën tuaj, zotohemi se së bashku do të punojmë që të ndërtojmë një shoqëri me mundësi të barabarta dhe për një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët tanë”, thuhet në urim. Ndryshe, me rastin e Ditës së komunitetit egjiptian sot është mbajtur edhe një konferenca me temën “Drejt një ...
Komentet te KONJUFCA URON KOMUNITETIN EGJIPTIAN PËR DITËN E TYRE MEMORIALE Janë të Mbyllura

DELEGACIONI I KUVENDIT TË KOSOVËS MORI PJESË NË PUNIMET E ASAMBLESË PARLAMENTARE TË KËSHILLIT TË EVROPËS

Lajme
Një delegacion i Kuvendit të Kosovës ka marrë pjesë në punimet e Sesionit Veror të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për vitin 2021, i cili u mbajt në Strasburg të Francës, nga 21-24 qershor. Me këtë rast delegacioni i Kuvendit të Kosovës është takuar me presidentin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Rik Daems, sekretaren e Përgjithshme, Despina Chatzivassiliou-Tsovilis, si dhe kryetarin e Komitetit për Politikë dhe Demokraci në Asamblenë Parlamentare të KE-së, Zsolt Nemeth. Kryesuesja e delegacionit, nënkryetarja e Kuvendit Saranda Bogujevci, si dhe dy anëtarët Arben Gashi dhe Enis Kervan, theksuan se Kosova është e gatshme për të filluar procesin e anëtarësimit në këtë institucion jashtëzakonisht ...
Komentet te DELEGACIONI I KUVENDIT TË KOSOVËS MORI PJESË NË PUNIMET E ASAMBLESË PARLAMENTARE TË KËSHILLIT TË EVROPËS Janë të Mbyllura

KURTI: QEVERIA E PËRKUSHTUAR PËR PËRMIRËSIMIN E KUSHTEVE SOCIO-EKONOMIKE TË KOMUNITETIT EGJIPTIAN

Lajme
Kryeministri Albin Kurti është zotuar se Qeveria e Kosovës do të vazhdojë përkushtimin e saj për të përmirësuar kushtet socio-ekonomike përmes avancimit të të drejtave të komunitetit egjiptian në vend. Ai këto komente i bëri sot në konferencën me temën “Drejt një shoqërie gjithëpërfshirëse me mundësi të barabarta”, organizuar me rastin e 24 Qershorit-Ditës Memoriale të komunitetit egjiptian nga Zyra për Qeverisje të Mirë e Zyrës së Kryeministrit, në bashkëpunim me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe deputetin e Kuvendit të Kosovës, Fridon Lala. Duke uruar komunitetin egjiptian, kryeministri Kurti, tha se ky komunitet ndër vite jeton në këto troje dhe së bashku me popullsinë shumicë ndau ...
Komentet te KURTI: QEVERIA E PËRKUSHTUAR PËR PËRMIRËSIMIN E KUSHTEVE SOCIO-EKONOMIKE TË KOMUNITETIT EGJIPTIAN Janë të Mbyllura

HOXHAJ SË BASHKU ME KRYESINË E PDK-SË DORËHIQEN PARA KONVENTËS ZGJEDHORE

Lajme
Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ushtruesi i detyrës së kryetarit, Enver Hoxhaj kanë dhënë sot dorëheqje nga pozitat aktuale për shkak të mbajtjes së Konventës së partisë më 3 korrik. Në një konferencë për media, Hoxhaj tha se zgjedhjet e brendshme do ta nxjerrin PDK-në edhe më të fortë dhe bashkuar, por ai nuk bëri të ditur nëse do të kandidojë për të parin e partisë. Hoxhaj: Kryesia dhe unë kemi dhënë dorëheqje Video: “Një nga vendimet është që Kryesia e PDK-së dhe unë si ushtrues i detyrës japim dorëheqje nga gjitha pozitat në kryesi. Nga ky moment ne i pushojmë funksionet partiake deri në mbajtjen e konventës ...
Komentet te HOXHAJ SË BASHKU ME KRYESINË E PDK-SË DORËHIQEN PARA KONVENTËS ZGJEDHORE Janë të Mbyllura

STUDIMI I RI TREGON PËR RËNDËSINË E VITAMINËS D NË KANCERIN

Shëndetësi
Hulumtimet kanë treguar se një nivel i mjaftueshëm i vitaminës D në kohën e diagnozës së kancerit të gjirit mund të përmirësojë ndjeshëm mundësinë e mbijetesës së një personi. Studiuesit matën nivelin e vitaminës D në kohën e diagnostikimit të kancerit të gjirit, dhe më pas shkallën e mbijetesës 10 vjet më vonë në pothuajse 4.000 njerëz. Është vërtetuar gjithashtu se marrja e vitaminës D, indeksit të masës trupore dhe racës kanë ndikimin më të madh në nivelin e kësaj vitamine në gjak, raporton Healthline. Epidemiologu dhe autori i studimit Song Yao shkroi në një deklaratë se këto rezultate përfaqësojnë provat më të forta deri më tani lidhur me mbajtjen ...
Komentet te STUDIMI I RI TREGON PËR RËNDËSINË E VITAMINËS D NË KANCERIN Janë të Mbyllura

HAPET FABRIKA PËR PRODHIMIN E DYERVE DHE DRITAREVE NGA PLASTIKA E ALUMINI “NOVOLANI”

Lajme
Komunës së Vushtrrisë i është shtuar edhe një fabrikë, e cila do të gjenerojë zhvillim ekonomik, eksport dhe rritje të punësimit. Në Nedakoc të kësaj komune sot solemnisht është hapur fabrika për prodhimin e dyerve dhe dritareve nga plastika dhe alumini “Novolani”. Me këtë rast kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri mirëpriti hapjen e kësaj kompanie, i cili tha se sektori privat mbetet shtyllë e fortë për zhvillim dhe punësim. Për këtë ai ofroi mbështetje komunale për këtë fabrikë dhe për shumë të tjera që zhvillojnë afarizëm në Vushtrri. Tahiri: Ndërmarrësit po krijojnë vende të reja pune në Vushtrri   “Ne si komunë po hyjmë në një fazë tjetër. Ka kaluar ...
Komentet te HAPET FABRIKA PËR PRODHIMIN E DYERVE DHE DRITAREVE NGA PLASTIKA E ALUMINI “NOVOLANI” Janë të Mbyllura

HOXHAJ JEP DORËHEQJE NGA USHTRUESI I DETYRËS SË KRYETARIT TË PDK-SË

Lajme
Enver Hoxhaj ka dhënë dorëheqje nga ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së. Ai përmes një konference për medie tha se bashkë me të kanë dhënë dorëheqje edhe kryesia aktuale e partisë në mënyrë që gjithë kompetencat t’i kalojnë grupit punues të konventës së jashtëzakonshme zgjedhore që do të mbahet me 3 korrik. Në këtë formë, sipas Hoxhaj po japin shembullin e duhur për një demokratizim të partisë./KP ...
Komentet te HOXHAJ JEP DORËHEQJE NGA USHTRUESI I DETYRËS SË KRYETARIT TË PDK-SË Janë të Mbyllura

MINISTRI MEHAJ DHE GJENERAL RAMA TAKOHEN ME GJENERALIN TOD D. WOLTERS

Lajme
Me ftesë të komandantit të KFOR-it, gjeneral major Franco Federici, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama u takuan në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it me komandantin suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë (SACEUR), gjeneral Tod D. Wolters. Me këtë rast, ministri Mehaj falënderoi gjeneralin Wolters për angazhimin e trupave të NATO-s në kuadër të misionit të KFOR-it në funksion të sigurisë së përgjithshme në vend dhe mbështetjen e vazhdueshme në zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës. Për më tepër, ministri Mehaj shprehu vlerësimin e tij për kontributin dhe angazhimin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT) në zhvillimin dhe përparimin e FSK-së ...
Komentet te MINISTRI MEHAJ DHE GJENERAL RAMA TAKOHEN ME GJENERALIN TOD D. WOLTERS Janë të Mbyllura

SI TË ZGJIDHNI KREMIN E DUHUR PËR DIELLIN?

Lifestyle
Përveç opsioneve për mbrojtje nga dielli, shumë pyesin se si të zgjedhin produktin që na mbron më së miri nga djegiet nga dielli. Hapi i parë është patjetër të kontrolloni faktorin e mbrojtjes nga dielli, përkatësisht SPF. Shumica e ekspertëve do të rekomandojnë një SPF prej 30 ose më shumë nëse kaloni shumë kohë të ekspozuar ndaj rrezeve të diellit. Sidoqoftë, një SPF më i lartë nuk do të thotë domosdo mbrojtje më e mirë. Duhet ta dini që shumica e kremrave kundër diellit janë formuluar për të bllokuar dy lloje të rrezatimit të dëmshëm UV, të dyja këto mund të shkaktojnë kancer të lëkurës. Është gjithashtu e rëndësishme të ...
Komentet te SI TË ZGJIDHNI KREMIN E DUHUR PËR DIELLIN? Janë të Mbyllura