Një Qendër e Paraburgimit që gjendet në Fshatin Pasjak, në afërsi të qytetit të Gjilanit, pritet të jetë vendi ku 300 të burgosur nga Danimarka do të vendosen së paku për 10 vjetët e ardhshëm. Kosova dhe Danimarka janë afër nënshkrimit të një marrëveshjeje, sipas së cilës, 300 qeli burgu të Kosovës do t’i jepen në shfrytëzim shtetit të Danimarkës. Për këtë huazim, sipas marrëveshjes që kanë paralajmëruar të dyja shtetet, Kosova pritet të përfitojë 210 milionë euro në dekadën e ardhshme. Kostoja e shtetit të Kosovës për një të burgosur në ditë thuhet të jetë rreth 28 euro, përkatësisht 10 mijë euro në vit. Sipas Ministrisë së Drejtësisë ...
Komentet te PËR DHE KUNDËR HUAZIMIT TË QELIVE PËR DANIMARKËN Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Gjatë ditëve të fundit, mërgimtarët kanë filluar të vijnë në Kosovë për pushimet dimërore. Kjo ka shkaktuar edhe fluks në disa prej pikave kufitare, por mëngjesin e së hënës gjendja në këto pika kufitare është e qetë dhe pritjet nuk janë të gjata. Ministria e Punëve të Brendshme ka përditësuar të dhënat rreth fluksit në pikat e kalimit kufitar. Në bazë të këtyre të dhënave, mëngjesin e së hënës pritjet në hyrje të pikave kufitare në Kosovë nuk janë më të gjata se 10 minuta. Pothuajse në të gjitha ppikat kufitare, pritjet janë nga 3 deri në 5 minuta. Njëjtë është edhe në dalje të pikave kufitare, ku pritja ...
Komentet te ARDHJA E MËRGIMTARËVE, KJO ËSHTË GJENDJA NË PIKAT KUFITARE TË KOSOVËS Janë të Mbyllura
Më 20 dhjetor festohet Dita Ndërkombëtare e Solidaritetit Njerëzor për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për rëndësinë e solidaritetit, veçanërisht në arenën globale. Sipas Kombeve të Bashkuara, kjo ditë shënohet për të festuar unitetin dhe diversitetin që është i pranishëm në të gjithë globin. Ajo shërben gjithashtu si një kujtesë për qeveritë që të respektojnë angazhimet e tyre ndaj marrëveshjeve ndërkombëtare. Dita Ndërkombëtare e Solidaritetit Njerëzor inkurajon gjithashtu nisma dhe plane të reja për zhdukjen e varfërisë dhe çështjeve të tjera globale. Kombet e Bashkuara besojnë se solidariteti është një nga konceptet themelore që janë në themel të marrëdhënieve mes njerëzve në shekullin e 21-të. Ideja e solidaritetit në ...
Komentet te DITA NDËRKOMBËTARE E SOLIDARITET NJERËZOR Janë të Mbyllura
Komisioni Evropian njoftoi sot se kishte nënshkruar një marrëveshje me Pfizer/BioNtech për të ofruar 20 milionë doza shtesë të vaksinës kundërCOVID-19 në vendet anëtare në gjysmën e parë 2022 për të lehtësuar fushatat e vaksinimit. Komisioni gjithashtu raportoi se kishte aktivizuar njëkohësisht “opsionin e parë për të porositur më shumë se 200 milionë doza sipas një kontrate të tretë me Pfizer/BioNTech”. “Urdhri gjithashtu mbulon vaksinat e përshtatshme për variantin omicron, nëse një vaksinë e tillë bëhet e disponueshme” në të ardhmen e parashikueshme”, tha Komisioni në një deklaratë, duke shtuar se dërgesat duhet të fillojnë në tremujorin e dytë 2022. Në tremujorin e parë 2022, Pfizer/BioNtech do të jep ...
Komentet te BE PO PËRSHPEJTON SHPËRNDARJEN E VAKSINAVE, SHKAK TË OMICRON Janë të Mbyllura
Ka vdekur ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Musa Mala, nga fshati Kopiliq i Skenderajt. Lajmin e ka bërë të ditur bashkluftëtari i tij Zenel Shala. Shala tha se Mala ishte një njeri i besës dhe me vlera të larta kombëtare. “Me dhembje të madhe këtë mëngjes mora lajmin se paska ndërruar jetë bashkluftëtari ynë veterani i UÇK-së Musa Mala. Ishte burrë i besës, punëtor, njeri me vlera të mëdha si njerëzore ashtu edhe kombëtare. Prehu në paqe Musë, në emër të gjithë bashkluftëtarëve të fshatit Kopiliq”. “I shprehu ngushëllimet më të sinqeta familjes Mala. I paharruar kujtimi për ty. Qofsh prej banorëve të xhehnetit Musë”. ...
Komentet te VDES ISH-USHTARI I USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS Janë të Mbyllura
Një e mitur është dhunuar seksualisht në qytetin e Lipjanit, bënë të ditur policia. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një mashkull dyshohet se ka dhunuar një femër të moshës jo madhore. Pas konsultimit të policisë me prokurorinë e shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje, kurse ky rast vazhdon të hetohet edhe më tej. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se e ka dhunuar të miturën, viktimën femër kosovare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/ ...
Komentet te DHUNOHET SEKSUALISHT NJË E MITUR NË LIPJAN Janë të Mbyllura
Qeveria e Serbisë me vite të tëra financon projekte në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë, por të gjitha projektet “e mëdha e të rëndësishme” realizohen në katër komunat veriore të ndërlidhura me territor – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. Këtë gjendje dhe “disproporcion të investimeve” e thekson edhe Branimir Stojanoviq, i cili në zgjedhjet lokale të organizuara nga institucionet e Kosovës në tetor garoi si kandidat i pavarur për kryetar të Graçanicës, njërës prej gjashtë komunave me shumicë serbe në jug të Ibrit. Lexo Edhe: Gjermania paralajmëron “pasoja të rënda” nëse Rusia sulmon Ukrainën – Gaze… Pristina: Studenti zbuloi një metodë të re të ...
Komentet te INSTITUCIONET E KOSOVËS HESHTIN PËR INVESTIMET E SERBISË NË KOMUNAT ME SHUMICË SERBE Janë të Mbyllura
Që nga kthimi nga Zvicra në Kosovë, nëna e dy vajzave u keqtrajtua nga ish-bashkëshorti i saj. Martesa e Luljeta Aliut zgjati 16 vjet, ndërkaq në gjashtë vitet e fundit përjetoi edhe dhunë fizike. Ajo publikisht, si rrallëkush, ka rrëfyer dhe denoncuar ish-bashkëshortin për dhunë fizike, ekonomike dhe psikologjike të ushtruar ndaj saj. Tash e pesë vite ajo po përballet me proces të vështirë gjyqësor. Luljeta Aliu nga Prishtina, në vitin 2017 ka nisur procedurat për divorc dhe ndarje të pasurisë në formë të barabartë. Aliu: Përveç dhunës fizike ka pasur dhunë psikike dhe ekonomike “Në rastin tim përveç dhunës fizike, ka pasur edhe dhunë psikike dhe ekonomike. Mashtrim ...
Komentet te GRAVE U CENOHET DINJITETI NË NDARJEN E PASURISË SË PËRBASHKËT PAS DIVORCIT Janë të Mbyllura
Kosova nuk pritet të shpëtojë nga varianti Omicron i COVID-19 që ka vënë në vështirësi shumë vende të botës. Drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, thotë se mundësia e paraqitjes është evidente pasi edhe rrugët e përhapjes së këtij varianti janë të njëjta sikurse variantet e tjera. Kosova ka dërguar disa mostra për testim në Gjermani, pasi dyshohen të jenë me variantin e ri të COVID-19. Ende janë në pritje për rezultatet. Mali i Zi është vendi i fundit në rajon që është prekur zyrtarisht nga varianti Omicron. Por, tashmë rrezikon edhe Kosova, sidomos kur në këtë periudhë shtohen lëvizjet e qytetarëve për festa por edhe grumbullimet në ambiente të mbyllura. ...
Komentet te KOSOVA NUK PRITET T’I SHPËTOJË VARIANTIT OMICRON Janë të Mbyllura
Një 26 vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi shfrytëzonte bashkëshorten për prostitucion, duke ushtruar dhunë ndaj saj. Në pranga edhe një 70-vjeçar që jetonte i vetëm, i cili gjente klientët dhe vinte banesën në dispozicion për të ushtuar prostitucionin 27-vjeçarja. Sipas Policisë, bazuar në provat e grumbulluara, në kuadër të operacionit policor “Exploitation” u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Dhuna në familje”, i shtetasit V. Gj., 26-vjeç, banues në Tiranë. “Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. O., 70-vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet e mirorganizuara operative dhe hetimore të specialistëve për Hetimin e Krimeve në Komisariatin ...
Komentet te SHFRYTËZONTE BASHKËSHORTEN PËR PROSTITUCION, ARRESTOHET 26-VJEÇARI Janë të Mbyllura