Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

SHUMË RASTE TË DHUNËS NË FAMILJE BRENDA NJË DITE

Lajme
Dhuna në familjet kosovare nuk ka të ndalur. Edhe në 24 orëshi ne fundit janë raportuar pesë raste të dhunës në familje. Këto janë rastet e dhunës të raportuara në Polici: Podujevë 25.06.2021-13:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e kishte kanosur. Viktima ka deklaruar se me te dyshuarin jetojnë në një shtëpi të përbashkëte dhe deri te rasti kanosje kishte ardhur në lidhje me pronën. Në lidhje me rastin është arrestuar i dyshuari dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Prishtinë 25.06.2021-18:10.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë psikike ndaj ...
Komentet te SHUMË RASTE TË DHUNËS NË FAMILJE BRENDA NJË DITE Janë të Mbyllura

VITIA: TREGON PLANI I VAKSINIMIT (VIDEO)

Shëndetësi
Javën e ardhshme pritet të mbërrijë kontingjenti i parë me dozat e vaksinave të cilat janë blerë nga Qeveria e Kosovës. Ndonëse numri i vaksinave nuk bëhet i ditur për arsye të kontratës mes shtetit dhe kompanisë Pfizer, ato do të mundësojnë që plani i vaksinimit masiv të vazhdojë. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitita deklaroi se i gjithë ky plan po shkon mirë, ndërsa mohon se ka vaksinime të personave jashtë kategorive të përcaktuara. Përveç vaksinave anti-COVID, Vitia thotë se shumë shpejtë do të mbërrijnë edhe insulinat të cilat aktualisht janë në mungesë në QKMF-të e vendit. Duke u ndalur të vaksinimi masiv, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, deklaroi për ...
Komentet te VITIA: TREGON PLANI I VAKSINIMIT (VIDEO) Janë të Mbyllura

MARRIN DY VETURA ME QIRA

Lajme
Dy persona janë arrestuar në Lipjan pasi të njëjtit kanë marr dy vetura me qira dhe nuk i kanë kthyer. Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. “Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se dy të dyshuar meshkuj kosovarë kanë marr dy vetura me qira dhe nuk i kanë kthyer. Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë./KP ...
Komentet te MARRIN DY VETURA ME QIRA Janë të Mbyllura

TURIZMI SEKTOR KYÇ PËR ZHVILLIM, VENDI PA AGJENCI KOMBËTARE TË TURIZMIT

Lajme
Qeveria e Kosovës është duke punuar në ndryshimet për Ligjin për turizmin e që pritet së shpejti të shkojë në Kuvendin e Kosovës. Megjithatë me projektligjin që do të kenë në dorë deputetët nuk parashihet që vendi të ketë Agjenci Kombëtare të Turizmit. Titullarja e MINT, Rozeta Hajdari thotë se vendi duhet të ketë një ofertë për turizimin që lidhin sektorët kyç dhe se nuk e sheh të nevojshme themelimin e një agjenci. Mirëpo, nga ky komunitet thonë se pa këtë agjenci nuk do të ketë zhvillim të turizmit. Shoqatat e turizmit thonë se vendi po vuan për një strategji të qartë për zhvillimin e këtij sektori. Ministrja e Industrisë, ...
Komentet te TURIZMI SEKTOR KYÇ PËR ZHVILLIM, VENDI PA AGJENCI KOMBËTARE TË TURIZMIT Janë të Mbyllura

DITA BOTËRORE KUNDËR ABUZIMIT DHE TRAFIKIMIT TË DROGAVE

Lajme
Në të gjithë botën 26 qershori simbolizon Ditën ndërkombëtare të luftës kundër abuzimit dhe trafikimit të drogave, e caktuar për herë të parë më 7 dhjetor 1987 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, me qëllim për të shkuar drejt një shoqërie pa drogë. Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), mbi 15 milionë persona në të gjithë botën kanë probleme si rrjedhojë e përdorimit të narkotikëve. Të dhënat e UNODC tregojnë se rreth 200 milionë persona përdorin drogë të paktën një herë në vit, prej tyre 25 milionë konsiderohen si të varur nga drogat. Ndryshe, çdo vit, të paktën 200 mijë persona vdesin nga sëmundje që ...
Komentet te DITA BOTËRORE KUNDËR ABUZIMIT DHE TRAFIKIMIT TË DROGAVE Janë të Mbyllura

INFORMACIONET E GABUARA QË ÇUAN NË BOMBARDIM

Rajoni dhe Bota
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, më 26 qershor 1944,   San Marino që në atë kohë ishte pozicionuar si shtet neutral, u bombardua gabimisht nga Forcat Ajrore Mbretërore të Britanisë së Madhe. Deri te kjo ngjarje erdhi për shkak të informacioneve të gabuara që siguruan forcat aleate në atë kohë. Sipas informacioneve, San Marino ishte pushtuar nga forcat gjermane dhe ishte duke u përdorur për të grumbulluar ushqime dhe municione. Kjo bëri që të ndërmarrin misionin e bombardimit i cili mori jetën e 35 civilëve./KP ...
Komentet te INFORMACIONET E GABUARA QË ÇUAN NË BOMBARDIM Janë të Mbyllura

PAS NJË OPERACIONI DOGANA NDAL NJË KONTRABAND!

Lajme
Njësitë e Doganës kanë realizuar një operacionnë regjionin e Mitrovicës gjatë të cilit janë kapur sasi e konsiderueshme e duhanit. Siç thuhet në komunikatën për media, njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës me qëllim të luftimit të kontrabandës se mallrave përmes rrugëve ilegale kanë kryer një Operacion të suksesshëm në regjionin e Mitrovicës, pas pranimit të informatave përmes rrugëve operative. Me ketë rast është arritur të identifikohet dhe ndalohet një kamion i cili ishte duke transportuar mallra të kontrabanduara (duhan i papërpunuar) në sasi prej 5,000 kg. “Vlera e këtij malli është 13,000 euro dhe shmangiet në vlerë prej 3,784 Euro, mirëpo në rast se ky mall do të arrinte ...
Komentet te PAS NJË OPERACIONI DOGANA NDAL NJË KONTRABAND! Janë të Mbyllura

SOT MOT ME VAPË, PRITEN EDHE TE RESHURA SHIU

Lajme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se do të mbajë mot me diell dhe me vapë. Gjatë pjesës ë dytë të ditës vende-vende do të ketë zhvillim të vranësirave të cilat parashihen të shoqërohen me shi në formë të stuhive lokale. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-36 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes/KP ...
Komentet te SOT MOT ME VAPË, PRITEN EDHE TE RESHURA SHIU Janë të Mbyllura

ÇFARË I SHKAKTON AKNET TEK TË RRITURIT – SI T’I PARANDALONI NË KOHË

Shëndetësi
Një nga shqetësimet më të shpeshta të adoleshencës janë problemet me lëkurën apo puçrrat e shtuara.   Gjatë kësaj periudhe aknet janë normale dhe pasojë e ndryshimeve të mëdha hormonale dhe fazës së pubertetit. Gjithsesi ky shqetësim mesa duhet është përhapur dhe shtrirë nëpër të gjitha moshat, jo vetëm tek adoleshentët. Dermatologët shpjegojnë se ndër pyetjet e para që hasin tek pacientet janë ato për aknet ose më konkretisht, përse ato shfaqen edhe tek të rriturit. Sipas tyre aknet tek të rriturit nuk janë një fenomen i veçantë, por përkundrazi janë shumë të përhapura dhe ngjasojnë me ato të adoleshentëve. Këto reagime të trupit mund të ndodhin për një sërë ...
Komentet te ÇFARË I SHKAKTON AKNET TEK TË RRITURIT – SI T’I PARANDALONI NË KOHË Janë të Mbyllura

GJËRAT QË NUK DUHET TË BËNI KURRË KUR PINI UTHULL MOLLE

Kuzhina
Uthulla e mollës ka shumë vlera shëndetësore, megjithatë përthithja e tyre nga organizmi varet shumë nga mënyra e konsumit të uthullës. Disa prej mënyrave të konsumit të uthullës së mollës mund të jenë të rrezikshme për shëndetin.   Uthulla Duhet Tretur Në Ujë Uthulla e mollës nuk duhet pirë kurrë pa u tretur në ujë, për shkak të aciditetit të lartë që shkakton dëme në ezofag dhe në stomak. Mënyra e duhur për ta pirë uthullën është ta tresni në ujë, që të mbroni fytin dhe stomakun. Edhe kur ta tresni në ujë, uthulla duhet pirë nëpërmjet një pipëz dhe më pas të prisni 30 minuta që të lani dhëmbët ...
Komentet te GJËRAT QË NUK DUHET TË BËNI KURRË KUR PINI UTHULL MOLLE Janë të Mbyllura