Qeveria Kurti sot bën 100 ditë prej se është votuar në Kuvendin e Kosovës. Pas konstituimit të Kuvendit dhe mes diskutimeve të shumta, kabineti qeveritar i kryeministrit Kurti mori besimin e të zgjedhurve të popullit, më 22 mars të këtij viti. Prej kur mori detyrën, një ditë më pas, ekzekutivi në krye me kryeministrin Kurti mbajti gjithsej 17 mbledhje qeveritare, e tek në mbledhjen e 11, miratoi programin qeverisës dhe agjendën legjislative, derisa ende nuk e ka miratuar planin e punës. Vëmendje dhe prioritet të veçantë në këta tre muaj iu kushtua dialogut Kosovë-Serbi dhe diplomacisë kosovare. Kryeministri Kurti u takua për herë të parë me presidentin serb Vuçiq më ...
Komentet te 100 DITËT E QEVERISË KURTI Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet për të vijuar seancën plenare të nisur më 24 qershor. Kanë mbetur edhe shtatë pika, ku do të fillohet me votimin për shkarkimin e pesë anëtarëve të Këshillit të Pavrur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës. Seancën e kaluar, Kuvendi shqyrtoi rekomandimin e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e këtyre anëtarëve, të paraqitur nga Doarca Kica Xhelili, kryetare. Deputetët nga pozita prezantuan qëndrimet e tyre për shkarkimin e pesë anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, kurse deputetët e opozitës janë shprehur kundër një praktike të tillë. Por, pas debatit, nuk ...
Komentet te MAZHORANCA DO TË TENTOJË SHKARKIMIN E 5 ANËTARËVE TË KPMSHCK-SË Janë të Mbyllura
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëron se mot me temperatura të larta do të vijojë të mbajë edhe këtë javë. Sot pritet të jetë më nxehtë me temperatura maksimale 35-37 gradë celsius, ndërsa dita e enjte pritet të jetë më e freskët dhe me rënie të maksimaleve për 3 deri 6 gradë celsius, për shkak të vranësirave të cilat do ta mbulojnë pjesën më të madhe të territorit. Nuk përjashtohen mundësit që këto vranësira të sjellin riga shiu nëpër disa vende. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë celsius. Indeksi UV mbetet i lartë dhe këshillat e IKSHP që nga ora 9-17 mbesin në fuqi. Do të fryjë erë nga ...
Komentet te PARASHIKIMI I MOTIT Janë të Mbyllura
Me siguri keni dëgjuar që ecja zbathur është e shëndetshme, por rrallë keni takuar dikë që ecën nëpër qytet ashtu. Sidoqoftë, duket se individët kanë vendosur ta ndryshojnë atë, kështu që në qytetet e mëdha të botës, individët që ecin me këmbë plotësisht të lira mund të shihen gjithnjë e më shpesh. Ecja pa këpucë është e mirë për trupin dhe mendjen tuaj, shkruan Bright Side. Ecja zbathur është efektive për problemet me këmbët e sheshta. Ju do të përfitoni më shumë nëse vendosni të ecni zbathur në plazh, veçanërisht në guralecë, bar ose ndonjë sipërfaqe tjetër të pabarabartë. Sipërfaqet e sheshta mendohet se kontribuojnë më së shumti në dobësimin ...
Komentet te SI NDIKON ECJA ZBATHUR NË SHËNDETIN TONË? Janë të Mbyllura
Ballafaqimi i Ukrainës me Suedinë ishte i fundit sa i përket fazës 1/16 të Kampionatit Evropian Euro 2020 pas së cilës u kompletuan çiftet të cilat do të luajnë në çerekfinale të këtij kompeticioni. Duke filluar nga dita e premte, do të kemi sfida shumë interesante dhe spektakolare nga të cilat ekipet e mbetur do të kërkojnë kalimin në gjysmëfinale. Këto janë të gjitha çiftet çerekfinaliste të Euro 2020: Belgjike – Itali Zvicër – Spanjë Angli – Ukrainë Republika e Çekisë – Danimarka/KP ...
Komentet te KOMPLETOHET FAZA ÇEREKFINALE E EURO 2020, KËTO JANË ÇIFTET Janë të Mbyllura
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se në takimin e ardhshëm më 29 korrik pritet të ketë një emërtim të ri për nismën mini-Shengen. Ai këto komente i bëri sonte për televizionin Euronews, ku ka folur për takimin e ardhshëm me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe atë të Maqedonisë Veriore Zoran Zaev. “Në samitin e ardhshëm, ne do t’i japim një emër të ri kësaj nisme, ajo nuk do të jetë mini-Shengen. Ne do të përpiqemi të prekim disa tema të reja më 29 korrik, luftën kundër katastrofave dhe tërmeteve,”tha Vuçiq, transmetojnë mediat serbe. Ndryshe, Rama, Vuçiq, Zaev sot kanë dalë me deklaratë trepalëshe për “Ballkanin Perëndimor Evropian” ...
Komentet te VUÇIQ: NISMA PËR MINI-SHENGENIN DO TË MARRË EMËR TË RI Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në një takim Bordin e përkohshëm të drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Hidroekonomike “Ibër-Lepenc”, me të cilin ka biseduar mbi sfidat me të cilat përballet kjo ndërmarrje. Në takim ishin të pranishëm edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, zëvendësministri i Ekonomisë, Mentor Arifaj dhe udhëheqësi i Njësisë për monitorimin e ndërmarrjeve publike, Besim Imeri. Kurti theksoi rolin e rëndësishëm që ka bordi, si mekanizëm përmes së cilit Qeveria si aksionare sigurohet për mbarëvajtjen dhe zhvillimin e ndërmarrjeve, të cilat në kushte normale do të duhej të siguronin dividentë për buxhetin e shtetit, por në fakt shpesh janë të varura nga subvencionet e janë barrë ...
Komentet te KURTI TAKON BORDIN E PËRKOHSHËM TË “IBËR-LEPENCIT” Janë të Mbyllura
Presidenti Aleksandar Vuçiq deklaroi sonte se Serbia është e gatshme për një kompromis me Kosovën, është e gatshme të diskutojë për një kompromis, dhe është populli ai që do të vendosë në fund. “Pa një zgjidhje kompromisi, kjo do të thotë që dikush mund të mbështesë konfliktin midis serbëve dhe shqiptarëve dhe kjo mund të çojë në katastrofë dhe konflikte që askujt nuk i duhen,” tha Vuçiq si i ftuar në televizionin “Euronews”. I pyetur se çfarë është një kompromis, ai tha se edhe sikur ta dinte, nuk do të thoshte, pasi një zgjidhje kompromisi duhet të arrihet në një mënyrë që të dy palët të lëshojnë pe. “Ne kemi ...
Komentet te VUÇIQ: SERBIA E GATSHME PËR KOMPROMIS – KOSOVA S’DO TË MARRË ULËSE NË OKB Janë të Mbyllura
Këngëtarja e njohur Elvana Gjata është pritur sot në takim nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani. Elvana Gjata me këtë rast i ka dorëzuar presidentes Osmani albumin e saj të fundit “Çelu”. “E lumtur për pritjen dhe bisedën e ëmbël për muzikën e artin, të ardhmen dhe shpresën për ditë më të bukura për të gjithë shqiptarët. #womenempowerement #çelu”, shkruan këngëtarja në Facebook./KP ...
Komentet te ELVANA GJATA TAKOHET ME OSMANIN, I DHURON ALBUMIN “ÇELU” Janë të Mbyllura
Modelja e njohur shqiptare, Arta Nitaj, vazhdon të jetë aktive dhe shumë e ndjekur në rrjetet sociale. Ajo shpesh publikon fotografi dhe video të ndryshme në rrjetet sociale, përmes së cilave rrëmben vëmendjen me dukjen atraktive. Së fundmi, Nitaj ka publikuar një fotografi mjaft tërheqëse në Instagram, ku u shfaq duke pozuar me një fustan glamuroz plot shkëlqim. Me dekoltenë e hapur dhe këmbën e nxjerrë jashtë, bukuroshja nga Peja ka marrë vëmendjen e fansave të saj. Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar, shumica prej të cilëve e kanë komplimentuar për linjat trupore. Arta përndryshe vazhdon të jetë në top formë, në sajë të ushtrimeve të ...
Komentet te ARTA NITAJ SHKËLQEN ME DUKJEN GLAMUROZE, NDËRSA PROVOKON ME DEKOLTENË E HAPUR Janë të Mbyllura