E kaltra për drejtësi dhe besnikëri, e kuqja për guxim dhe sakrificë janë ngjyrat simbol të karabinierisë, që shërben në Njësinë e Specializuar Shumëkombëshe (MSU) të KFOR-it në Kosovë. Nën këto dy ngjyra emblematike, me nderime ushtarake komandanti i kësaj njësie Stefano Fedele dhe komandanti i KFOR-it gjeneralmajori Franco Federici mirëpritën kryeministrin Albin Kurti, ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj dhe atë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Në prani edhe të udhëheqësve të njësive të këtij regjimenti u prezantuan funksioni dhe aktivitetet e MSU-së që vepron në Kosovë nga 1999. Gjatë drekës së punës u diskutua situata e sigurisë në vend dhe bashkërendimi i veprimeve ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe ...
Komentet te KURTI TAKOHET ME KREUN E KFOR-IT GJENERALMAJOR FRANCO FEDERICI Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Drekë e lëngshme, e shijshme, e pasur dhe kalorike Përbërësit: – 400 g fileta mish pule; – 1 qepë; – pak mustardë; – pak salcë soje; – pak kripë; – pak erëza kërri; – pak piper; – 2 lugë supe vaj; – 2 vezë; – pak erëza spec jodjegës; – pak erëza të thata. Përbërësit për shtesë: – 1 vezë; – 1 gotë ajkë të thartë; – pak kripë; – 200 ml ajkë për zierje. Përgatitja: Mishin e pulës priteni në kube, marinoni me erëza dhe shtoni të gjithë përbërësit dhe përzieni. Qitni të gjitha në një tepsi për pjekje, pastaj hidhni sipër shtesën. Piqeni në furrë në 200 gradë ...
Komentet te GJITHÇKA ËSHTË NË SHIJEN PERFEKTE: MISH PULE NGA FURRA! Janë të Mbyllura
Brenda dy ditëve në vendin tonë kanë arritur dy kontingjente të vaksinave Pfizer, të blera nga Qeveria e Kosovës. Derisa dje erdhi kontingjenti i parë prej 81.900 vaksina, sot gjatë ditës nuk ka vonuar edhe kontingjenti i dytë. Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka bërë të ditur se janë 106.470 doza të reja. “Ditët e javët në vazhdim priten akoma. Vaksina mbetet zgjidhja më e mirë në përballjen e sukseshme me pandeminë”, shkruan Vitia në Facebook. Ndryshe, ministri Vitia dje ka paralajmëruar se këtë verë do ta mbajmë mend si vera e vaksinimit masiv në Kosovë. /KP ...
Komentet te ARRIN KONTINGJENTI I DYTË I VAKSINAVE PFIZER NË KOSOVË Janë të Mbyllura
Pajisja “Dental Slim Diet Control” përdor magnete që janë “çimentuar” për dhëmbët e pasmë dhe parandalojnë hapjen e gojës më shumë se 2 milimetra. Ekspertët nga Universiteti Otago në Zelandën e Re thonë se ilaçi është efektiv pasi kufizon personin dhe mundëson të folurit, dhe nuk parandalon frymëmarrjen. Krijuesit e saj deklarojnë se pjesëmarrësit në studim kishin veshur pajisjen për dy javë dhe humbën mesatarisht 6.36 kilogramë. Pajisja mund të zhbllokohen në rast urgjence. Sidoqoftë, pajisja ka shkaktuar zemërim të madh në mesin e njerëzve në internet, si dhe organizatën për luftën kundër mbipeshës, të cilat pretendojnë se një pajisje e tillë thjeshton këtë problem serioz. Sidoqoftë, profesori i Zelandës ...
Komentet te BLLOKIMI I NOFULLËS – METODA MË E ÇUDITSHME PËR HUMBJEN E PESHËS – FOTO Janë të Mbyllura
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj edhe një herë ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për mashtrim. Haradinaj ka thënë se Kurti me vite të tëra ka proklamuar sloganin “Jo Negociata Vetëvendosje”, ndërsa tani u fut në proces të dialogut pa e kthyer taksën dhe reciprocitetin. Madje Haradinaj ka thënë se Kurti nuk po e di se ku e ka kokën duke u endur nëpër zyra të ish-pasuesve të Mogherinit. Haradinaj: Kurti dhe qeveria e tij janë mashtruese (Video) “Kur qëndruam ne me taksën e kur qëndruam me të gjitha temat që fitoi Kosova. E ne i morëm goditjet e duhura, çka bën të tjetër. Mashtruan qytetarin. Z.Kurti dhe ...
Komentet te AAK PREZANTON 13 KANDIDATË PËR KRYETARË KOMUNASH, HARADINAJ E QUAN KURTIN MASHTRUES (VIDEO) Janë të Mbyllura
Mizat janë të neveritshme për shumë arsye pasi që transmetojnë sëmundje. Çfarë mund të ndodhë kur të uleni në ushqim? Është shumë e mundshme që ju vetëm ta largoni mizën dhe vazhdoni të hani, por a duhet të shqetësoheni? Shkencëtari dhe drejtori i laboratorit mjedisor nga Universiteti Fordham në New York, Thomas J. Daniels thotë se ka të paktën njëqind lloje të ndryshme të baktereve dhe viruseve që një mizë mund të transmetojë. Sipas The Healthy, kur një mizë mbledh baktere, ajo mund t’i bartë të gjitha përreth. Një nga vendet është ushqimi juaj, edhe nëse ishte në të për vetëm disa sekonda. “Ekziston rreziku i infektimit dhe sëmundjes, pavarësisht ...
Komentet te ÇFARË NDODH ME USHQIMIN KUR BIE MIZA? Janë të Mbyllura
Këngëtarja e njohur ka publikuar hitin e saj të fundit Rakia që ka ngjallur interesimin e fansave të shumtë. Enca Haxhiaj ka nxehur të gjithë me video-klipin e ri provokues teksa ka edhe disa fjalë interesante, të cilat nuk dihet se kujt ia drejton. “Xhelozia është një sëmundje, shërohuni shpejt”, shkruan 26-vjeçarja nga Tirana në Instagram. Ajo nuk e ka lënë me kaq dhe ka vazhduar me fjalët provokuese: Mos u boj pis se ta nxo shokun e ngusht!/KP ...
Komentet te ENCA: MOS U BO PIS SE TA NXO SHOKUN E NGUSHT! Janë të Mbyllura
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka lansuar programin e granteve të përputhshme, i cili synon të përmirësojë aftësinë konkurruese të bizneseve kosovare duke kontribuuar në rritje ekonomike dhe krijimin e vendeve të reja të punës pas pasojave të COVID-19. Ministrja Rozeta Hajdari tha se qëllimi i projektit është mbështetja me grante të përputhshme (bashkëfinancuese) për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme eksportuese ose me potencial eksporti nga sektori i prodhimtarisë dhe shërbimeve. Ajo po ashtu theksoi se projekti i financuar nga Banka Botërore që parasheh 14.3 milionë synon t’i mbështesë bizneset me synim të konkurrueshmërisë për eksport, ndërsa përmes këtij programi bizneset mund të përfitojnë nga 5 ...
Komentet te MBI 14 MILIONË EURO BIZNESEVE PËR AFTËSI KONKURRUESE Janë të Mbyllura
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në Kosovë tashmë është paraqitur edhe varianti Delta i virusit COVID-19. Përmes një komunikate për media MSh, njofton se të dy rastet kanë shfaqur simptoma, mirëpo tashmë janë shëruar dhe gjenden në shtëpi. Izolimi i tyre ka përfunduar. Ekipet e IKSHPK-së tashmë kanë gjurmuar të gjitha burimet dhe kontaktet e mundshme për të parandaluar përhapjen e mëtutjeshme të rasteve. Ky është njoftimi i plotë përkitazi me këtë çështje: Sot kemi pranuar të dhënat nga 22 mostrat pozitive të dërguara në Institutin e Virologjisë të Klinikës Unversitare Charite në Berlin, prej të cilave janë identifikuar 2 (dy) mostra me variantin Delta (B.1.617.2) të SARS-CoV-2. Të ...
Komentet te DY RASTE TË KONFIRMUARA ME VARIANTIN DELTA NË KOSOVË Janë të Mbyllura
Me fillim nga ora 18:00, në stadiumin “Wembley” të Londrës do të zbarkojnë Kombëtarja e Anglisë dhe ajo e Gjermanisë, me synimin e vetëm për të siguruar biletën drejt çerekfinales së Euro 2020. “Tre Luanët” në fazën e grupeve përfunduan në pozitën e parë në tabelën e Grupit D, kurse Gjermania që gjendej në “Grupin e Vdekjes” me Francën, Portugalinë e Hungarinë, u pozicionua e dyta në Grupin F. Deri tani, në këtë Kampionat Evropian, Anglia ka formë më të mirë se Gjermania, ku ka regjistruar dy fitore dhe një barazim, krahas një fitoreje, një barazimi dhe një humbjeje të gjermanëve, përcjell KosovaPress. Trajneri i Gjermanisë Joachim Low nuk do ...
Komentet te DERBI MES ANGLISË DHE GJERMANISË, FORMACIONET ZYRTARE Janë të Mbyllura