Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e rregullt në të cilën ka miratuar projektligje dhe dokumente të tjera të fushës së përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore. Ndër të tjera është miratuar Projektligji për tregtinë me naftë dhe produkte të naftës në Kosovë. Kryeministri Albin Kurti tha se përmes këtij projektligji u lehtësohet puna operatorëve të ndershëm dhe mbrohet konsumatori dhe mjedisi. Qeveria e Kosovës po ashtu ka miratuar rishikimin e buxhetit për vitin 2021 në vlerë prej 2 miliardë e 516 milionë euro që synon imunizimin e qytetarëve ndaj COVID-19 dhe rimëkëmbjen ekonomike. Këto janë të gjitha vendimet që u morën sot: Është miratuar Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin ...
Komentet te KËTO JANË TË GJITHA VENDIMET E MIRATUARA NË MBLEDHJEN E SOTME TË QEVERISË Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se qëndrojnë prapa çdo deklarate për liqenin e Ujmanit dhe se dialogu mes Kosovës e Serbisë do të ketë një kapitull të ri. Ai edhe gjatë pasdites ka bërë të ditur se nuk ka arritur që të lexojë raportin e fizibilitetit të nxjerrë nga Departamenti Amerikan për Energji. Veçse këtë shtoi se duhet ta bëjnë fillimisht ekspertët. Shefi i ekzekutivit pas promovimit të katalogut të ekspozitës arkeologjike ka theksuar se negociatat me Serbinë janë përmbyllur me shpalljen e pavarësisë. Kështu është përgjigjur ai derisa ëahtë pyëtur nëae janë të gatshëm që të negociojnë për liqenin e Ujmanit, ashtu aiç është rekomanduar në raportin e nxjerrë ...
Komentet te KURTI DEKLAROHET PER UJMANIN Janë të Mbyllura
Remzi (Kadri) Kurteshi (1979), Dibran (Ramë) Dibrani (1930) dhe Zeqir (Bajram) Muja, të tre këta nga komuna e Mitrovicës, të vrarë nga forcat paramilitare dhe ushtarake serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe që ishin të zhdukur deri tash, janë varrosur sot në varrezat e martirëve në Mitrovicë. Trupat e tyre të cilat u identifikuan përmes AND-së, u gjetën kohë më parë në varrezat myslimane në veri të Mitrovicës. Agim Bahtiri, kryetar i Mitrovicës, tha se dita e sotme është dhimbje jo vetëm për mitrovicasit, por për të gjithë qytetarët e Kosovës. Duke përmendur shifra, ai kërkoi nga autoritetet vendore dhe ndërkombëtare që të bëjnë më shumë trysni tej ...
Komentet te VARROSEN TRE TË ZHDUKUR NGA LUFTA E FUNDIT NË KOSOVË (VIDEO) Janë të Mbyllura
Skuadra nga kryeqyteti Prishtina do të zhvillojë sot ndeshjen finale të fazës preliminare të Ligës së Kampionëve kundër skuadrës nga Andorra Inter Escaldes. Me fillim nga ora 20:00 të dy skuadrat do të zbarkojnë në stadiumin “Elbasan Arena” të Shqipërisë, ku fituesi i kësaj finale do të ndeshet me Ferencvarosin në fazën e eliminatoreve, përcjell KosovaPress. Në rrugëtimin drejt kësaj finaleje, Prishtina në gjysmëfinale e mposhti kampionin e San Marinos Folgore, me rezultat solid 2:0, kurse Inter Escaldes me rezultat minimale 1:0 mposhtën skuadrën e HB Torshavn. Finalja e fazës preliminare të Ligës së Kampionëve 20:00 Prishtina – Inter Escaldes (Stadiumi Elbasan Arena-Elbasan) /KP ...
Komentet te PRISHTINA ZHVILLON NDESHJE KUNDËR INTER ESCALDES Janë të Mbyllura
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se shumica e të hyrave shtesë në buxhetit të shtetit, do të shtohen në pakon e rimëkëmbjes ekonomike, që sipas tij do të prezantohet në ditët në vijim. Në një konferencë për media, pas mbledhjes së qeverisë në të cilën u miratua rishikimi i buxhetit me 155 milionë euro të hyra shtesë, Murati tha se së shpejti do të bëjnë publike edhe masat specifike të pakos së rimëkëmbjes. Ai tha se pako e rimëkëmbjes do të ndihmojë bizneset, të punësuarit e rinj, ata që e kanë humbur vendin e punës në pandemi dhe kategori të tjera. Murati: Pakon e rimëkëmbjes ...
Komentet te MURATI: PAKON E RIMËKËMBJES DO TA PREZANTOJMË NË DITËT NË VAZHDIM (VIDEO) Janë të Mbyllura
Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për tregtinë me naftë dhe produkte të naftës në Kosovë. Kryeministri Albin Kurti tha se përmes këtij projektligji u lehtësohet puna operatorëve të ndershëm dhe mbrohet konsumatori dhe mjedisi. Sipas shefit të ekzekutivit, përmes projektligjit në fjalë sigurohet mbikëqyrje e efektshme dhe e ligjshme e veprimtarive me karburante. Kurti: Me Projektligjin për tregtinë me naftë dhe produkte të naftës përvetësojmë standardet evropiane “Ne të gjithë e dimë që ligji për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme ka një dekadë pa u miratuar, dhe tash me këtë projektligj ne përvetësojmë standardet evropiane për karburantet, i thjeshtësojmë procedurat administrative, ua lehtësojmë punën operatorëve ...
Komentet te QEVERIA MIRATON PROJEKTLIGJIN PËR TREGTINË ME NAFTË DHE PRODUKTE TE NAFTËS NË KOSOVË Janë të Mbyllura
Qeveria e Kosovës ka miratuar rishikimin e buxhetit për vitin 2021 në vlerë prej 2 miliardë e 516 milionë euro që synon imunizimin e qytetarëve ndaj COVID-19 dhe rimëkëmbjen ekonomike. Në mbledhjen e sotme të qeverisë, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, duke arsyetuar Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2021, tha se nëpërmjet rishikimit qeveria synon mposhtjen e pandemisë në theks të veçantë në imunizimin e popullatës dhe mbështetjen e sistemit shëndetësor për t’u përballur me këtë situatë. Murati: 2. 5 miliardë buxheti, prioritet rimëkëmbja “Prioritet tjetër i rishikimit të këtij buxheti është edhe adresimi i rimëkëmbjes ...
Komentet te MIRATOHET RISHIKIMI I BUXHETIT Janë të Mbyllura
Ka dështuar mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Kosovës, në mungesë të kuorumit. Ndërsa, opozita ka kritikuar mazhorancën për mungesën e tyre në këtë mbledhje, si dhe për punësimin e familjarëve të tyre nëpër institucionet e Kosovës. Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se në vazhdimësi po shihet një degradim i institucioneve të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje. Tahiri: Koalicioni qeverisës ka nis degradimin e krejt institucioneve Video “Sot dështoi që të mbahet një mbledhje e tillë. Pra ky koalicion i këtij 50 përqindshit të madh “krejt dhe drejt”, ka filluar që vërtet krejt t’i degradojë institucionet e Republikës së Kosovës. Ju e shini ...
Komentet te DËSHTON MBLEDHJA E KRYESISË SË KUVENDIT, OPOZITA KRITIKON POZITËN PËR PUNËSIME (VIDEO) Janë të Mbyllura
Të dielën në Prishtinë do të mbahet gara atraktive në 3×3, e organizuar nga 3×3 Prishtina dhe e mbështetur edhe nga Federata e Basketbollit e Kosovës. Ky është edicioni i katërt i kësaj gare, derisa në këtë vit do të mbahet nga ora 15:00 në Amfiteatrin e Gërmisë. Kjo ngjarje është një ditë e plotë kushtuar kulturës sportive dhe urbane ku qejfi dhe basketbolli bëhen një. Përveç garave në 3×3, do të ketë edhe aktivitete zbavitëse, muzikë, ‘performancë live’ dhe shumë shpërblime për ekipet pjesëmarrëse. Ditë më parë 3×3 Prishtina ka lansuar edhe edicionin e ri të fanellave, që janë në shërbim në pesë ngjyra të ndryshme. Garat të dielën ...
Komentet te TË DIELËN SHUMË SPEKTAKËL NË GARËN E 3X3 NË GËRMI Janë të Mbyllura
Me një ceremoni zyrtare të mbajtur në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, sot u bë pranim-dorëzimi solemn i detyrës së kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës ndërmjet kryetares së deritanishme, Arta Rama – Hajrizi dhe kryetares së zgjedhur, Gresa Caka – Nimani. Në fjalimin e saj përshëndetës, Rama – Hajrizi foli për sfidat e përballura dhe të arriturat e Gjykatës Kushtetuese gjatë dy mandateve në krye të këtij institucioni, me ç’rast përveç gjyqtarëve falënderoi edhe të gjithë stafin e gjykatës për bashkëpunimin dhe për punën e tyre të palodhur, duke theksuar se “vetëm me përkushtimin dhe punën e përbashkët gjykata arriti të kalojë me sukses të gjitha sfidat, duke ...
Komentet te GRESA CAKA-NIMANI ZYRTARISHT MERR DETYRËN Janë të Mbyllura