Situatë e ngjashme meteorologjike do të vijojë edhe sot në vendin tonë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34-36 gradë celsius. Rajoni i Gjakovës dhe Prizrenit pritet të përballen me temperaturat më të larta. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-11 m/s. ...
Komentet te PARASHIKIMI I MOTIT Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Është publikuar videoja nga konfrontimi i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq me politikanë të opozitës, përfshirë kreun e Partisë Popullore Serbe dhe një nga udhëheqësit e opozitës, Vuk Jeremiq. Gjithçka ishte në prag të një përleshjeje fizike, transmeton Gazeta Express. Përfaqësuesit e Partisë Popullore Serbe, Vuk Jeremiq, Vladimir Gajiq, Miroslav Aleksiq e Borislav Novakoviq u shfaqën në hollin e presidencës serbe të premten në mëngjes pasi Vuçiqi tha t’i shkonin aty nëse kanë punë me të, duke i akuzuar se po e linçonin. Lexo Edhe: Armend Muja tregon se a ka plasaritje brenda Vetëvendosjes Në fillim të videos, Jeremiq i thotë Vuçiqit se ai është hajn, tradhtar dhe frikacak, dhe më pas ...
Komentet te “HAJDE DALIM JASHTË”, PUBLIKOHEN PAMJET E PËRLESHJES MES VUÇIQIT DHE JEREMIQIT Janë të Mbyllura
Kombëtarja e Zvicrës ka kaluar më tutje në fazën çerekfinale të Kampionatit Evropian Euro 2020 pasi e ka mposhtur Kombëtaren e Francës pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 5-4. Rezultati pas 90 minutave të para ishte 3-3 dhe që nuk ndryshoi pas 30 minutave vazhdime, përcjellë KosovaPress. Ne panallti Zvicra u tregua më e mirë dhe kështu kaloi në çerekfinale ku do të ballafaqohet me Spanjën. Kylian Mbappe e humbi penalltinë vendimtare./KP ...
Komentet te ZVICRA KALON NË ÇEREKFINALE TË EURO 2020 PASI MPOSHTI ME PENALLTI FRANCËN, ATJE E PRET SPANJA Janë të Mbyllura
Rritja e temperaturave gjatë muajve të verës ndikon edhe në rritjen e mykut në shtëpi. Lagështia e lartë dhe kondensimi gjithashtu mund të çojnë në një mjedis që mbështet rritjen e mykut. Sipas hulumtimeve nga Universiteti i Kansas, myku rritet më së miri në temperatura më të larta, 25 deri në 30 gradë Celsius. Për të parandaluar këtë është e rëndësishme të mbani shtëpinë më të freskët dhe të mbani temperaturën nën 25 gradë. Përveç ruajtjes së temperaturës, këtu janë edhe disa këshilla nga ekspertja e toksinës mjedisore Tonya Harris: -Lagështia relative nuk duhet të kalojë 55%, dhe duhet të jetë nën 50%. -Nëse kondicioneri juaj nuk funksionon si më ...
Komentet te SI TË PARANDALONI MYKUN DUKE KONTROLLUAR TEMPERATURËN NË SHTËPI? Janë të Mbyllura
Ish Nënkryetari i Kvuendit të Kosovës, Xhavit Haliti thotë të ketë qenë vazhdimisht cak i përgatitjeve të atentateve ndaj tij. Ai ka përmendur edhe një letër që thotë ta ketë marrë si paralajmërim rreth dy vite më parë se do të eleminohej. Duke mos ditur adresë tjetër për t’u drejtuar Haliti, thotë të ketë zgjedhur prokurorin e përgjithshëm të vendit, për t’ia treguar letrën e marrur, e për të cilën thotë se mund të ketë qenë dezinformatë vetëm për t’i futur frikë. “Rreth dy vjet unë kam marrë një letër, ku jam paralajmëruar se do të më vrasin. Ndoshta kjo ka qenë dezinformatë, mirëpo unë atë e kam dërguar tek ...
Komentet te SI NDODHI ATENTATI NDAJ THAÇIT NË VITIN 1999 NË PARIS, TË NESËRMEN JANË VRARË DY SERBË QË NUK E KRYEN PUNËN Janë të Mbyllura
Nëse konsumoni shumë kripë, veshkave do t’ju duhet 15 deri në 20 minuta më shumë punë për të nxjerrë natriumin e tepërt, ndërsa shumë pak natrium me shumë kalium mund të jetë fatal. Biokimisti, autori i dy librave më të shitur në New York Times për të ushqyerit dhe shëndetin dhe një nga ekspertët kryesorë të të ushqyerit Rob Wolf, tregon se ekziston një fushatë e panevojshme kundër kripës në media dhe mes njerëzve, dhe se njerëzit, pa asnjë arsye të vërtetë kanë filluar të tremben nga disa përbërës dhe ushqime. “Natriumi është thelbësor për funksionimin e trupit të njeriut dhe është i rëndësishëm për shumë prej funksioneve të tij; ...
Komentet te PSE KONSUMIMI I KRIPËS NË SASI TË VOGLA EDHE MË I RREZIKSHËM? Janë të Mbyllura
Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, pas ardhjes së 81.900 dozave të vaksinave Pfizer, ka paralajmëruar se kjo verë do të mbahet mend si vera e vaksinimit masiv në Kosovë. Sot në vendin tonë ka arritur kontingjenti i parë i vaksinave të blera nga Republika e Kosovës. Ministri Vitia në Facebook ka shkruar se pret edhe shumë vaksina të tjetra deri në plotësimin e të gjithë sasisë. “Vaksina ishte dhe është shpresa për ta kapërcyer të mbrojtur vjeshtën dhe dimrin që na pret përpara. Imunizimi është kyç për mbrojtjen e shëndetit të të dashurve tanë. Këtë verë do ta mbajmë mend si vera e vaksinimit masiv në Kosovë”, ka thënë Vitia ...
Komentet te VITIA PARALAJMËRON VAKSINIM MASIV GJATË VERËS NË KOSOVË Janë të Mbyllura
Memli Krasniqi ka zyrtarizuar sot kandidaturën për kryetar të ri të Partisë Demokratike të Kosovës. Në deklaratën e shpalljes së kandidaturës së tij për kryetar të ardhshëm, Krasniqi ka thënë se PDK ka nevojë për të hapur një kapitull të ri, një projekt politik për qytetarin e Kosovës. “Më 3 korrik, do të kemi një proces demokratik zgjedhor për Kryetarin e PDK-së. Duke qenë krenar me rrugëtimin tonë për Kosovën, dhe duke ndier përgjegjësinë e madhe që kemi për të ardhmen, unë kam vendosur që të kandidoj për të udhëhequr PDK-në. Jam plotësisht i bindur që së bashku do ta ndërtojmë profilin dhe ekipin që na duhet, për t’i dhënë ...
Komentet te MEMLI KRASNIQI ZYRTARISHT KANDIDAT PËR KRYETAR TË PDK-SË: DO TA HAPIM NJË KAPITULL TË RI PËR QYTETARËT Janë të Mbyllura
Qytetarë serbë janë mbledhur sot në Gazimestan për të festuar betejën e humbur të Kosovës 632 vjet më parë. Edhe kësaj radhe nuk munguan provokimet e serbëve, si pasojë e së cilave është arrestuar një person derisa janë konfiskuar edhe bluza me mbishkrime nacionaliste, por edhe thika e boks hekuri. Të pranishmit në Gazimestan kanë mbajtur në duar flamuj të Serbisë të cilët u konfiskuan nga Policia e Kosovës. Për sigurinë dhe respektimin e rendit u përkujdesen forcat e Policisë së Kosovës, përfshirë edhe njësinë speciale dhe pjesëtarë të KFOR-it, ndërsa nuk ishin të pranishëm askush nga përfaqësuesit politik serb nga Kosova, por as nga Serbia. Liturgjitë u udhëhoqën nga ...
Komentet te SERBËT KREMTOJNË BETEJËN E HUMBUR TË KOSOVËS (VIDEO) Janë të Mbyllura
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë qendrat e vaksinimit në tërë vendin janë dhënë 1.365 doza të vaksinës kundër COVID-19. Ministria e Shëndetësisë thotë se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 160.410 doza të vaksinës, ndërsa deri më sot 32.975 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Qytetarët edhe sot janë vaksinuar në qendrën “1 Tetori” në kryeqytet. Bajram Bajrami u paraqit në këtë qendër për të marrë dozën e dytë të vaksinës. Ai pati fjalë të mira për procesin në përgjithësi. Bajrami: Nuk kam hezituar të vaksinohem Video “Jam vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës dhe po ndihem ...
Komentet te RRETH 33 MIJË TË IMUNIZUAR PLOTËSISHT NDAJ COVID-19 (VIDEO) Janë të Mbyllura