Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

DIGJEN 60 SHEZLLONË NË DRIMADHES, DYSHOHET KONFLIKT MES BIZNESEVE

Shqipëri
Pas ngjarjes me 4 viktima dhe 2 të plagosur në Velipojë, një tjetër konflikt është regjistruar në jug të Shqipërisë sa i përket shfrytëzimit të vijës bregdetare. Mëngjesin e sotëm rreth orës 01:30 në Drimadhes janë djegur 60 shezllone të një biznesi të vogël që operonte në atë plazh. Burime të televizionit A2 bëjnë me dije se djegia ka qenë e qëllimshme dhe shkak mund të jetë bërë një konflikt i mëparshëm midis bizneseve për shfrytëzimin e vijës bregdetare, ose konkurrenca. Nga policia ende nuk ka asnjë komunikim zyrtar mbi ngjarjen./KP ...
Komentet te DIGJEN 60 SHEZLLONË NË DRIMADHES, DYSHOHET KONFLIKT MES BIZNESEVE Janë të Mbyllura

20 VJET NGA EKSTRADIMI I ISH-DIKTATORIT SLLOBODAN MILLOSHEVIQ NË HAGË

Lajme
Ish-presidenti i Serbisë, Sllobodan Millosheviq, i njohur si “Kasapi i Ballkanit”, më 28 qershor 2001 është ekstraduar për në Hagë, pasi më 27 maj 1999 u bë publike aktakuza për krime lufte në Kosovë. Më vonë Millosheviq akuzohet për krime edhe në Kroaci dhe gjenocid në Bosnje e Hercegovinë. Ai ishte ekstraduar me urdhrin e Qeverisë serbe. Millosheviq ishte arrestuar në Beograd më 1 prill 2001, pasi ishte përgjegjës për vdekjen e dhjetëra-mijëra njerëzve. Gjykimi i Millosheviqit në Hagë nisi më 12 shkurt 2002 dhe u ndërpre dhjetëra herë për shkak të problemeve kardiovaskulare që ai kishte dhe tensionit të lartë të gjakut. Nxjerrja e dëshmive për krime në Kosovë ...
Komentet te 20 VJET NGA EKSTRADIMI I ISH-DIKTATORIT SLLOBODAN MILLOSHEVIQ NË HAGË Janë të Mbyllura

30 VJET NGA MASAT E DHUNSHME TË SERBISË NË UP

Lajme
Pas rreth 20 vjetësh pune të suksesshme të Universitetit të Prishtinës, vitet 1989-1990 shënuan fillimin e përpjekjeve të pandalshme serbe për ta shkatërruar arsimin e lartë në Kosovë. Me ardhjen e Sllobodan Millosheviqit në krye të Serbisë, shkolla shqipe në Kosovë, në veçanti Universiteti i Prishtinës, mori goditje të rëndë që çoi në rrezikimin serioz, me përmasat e shkatërrimit të arsimit shqip. Pushteti nacionalist serb u angazhua për ndryshimin dhe ndalimin e shollës shqipe në Kosovë. Gjendja në universitet erdhi duke u përkeqësuar, krahas gjendjes në gjithë Kosovën. Qendra Universitare nuk ishte më streha e studentëve dhe as e profesorëve shqiptarë. Sapo u mbyll semestri veror i vitit akademik 1990/91, ...
Komentet te 30 VJET NGA MASAT E DHUNSHME TË SERBISË NË UP Janë të Mbyllura

PARASHIKIMI I MOTIT

Lajme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëron se situatë pothuajse të ngjashme meteorologjike sikurse ditët e fundit do të vijojë edhe për gjatë këtyre pesë ditëve të ardhshme. Kjo gjendje meteorologjike do të vazhdojë edhe gjatë dhjetëditëshit të parë të muajit korrik. Të premten parashihet të ketë ulje të përkohshme në fushat barike por edhe në ato termike dhe për pasojë pritet ndryshim i përkohshëm i motit, i cili parashihet të shoqërohet me riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-37 gradë celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-11 m/s/KP ...
Komentet te PARASHIKIMI I MOTIT Janë të Mbyllura

BELGJIKA MPOSHT KAMPIONIN E EVROPËS, E PRET ITALIA NË ÇEREKFINALE

Sport
Ka përfunduar ballafaqimi spektakolar ndërmjet Belgjikës dhe Portugalisë me fitoren e belgëve që kualifikohen në çerekfinale të Kampionatit Evropian duke iu falënderuar tgriufit me rezultat minimal 1-0 në “La Kartuja” të Sevillas. Ishte Thorgan Hazard lojtari që e vendosi fatin e këtij takimi me golin e tij të realizuar në minutën e 42’ të ndeshjes, përcjellë KosovaPress. Në dhjetë minutat e fundit Portugalia e kërkoi me të gjitha forcat golin e barazimit madje edhe e goditi shtyllën por që nuk ia doli të bënte më shumë. Në çerekfinale të Euro 2020 Belgjika do të ballafaqohet me Italinë që mposhti Austrinë me rezultat 2-1./KP ...
Komentet te BELGJIKA MPOSHT KAMPIONIN E EVROPËS, E PRET ITALIA NË ÇEREKFINALE Janë të Mbyllura

DUA LIPA: MË SHIKONI SI NJË FETUS

ShowBiz
Këngëtarja e njohur ditëve të fundit ka kaluar në prani të të dashurit të saj Anwar Hadid. Dua Lipa festoi datëlindjen së bashku me vëllain e motrave Gigi e Bella Hadid në një ndejë të nxehtë të mërkurën e kaluar. 25-vjeçarja është në lidhje me Anwar tri vjet më i ri dhe ata po kalojnë një periudhë të bukur së bashku. Së fundi ajo ka postuar edhe një set të ri fotografish në Instagram, përfshirë edhe qenin Dexter, duke zgjuar kështu kureshtjen e miqve të shumtë që e ndjekin në rrjetin e njohur shoqëror. “Rrëshqisni për të më parë si një fetus”, ka shkruar Dua Lipa krahas fotografive./KP ...
Komentet te DUA LIPA: MË SHIKONI SI NJË FETUS Janë të Mbyllura

NJË DUET MES VAJZASH, DAFINA KA GATI HITIN E ARDHSHËM

ShowBiz
Dafina Zeqiri ka qenë tejet produktive me projekte muzikore.   Pas suksesit të “Japa”, këngëtarja e mirënjohur solli versionin remix të këngës “Pa ty”, në bashkëpunim me Cricket që u prit gjithashtu shumë mirë nga publiku. Solo apo bashkëpunime, këngëtarja ka treguar se do të qëndrojë në majë dhe mesa duket periudha e mbetur e vitit do të ketë gjithashtu një ritëm dinamik. Sipas Prive, Dafina është bërë bashkë me Arilena Arën për të sjellë një duet mes vajzash. Arilena gjithashtu ka dhe një bashkëpunim me Noizy-n që është planifikuar të publikohet i pari. Për më tepër, Dafina do të sjellë një tjetër bashkëpunim por emrin e artistit nuk e ...
Komentet te NJË DUET MES VAJZASH, DAFINA KA GATI HITIN E ARDHSHËM Janë të Mbyllura

DE LIGT PRANON FAJIN PËR ELIMINIMIN E HOLANDËS

Sport
Mbrojtësi Matthias de Ligt ishte figura tragjike e së tetës së finales të EURO 2020 midis Holandës dhe Republikës Çeke. Ai luajti me dorë në minutën 52 dhe u ndëshkua nga gjyqtari me karton të kuq. Pas kësaj, Holanda “u shpërbë” dhe Republika Çeke fitoi në mënyrë rutinore me rezultat 2:0. “Ndihem keq. Ne e humbëm ndeshjen për shkak të diçka që bëra. Duke parë tani, unë duhej ta lëshoja topin, jo ta prekja kur ai kërceu,” tha Matthias de Ligt për NOS TV. “Mendoj se kemi mbajtur gjithçka nën kontroll. Ne patëm disa raste, veçanërisht në pjesën e parë. Edhe unë nuk kisha ndjesinë se ata krijuan raste. Kartoni ...
Komentet te DE LIGT PRANON FAJIN PËR ELIMINIMIN E HOLANDËS Janë të Mbyllura

RRITET NUMRI I KLUBEVE TË INTERESUARA PËR SHAQIRIN

Sport
Shumë klube evropiane kanë shfaqur interesim për Xherdan Shaqirin dhe paraqitjet e tij në Euro 2020 duket se vetëm sa do ta rrisin vlerën e tij. Shaqiri është një nga shumë lojtarët që konsiderohen të disponueshëm në afatin kalimtar veror, me Divock Origi, Nat Phillips, Neco Ëilliams, Harry Ëilson dhe Marko Grujic të cilët Liverpooli nuk i sheh si të nevojshëm për sezonin e ri. Mesfushori zviceran është aktualisht i angazhaur në Euro 2020, por është i vendosur që të bisedojë me drejtuesit e klubit anglez për të ardhmen e tij sapo të përfundoi Euro 2020, përcjellë KosovaPress. Velrat e çmimeve janë caktuar tashmë nga Liuverpooli për të gjithë këta ...
Komentet te RRITET NUMRI I KLUBEVE TË INTERESUARA PËR SHAQIRIN Janë të Mbyllura

PUSHIME NË SHËNGJIN, PLAZHI BUZË ADRIATIKUT PËRBALLON FLUKSIN NGA KOSOVA

Shqipëri
Me mijëra pushues vendas dhe jo vetëm kanë zgjedhur që këtë fundjavë ta kalojnë pranë bregdetit të Shëngjinit. Ata të cilët përbejnë numrin më të madh të pushuesve në Shëngjin janë kryesisht nga Kosova, të cilët Shëngjinin e zgjedhin për arsye nga më të ndryshmet siç janë distanca e shkurtër, natyra e mrekullueshme dhe qetësia. Në këtë zonë kushtet kanë ardhur gjithmonë dhe duke u përmirësuar ndaj çdo vit e më shumë ky plazh ka njohur rritje të numrit të pushuesve madje shumë prej tyre kanë blerë edhe shtëpi në qytetin bregdetar. Mikpritja vazhdon të konsiderohet si një element i fortë dhe që ka bërë për vete shumë prej pushuesve. ...
Komentet te PUSHIME NË SHËNGJIN, PLAZHI BUZË ADRIATIKUT PËRBALLON FLUKSIN NGA KOSOVA Janë të Mbyllura