Ekspertët thonë se përdorimi i kufjeve mund të shkaktojë probleme shëndetësore të tilla si dyllë veshi të tepërt, dhimbje veshi dhe tinitus nëse nuk përdoren si duhet. Dr. Sterling N. Ransone, një mjek familjar dhe president i zgjedhur i Akademisë Amerikane të Mjekëve të Familjes, tha për Healthline se procesi i pastrimit të kufjeve është tepër i rëndësishëm për të shmangur problemet me veshët. Ai tha se është thelbësore të pastrohet dhe dezinfektohet pjesa e veshit dhe çdo pjesë silikoni për të hequr dyllin e akumuluar dhe për të vrarë bakteret potencialisht të dëmshme. Dr. Ransone theksoi se dylli i veshit është një gjë e natyrshme që ndihmon në ...
Komentet te SA SHPESH DUHET T’I PASTRONI KUFJET DHE ÇFARË TJETËR DUHET TË KENI PARASYSH Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Këngëtari i njohur shqiptar, Ermal Meta, kishte premtuar se do të mbajë një koncert në Shqipëri. Në një bashkëbisedim me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, Meta njoftoi se turin e koncerteve do ta fillojë nga Tirana. Koncertet e Ermalit vijnë pas pauzës që i kishte shkaktuar pandemia COVID-19, ndërsa të parin po e fillon në Tiranë. Koncerti do të organizohet më 26 korrik dhe biletat do të jenë falas. “Superlajm: @ermalmetamusic do ta nisë turin e koncerteve të tij nga Tirana. “Qielli është një” – këndon Ermali në soundtrack-un e kombëtares italiane të futbollit për #EURO2020! E nën një qiell do të këndojmë e kërcejmë të gjithë së bashku, në 26 Korrik në ...
Komentet te KËNGËTARI SHQIPTAR ME FAMË NDËRKOMBËTARE MBAN KONCERT NË SHQIPËRI Janë të Mbyllura
Ish-oficeri amerikan, Derek Chauvin është dënuar me 22 vite e 6 muaj burg për vrasje ne George Floyd. Ish-oficeri i policisë u shpall fajtor për ngjarjen e ndodhur në prill që solli një valë protestash në SHBA dhe mbarë botën kundër racizmit. Gjyqtari Peter Cahill lexoi një memorandum prej 22 faqesh ku argumentohej dënimi i Chauvin me 270 muaj burg. Ai tha se kishte dhënë dënim kaq të rëndë për shkak të faktorëve rëndues. Gjyqtari tha se ish-oficeri ka abuzuar me besimin dhe autoritetin”, raporton euronews.al. Ndonëse gjyqtari foli për dhimbje të madhe për familje ne Floyd ai tha se vendimi është bazuar mbi analizë ligjore dhe nuk bazohet mbi ...
Komentet te VRASJA E GEORGE FLOYD, ISH-OFICERI DËNOHET ME MBI 22 VITE BURG Janë të Mbyllura
Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë rekomanduar suspendimin e pesë zyrtarëve policorë (një rreshteri dhe katër zyrtarëve policorë – që të gjithë punonjës në Njësinë Speciale Operative) me dyshimin se të njëjtit kanë tejkaluar autorizimet policore gjatë një intervenimi në një lokal në Prizren. Në komunikatë thuhet se Lidhur me këtë rast që IPK ka qenë duke e hetuar nga IPK, hetuesit kanë pranuar ankesë bazuar në të cilën pretendohet se ka pasur tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës kurse për rastin e njëjtë sot në media është publikuar një audio- incizim. Po ashtu në komunikatë thuhet se hetuesit e IPK-së ...
Komentet te IPK REKOMANDON SUSPENDIMIN E PESË POLICËVE Janë të Mbyllura
“Plisat” me fitoren e sotme 2:0 kundër Inter Escaldes siguruan plasmanin drejt fazës së eliminatoreve. Në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve, kampioni i Superligës së Kosovës Prishtina do të përballet me gjigantin hungarez Fernecvarosin, përcjell KosovaPress. Në qoftë se Prishtina arrin ta mposhtë Ferencvarosin në fazën eliminatore, në fazën tjetër do të përballet me fituesin e duelit Zalgiris Vilnius-Linfield. Nëse arrin ta fitoj edhe përballjen kundër Zalgiris Vilnius ose Linfield, “Plisat” do të futen edhe zyrtarisht në grupet e Ligës së Kampionëve./KP ...
Komentet te MËSOHEN KUNDËRSHTARËT E PRISHTINËS NË LIGËN E KAMPIONËVE Janë të Mbyllura
“Plisat” në fazën e eliminatoreve i pret skuadra hungareze Ferencvarosi. Kampioni i Superligës së Kosovës Prishtina ka fituar finalen e sotme të fazës preliminare të Ligës së Kampionëve kundër Inter Escaldes, përcjell KosovaPress. Pas 90’ minutave lojë, rezultati përfundimtar është 2:0 në favor të prishtinasve, ku të dy golat i ka shënuar mesfushori 26 vjeçar Endrit Krasniqi. Fillimisht, Krasniqi e zhbllokoi rezultatin në minutën e 45’ të pjesës së parë, kurse golin e dytë dhe të fundit të ndeshjes e shënoi në minutën e 58’. Me këtë fitore, “Plisat” do të përballen me kampionin e Hungarisë Ferencvarosin në fazën e eliminatoreve të Ligës së Kampionëve. E deri tek kjo fazë, ...
Komentet te PRISHTINA FITON FINALEN E FAZËS PRELIMINARE TË LIGËS SË KAMPIONËVE Janë të Mbyllura
Albin Kurti nuk e mori me vete kryediplomaten Donika Gervalla ne takimin me presidentin Macron. Pse? Sepse komunikimi i fundit mes kryeministrit dhe kryediplomates ka qenë kercenimi “Te shkarkoj si Agim Veliun”. Kjo është krisja më madhe deri më tash mes koalicionit qeverises VV-Lista Guxo. Ka shkruar Parim Olluri në faqen e tij të Facebookut. Më poshtë gjeni postimin e plotë të Ollurit. /DielliNews.info ...
Komentet te ALBIN KURTI KERCENON DONIKA GERVALLEN! Janë të Mbyllura
Presidentja Vjosa Osmani priti në takim sot, nënkryetarin e Parlamentit Evropian, Raniner Wieland dhe një delegacion të Shoqatës gjermano-kosovare. Sipas komunikatës presidenciale në takim me Wieland, Osmani ka përsëritur se Kosova tashmë i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim vizash, ndaj në këtë kontekst ka kërkuar që vendet hezituese ta mundësojnë lëvizjen e lirë për qytetarët e Kosovës. Më tej, Presidentja është ndalur edhe te procesi i dialogut me Serbinë ku ka potencuar se ai duhet të marrë fund me njohjen e Kosovës. Sipas zonjës Osmani pavarësisht dialogut, qytetarët e Kosovës përballen me nivel të lartë të papunësisë, sikurse edhe me pasojat e pandemisë, posaçërisht në sferën e ekonomisë. ...
Komentet te OSMANI TAKON NËNKRYETARIN E PE-SË, JA ÇKA KËRKON NGA AI? Janë të Mbyllura
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i shoqëruar nga nënkryetarja Shqipe Mjekiqi dhe Sekretari i Përgjithshëm, Imri Ahmeti, ka pritur në takim Zëvendës Presidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland. Sipas komunikatës së lëshuar nga LDK, Abdixhiku bisedoi me Ëieland për qëndrimet e kësaj partie karshi situatës politike në vend, vizionin e tij si dhe për përgatitjet e LDK-së për zgjedhjet lokale. Gjatë takimit, kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohjen e tij për rolin mbështetës që ka luajtur Parlamenti Evropian dhe kërkoi nga ai që të ushtrojë ndikimin e tij tek institucionet tjera të BE-së për avancimin e Kosovës në proceset integruese, liberalizimin e vizave, si dhe për zhvillimin e gjithmbarshëm të Kosovës. Zëvendës ...
Komentet te PARLAMENTI EVROPIAN RIKONFIRMON MBËSHTETJEN PËR KOSOVËN Janë të Mbyllura
Në Muzeun Kombëtar është promovuar katalogu i ekspozitës arkeologjike “Dardania Antike”, të punuar nga arkeologët Milot Berisha dhe Arben Hajdari. Në hapjen e ekspozitës dhe promovimit të këtij katalogu morri pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, i cili tha se duhet mbrojtur trashëgiminë kulturore dhe të ndihmohet edhe zhvillimi i vendit. Sipas tij, në këtë formë fuqizohet lidhja me historinë dhe nxit përgjegjësinë për pasardhësit. Kurti: Trashëgimia arkeologjike dëshmon vlerën e civilizimit dhe kulturës së vendit tonë Video “Trashëgimia e pastër arkeologjike dëshmon vlerën e civilizimit dhe kulturës së vendit tonë, duke pasqyruar vlerat e kujtesës, lashtësisë, origjinalitetit, rrallësisë dhe veçantisë. Ekspozita arkeologjike “Dardania Antike”, paraqet një reportor të pasur arkeologjik ...
Komentet te KURTI: QINDRA ARTEFAKTE TË KOSOVËS PO MBAHEN PADREJTËSISHT NË SERBI Janë të Mbyllura