Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

BANKAT KOMERCIALE ME SHËRBIMET MË TË SHTRENJTA NË RAJON (VIDEO)

Ekonomi
Bankat komerciale në Kosovë përkundër fitimit të madh me rreth 80 milionë euro në vit, vazhdimisht po i rrisin çmimet për shërbimet bankare. Madje, këto shërbime janë më të shtrenjta se në vendet e rajonit dhe më gjerë. Në njëmbëdhjetë bankat sa operojnë në vend, kostot e kredive janë rreth 7 përqind dhe për mirëmbajtje të llogarive bankare nga 1.5 deri 5 euro. Njohësit e çështjeve financiare vlerësojnë se roli i Bankës Qendrore të Kosovës(BQK), si rregullator nuk duhet lejuar rritjen e çmimeve administrative të panevojshme. Në anën tjetër në BQK dhe në shoqatën e bankave po thonë se bankave iu lejohet që të caktojnë çmimoren e produkteve në bazë ...
Komentet te BANKAT KOMERCIALE ME SHËRBIMET MË TË SHTRENJTA NË RAJON (VIDEO) Janë të Mbyllura

KRASNIQI: SITUATA E QETË ME COVID, PO PUNOJMË NË ZVOGËLIMIN E LISTAVE TË PRITJES (VIDEO)

Shëndetësi
Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi ka deklaruar se numri i pacientëve të infektuar me COVID-19 që kanë nevojë për trajtim spitalor është mjaftë i ulët , derisa edhe gjendja klinike e të shtrirë konsideron se është stabile. E kjo situatë e qetë pandemdike Krasniqi thotë se iu ka ofruar mundësi që tashmë fokusi i punës të kthehet edhe tek listat e gjata të pritjeve për operime të pacientëve në klinikat e QKUK-së. Drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi në një intervistë për KosovaPress ka deklaruar se tash e sa kohë trajtimi klinik i pacientëve me COVID-19 po bëhet vetëm në Klinikën Infektive dhe atë të Pulmologjisë, ...
Komentet te KRASNIQI: SITUATA E QETË ME COVID, PO PUNOJMË NË ZVOGËLIMIN E LISTAVE TË PRITJES (VIDEO) Janë të Mbyllura

TENTIM VRASJE NË NJË FSHAT TË PODUJEVËS, LËNDOHET NËNA E VIKTIMËS

Lajme
Një person është arrestuar në fshatin Sfeçël të Podujevës, pasi që ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar, por nuk e ka qëlluar. Lëndime trupore, ka pësuar nëna e viktimës, të cilës i është ofruar tretmani mjekësor. Është konfiskuar arma dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje. /KP ...
Komentet te TENTIM VRASJE NË NJË FSHAT TË PODUJEVËS, LËNDOHET NËNA E VIKTIMËS Janë të Mbyllura

PUNËTORET E NJË FABRIKE ALIVANOSEN PREJ TEMPERATURAVE TË LARTA, KËRKOJNË NDIMË MJEKËSORE

Shëndetësi
Nga Spitali i Gjakovës është raportuar se katër punëtore femra kosovare kanë kërkuar ndihmë mjekësore, pasi si pasojë e temperaturave të larta janë alivanosur. Ndërsa ditë më parë, kanë kërkuar ndihmë mjekësore 13 punëtore, për të njëjtin problem. Lidhur me rastin i cili ka ndodhur dje në mesditë, është intervistuar menaxheri i fabrikës mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurori dhe Inspektorati Komunal, të cilët kanë ndërpre punën. Rasti nën hetime. /KP ...
Komentet te PUNËTORET E NJË FABRIKE ALIVANOSEN PREJ TEMPERATURAVE TË LARTA, KËRKOJNË NDIMË MJEKËSORE Janë të Mbyllura

ARRESTOHET GRUAJA QË GODITI ME MJET TË FORTË FËMIJËN E VET

Lajme
Një person ka raporton se bashkëshortja e tij, e kishte goditur me një mjet të fortë fëmijën e tyre rreth 6 vjeçar duke i shkaktuar lëndime trupore, për të cilat lëndime i ofrohet tretman mjekësor. Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 25 qershor. Me vendim të prokurorit e dyshuara dërgohet në mbajtje.   /KP ...
Komentet te ARRESTOHET GRUAJA QË GODITI ME MJET TË FORTË FËMIJËN E VET Janë të Mbyllura

BURRI PLAGOS ME ARMË ZJARRI GRUAN E VET

Lajme
Një grua ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që ishte plagosur me armë zjarri nga burri i saj (me probleme psikike). Rasti ka ndodhur mbrëmë në Vushtrri . Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar./KP ...
Komentet te BURRI PLAGOS ME ARMË ZJARRI GRUAN E VET Janë të Mbyllura

DETAJE NGA AKSIDENTI NË AUTOSTRADËN “IBRAHIM RUGOVA” KU MBETI I VDEKUR NJË PERSON

Lajme
Një person është arrestuar, pasi që me automjet kishte goditur viktimën mashkull kosovar, i cili ishte ndalë me veturë në shiritin emergjencë të autostradës “Ibrahim Rugova”, dhe kishte dalë nga vetura. Si pasojë, viktima ka vdekur në vendin e ngjarjes. Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur dje në KM 47 Duhel- Malishevë, në ora 15:35. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë i viktimën është dërguar në IML për obduksion. /KP ...
Komentet te DETAJE NGA AKSIDENTI NË AUTOSTRADËN “IBRAHIM RUGOVA” KU MBETI I VDEKUR NJË PERSON Janë të Mbyllura

100 DITË NË PUSHTET, QEVERISJA E KURTI VLERËSOHET E NGADALSHME DHE PA VENDIME TË MËDHA (VIDEO)

Lajme
Qeveria Kurti të mërkurën e javës së ardhshme i bënë 100 ditë prej se është votuar në Kuvendin e Kosovës. Pas konstituimit të Kuvendit dhe mes diskutimeve të shumta, kabineti qeveritar i kryeministrit Kurti mori besimin e të zgjedhurve të popullit, më 22 mars të këtij viti. Prej kur mori detyrën, një ditë më pas, ekzekutivi në krye me kryeministrin Kurti mbajti gjithsej 17 mbledhje qeveritare, e tek në mbledhjen e 11, miratoi programin qeverisës dhe agjendën legjislative, derisa ende nuk e ka miratuar planin e punës. Vëmendje dhe prioritet të veçantë në këta tre muaj iu kushtua dialogut Kosovë-Serbi dhe diplomacisë kosovare. Kryeministri Kurti u takua për herë të ...
Komentet te 100 DITË NË PUSHTET, QEVERISJA E KURTI VLERËSOHET E NGADALSHME DHE PA VENDIME TË MËDHA (VIDEO) Janë të Mbyllura

OJQ-TË E GJAKOVËS KËRKOJNË LARGIMIN E GRUAS ME NËNSHTETËSI SERBE

Lajme
Njëmbëdhjetë organizata joqeveritare të Komunës së Gjakovës, do të dorëzojnë nesër një peticion në Qeverinë e Kosovës, ku do të kërkohet të ndermirën masat ligjore dhe sa më shpejtë të largohet gruaja me nënshtetësi serbe, e cila është kthyer për të jetuar në Gjakovë, pasi theksojnë se kjo komunë ende i ka të hapura varret duke prit rikthimin e eshtrave të bijve dhe bijave të tyre. Sipas një njoftimi të organizatave, Gjakova nuk është e gatshme të pres rikthimin e serbëve, derisa të kthehen eshtrat e fundit të më të dashurve të tyre. “Peticioni do të dorëzohet kryeministrit Kurti, kryeparlamentarit Konjufca, ministres së Drejtësisë Haxhiu, ministres për Punë të Jashtme ...
Komentet te OJQ-TË E GJAKOVËS KËRKOJNË LARGIMIN E GRUAS ME NËNSHTETËSI SERBE Janë të Mbyllura

VRASJE E RËNDË NË VELIPOJË, KATËR TË VDEKUR DHE DY TË PLAGOSUR

Shqipëri
Një vrasje e rënë ka ndodhur mbrëmë në Velipojë, ku si pasojë e një konflikti të çastit, i cili është përshkallëzuar në përdorim të armës së zjarrit, kanë mbetur të vrarë shtetasit K. V. 59 vjeç, Xh. G. 25 vjeç , E. G. 38 vjeç dhe M. Z. 20 vjeç, si dhe janë plagosur shtetasit H. V. 54 vjeç, dhe E. D. 17 vjeç, të cilët dyshohen si autorë të përfshirë në konfliktin e armatosur. Sipas policisë në Shkodër, ngjarja e rënë ka ndodhur rreth orës 00:30, në Pulaj Plazh, Velipojë. “Për hetimin dhe zbardhjen e ngjarjes menjëherë është ngritur një grup posaçëm hetimor me specialistë të strukturave hetimore në ...
Komentet te VRASJE E RËNDË NË VELIPOJË, KATËR TË VDEKUR DHE DY TË PLAGOSUR Janë të Mbyllura