Çështjen e shkarkimeve të bordeve, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e ka ngritur si shqetësim në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës të mbajtur këtë të enjte. Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri pas mbledhjes para gazetarëve tha se shkarkimi i bordeve pa një analizë është precedant i keq e i cili mund të kthehet në një kulturë që nuk i bënë mirë vendit. Tahiri: Shkarkimi i bordeve precedant i keq “Ngrita dhe njëherë një çështje që për vlerësimin tim është një çështje shumë problematike dhe serioze ajo e shkarkimit dhe intervenimit të shumicës parlamentare rreth qeverisë në institucionet e pavarura që i raportojnë Kuvendit. Shkarkimi ...
Komentet te TAHIRI PËR SHKARKIMIN E BORDEVE: ËSHTË NJË ÇËSHTJE SHUMË PROBLEMATIKE DHE SERIOZE Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) ka kërkuar që në seancën e re të Kuvendit që do të mbahet javën që vjen të bëhet debat parlamentar për marrëveshjet e arritura më 4 shtator të vitit të kaluar në Washington. Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit para gazetarëve tha se në seancë duhet të jetë edhe Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ish-kryeministri Avdullah Hoti i cili kishte nënshkruar marrëveshjet me ish-presidentin amerikan, Donald Trupm. Gashi: Kërkuam debat parlamentar për marrëveshjet në Washington VIDEO “Në seancë do të jetë edhe një debat parlamentar i kërkuar nga LDK lidhur me marrëveshjen e arritur më 4 shtator ...
Komentet te JAVËN TJETËR DEBAT PARLAMENTAR PËR MARRËVESHJET E WASHINGTON-IT Janë të Mbyllura
Në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës është vendosur që javën që vjen të mbahet seanca e re e Kuvendit në të cilën pritet që të shkarkohet bordi i Radio Televizionit të Kosovës (RTK). Pas mbledhjes së Kryesisë, shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri tha se Kuvendi është shndërruar në një institucion ku i shërben vetëm familjarëve dhe interesave të ngushta të udhëheqësve të pushtetit që udhëhiqet nga Albin Kurti. Ai theksoi se interesi i Kurtit është vetëm ri-sistemimi i njerëzve të tij por edhe jo edhe angazhimi për agjenda zhvillimore. Tahiri: Albin Kurtit i intereson vetëm sistemimi i familjarëve të tij VIDEO ...
Komentet te TAHIRI: KUVENDI ËSHTË SHNDËRRUAR NË NJË INSTITUCION KU I SHËRBEN INTERESAVE TË PUSHTETIT TË UDHËHEQUR NGA ALBIN KURTI (VIDEO) Janë të Mbyllura
PALMER THOTË SE LIDERËT E BALLKANIT PERËNDIMOR DUHET TË JENË MË KONKRETË NË REALIZIMIN E OBJEKTIVAVE
I Dërguari Special i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, gjatë fjalës së tij në “Forumin e Prespës” u shpreh se liderët e rajonit duhet të jenë më konkretë në realizimin e objektivave ekonomike dhe politike. Ai nënvizoi se mbështet nismat e BE për të përkrahur rajonin duke shprehur edhe zhgënjimin që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk mundën të nisnin negociatat me unionin. “Duhet të marrin masa, duhet të ushtrojnë presion për të realizuar dhe zgjidhur çështjet politike në nivel të brendshëm dhe jashtë vendit për të fuqizuar demokracitë e tyre”, u shpreh ndër të tjera Palmer, raport Euronews Albania. Në forumin e sotëm marrin pjesë edhe presidenti i ...
Komentet te PALMER THOTË SE LIDERËT E BALLKANIT PERËNDIMOR DUHET TË JENË MË KONKRETË NË REALIZIMIN E OBJEKTIVAVE Janë të Mbyllura
Nga sot hiqet Roamingu për qytetarët e Ballkanit Perëndimor, ku përfshihet edhe Kosova. për çka ambasadorët e BE-së në Kosovë dhe Mal të Zi, Tomash Sunjog dhe Oana Kristina Popa, shënuan sot fillimin e epokës pa tarifë Roaming në Ballkanin Perëndimor. Në një bisedë telefonike, të dy ambasadorët folën për rëndësinë e kësaj arritjeje për qytetarët e Ballkanit Perëndimor, si rezultat i kontributit të BE-së. Në këtë mënyrë ambasadorët lasuan një fushatë njëmujore të BE-së në Kosovë të quajtur “#EUconnects 4 #FutureIsDigital”. Fushata do të paraqesë përfitimet e paketës së investimeve prej 9 miliardë eurosh të BE-së për Ballkanin Perëndimor për rimëkëmbjen post-pandemike përmes Planit Ekonomik dhe të Investiv. Agjenda ...
Komentet te HIQET ROAMINGU Janë të Mbyllura
Inspektorati i Tregut i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), bashkë me Agjencinë e Metrologjisë, këtyre ditëve kanë kryer inspektime të mjeteve matëse (peshoreve), si dhe kanë bërë kontrollimin e dokumentacionit të këtyre operatorëve në qytetin e Gjilanit. Nga MINT kanë treguar se “Gjatë inspektimit, në tri peshore janë hasur parregullsi që nuk kanë qenë në përputhje me Rregulloren për Peshore Jo-Automatike (nuk kanë miratim të tipit)”. Këto peshore janë larguar nga përdorimi. “Këto peshore janë larguar nga përdorimi dhe është kërkuar nga subjektet ekonomike për një afat të caktuar të dhënat nga inspektorët e mbikëqyrjes metrologjike, që të njëjtat duhet të zëvendësohen me peshore në përputhje me Rregulloren ...
Komentet te SHQIPTOHEN GJOBA PËR BIZNESET NË GJILAN QË BËNË PARREGULLSI NË PESHORE Janë të Mbyllura
Janë konfiskuar 1200 litra Coca Cola të kontrabanduara në regjionin e Mitrovicës. Nga Dogana e Kosovës janë treguar se mallrat e kontrabanduara, pra Coca Cola janë kapur në një furgon nga njësitet anti-kontrabandës së Doganës së Kosovës. “Në regjionin e Mitrovicës, Njësitet Anti-kontrabandës të Doganës se Kosovës kane arritur të identifikojnë dhe ndalojnë një Automjet Transportues / Furgon I cili ishte duke transportuar mallra të kontrabanduar / Pije joalkoolike në sasi prej 1200 Litra. Të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës. /KP ...
Komentet te KONFISKOHEN 1200 LITRA COCA COLA TË KONTRABANDUARA Janë të Mbyllura
Katër persona janë arrestuar në Ferizaj pasi u kapën me substanca narkotike të llojit marihuanë me peshë rreth 23 gram. Të arrestuarve iu janë gjetur edhe 1 mijë e 500 euro para të gatshme, persë telefona mobil, një peshore, një boks i metalit dhe një elektroshok. Nga policia kanë treguar se një i dyshuar është dërguar në mbajte, ndërsa tre të tjerë janë liruar. “Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që tek të njëjti janë gjetur dhe konfiskuar disa paketime të mbushur me substanca narkotike të llojit marihuanë me peshë rreth 23 gram, rreth 1.500 euro para të gatshme, pesë telefona mobil, dy kartela të banës, një peshore, ...
Komentet te KATËR PERSONA KAPEN ME DROGË , IU GJETËN EDHE PARA E BOKS METALI Janë të Mbyllura
Një femër është dhunuar të martën në Lipjan. Ajo ishte futur me forcë në një veturë, ku persona të panjohur e dhunuan atë. Për këtë ka raportuar viktima në Policinë e Kosovës. “Viktima femër kosovare ka informuar se një persona i pa njohur me forcë e kishte marr në veturën e tij dhe më pas e kishte dhunuar. Njësit përkatëse policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./KP ...
Komentet te DHUNOHET NJË FEMËR NË LIPJAN Janë të Mbyllura
Në Kosovë sot do të vijë sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg. Gjatë vizitës së tij në Kosovë, Stoltenberg do të takohet me komandantin e KFOR-it, gjeneral major Franco Federici dhe drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, gjeneral Brigade Jörg RÜTER. Stoltenberg do të takohet edhe me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, Kryeministrin Albin Kurti dhe Ministrin për Komunitete dhe Kthim Goran Rakiq. “Të Enjten, 1 Korrik 2021, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, z. Jens Stoltenberg, do të udhëtojë për në Forcën e Kosovës (KFOR). Gjatë vizitës së tij, z. Stoltenberg do të takohet me Komandantin e KFOR (Gjeneral Major Franco Federici) dhe Drejtorin e Ekipit Këshillues ...
Komentet te SEKRETARI I NATO-S SOT NË KOSOVË, DO TË TAKOHET ME OSMANIN DHE KURTIN Janë të Mbyllura