Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ableard Tahiri e ka quajtur të papërgjegjshme mazhorancë përshkak të dështimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit. Tahiri para mediave tha se për herë të dytë po dështon mbledhja e Kryesisë përshkak të mungesës së përfaqësuesve të pushtetit. Tahiri: Republika e Kosovës udhëhiqet nga një mazhorancë e papërgjegjshme VIDEO “Kjo është mbledhja e dytë e kryesisë që dështon radhazi në mungesë të kuorumit. Kjo tregon qartë se Republika e Kosovës dhe Kuvendi i Kosovës po udhëhiqet nga një mazhorancë e papërgjegjshme, pasi që edhe në mbledhjen e kaluar por edhe në këtë mbledhje opozita ishte prezentë mirëpo nuk ishin përfaqësuesit ...
Komentet te TAHIRI PËR DËSHTIMIN E MBLEDHJES SË KRYESISË: KJO DËSHMON PAPËRGJEGJËSINË E MAZHORANCËS(VIDEO) Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Kjo foto e mahnitshme e një luani që ulërin teksa miza i ndalon mbi bebëzën e syrit, ka fituar garën Fotografia Gjeografike e Afrikës 2021. Imazhi u zgjodh mes 25.023 fotografive konkurruese që kishin si qëllim të sillnin një këndvështrim të ri të kontinentit më magjepsës. Fotografi i vitit 2021 për imazhet e Afrikës ishte Hannes Lochner. Në vlerësimin e tij gjykatësi tha: “Me një kërcitje të aparatit, ky imazh arriti të plotësojë kaq shumë kritere të fotos së shkëlqyeshme. perfeksioni teknik, koha e kapjes dhe pritshmëria sjellin këtë sjellje të parashikuar”. Kryeredaktori i garës James Hendry tha: “Pritja e fotove tuaja pjesëmarrësve ishte një gëzim i veçantë, pasi ato ...
Komentet te IMAZHI I LUANIT DUKE ULËRITUR TEKSA MIZA I NDALON NË SY, FITON ÇMIMIN FOTOGRAFI I VITIT TË AFRIKËS Janë të Mbyllura
Komuna e Prishtinës sot ka nënshkruar marrëveshje me Ambasadën Amerikane në Prishtinë, për dhënie në shfrytëzim të pronës së paluajtshme komunale me një sipërfaqe prej 8,340 metra katrorë, për ndërtimin e rezidencës së re për ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), në Prishtinë. Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes morën pjesë Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti si dhe Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett. Pas nënshkrimit të marrëveshjes, kryetari Shpend Ahmeti tha se është kënaqësi që të shprehin edhe njëherë mirënjohjen për gjithçka që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë bërë për vendin tonë. “Me Ambasadën dhe Rezidencën e re të Shteteve të Bashkuara në ...
Komentet te KOMUNA E PRISHTINËS I JEP AMBASADËS AMERIKANE PRONË PËR NDËRTIMIN E REZIDENCËS Janë të Mbyllura
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Polikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, Josep Borrell. Duke e falënderuar për letrën që Kryeministri Kurti ia ka dërguar, Borrell shprehet mirënjohës për takimet e përbashkëta në Bruksel. “Jam mirënjohës që kisha rastin t’u mirëprisja në Bruksel tri herë që nga marrja e detyrës së re. Kjo dërgon sinjal të fuqishëm për partneritetin e ngushtë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës. Mirëpres bashkëpunimin tonë të ngushtë në vazhdimësi dhe shkëmbimet tona në baza të rregullta”, thuhet në letër. /KP ...
Komentet te KURTI MERR LETËR FALËNDERUESE NGA BORRELL Janë të Mbyllura
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se në vendin tonë edhe në dy ditët e ardhshme do të vijojë mot me temperatura të larta. Të mërkurën më nxehtë dhe me temperatura maksimale 35-37 gradë Celsius, ndërsa dita e enjte pritet të jetë më e freskët dhe me rënie të maksimaleve për 3 deri 6 gradë Celsius, për shkak të vranësirave të cilat do ta mbulojnë pjesën më të madhe të territorit. Nuk përjashtohen mundësit që këto vranësira të sjellin riga shiu nëpër disa vende. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë Celsius. Indeksi UV mbetet i lartë dhe këshillat e IKSHP që nga ora 9-17 mbesin në fuqi. Do të ...
Komentet te MOT I NXEHTË EDHE NË DY DITËT E ARDHSHME Janë të Mbyllura
Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.975 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 170.098 doza të vaksinës. Deri më sot 37.057 qytetarë janë vaksinuan me dozën e dytë. Nga 1.933 testime, 6 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.325. Në total numri i rasteve aktive është 166./DielliNews.info ...
Komentet te 29 QERSHOR 2021: MINISTRIA E SHËNDETËSISË, SIPAS TË DHËNAVE NGA INSTITUTI KOMBËTAR I SHËNDETËSISË PUBLIKE TË KOSOVËS, INFORMON: Janë të Mbyllura
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti ka reaguar ndaj raportimeve për pasurinë e tij. Haliti ka mohuar të ketë objekte afariste dhe nëntë vetura. Kjo pasi që siç tha ai, Agjencia Kundër Korrupsion (AKK) ia ngatërroi të dhënat e pasurisë së përbashkët familjare me atë të ish-deputetit Xhavit Ukaj. Sqarimi i plotë i Halitit: SQARIM PËR OPINIONIN PUBLIK Dje disa media kanë raportuar pasaktësisht për pasurinë e përbashkët familjare të raportuar në Agjencinë kundër Korrupsion.E vërteta është se nuk kam as objekte afariste e as nëntë vetura.Të dhënat e pasurisë së përbashkët familjare, i kanë ngatërruar me të dhënat e ish-deputetit ...
Komentet te XHAVIT HALITI: NUK I KAM NËNTË VETURA Janë të Mbyllura
Një person i moshës rreth 50 vjeçare është goditur nga energjia elektrike në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Viktima mashkull, 49 vjeç, është dërguar në QKUK, për trajtimin e nevojshëm mjekësor. E kjo ka ndodhur për shkak se një person ka filluar gërmimet duke i zbuluar kabllot e Tensionit të Mesëm 10 kV (kilovolt) pa u konsultuar me KEDS dhe pa leje paraprake nga kompania që të punojë aty ku janë të vendosura asetet elektroenergjite. Rreth kësaj ngjarje ka reaguar KEDS-i i cili ka thënë se veprime te tilla janë të papranueshme, pasi pos që janë të rrezikshme, ato dëmtojnë edhe asetet elektroenergjetike, rrjedhimisht rrezikojnë furnizimin e qytetarëve me energji elektrike. ...
Komentet te KEDS REAGON NDAJ RASTIT NË ULPIANË KU NJË PERSON U GODIT NGA ENERGJIA ELEKTRIKE Janë të Mbyllura
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuqiç zhvilluan ditën e sotme një takim online në kuadër të Shengenit Ballkanik ku u diskutuan hapat e mëtejshëm në bashkëpunimin rajonal, si një proces jetësor për progresin e Ballkanit Perëndimor dhe rrugën evropiane. Raportohet se të tre udhëheqësit diskutuan për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, me synimin për të hequr pengesat në lëvizjen e njerëzve, kapitalit, mallrave dhe shërbimeve midis tre vendeve e në rajon dhe kjo të fillohet të zbatohen sa më shpejt të jetë e mundur në të gjithë rajonin. Ata ranë dakord që vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nevojë ...
Komentet te RAMA, VUÇIÇ DHE ZAEV TAKOHEN MË 29 KORRIK NË SHKUP Janë të Mbyllura
Kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në kompletimin e çifteve në kuadër të fazës çerekfinale të Euro 2020. Deri tani, Kampionati Evropian Euro 2020 ka sjellë befasi të shumta, dhe njëra nga to është edhe eliminimi i Francës nga Zvicra, përcjell KosovaPress. Zvicra e eliminoi Francën me ndihmën e penalltive, ku në kohën e rregullt rezultati ishte i barabartë 3:3, ndërsa u nevojitën edhe pjesët shtesë, të cilat nuk e përcaktuan fituesin, kështu duke e dërguar ndeshjen drejt fazës finale të penalltive, në të cilat Francën nuk e përcjell fati. Në ndeshjet e tjera të raundit të eliminatoreve, Spanja e mposhti Kroacinë me rezultat 5:3, Belgjika e eliminoi kampionin në ...
Komentet te ÇIFTET ÇEREKFINALISTE TË EURO 2020 Janë të Mbyllura