Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

GJYKATA CAKTON MASËN E PARABURGIMIT PËR MALAZEZIN QË U ARRESTUA

Lajme
Të hënën në Gazimestan u arrestuar malazezi pasi që gjatë manifestimit të përvjetorit të njohur si “Vindov Dan”, ka brohoritur, “Vrite shqiptarin”, “Kosovën do ta lajm me gjak”, “Kosova është Serbi”. Për R.J Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur masën e paraburgimit. “Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit R.J., shtetas i Republikës së Malit të Zi, për shkak të dyshimit të bazuar për veprën penale ‘Nxitje e përçarjes dhe e mos durimit’ e sanksionuar nga neni 141 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Gjyqtarja e procedurës ...
Komentet te GJYKATA CAKTON MASËN E PARABURGIMIT PËR MALAZEZIN QË U ARRESTUA Janë të Mbyllura

ARRESTOHET KRYESHEFI I KOMISIONIT TË PAVARUR PËR MEDIA

Lajme
Kryeshefi i Komisionit të Pavarur për Media, Luan Latifi, është arrestuar sot nga Policia e Kosovës nën dyshimin për ryshfet. Në njoftimin për media thuhet se arrestimi ka ardhur pas pranimit të informatës për keqpërdorime dhe marrje të ryshfetit nga zyrtarë të KPM-së dhe ndërmarrjes së veprimeve hetimore të nevojshme në konsultim me prokurorin e shtetit. Luan Latifi është intervistuar në cilësinë e personit të dyshuar në prezencën e avokatit mbrojtës dhe pas argumentimit të ndërlidhjes, është vlerësuar dyshimi i bazuar se, si person me përgjegjësi ekzekutive në KPM, ka qenë në dijeni të qartë për kushtëzimet. Latifi, i cili ishte emëruar në këtë post në gusht 2019, dyshohet se ...
Komentet te ARRESTOHET KRYESHEFI I KOMISIONIT TË PAVARUR PËR MEDIA Janë të Mbyllura

KURTI PËR DIALOGUN: PYETNI ATA QË BËNË KONCESIONE DERI MË TANI NË EMËR TË NJOHJES

Lajme
Kryeministri Albin Kurti deklaroi sot qëndrimet sa i përket Liqenit të Ujmanit janë të njëjta, pavarësisht raportit të Departamentit Amerikan për Energji lidhur me menaxhimin e tij, ndërsa sa i përket njohjes nga Serbia ai ka thënë se për këtë duhet pyetur ata që kanë bërë koncesione në emër të kësaj. Kurti pas mbledhjes së Qeverisë ka thënë se në marrëveshjen e Uashingtonit e vetmja pikë e vlefshme e saj është njohja nga Izraeli, derisa përsëriti qëndrimin kundër themelimit të asociacionit serb. Në një konferencë për medie, Kurti tha se nuk mund të flitet sikur nuk kanë ndodhur zgjedhjet e 14 shkurtit, pasi në Kosovë ka ndodhur ndryshimi. Kurti: Qëndrimet ...
Komentet te KURTI PËR DIALOGUN: PYETNI ATA QË BËNË KONCESIONE DERI MË TANI NË EMËR TË NJOHJES Janë të Mbyllura

MURATI PREMTON PAKO TË RE TË RIMËKËMBJES

Ekonomi
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka premtuar pako të rimëkëmbjes prej 1.1 miliardë euro. Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, ku po prezantohet puna e 100 ditëshit, Murati tha se kjo pako do të ketë ndikim në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit dhe sigurimin e vendeve të reja të punës. Murati: Gjithsej kontributi i kësaj pako do të jetë 1.1 miliardë euro“Pako e rimëkëmbjes do të ketë ndikim në zhvillimin e vendit, zhvillim të qëndrueshëm dhe sigurim të vendeve të reja të punës. Pako gjithsej kap vlerën e 420 milionë euro, si dhe mobilizon dhe 700 milionë euro të tjera që është kapital nga grantet dhe sektori ...
Komentet te MURATI PREMTON PAKO TË RE TË RIMËKËMBJES Janë të Mbyllura

DORËZOHET ANKESË TE AVOKATI I POPULLIT (VIDEO)

Lajme
Organizata Germin ka mbledhur ankesat e qytetarëve të diasporës të cilët pretendojnë se iu janë shkelur të drejtat e tyre në procesin e votimit të zgjedhjeve të 14 shkurtit. Të njëjtat i hartuar në një raport të cilën e ka dorëzuar në formë ankese të institucioni i Avokatit të Popullit (IAP). Nga ky i fundit presin sqarime rreth vendimeve që kishte marrë KQZ e PZAP në këtë proces duke mos përjashtuar mundësinë që t’i drejtohen pastaj edhe Gjykatës Kushtetuese. Lirim Krasniqi nga organizata Germin, pas dorëzimit të ankesës tha se në vendimet e KQZ-së dhe PZAP-së lidhur me procesin zgjedhor të 14 shkurtit ka pasur shkelje të cilat cenojnë të ...
Komentet te DORËZOHET ANKESË TE AVOKATI I POPULLIT (VIDEO) Janë të Mbyllura

ODA AMERIKANE: GJYKATA KOMERCIALE DO TË NDIKOJË PASHMANGSHËM NË NGRITJEN E SIGURISË JURIDIKE NË TË BËRIT BIZNES

Ekonomi
Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës (OEAK) ka vlerësuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për aprovimin e Projektligjit për Themelimin e Gjykatës Komerciale. “Fuqizimi i sundimit të ligjit në përgjithësi dhe i drejtësisë komerciale në veçanti, e në këtë aspekt edhe rritja e efikasitetit në zbatueshmërinë e kontratave janë parakusht i rëndësishëm për nxitjen e investimeve të brendshme dhe tërheqjen e investimeve të jashtme. Prandaj, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, e vlerëson pozitivisht aprovimin nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, të Projektligjit për Themelimin e Gjykatës Komerciale”, thuhet në komunikatën e OEAK. Oda Amerikane vlerëson se një vendim i tillë i Qeverisë së Kosovës, do të ndikojë pashmangshëm në ...
Komentet te ODA AMERIKANE: GJYKATA KOMERCIALE DO TË NDIKOJË PASHMANGSHËM NË NGRITJEN E SIGURISË JURIDIKE NË TË BËRIT BIZNES Janë të Mbyllura

SHKARKOHEN ANËTARËT E KPMSHCK-SË

Lajme
Me 62 vota për, 3 vota kundër dhe 11 abstenimi Kuvendi i Kosovës ka shkarkuar pesë anëtarët e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës. Rekomandimi për shkakrimin e anëtarëve të KPMSHCK është bërë nga Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal. Anëtarët e shkarkuar janë Arben Mehmeti, Eshref Shabani, Malsore Gashi, Ardita Haxhnikaj-Demi dhe Jeton Koca./KP ...
Komentet te SHKARKOHEN ANËTARËT E KPMSHCK-SË Janë të Mbyllura

VDES NJË PERSON NË SPITAL, NISIN HETIMET

Lajme
Një person ka vdekur në repartin e psikiatrisë në Spitalin e Rajonal të Gjakovës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se vdekja e të ndjerit po vazhdon të hetohet. “Është raportuar se viktima mashkull kosovar kishte ndërruar jetë në repartin e psikiatrisë në Spitalin Rajonal Gjakovë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /KP ...
Komentet te VDES NJË PERSON NË SPITAL, NISIN HETIMET Janë të Mbyllura

I MITURI RRAH NËNËN DHE MOTRËN E TIJ 11-VJEÇARE

Lajme
Një i mitur në Fushë Kosovë ka rrahur nënën dhe motrën e tij 11-vjeçare. Policia ka arrestuar të miturin duke e dërguar në mbajtje për 24 orë. “Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimave nënës dhe motrës së të tij e moshës 11 vjeçe të dyja kosovare. Lidhur me rastin në prani të QPS-së janë intervistuar palët, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 24 orë, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /KP ...
Komentet te I MITURI RRAH NËNËN DHE MOTRËN E TIJ 11-VJEÇARE Janë të Mbyllura

ARRESTOHET NJË PERSON PËR MARRJE RYSHFETI

Lajme
Është arrestuar një person pasi që mori ryshfet në vlerë prej 8 mijë euro. Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se Departamenti i Krimeve të Rënda, konkretisht Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, në koordinim me Policinë e Kosovës, më 29.06.2021, ka ndaluar personin me inicialet A.B., Drejtor i Administratës dhe Financave në Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM), me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”, nga neni 421 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Sipas dyshimeve fillestare, personi i lartcekur dyshohet se ka marrë ryshfet në vlerë prej 8.000 € (tetë mijë euro), me premtimin se do të ndikoj në mosndëshkimin e një ...
Komentet te ARRESTOHET NJË PERSON PËR MARRJE RYSHFETI Janë të Mbyllura