Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.501 doza të vaksinës kundër COVID-19 . Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 152.643 doza të vaksinës. Deri më sot 26.794 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.224 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.292. Në total numri i rasteve aktive është 166.DielliNews.info ...
Komentet te MINISTRIA E SHËNDETËSISË, SIPAS TË DHËNAVE NGA INSTITUTI KOMBËTAR I SHËNDETËSISË PUBLIKE TË KOSOVËS, INFORMON: Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Menaxhimi i pandemisë Covid-19, rikuperimi i pasojave ekonomike dhe reforma në administratën publike janë ndër prioritet kryesore të Qeverisë Kurti 2. Kështu tha kryeministri Albin Kurti në takimin e parë të Komitetit Drejtues të Kornizës së bashkëpunimit të Kombeve të Bashkuara për zhvillim të qëndrueshëm (UNSDCF) 2021-2025. Kryeministri Kurti tha po ashtu se prioritet tjetër mbetet edhe fuqizimi i qeverisjes, sundimi i ligjit dhe transformimi ekonomik që reflekton për ta integruar Kosovën në BE. Kurti: Prioritet shëndeti publik dhe ringjallja ekonomike “Për qëllim kemi të fokusohemi në dy prioritetet themelore, e para ka të bëjë me fokusin ndaj menaxhimit të pandemisë Covid-19 dhe të minimizohen pasojat dhe shëndeti i ...
Komentet te KURTI:FLET PËR PRIORITETET KYÇE Janë të Mbyllura
Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës iu ka drejtuar kryeministrit Albin Kurti me një letër publike duke i kërkuar që në bazuar në ligjin për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës, t’i vazhdojë shtesat në pagë për punëtorët shëndetësorë deri në fund të Pandemisë apo aprovimit të Ligjit të Pagave. Kjo federatë iu ka drejtuar Kurtit duke i thënë se ose ta zbatoni këtë ligj dhe të paguan shtesat konform tij, ose ta anulojë këtë ligj dhe ta shpallni Pandemin e përfunduar në Kosovë. Kërkesë Publike nga FSSHK-ë I nderuar Zt.Kryeministër Kurti, Kërkojmë nga Ju bazuar në Ligjin nr.07/L-006 për parandalimin dhe luftimin e ...
Komentet te FSSHK: KURTI TA RESPEKTOJË LIGJIN DHE TË PAGUHEN SHTESAT NË PAGË PËR PUNËTORËT SHËNDETËSORË Janë të Mbyllura
Në takimin e parë të Komitetit Drejtues të Kornizës së bashkëpunimit të Kombeve të Bashkuara për zhvillim të qëndrueshëm (UNSDCF) 2021-2025, kryeministri Albin Kurti tha se dy prioritetet themelore janë menaxhimi i pandemisë për të minimizuar pasojat, si dhe përmirësimi i pasojave që janë shkaktuar në ekonomi. “Kemi për qëllim që të fuqizojmë sistemin shëndetësor dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve pa kurrfarë dallimi”, theksoi Kurti, duke shtuar se prioritet kyç është edhe reforma e administratës publike. Ulrika Richardson, koordinatore e Kombeve të Bashkuara në Kosovë tha se prioritetet kyçe për pesë vitet e ardhshme mbeten qeverisja transparente, cilësia dhe transformimi i ekonomisë, drejtë ekonomisë së gjelbër./KP ...
Komentet te KURTI: TË FUQIZOJMË SISTEMIN SHËNDETËSOR DHE TË PËRMIRËSOJMË MIRËQENIEN E QYTETARËVE Janë të Mbyllura
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se së shpejti do të publikojë shpenzimet e partive politike në fushatën e zgjedhjeve të 14 shkurtit. Kjo është bërë e ditur në mbledhjen e sotme të KQZ-së, ku u tha se do të bëhet publike dosja e paaudituar e informimit publik për zgjedhjet e kaluara parlamentare. Përmes dosjes do të publikohen donatorët e secilit subjekt politik, shumat më të larta se 100 euro dhe raportet e publikimit financiar të fushatës së subjekteve politike të dorëzuara në KQZ. Buleshkaj: Dosja e informimit publik për zgjedhjet e 14 shkurtit të miratohet e paaudituar (Video) “Duke pasur parasysh që këto raporte financiare nuk janë ...
Komentet te KQZ DO TË PUBLIKOJË RAPORTIN E PAAUDITUAR TË SHPENZIMEVE TË PARTIVE POLITKE PËR ZGJEDHJET E 14 SHKURTIT (VIDEO) Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës ka ndaluar një person të dyshuar, i cili me automjetin e tij ‘kombi’ tentoi të kalojë ilegalisht kufirin dhe të fusë mallra të kontrabanduara nga Serbia në Kosovë Sipas Policisë, departamenti i kufirit ,në këtë rast Njësia e Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare “Veriu” në Lluzhan, bazuar në informacionet e siguruara mbi dyshimet për aktivitete kriminale të “kontrabandimit me mallra “ dhe “kalime të paautorizuar të vijës kufitare” nga territori i Serbisë në territorin e Kosovës, ka aktivizuar planin operativ “Befasia”, i cili është realizuar në zonën e Mitrovicës së Veriut. “Gjatë realizimit të planit operativ me datën 24.06.2021, në orën 19:40, në fshatin Ballaban ...
Komentet te ILEGALISHT NGA SERBIA ME 7700 PAKETIME Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se ende nuk e ka lexuar raportin e fizibilitetit për Ujmanin të nxjerrë nga Departamenti Amerikan për Energji. Departamenti Amerikan për Energji të mërkurën ka publikuar raportin e fizibilitetit për Ujmanin, ku ka dhënë katër rekomandime për shfrytëzimin e Ujmanit nga palët e përfshira, të cilat parashohin përmirësimin e infrastrukturës së liqenit, formimin e një komisioni lumor, implementimin e një sistemi mbikëqyrës dhe përmirësimin e parashikimit të furnizimit me ujë. Ndërkohë, Qeveria edhe nuk ka dhënë asnjë koment lidhur me këtë çështje. Kryeministri Kurti sot tha se ende nuk e ka lexuar këtë raport dhe se do ta komentojë më vonë. “Nuk e ...
Komentet te KURTI: NUK E KAM LEXUAR ENDE RAPORTIN RRETH UJMANIT Janë të Mbyllura
Një aksident me pasoja tragjike është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në autostradën Fier-Vlorë, në vendin e quajtur “Kripa”. Për pasojë katër persona, dy prej tyre të rritur dhe dy fëmijë, pjesë e një familjeje, kanë humbur jetën. Sipas raportimeve të para ka qenë një makinë tip “Audi”, e cila dyshohet se ka goditur nga pas një makinë tip “Toyota”, dhe për pasojë të dyja kanë dalë nga rruga dhe kanë përfunduar në kanal. Në makinën tip “Toyota” me targa greke ndodheshin katër anëtarët e një familjeje. Shkaqet e aksidentit ende nuk bëhen të ditura. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin ...
Komentet te AKSIDENT I RËNDË HUMBIN JETËN 4 PERSONA, MES TYRE FËMIJË Janë të Mbyllura
Një person i moshës 60 vjeçare është gjetur pa shenja në shtëpinë e tij në Mitrovicë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet për obduksion. Rasti nën hetime/KP ...
Komentet te GJENDET I VDEKUR NJË PERSON NË MITROVICË Janë të Mbyllura
Tre persona janë arrestuar në Dragash, pasi që të njëjtit në një lokal-market, janë përfshirë në rrahje në mes veti, ku dy nga të dyshuarit ka pësuar lëndime, dyshohet nga mjet i mprehtë-thikë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar./KP ...
Komentet te THERJE ME THIKË NË NJË MARKET Janë të Mbyllura