Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

KIÇMARI: NGA SHTATORI KOSOVA MUND TË APLIKOJË PËR PRANIM NË ORGANIZATA NDËRKOMBËTARE

Lajme
Nga shtatori Kosova është e lirë të procedojë me kërkesat për pranim në organizata ndërkombëtare, aty ku vlerëson se është në interes për shtetin. Kështu thotë drejtori i Akademisë Diplomatike të Kosovës, Sabri Kiçmari, i cili shton se megjithatë veprime të tilla duhet të ndërmerren në pajtim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet mike të Kosovës që janë pjesë e Bashkimit Evropian. Në një intervistë për KosovaPress, ish-ambasadori Kiçmari flet për sfidat e Kosovës në politikën e jashtme dhe prioritet që ai ka derisa drejton akademinë. Me marrëveshjen e Uashingtonit, të nënshkruar më 4 shtator të vitit 2020, Kosova ishte pajtuar që për një vit të mos aplikojë ...
Komentet te KIÇMARI: NGA SHTATORI KOSOVA MUND TË APLIKOJË PËR PRANIM NË ORGANIZATA NDËRKOMBËTARE Janë të Mbyllura

PARTITË POLITIKE NJËZËRI: ASNJË KOMPROMIS NË MARRËVESHJEN FINALE ME SERBINË

Lajme
Mospranimi i asnjë kompromisi të ri me Serbinë i ka bashkuar partitë politike parlamentare. Pozitë dhe opozitë shprehën njëzëri se Kosova në kuadër të dialogut me Serbinë nuk duhet të bëjë asnjë marrëveshje që është në dëm të vendit. Pasi sipas tyre, Kosova ka bërë mjaftueshëm kompromise me pranimin e Pakos së Ahtisarit. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi thotë për KosovaPress se Qeveria Kurti në kuadër të dialogut me Serbinë nuk do të pranojë asgjë që i sjell dëme vendit. Abrashi: Nuk pranojmë asgjë qe sjell dëme “Na është thënë vazhdimisht neve që kompromisi i fundit dhe më i dhimbshëm është pako e Ahtisarit. Por për fat të keq, ...
Komentet te PARTITË POLITIKE NJËZËRI: ASNJË KOMPROMIS NË MARRËVESHJEN FINALE ME SERBINË Janë të Mbyllura

ITALI-AUSTRI, FORMACIONET E MUNDSHME

Sport
Një nga kombëtaret favorite për të fituar këtë Kampionat Evropian, Italia, do të përballet sot me Austrinë në stadiumin “Wembley” të Londrës, në kuadër të fazës së eliminatoreve të Euro 2020. Italianët rikthehen në këtë ndeshje nga tre fitore radhazi në fazën e grupeve, kurse austriakët kanë kaluar në fazën e eliminatoreve për herë të parë në histori, pas dy fitoreve në Grupin C, përcjell KosovaPress. Italia dhe Austria janë përballur tetë herë me njëra-tjetrën, ku pesë fitore kanë regjistruar italianët, një austriakët dhe dy herë janë ndarë me barazim. Në ndeshjen e sotme, të dy trajnerët do të kenë mungesa të lojtarëve, ku tek “Azzurët” do të mungojë mbrojtësi ...
Komentet te ITALI-AUSTRI, FORMACIONET E MUNDSHME Janë të Mbyllura

UELLSI-DANIMARKA, FORMACIONET E MUNDSHME

Sport
Sot vazhdon Kampionati Evropian Euro 2020 me fazën e eliminatoreve, ku ndeshja hapëse do të jetë ajo mes Uellsit e Danimarkës. Uellsi dhe Danimarka përfunduan në pozitën e dytë në fazën e grupeve, respektivisht Uellsi në Grupin A, kurse Danimarka në Grupin B, pas Belgjikës, përcjell KosovaPress. Në Euro 2020, forma e Uellsit është paksa më e mirë se ajo e Danimarkës, ku brenda tri ndeshjeve “Dragonjtë” kanë regjistruar një fitore, një barazim dhe një humbje, krahas danezëve që kanë një fitore dhe dy humbje. Të dy këto kombëtare mes vete janë përballur nëntë herë. Danimarka ka regjistruar pesë fitore, kurse Uellsi katër sosh. Trajnerët e dy kombëtareve do të ...
Komentet te UELLSI-DANIMARKA, FORMACIONET E MUNDSHME Janë të Mbyllura

KDI GJEN NJË MORI SHKELJESH NË TENDERIN PËR NDËRTIMIN E SPITALIT TË PRIZRENIT

Lajme
KDI ka gjetur një mori shkeljesh në procesin e tenderit të ndërtimit të Spitalit të Prizrenit. Për më tepër ky institut u ka bërë thirrje institucioneve të drejtësisë qe të merren me këtë rast dhe të marrin hapa të mëtutjeshëm. Kështu u tha në konferencën për medie lidhur me publikimin e rastit studimor për tenderin e ndërtimit të Spitalit të Prizrenit. “Analiza në fjalë shpërfaq probleme më të shumta në të gjitha institucionet të përfshira në këtë proces. KDI vlerëson se është shkelur Ligji për Prokurim. Analiza ka shpërfaqur qe në vendimin e OPSh, paneli kishte vendosur që të përkrah vendimin e SHSKUK. ShSKUK kishte bërë shkelje të ligjit, se ...
Komentet te KDI GJEN NJË MORI SHKELJESH NË TENDERIN PËR NDËRTIMIN E SPITALIT TË PRIZRENIT Janë të Mbyllura

96 PACIENTË PO TRAJTOHEN NË KLINIKAT DHE SPITALET COVID

Shëndetësi
96 pacientë janë duke u trajtuar në spitalet e përgjithshme dhe dy klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Në njoftimin e ShSKUK-së thuhet se bazuar nga raportimet që kanë bërë këto njësi, në trajtim janë 96 pacientë, 26 nga ta të konfirmuar si COVID-19 pozitivë, 65 me oksigjeno-terapi dhe 1 në gjendje të rënduar shëndetësore. Në QKUK janë të shtrirë 68 pacientë, 11 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 1 në gjendje të rënduar dhe 53 me oksigjeno-terapi. Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave: Klinika Infektive, 11 pacientë Klinika e Pulmologjisë, 39 pacientë+18 pacientë post-covid në Klinikën Infektive Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 28 pacientë ...
Komentet te 96 PACIENTË PO TRAJTOHEN NË KLINIKAT DHE SPITALET COVID Janë të Mbyllura

GODITEN NGA VETURA TRE KËMBËSORË

Lajme
Tre këmbësorë kanë pësuar lëndime trupore pasi janë goditur nga një veturë. Ngjarja ka ndodhur në Prizren, teksa të lënduarit janë dërguar në spital për tretman mjekësor. “Vozitësi mashkull kosovar me veturën e tij, nga pa kujdesia, ka goditur një mashkull (i mitur) dhe dy femra kosovare. Të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar’, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./KP ...
Komentet te GODITEN NGA VETURA TRE KËMBËSORË Janë të Mbyllura

RAMA POSTON VIDEON NGA BAJPASI I VLORËS: SYNOJMË TA BËJMË TË KALUESHËM NË MESIN E KORRIKUT

Shqipëri
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një pamje nga puna në bajpasin e Vlorës. Teksa poston videon, Rama shkruan se synimi është që bajpasin e Vlorës ta bëjnë të kalueshëm në mesin e muajit korrik. “MIRËMËNGJES dhe me një moment nga puna sfiduese në bajpasin e Vlorës, të cilin synojmë ta bëjmë të kalueshëm në mesin e korrikut, ju uroj një fundjavë të bukur”, shkruan Rama në Facebook./KP ...
Komentet te RAMA POSTON VIDEON NGA BAJPASI I VLORËS: SYNOJMË TA BËJMË TË KALUESHËM NË MESIN E KORRIKUT Janë të Mbyllura

PAPUNËSIA ARRIN NË 44 PËRQIND, BSPK KËRKON RRITJEN E PAGËS MINIMALE (VIDEO)

Lajme
Shkalla e papunësisë në vend është rritur në mbi 40 përqind. Kjo rritje ka ndodhur edhe si pasojë e krizës së shkaktuar nga pandemia COVID-19. Kështu vlerëson kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Avni Ajdini, sipas të cilit rritja e papunësisë dhe skemave sociale ka ndodhur për shkak të pandemisë, me ç’rast humben vendet e punës 10 përqind e punëtorëve në sektorin privat. Kryetari i BSPK-së, në një intervistë për KosovaPress foli edhe për mos rritjen e pagës minimale nga Qeveria Kurti, për shkarkimin e tij nga Bordi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit(AKP) dhe për pagën që ka marr mbi 2 mijë euro në AKP. Ajdini: ...
Komentet te PAPUNËSIA ARRIN NË 44 PËRQIND, BSPK KËRKON RRITJEN E PAGËS MINIMALE (VIDEO) Janë të Mbyllura

“EURO 2020” RIKTHEHET ME DY NDESHJE INTERESANTE

Sport
Kampionati Evropian Euro 2020 do të rikthehet sot, ku në kuadër të fazës eliminatore, Uellsi do të zhvillojë ndeshje kundër Danimarkës, ndërsa Italia do të përballet me Kombëtaren e Austrisë. Fillimisht, ndeshja hapëse do të jetë ajo mes Uellsit e Danimarkës, e cila fillon nga ora 18:00, kurse me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet ndeshja mes Italisë dhe Austrisë. Të dy ndeshjet do të zhvillohen në stadiume neutrale, ku uellsianët dhe danezët udhëtojnë drejt Amsterdamit në stadiumin “Johan Cruijff Arena”, kurse Italia dhe Austria zbarkojnë në stadiumin “Wembley” të Londrës. Euro 2020; Faza eliminatore 18:00 Uellsi – Danimarka (Stadiumi Johan Cruijff Arena-Amsterdam) 21:00 Italia – Austria (Stadiumi Wembley-Londër/KP ...
Komentet te “EURO 2020” RIKTHEHET ME DY NDESHJE INTERESANTE Janë të Mbyllura