Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

KURTI NË HAPJEN E SAMITIT TË ARSIMIT DHE AFTËSIMIT PROFESIONAL: SITUATA EKONOMIKE ËSHTË PËRMIRËSUAR

Lajme
Në Parkun Inovativ në Prizren për herë të parë sot është hapur Samiti i Arsimit dhe Aftësimit Profesional – VET Samit që për qëllim ka diskutimin mbi rolin kyç të arsimit dhe aftësimit profesional në rritjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Kosovës. Panairin e shkollave profesionale pjesë e VET Samit, e vizitoi Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili tha se situata ekonomike është përmirësuar dukshëm gjatë qeverisjes së tij, krahasuar kjo me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Kurti tha se përmes arsimit dhe aftësimit profesional mundësohet industrializimi i shpejt por edhe hapen vende të reja të punës. Kurti: Situata ekonomike në Kosovë gjatë këtij pesë mujori ...
Komentet te KURTI NË HAPJEN E SAMITIT TË ARSIMIT DHE AFTËSIMIT PROFESIONAL: SITUATA EKONOMIKE ËSHTË PËRMIRËSUAR Janë të Mbyllura

KDI: LEGJISLACIONI I POROSITUR I PRANISHËM, TË FUTET NË AGJENDË PROJEKTLIGJI PËR LOBIM

Lajme
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka shpalosur të gjeturat mbi influencën e grupeve të ndryshme të interesit në procesin legjislativ. Në analizën e KDI-së konsiderohet se ky fenomen është mjaft i paraqitur në Kuvend dhe Qeveri. Përmes një konference për medie u vunë në pah edhe disa nga rastet e dyshimta, për të cilat sipas tyre ka pasur intervenime të grupeve të interesit në hartimin e ligjeve. Për këtë arsye, KDI kërkoi nga Qeveria e Kosovës që ta përfshijë në agjendën legjislative të vitit 2022, Projektligjin për rregullimin e aktiviteteve lobiste në Kosovë. Menaxheri i programit Transparencë dhe Antikorrupsion në KDI, Arben Kelemendi tha se në bazë të analizës të ...
Komentet te KDI: LEGJISLACIONI I POROSITUR I PRANISHËM, TË FUTET NË AGJENDË PROJEKTLIGJI PËR LOBIM Janë të Mbyllura

PDK “SKANON” 100 DITËT E KURTIT: ZHGËNJEU EDHE SKEPTIKËT MË TË MËDHENJ (VIDEO)

Lajme
Partia Demokratike e Kosovës adresoi një varg kritikash për 100 ditëshin e Qeverisë Kurti II. Në partinë më të madhe opozitare, thonë se ekzekutivi, i udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti është më i dobët, sesa kanë menduar edhe vet skeptikët, pasi në këta tre muaj nuk ka pasur asnjë vendim ose politikë që e ka shtyrë përpara për qytetarët. Të gjithë paraqitjen e shefit të qeverisë në 100 ditë e konsiderojnë si improvizuese. Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi thotë se i vetmi qëllim i Qeverisë Kurti në këto 100 ditë ka qenë kapja e institucioneve. Për KosovaPress, Gjoshi flet edhe për kandidaturat e PDK-së për kryetar të komunave ...
Komentet te PDK “SKANON” 100 DITËT E KURTIT: ZHGËNJEU EDHE SKEPTIKËT MË TË MËDHENJ (VIDEO) Janë të Mbyllura

KURTI: SITUATA EKONOMIKE ËSHTË PËRMIRËSUAR GJATË PESË MUAJVE TË FUNDIT

Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në ceremoninë hyrëse dhe ka vizituar panairin e shkollave profesionale pjesë e VET Samitit, organizuar nga Klubi i Prodhuesve së bashku me Besa Foundation.   Gjatë fjalës së tij, Kurti tha situata ekonomike në Kosovë gjatë pesë mujorit të fundit është përmirësuar dukshëm në krahasim me pesë mujorin e vitit të kaluar. “Aktiviteti ekonomik është shtuar për 15%, eksportet janë rritur për 66% dhe 30% janë rritur të hyrat buxhetore. Perspektiva ekonomike na bën optimist për të ardhmen. Rritja ekonomike këtë vit shkon në 7.9%, këtë tani na duhet ta ndjekim me implementimin e sistemim të arsimit dhe sistemit profesional. Arsimi dhe ...
Komentet te KURTI: SITUATA EKONOMIKE ËSHTË PËRMIRËSUAR GJATË PESË MUAJVE TË FUNDIT Janë të Mbyllura

VDES NË QKUK 5-VJEÇARJA QË U GODIT DY JAVË MË PARË

Lajme
Këmbësorja 5-vjeçare që u godit nga një veturë pasditen e 14 qershorit në Stagovë të Kaçanikut ka vdekur sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). “Me datën 14:06.2021 rreth orës 20:07 në fshatin Stagovë të Kaçanikut , ka ndodhur një aksident komunikacioni rrugor, e përfshirë një automjet civil i udhëtarëve, i drejtuar nga L.D (M/K/SH) 51 vjeçar dhe një këmbësor , S.M (F/K/SH) 5 vjeçare. Drejtuesi i automjetit është zyrtar policor, në momentin e aksidentit , ai ishte jashtë detyre. Deri te aksidenti i komunikacionit, dyshohet të ketë ardhur, kur automjeti i udhëtarëve Golf me targa vendore, po qarkullonte nga drejtimi i lagjes ‘’Dashi’’ në drejtim të magjistrales, në ...
Komentet te VDES NË QKUK 5-VJEÇARJA QË U GODIT DY JAVË MË PARË Janë të Mbyllura

ARRESTOHEN DY PERSONA

Lajme
Janë arrestuar dy persona me dyshimin se kanë kryer veprën penale mundësim apo detyrim në prostitucion. Të dy personat janë arrestuar të hënën në Çagllavicë. Policia e Kosovës ka njoftuar se dy të arrestuarve iu janë sekuestruar dy telefona celular. “Pas një pune hetimore janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që dyshohet se të njëjtit kanë kryer veprën e lartcekur, nga të dyshuarit janë sekuestruar dy telefona celular. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i cili ka rekomanduar që pas intervistimit të dyshuarit të lirohen në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /KP ...
Komentet te ARRESTOHEN DY PERSONA Janë të Mbyllura

KEDS BËN ME RRJET NËNTOKËSOR SHESHIN E QYTETIT TË SUHAREKËS (VIDEO)

Lajme
Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka përmbyllur projektin e shtrirjes së rrjetit elektrik nëntokësor në sheshin e qytetit të Suharekës. Ky shesh tashmë ka marrë pamje krejt tjetër ku me dhjetëra shtylla elektrike janë larguar nga qendra e qytetit. Ky projekt është realizuar në bashkëpunim me Komunën e Suharekës, ndërsa është vazhdimësi e investimeve që KEDS po realizon gjithandej vendit në shtrirjen e rrjetit nëntokësor. Avni Alidemaj, këshilltar ekzekutiv në KEDS, tha se pos shërbimeve më kualitative, po ofrojnë siguri më të madhe për qytetarët që vizitojnë sheshin e Suharekës. Alidemaj: Projekt i rëndësishëm, përfitojnë rreth 700 konsumatorë Video “Ka qenë një kërkesë e kryetarit ...
Komentet te KEDS BËN ME RRJET NËNTOKËSOR SHESHIN E QYTETIT TË SUHAREKËS (VIDEO) Janë të Mbyllura

ZHDUKET NJË 13-VJEÇARE NË PODUJEVË

Lajme
Është zhdukur një 13-vjeçare në fshatin Bradash të Podujevës. Babai i 13-vjeçares ka raportuar në Polici për zhdukjen e vajzës. Babai i saj ka treguar se vajza u lagua nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Ndërsa, nga Policia e Kosovës thonë se rasti po vazhdon të hetohet. “Ankuesi mashkull kosovare ka raportuar se vajza e tij e moshës 13 vjeçare kishte dalë nga shtëpia dhe deri me tani nuk është kthyer në shtëpi. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /KP ...
Komentet te ZHDUKET NJË 13-VJEÇARE NË PODUJEVË Janë të Mbyllura

VON CRAMON MBAN KONFERENCË PËR MEDIA

Lajme
Anëtarja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja e Përhershme për Kosovën, Viola von Cramon – Taubadel, do të mbajë sot një konferencë për media. Von Cramon është duke qëndruar në Kosovë prej dy ditësh, ku të dielën ka qëndruar në Prizren në vizitë të momnumenteve kulturore. Gjatë ditës së hënës, Von Cramon është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani si dhe me kryeministrin Albin Kurti me të cilët ka biseduar gjerësisht rreth aktualitetit politik, por me fokus dialogun me Serbinë. Ndërsa, sot Von Cramon do t’i drejtohet gazetarëve nga hotel “Sirus” me fillim prej orës 14:30./KP ...
Komentet te VON CRAMON MBAN KONFERENCË PËR MEDIA Janë të Mbyllura

577 VJET NGA BETEJA E TORVIOLLIT, FITORJA E JASHTËZAKONSHME E SKËNDERBEUT

Lajme
577 vjet më parë ndodhi Beteja e Torviollit, e njohur edhe si beteja e Dibrës së Poshtme, ku kryetrimi shqiptar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu mposhti forca të mëdha osmane. Pasi ishte formuar Besëlidhjen e Lezhës, ku u bashkuan princat arbërorë, Sulltan Murati II dërgoi një forcë prej 25-mijë trupash me në krye një nga komandantët e tij më me përvojë, Ali Pashën e Shkupit. Skënderbeu i doli përpara ushtrisë osmane në fushën e Torviollit, ku pas një beteje taktike nga Skënderbeu, u vranë 22 mijë ushtarë osmanë, kurse, në radhët e shqiptarëve pati të vrarë, vetëm disa qindra. Kjo ishte beteja e parë e Gjergj Kastriot Skënderbeut pas marrjes së Krujës në ...
Komentet te 577 VJET NGA BETEJA E TORVIOLLIT, FITORJA E JASHTËZAKONSHME E SKËNDERBEUT Janë të Mbyllura