Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

MOTI I NXEHTË, TEMPERATURAT DERI NË 37 GRADË CELSIUS

Lajme
Moti i nxehtë do të mbajë edhe sot në Kosovë. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se temperaturat maksimale do të jenë 35-37 gradë Celsius. “Mot me temperatura të larta do të vijoj të mbajë edhe gjatë dy ditëve të ardhshme. Të mërkurën më nxehtë dhe me temperatura maksimale 35-37 gradë Celsius, ndërsa dita e enjte pritet të jetë më e freskët dhe me rënie të maksimaleve për 3 deri 6 gradë Celsius, për shkak të vranësirave të cilat do ta mbulojnë pjesën më të madhe të territorit. Nuk përjashtohen mundësit që këto vranësira të sjellin riga shiu nëpër disa vende. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë ...
Komentet te MOTI I NXEHTË, TEMPERATURAT DERI NË 37 GRADË CELSIUS Janë të Mbyllura

KRASNIQI: PDK DO TË RRITET E REFORMOHET PËR TË RIFITUAR BESIMIN E QYTETARËVE PËR TA ZHVILLUAR VENDIN

Lajme
Kandidati për kryetar të ri të PDK-së, Memli Krasniqi, në emisionin Pressing të T7, ka folir për vizionin e tij të ri për ta rikthyer PDK-në me besimin më të madh qytetar në vend. Krasniqi tha se për ta arritur këtë PDK duhet bëjë shumë punë dhe të hapet plotësisht për të rinjtë dhe gratë që e duan zhvillimin e Kosovës. Ai shtoi se transformimi më i madh dhe zhvillimi më i madh i Kosovës ka ndodhur në shtatë vitet kur PDK ka udhëhequr me Qeverinë e Kosovës nga viti 2008 seri 2014. Ai tha se gjatë qeverisjes së PDK’së, buxheti i shtetit është trefishuar nga 650 milionë euro sa ...
Komentet te KRASNIQI: PDK DO TË RRITET E REFORMOHET PËR TË RIFITUAR BESIMIN E QYTETARËVE PËR TA ZHVILLUAR VENDIN Janë të Mbyllura

URAN ISMAILI ZYRTARIZON KANDIDATURËN: TA BASHKOJMË PRISHTINËN PËR NJË QYTET PËR JETË

Lajme
Uran Ismaili edhe zyrtarisht ka shpallur sonte kandidaturën e tij për Kryetar të Prishtinës. Nga shkolla “Ismail Qemali” në Breg të Diellit, ku e ka kryer filloren dhe ku e ka kaluar fëmijërinë, Ismaili ka thënë se po i futet kësaj gare për t’ia kthyer Prishtinën qytetarëve. Sipas tij, Prishtina për një kohë të gjatë vuan nga një dhimbje konstante, pikërisht si pasojë e dështimit të partive politike me Prishtinën. “Nën flamujt dhe logot partiake u kërkua vota e u fitu pushteti, por për 20 vite Prishtina u trajtu si treg i madh pronash e si koeficient për ndërtime e mbindërtime. Qyteti u trajtu pa vizionin e duhur dhe pa ...
Komentet te URAN ISMAILI ZYRTARIZON KANDIDATURËN: TA BASHKOJMË PRISHTINËN PËR NJË QYTET PËR JETË Janë të Mbyllura

FILLON PUNËN BORDI I PËRKOHSHËM I DREJTORËVE TË KRU ” PRISHTINA”

Lajme
Gjatë ditës së sotme, në zyret e drejtorisë së KRU ” Prishtina ” sh.a. u mbajt takimi konstituiv në mes të Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve dhe zyrtarëve më të lartë të kompanisë. Sokol Xhafa, U.D i kryeshefit ekzekutiv dhe zyrtarët e tjerë i uruan mirëseardhje dhe suksese në punën e tyre. Siç thuhet në komunikatën e KRU “Prishtina”, në këtë takim, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve i kryesuar nga Nora Tafarshiku, u njoftuan më për së afërmi me çështje të ndryshme si, orientimet dhe objektivat zhvillimore të kompanisë, rezultatet e deritanishme të arritura përgjatë viteve të kaluara, gjendja ekzistuese e parametrave financiar dhe operativ, direktivat evropiane për ujin e ...
Komentet te FILLON PUNËN BORDI I PËRKOHSHËM I DREJTORËVE TË KRU ” PRISHTINA” Janë të Mbyllura

DUA LIPA RRËFEN JETËN MES KOSOVËS DHE LONDRËS

ShowBiz
Këngëtarja Dua Lipa ka folur për historinë e jetës së saj mes Kosovës dhe Londrës, por edhe për lidhjen e saj me Anwar Hadid. Ajo në një intervistë për revistën Vanity Fair ka treguar se pavarësisht se u zhvendosën në Londër, prindërit e saj i flisnin shqip dhe e rritën me shumë dashuri për kulturën e vendlindjes. “Gjithçka ishte shqiptare në shtëpi. Unë kisha aq shumë familjarë në Kosovë, por për shkak të situatës nuk isha në gjendje të kthehesha. Nuk i kisha takuar kurrë familjarët e mi”, tha Lipa, duke kujtuar se prindërit nuk i folën shumë për luftën në Kosovë pasi ishte e vogël dhe nuk donin ta ...
Komentet te DUA LIPA RRËFEN JETËN MES KOSOVËS DHE LONDRËS Janë të Mbyllura

KUVENDI VOTON QË TË THEMELOHET KOMISION HETIMOR PËR HETIMIN E LICENCAVE TË KPMM-SË

Lajme
Kuvendi i Kosovës do të themelojë komision hetimor parlamentar që të hetohen të gjitha licencat dhe lejet për hulumtim dhe lejet për shfrytëzim të dhëna nga Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale. Ky ka qenë rekomandimi kryesor i Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e Auditimit të performacës “Procesi i licencimit të shfrytëzuesve të mineraleve ndërtimore e industriale dhe mbrojtja e ambientit nga kjo veprimtari”, që ka marrë 61 vota të deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Partitë opozitare janë shprehur kundër këtyre rekomandimeve duke thënë se nuk janë përfillur procedurat për inicimin e komisionit hetimor. Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Arta Bajralija, ka paraqitur rekomandimet e komisionit, ...
Komentet te KUVENDI VOTON QË TË THEMELOHET KOMISION HETIMOR PËR HETIMIN E LICENCAVE TË KPMM-SË Janë të Mbyllura

HAGË: SIMATOVIQ DHE STANISHIQ DËNOHEN PËR KRIME LUFTE

Lajme
Mekanizmi për Gjykatat Penale në Hagë dënoi ish-udhëheqësit e sigurimit të shtetit serb Jovica Stanishiq dhe Franko Simatoviq me nga 12 vjet burg secilin. Ata u gjetën fajtorë për të pesë pikat e aktakuzës si ndihmës, por jo pjesëmarrës në ndërmarrjen e përbashkët kriminale. Stanishiq dhe Simatoviq do të qëndrojnë në kujdestari të Mekanizmit derisa të organizohet transferimi i tyre në vendin ku ata do ta mbështesin atë, tha gjyqtari Burton Hall. Sipas gjyqtarit kryesues Burton Hall, Stanishiq dhe Simatoviq janë fajtorë për mbështetjen dhe ndihmën në krimet e vrasjes, dëbimit dhe persekutimit në komunën e Bosanski Samac në Bosnjë dhe Hercegovinë. Gjithashtu, gjykata përcaktoi se Stanishiq dhe Simatoviq nuk ...
Komentet te HAGË: SIMATOVIQ DHE STANISHIQ DËNOHEN PËR KRIME LUFTE Janë të Mbyllura

VITIA THOTË SE DERI NË FUND TË VITIT DO TË VAKSINOHEN MBI 60% E POPULLATËS

Shëndetësi
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se me dozat e siguruar të vaksinave kundër Covid-19, do të arrijnë të imunizojnë mbi 60% të popullatës në Kosovë. Derisa ka raportuar për 100 ditë qeverisje, Vitia ka folur edhe për furnizimin me barna esenciale, për çka ka thënë se deri në fund të vitit niveli i furnizimit me këto barna do të jetë mbi 90%. Vitia ka thënë se prej marrjes së mandatit, prioritet kryesor e kanë pasur sigurimin e vaksinave kundër Covid-19. Vitia: Do të tejkalojmë objektivin për imunizimin e 60% të popullatës kundër Covid-19 (Video) “Qeverisjen e kemi filluar pa asnjë vaksinë në stoqet tona, më 28 mars kanë ...
Komentet te VITIA THOTË SE DERI NË FUND TË VITIT DO TË VAKSINOHEN MBI 60% E POPULLATËS Janë të Mbyllura

E SULMON GRUAN E TIJ DHE VAJZËN 1-VJEÇARE

Lajme
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë kërkesë në Gjykatën kompetente në Gjakovë, dega Malishevë, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit F.H., me dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor. Rasti ka ndodhur më 29 qershor 2021, në Ngucat të Malishevës, në shtëpinë e tyre të përbashkët, ku i pandehuri kthehet nga puna në gjendje të dehur me një bashkëfshatar, dhe menjëherë fillon t’i bërtasë bashkëshortes, L.H., për shkak se nuk po e përshëndetë atë. Ai i revoltuar fillon e sulmon të dëmtuarën duke e goditur me shuplaka e grushte në kokë, si dhe e nxjerr jashtë shtëpisë atë së bashku ...
Komentet te E SULMON GRUAN E TIJ DHE VAJZËN 1-VJEÇARE Janë të Mbyllura

MINISTRI FATON PECI: KURSYEM GJYSMË MILIONË EURO NË VERIFIKIMIN PËR PAGESAT

Lajme
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci deklaroi sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, se në verifikimin për pagesa në grante dhe subvencione kanë kursyer 500 mijë euro. Në 100-ditëshin e votimit të Qeverisë Kurti, ministri Faton Peci tha se kanë evidentuar të gjitha parregullsitë edhe përmes korrigjimit të raporteve komunale. Peci: Me këtë verifikim kemi kursyer gjysmë milionë euro “Me këtë verifikim kemi kursyer gjysmë milionë euro duke mos lejuar që pagesat të shkojnë në adresë të pamerituar. Kemi adresuar edhe dëmet në bujqësi, fillimisht duke evidentuar të gjitha parregullsitë përmes korrigjimit të raporteve komunale”, tha ministri Peci. Krahas kësaj, ai tha se gjatë 100 ditëve ...
Komentet te MINISTRI FATON PECI: KURSYEM GJYSMË MILIONË EURO NË VERIFIKIMIN PËR PAGESAT Janë të Mbyllura