Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku sot në rrugën Lezhë-Milot. Policia e Shtetit shqiptar ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur kur një veturë tip Fiat ka përplasur një motoçikletë me të cilën udhëtonte një shtetas shqiptar me fëmijën e tij të mitur. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor në spital, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes./KP ...
Komentet te VETURA PËRPLAS MOTOÇIKLETËN, PLAGOSEN BABË E BIR Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Një tërmet i ri, me madhësi 3.2 të shkallës Rihter, goditi zonën e Malit të Zi në orën 15.41. Epiqendra ishte 14 kilometra në veri të Herceg Novi, në një thellësi prej dhjetë kilometra, raporton RTCG. Shkalla e tërmetit në epiqendër ishte 3.2 sipas Rihter, e cila korrespondon me një intensitet epiqendër prej pesë në shkallën Merkal (MCS). Sipas Qendrës Sizmologjike, ky tërmet nuk ka shkaktuar dëme materiale në epiqendër. Një tërmet me madhësi 4.3 sipas Rihter goditi Malin e Zi herët dje dhe epiqendra ishte në të njëjtën zonë./KP ...
Komentet te TËRMET NË MAL TË ZI Janë të Mbyllura
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot se do të bisedojë me kancelaren gjermane Angela Merkel nesër ose pasnesër, duke kujtuar se një konferencë e madhe pritet të mbahet në Berlin më 4 ose 5 korrik. Vuçiq deklaroi se ndër të tjera, ai do të fliste me kancelaren gjermane për Kosovën, bashkëpunimin rajonal dhe rolin e Gjermanisë, transmetojnë mediat serbe. “Ne do të shohim nëse do të jetë procesi i Brukselit apo Berlinit më vonë,” tha Vuçiq, duke iu përgjigjur pyetjes se çfarë pret nga kjo bisedë përmes një video-lidhje, ku një nga temat, përveç samitit të ardhshëm mbi procesin e Berlinit, do të jetë Kosova. Pas stërvitjes ushtarake në ...
Komentet te VUÇIQ: NESËR OSE PASNESËR DO TË BISEDOJ ME MERKEL – KOSOVA NJËRA NGA TEMAT Janë të Mbyllura
Trupi humbet më shumë lëngje gjatë verës, andaj është e rëndësishme të pini mjaft ujë. Nutricionistja Lauren Minchen shprehet se marrja e sasisë së ujit kjo varet nga pesha e trupit dhe vetë trupi. “Sasia e saktë e ujit të nevojshëm varet nga personi, por për të rriturit aktivë, rekomandohet një marrje ndërmjet dy dhe katër litra në ditë,” vuri në dukje Minchen. Ajo shtoi se trupi juaj ndoshta do të ketë nevojë për më shumë ujë nëse ushtroni rregullisht. Ngjyra e urinës mund t’ju tregojë nëse duhet të pini më shumë ujë. Minchen thotë se nëse ngjyra e urinës është e errët, kjo është një shenjë se keni nevojë ...
Komentet te SA UJË DUHET TË PINI GJATË VERËS? Janë të Mbyllura
Situatë pothuajse e ngjashme meteorologjike do të vijojë edhe për gjatë këtyre pesë ditëve të ardhshme në Kosovë. Kjo gjendje meteorologjike do të vazhdojë edhe gjatë dekadës së parë të muajit korrik. Të premten parashihet të ketë ulje të përkohshme në fushat barike, por edhe në ato termike dhe për pasojë pritet ndryshim i përkohshëm i motit, i cili parashihet të shoqërohet me riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-37 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-11 m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës./KP ...
Komentet te MOTI PËR JAVËN E ARDHSHME – TEMPERATURAT DERI NË 37 GRADË CELSIUS Janë të Mbyllura
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen deklaroi sot se perspektiva kredibile e Bashkimit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor mbetet prioritet i KE-së, duke kërkuar njëherësh vazhdimin e dialogut, i cili sipas saj, është thelbësor për progres në rrugën evropiane të Kosovës dhe Serbisë. Von der Leyen në një letër urimi dërguar kryeministrit Albin Kurti për marrjen e detyrës, ka thënë se do të vazhdojë ta mbështesë progresin e arritur në reformat në Kosovë, në mënyrë që kjo e fundit të avancojë sa më shpejt në rrugën e saj evropiane. “Duke e njohur rëndësinë që ka për qytetarët e Kosovës, ne do të vazhdojmë të avokojmë për një ...
Komentet te URSULA VON DER LEYEN PREMTON MBËSHTETJE PËR KOSOVËN NË RRUGËN E SAJ EVROPIANE Janë të Mbyllura
Çfarë i tërheq mushkonjat dhe pse disa njerëz sulmojnë më shpesh se të tjerët? Sa të shpejtë janë dhe sa jetojnë? National Geographic zbulon 18 fakte interesante rreth insekteve më pak të preferuara. 1. Mushkonjat janë njohur që nga epoka triasike – 400 milion vjet më parë. 2. Deri më tani, janë regjistruar gjithsej 3549 specie mushkonjash. 3. Mushkonja mesatare peshon rreth 2.5 miligramë. 4. Mushkonja mesatare femër merr rreth 5 të miliontat e një litri gjaku gjatë ushqimit. 5. Mushkonjat nuk gjejnë një mikpritës në mënyrë të rastësishme – ato vëzhgojnë lëvizjen duke zbuluar rrezet infra të kuqe të trupave të ngrohtë dhe sinjaleve kimike (mushkonjat tërhiqen nga dyoksidi ...
Komentet te ARSYET PSE MUSHKONJAT JU PICKOJNË MË SHUMË Janë të Mbyllura
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.705 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 159.045 doza të vaksinës. Deri më sot 30.552 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.984 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.310. Në total numri i rasteve aktive është 171./DielliNews.info ...
Komentet te MINISTRIA E SHËNDETËSISË, SIPAS TË DHËNAVE NGA INSTITUTI KOMBËTAR I SHËNDETËSISË PUBLIKE TË KOSOVËS, INFORMON: Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se pavarësia që e kemi është kompromisi që është bërë dhe tani dialogu me Serbinë nuk është për statusin e Kosovës por për statusin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili duhet të bazohen në barazi dhe reciprocitet. Kurti në mbledhjen e këshillit të përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, duke folur për raportet me Serbinë, potencoi katër qëndrime të rëndësishme për të ecur përpara. Kurti: Marrëveshje përfundimtare është ajo që nuk e ndan njohjen nga Serbia prej ulëses në OKB për Kosovën Video “Për neve marrëveshje përfundimtare është ajo që nuk e ndan njohjen nga Serbia prej ulëses ...
Komentet te KURTI: MARRËVESHJE PËRFUNDIMTARE ËSHTË KUR NUK E NDAN NJOHJEN NGA SERBIA PREJ ULËSES NË OKB PËR KOSOVËN (VIDEO) Janë të Mbyllura
Dy persona janë arrestuar në Gjakovë, pasi që kishin vendosur fotografi të luftës së vitit 1999 në murin e korridorit, përball banesës së ankueses. Rasti ka ndodhur dje pasdite. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /KP ...
Komentet te VENDOSIN FOTOGRAFI TË LUFTËS PËRBALL BANESËS SË ANKUESES, ARRESTOHEN Janë të Mbyllura