Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

BILEK: AGJENDA E QEVERISË SË KOSOVËS E PËRAFËRT ME AGJENDËN EVROPIANE

Lajme
Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Çekisë, Pavel Bilek. Në takim ishte i pranishëm edhe zëvendës ambasadori i Republikës së Çekisë, z. Juraj Melioris. Ambasadori Bilek tha se agjenda e qeverisë aktuale është e admirueshme sepse është shumë e përafërt me agjendën evropiane. Ai uroi që të vazhdojë implementimi sa më i mirë i saj gjatë mandatit të qeverisë, në mënyrë që Kosova të jetë sa më afër integrimit në BE. Zëvendëskryeministri Bislimi theksoi se puna në drejtimin e agjendës evropiane ka filluar në premisa të duhura dhe po shkon mirë, duke marrë ...
Komentet te BILEK: AGJENDA E QEVERISË SË KOSOVËS E PËRAFËRT ME AGJENDËN EVROPIANE Janë të Mbyllura

KURTI DHE NENAD ÇANAK BISEDOJNË PËR ÇËSHTJEN E TË PAGJETURVE TË LUFTËS

Lajme
Çështja e personave të pagjetur nga lufta në Kosovë ishte tema kryesore e takimit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe deputetit të LVV-së në Kuvendin e Kosovës, Hydajet Hyseni, me kryetarin e Lidhjes Socialdemokrate të Vojvodinës, Nenad Çanak. Kryeministri Kurti dhe politikani opozitar në Serbi u pajtuan se Serbia duhet t’i hapë arkivat dhe të japë informacione për varrezat masive që dyshohet se ndodhen në territorin e saj. Kurti e njoftoi Çanak se janë 1632 persona që konsiderohen të zhdukur dhe theksoi se qeveria do të angazhohet maksimalisht për të gjithë të pagjeturit, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike. Sipas një komunikate të Qeverisë, në takim ...
Komentet te KURTI DHE NENAD ÇANAK BISEDOJNË PËR ÇËSHTJEN E TË PAGJETURVE TË LUFTËS Janë të Mbyllura

GËRVALLA NË KOALICIONIN KUNDËR DAESH: KOSOVA, PARTNERE NË LUFTËN KUNDËR TERRORIZMIT

Lajme
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, po merr pjesë sot në takimin e Koalicionit Global Kundër Daesh (ISIS/ISIL), që po zhvillohet në Romë të Italisë, në prani të sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken; nikoqirit të takimit, ministrit të Jashtëm të Italisë, Luigi Di Maio; sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg; përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borell, si dhe zëvendëskryeministrave dhe ministrave nga e gjithë bota. Gjatë fjalës së saj, ministrja Gërvalla ka theksuar para homologëve të saj dhe përfaqësuesve diplomatik nga e gjithë bota, se Republika e Kosovës ka bërë hapa të rëndësishëm dhe të suksseshëm në luftimin e ekstremizmit ...
Komentet te GËRVALLA NË KOALICIONIN KUNDËR DAESH: KOSOVA, PARTNERE NË LUFTËN KUNDËR TERRORIZMIT Janë të Mbyllura

ALBINA-SHABANI RAMA MERR DETYRËN E KRYETARES SË GJYKATËS THEMELORE TË PRISHTINËS

Lajme
Në ambientet e Gjykatës Themelore të Prishtinës, sot është bërë pranim-dorëzimi i detyrës së kryetarit të gjykatës. Gjyqtarja Albina Shabani – Rama e pranoi detyrën e kryetares së Gjykatës Themelore të Prishtinës, të cilën ia dorëzoi u.d. kryetari Arben Hoti. Me këtë rast, kryetarja e re, falënderoi gjyqtarin Hoti për kontributin e dhënë gjatë periudhës sa gjykata është udhëhequr me ushtrues detyre dhe u zotua se do të jap më të mirën nga vetja për gjykatën që do ta drejtojë për pesë vitet e ardhshme, po ashtu kryetarja theksoj se prioritet i saj do të jetë angazhimi për një gjykatë të pavarur, efikase, transparente dhe llogaridhënëse. Sipas një njoftimi të ...
Komentet te ALBINA-SHABANI RAMA MERR DETYRËN E KRYETARES SË GJYKATËS THEMELORE TË PRISHTINËS Janë të Mbyllura

VETËM KATËR RASTE TË REJA ME COVID-19

Shëndetësi
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 1.386 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. “Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.365 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 160.410 doza të vaksinës. Deri më sot 32.975 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.315. Në total numri i rasteve aktive është 170”, thuhet në njofitm./KP ...
Komentet te VETËM KATËR RASTE TË REJA ME COVID-19 Janë të Mbyllura

AKSIDENTI ME FATALITET NË AUTOSTRADË, KËRKOHET PARABURGIM NDAJ TË PANDEHURI

Lajme
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë kërkesë në Gjykatën kompetente në Gjakovë, dega Malishevë, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit D. Sh., me dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”. Prokuroria njofton se rasti ka ndodhur më 26 qershor, në aksin rrugor Autostrada Duhel – Malishevë, ku i pandehuri, e drejton automjetin e tij “Mercedes”,duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, gjithashtu nuk i ka kushtuar kujdes pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion. “I njëjti duke mos mbajtur shiritin e tij qarkullues, e godet drejtuesin e automjetit “Citroen”, ku si pasojë e goditjes së rëndë dhe fuqisë së përplasjes, humb jetën ...
Komentet te AKSIDENTI ME FATALITET NË AUTOSTRADË, KËRKOHET PARABURGIM NDAJ TË PANDEHURI Janë të Mbyllura

QEVERIA EDHE ZYRTARISHT MERR PËRSIPËR PAGESËN E POLICËS KUFITARE PËR BASHKATDHETARËT

Lajme
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit, për krijimin e lehtësirave për hyrje në territorin e Republikës së Kosovës për bashkatdhetarët dhe të huajt. Sipas njoftimit të MPB-së, në këtë marrëveshje Qeveria e Republikës së Kosovës merr përsipër mbulimin e plotë të primit të sigurimit kufitar, për palët që janë subjekt i policës kufitare dhe që do të vijnë në Kosovë përgjatë vitit 2021. “Në bazë të kësaj marrëveshje pagesa e primit të policës së sigurimit do të bëhet për të gjitha autoveturat dhe motoçikletat që hynë në pikat kufitare të Republikës së Kosovës dhe do të mbulohet një qind për qind (100%) nga Qeveria ...
Komentet te QEVERIA EDHE ZYRTARISHT MERR PËRSIPËR PAGESËN E POLICËS KUFITARE PËR BASHKATDHETARËT Janë të Mbyllura

GJENDET NJË PERSON I VDEKUR NË NJË PYLL

Lajme
Një person është gjetur i vdekur mbrëmë në një pyll në Skenderaj. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet./KP ...
Komentet te GJENDET NJË PERSON I VDEKUR NË NJË PYLL Janë të Mbyllura

THERJE ME THIKË

Lajme
Një person është arrestuar mbrëmë në Obiliq, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht duke e godit me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa, i dyshuari pas intervistimit me vendim te prokurorit dërgohet ne mbajtje.  /KP ...
Komentet te THERJE ME THIKË Janë të Mbyllura

POLICIA E KOSOVËS KONFISKON FLAMURIN SERB NË GAZIMISTAN

Lajme
Pjesëtarët e Policisë së Kosovës po vazhdojnë me planin operacional për të siguruar mbarëvajtjen e qetë të kremtimit të Vidovdanit në Kosovë. Ata në Gazemistan nuk kanë lejuar provokimet e mundshme të qytetarëve serbë. Pasi kanë zhveshur bluzat e të rinjëve serbë, pjesëtarët e Policisë kanë marrë edhe flamurin e Serbisë të cilën mbanin në duar serbët. Përndryshe, krahasuar me vitet e më hershme, në këtë vit po vërehet një numër më i vogël i serbëve të cilët kanë ardhur në Graqanicë dhe Gazemistan për të kremtuar Vidovdanin, që ndërlidhet me përvjetorin e 630-të të Betejës së Kosovës, që historia serbe e njeh si fitore shpirtërore të saj, pavarësisht një ...
Komentet te POLICIA E KOSOVËS KONFISKON FLAMURIN SERB NË GAZIMISTAN Janë të Mbyllura