Dua Lipa ka qenë një fytyrë promovuese e ‘Versace’ gjatë dy viteve të fundit. Megjithëse shtëpia luksoze e modës e bëri zyrtare për fushatën e tyre vjeshtë/dimër 2021, një harmonizim i ngushtë me Dua Lipën ka ekzistuar edhe para pamjes së saj në “Met Gala 2019”, e cila ishte dizajnuar nga ‘Versace’, shkruan CR Fashion Book. Ndoshta Dua dhe ‘Versace’ thjesht ndajnë një dashuri të barabartë për shkëlqimin, por çkjo dyshe nuk dështon kurrë. Në shkurt, ajo madje publikoi në rrjetet sociale një fotografi me mbishkrimin, “Vajza Versace”. A ishte kjo një aluzion për bashkëpunimin e tyre të ardhshëm? Megjithëse koleksioni i ri dhe filmi shoqërues nuk do të ...
Komentet te DUA LIPA ËSHTË ZYRTARISHT FYTYRA E RE E “VERSACE” Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Uellsi dhe Danimarka do të zbarkojnë pas pak në stadiumin “Johan Cruijff Arena” të Amsterdamit, për ta zhvilluar ndeshjen hapëse të fazës eliminatore të këtij Kampionati Evropian. Në këtë Euro 2020, Uellsi e mbylli fazën e grupeve në vendin e dytë të Grupit A, ku në po të njëjtën pozitë përfundoi edhe Danimarka në Grupin B, përcjell KosovaPress. Tanimë, të dy trajnerët kanë bërë publike formacionet me të cilat do të fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtaret i gjeni më poshtë. Uellsi (4-2-3-1): Ward; Roberts, Mepham, Rodon, Davies; Allen, Morrell; James, Ramsey, Bale; Moore Danimarka (3-4-3):Schmeichel; Christensen, Kjaer, Vestergaard; Stryger, Delaney, Hojbjerg, Maehle; Damsgaard, Dolberg, Braithwaite Faza eliminatore 18:00 Uellsi – Danimarka ...
Komentet te RIKTHEHET EURO 2020; UELLSI-DANIMARKA, FORMACIONET ZYRTARE Janë të Mbyllura
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se masat e nxehta të ajrit të cilat kanë përfshirë territorin tonë dalëngadalë po tërhiqen duke bërë që merkuri në termometër të shënojë rënie për 3 deri 4 gradë në vlerat e temperaturave maksimale, ndërsa minimalet gjatë natës parashihen të mbesin pothuaj konstante. Sipas institutit, me kushte pothuaj të ngjashme parashihet edhe dita e parë e javës së ardhshme, mirëpo nga dita e martë sërish nxehtë e me vapë, me temperatura afërsisht të ngjashme me ditët e fundit. “Indeksi UV mbetet në vlerat e rrezikut dhe këshillat e IKSHP mbesin në fuqi që nga ora 9-17 mundësisht të mos jemi në kontakt të drejtpërdrejt ...
Komentet te MOTI NESËR NË KOSOVË Janë të Mbyllura
Mbi 23 mijë maturantë të klasave të 12-ta i janë nënshtruar sot Provimit të Maturës Shtetërore të organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI). Ky provim u mbajt në 177 qendra të testimit në gjithë vendin. Në një komunikatë për media MASHTI ka bërë të ditur se në këtë proces kanë qenë të angazhuar mbi 2 mijë administrues, 550 komisionerë, 360 mbikëqyrës dhe 200 vëzhgues. Të gjitha Qendrat e testimit janë monitoruar nga Këshilli Rinor Kosovar (KYC). Mbajtja e provimit ka filluar në orën 10:00 ashtu siç ka qenë e paraparë. Sipas informatave të para të Komisioneve, çdo gjë ka shkuar sipas planit dinamik të punës ndërkaq, ...
Komentet te MASHTI PËR TESTIN E MATURËS: MANIPULUESIT DO TË NDËSHKOHEN ME GJOBË Janë të Mbyllura
Të rinjtë e të rejat janë duke e gjetur vetën në një vend ku nuk dallon asgjë nga korporatat e mëdha globale. Familja e madhe e kompanisë “Speex” tashmë ka mbushur 50 për qind të kapaciteteve. Janë 250 persona të cilët sot punojnë aktiv në këtë kompani të hapur në kohë pandemie në Vushtrri edhe 107 studentë të cilët po ndjekin akademinë e saj. Kushtet e punës, menaxhimi total perëndimor, hapësira kreative dhe menaxhimi në karrierën e secilit prej të punësuarve bën që të jetë referencë edhe e kompanive me renome botërore. Ndërmarrësi i suksesshëm, Fikret Murati, i cili rritur në Zvicër, por u kthye për ta hapur kompaninë e ...
Komentet te KOMPANIA E MADHE “SPEEX” PO PUNËSON ME QINDRA TË RI E TË REJA Janë të Mbyllura
Në gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë sot i janë nënshtruar testit të Maturës Shtetërore 370 nxënës. Megjithatë, dy prej tyre janë kapur duke kopjuar, meqë nuk i janë përmbajtur rregullave të testimit. Mbajtja e testit ka filluar në orën 10:00, ndërsa afati i fundit për dorëzimin e testeve nga ana maturantëve ka qenë në orën 13:00. Maturanatja Elta Bajrami, e cila ka vijuar shkollën e mesme në po këtë shkollë thotë për KosovaPress se testi nuk ka qenë i vështirë dhe se pret sukses pas publikimit të rezultateve. Bajrami: Ka qenë test i lehtë, të gjitha pyetjet kanë pasur ndërlidhje logjike (Video) “Testi filloi në orën dhjetë dhe shkoi sipas ...
Komentet te 370 MATURANTË TESTOHEN NË “SAMI FRASHËRI”, DY PREJ TYRE LARGOHEN (VIDEO) Janë të Mbyllura
Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit B. Z. Sipas komunikatës së lëshuar nga Gjykata, ekziston dyshimi i bazuar se më datë 24.06.2021, në kafiterinë ‘’VivaLa’’, në Gjilan, i pandehuri B. Z., me dashje ka privuar nga jeta të ndjerin I. C., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje verbale, me thikë i ka shkaktuar plagë prerëse, shpuese të madhësisë mbi 15 cm në qafë, ku për shkak të plagëve të marra, i njëjti ka ndërruar jetë. Me këto veprime, i pandehuri B. Z. dyshohet se ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë” ...
Komentet te NJË MUAJ PARABURGIM PËR GJILANASIN Janë të Mbyllura
Në vizitën e tij të parë zyrtare në Paris, ku u prit nga presidenti i Republikës së Francës, Emmanuel Macron, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka dhënë intervistë për gazetën më të madhe franceze “Le Monde”. Në intervistë, kryeministri Kurti ka theksuar se prioriteti i tij diplomatik është të fitojë njohje nga Serbia, diçka që Beogradi vazhdimisht e ka refuzuar. Në vijim intervista e plotë e kryeministrit Kurti dhënë gazetarit Rémy Ourdan të “Le Monde”, e dërguar nga Zyra e tij: “Le Monde”: Sapo keni takuar për herë të parë Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel. Cila ishte përshtypja juaj? Ky është takimi i parë për një ...
Komentet te KURTI PËR “LE MONDE”: PRIORITETI IM DIPLOMATIK TË FITOJ NJOHJE Janë të Mbyllura
Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.682 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 157.338 doza të vaksinës. Deri më sot 29.314 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.658 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.298. Në total numri i rasteve aktive është 170.DielliNews.info ...
Komentet te MINISTRIA E SHËNDETËSISË, SIPAS TË DHËNAVE NGA INSTITUTI KOMBËTAR I SHËNDETËSISË PUBLIKE TË KOSOVËS, INFORMON: Janë të Mbyllura
Mesfushori i Prishtinës Endrit Krasniqi ka folur mbrëmë pas finales së fazës preliminare të Ligës së Kampionëve kundër Inter Escaldes, të cilën “Plisat” e fituan falë dy golave të tij. Krasniqi në këtë turne, regjistroi tre gola dhe një asistim, respektivisht një gol dhe një asistim kundër Folgores, dhe dy gola kundër Inter Escaldes, kështu duke e ndihmuar Prishtinën drejt plasmanit në fazën eliminatore, përcjell KosovaPress. Mesfushori 26 vjeçar tregoi se sa rëndësi kishte kjo ndeshje për klubin, ku edhe shprehu dëshirën për të arritur suksese të tjera. “Ishte ndeshje shumë e rëndësishme për klubin. Gjatë gjithë vitit kemi punuar për të ardhur këtu, ku kemi kaluar vetëm fazën paraeliminatore”, ...
Komentet te ENDRIT KRASNIQI FLET PAS FINALES ME INTER ESCALDES, DËSHIRON SUKSESE TJERA Janë të Mbyllura