Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

MOSNJOHJA E CERTIFIKATËS SË VAKSINIMIT, PROBLEM PËR KOSOVARËT (VIDEO)

Lajme Shëndetësi
Qytetarët e Kosovës që udhëtojnë nëpër shtete të ndryshme evropiane thonë se po hasin shpesh në probleme me njohjen e certifikatës së vaksinimit të lëshuar nga institucionet e Kosovës. Eljon Kollçaku thotë se gjatë udhëtimit të tij në Zvicër nuk iu njoh certifikata e vaksinimit e lëshuar nga institucionet e Kosovës. “Më ka rastisur në Zvicër që në momentin që kam dashur të futem në restorane apo lokale, më ka nxjerrë problem dhe nuk më kanë lejuar të futem brenda pasi që nuk pranohet QR kodi që kanë vaksinat e Kosovës”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Eljon Kollçaku. Përvojë të ngjashme të hidhur ka pasur edhe një qytetarë tjetër që kishte ...
Komentet te MOSNJOHJA E CERTIFIKATËS SË VAKSINIMIT, PROBLEM PËR KOSOVARËT (VIDEO) Janë të Mbyllura

SHPËRTHIM NË TIRANË, FLASIN NGA POLICIA

Shqipëri
Dy mjete janë dëmtuar si pasojë e shpërthimit të një lënde plasëse në Tiranë. Konkretisht ngjarja ka ndodhur në rrugën “Selim Brahja”, rreth orës 19:45, në rrugën dytësore që del për në rrethrrotullimin e Saukut, afër nënkalimit. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar dhe ende nuk dihet kush ishte shënjestër e tij. “Më datë 20.12.2021, në Sauk, në rrugën “Selim Brahja”, rreth orës 19:45, në rrugën dytësore që del për në rrethrrotullimin e Saukut, afër nënkalimit, dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lëndë plasëse dhe për pasojë janë dëmtuar dy xhamat e parë të dy mjeteve që ndodheshin të parkuara”, njofton policia. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ...
Komentet te SHPËRTHIM NË TIRANË, FLASIN NGA POLICIA Janë të Mbyllura

ATDHEU E KONFIRMON SE KA DIÇKA MES TIJ DHE EFIT TË “PËR’PUTHEN 3”

ShowBiz
Gjatë ditës së sotme u bë virale video ku janë kapur mat Atdhe Xheravina dhe Efe Dhedhes nën shqërinë e njëri tjetrit. Derisa dukej se dyshja kanë goxha afrimitet edhe ish – konkurenti i “Për’puthen”, Atdheu, e konfirmoi këtë gjë, shkruan “Kosovarja”.   Pas lajmeve të shkruara i menjëhershëm ka qenë reagimi i tij në rrjetet sociale. Ai ka postuar një status në IsntaStory ku si një konfirmim të kësaj që është përfolur. “Efffffa, sa i lumtur sot”, ka shkruar ai. Ndërsa, nga Efi nuk ka pasur asnjë reagim por pritet shpjegimi i saj në natën e sotme të “Për’puthen”.     ...
Komentet te ATDHEU E KONFIRMON SE KA DIÇKA MES TIJ DHE EFIT TË “PËR’PUTHEN 3” Janë të Mbyllura

PSE DUHET TË VENDOSNI NJË THELB HUDHRE GJATË NATËS NË BANJO?

Lajme
Për ta mbajtur banjon e pastër dhe të mos lejoni të myket, vendosni gjatë natës një thelb hudhre dhe shihni rezultatin në mëngjes, shkruan Gazeta Metro. Ajo duhet vendosur gjatë natës, kur tualeti nuk përdoret. Kur të zgjoheni në mëngjes, thjesht shkarkojeni banjën. Kjo gjë duhet praktikuar dy deri në tre herë në javë. Hudhra do ta mbajë tualetin pa myk./gazetametro.net ...
Komentet te PSE DUHET TË VENDOSNI NJË THELB HUDHRE GJATË NATËS NË BANJO? Janë të Mbyllura

SKANDALOZE: KOMENTUESIT I VËRSULEN FAMILJARIT TË PAGJETURVE VEÇ PSE KRITIKOI KURTIN

Lajme
Bajram Qerkini nga “Shoqata e Familjarëve të Personave të Pagjetur” e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës se ka përdorur çështjen e ndjeshme vetëm për vota. Por, as plaku që mishëron vuajtjen e luftës nuk u kursye nga militantët dhe polarizuesit partiakë. “Kurti u mor me të pagjeturit vetëm për vota,” është shprehur z. Bajram Qerkini, duke kërkuar më shumë punë në këtë çështje nga ana e Qeverisë Kurti. Dhe, komentet që mund të shohim nëpër rrjete sociale, të cilat nuk mund të injorohen më, na tregojnë për fyerje të rënda në dinjitetin dhe në dhimbjen e z. Qerkini, tashmë person në moshë që ka vuajtur qe 22 vite fatin e ...
Komentet te SKANDALOZE: KOMENTUESIT I VËRSULEN FAMILJARIT TË PAGJETURVE VEÇ PSE KRITIKOI KURTIN Janë të Mbyllura

RAPORTI DITORË I IKSHPK-SË

Shëndetësi
Në 24 orët e fundit janë dhënë 310 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.654.843 doza të vaksinës. Deri më sot 776.881 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.443 testime, 3 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 4 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.965 Në total numri i rasteve aktive është 311. Mbani maskat! Respektoni distancën! Mbani higjienën! __________________ ...
Komentet te RAPORTI DITORË I IKSHPK-SË Janë të Mbyllura

TIRANA DEKOROHET ME FLAMUJ TË SERBISË, KJO ËSHTË AGJENDA E TAKIMEVE PËR “OPEN BALKAN”(VIDEO)

Lajme
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është duke bërë përgatitjet për të pritur presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në vigjilje të takimit të tyre në kuadër të iniciativës për “Open Balkan”. Qyteti i Tiranës të hënën është parë i dekoruar me flamur të Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Sot dhe nesër në Tiranë zhvillohet takimi i radhës për “Ballkanin e Hapur”, me praninë e tre liderëve, Ramës, Vuçiqit dhe Zaevit. Sipas agjendës të cilën e kanë bërë të ditur mediat në Shqipëri, thuhet se sonte në orën 19:00 kryeministri Edi Rama do të shtrojë një darkë zyrtare për Vuçiqin dhe Zaevin. Ndërkaq për ...
Komentet te TIRANA DEKOROHET ME FLAMUJ TË SERBISË, KJO ËSHTË AGJENDA E TAKIMEVE PËR “OPEN BALKAN”(VIDEO) Janë të Mbyllura

REFUZOI TË KTHEHEJ NË KOSOVË, KOSOVARI KRYEN VETËVRASJE NË BODRUMIN E NJË GJYKATE NË FRANCË

Lajme
Një kosovar i moshës mbi 40 vjeç, i ka dhënë fund jetës së tij të mërkurën, duke u vetëvarur në bodrumin e gjykatës në Bordo të Francës. Siç raporton gazeta franceze “Le Monde”, viktima dy ditë më parë kishte refuzuar të hipte në një fluturim për tu kthyer në Kosovë. “Në moshën 40-vjeçar, duke preferuar ta mbyllin në një qeli të ndotur që kundërmon vdekje, sesa të kthehet në vendin e tij, nuk mund të imagjinohet” , tha një avokate e qytetit duke komentuar vdekjen e kosovarit. Sipas gazetës franceze, F.U u vetëvra në qeli me lidhësen e kapuçit të xhaketës së tij dhe pastaj policia e zjarrfikësit nuk mundën ...
Komentet te REFUZOI TË KTHEHEJ NË KOSOVË, KOSOVARI KRYEN VETËVRASJE NË BODRUMIN E NJË GJYKATE NË FRANCË Janë të Mbyllura

KRASNIQI: AFRIMI I SHQIPËRISË ME SERBINË E DËMTON SHUMË KOSOVËN

Lajme
Profesori Milazim Krasniqi, ka vlerësuar se afrimi i Shqipërisë me Serbinë e dëmton shumë Republikën  e Kosovës, në këtë rast procesi i “Ballkanit të Hapur”, direkt e dëmton rrugën e Kosovës në proces të zhvillimit dhe integrimit në strukturat euroatlantike.   “Qeveria e Kosovës duhet të tregojë se cilat janë interesat e Kosovës, e që në fakt ato janë integrimi në BE dhe NATO. Nuk ka nevojë të fyhet askush, por ka njëfarë kompleksi dhe frike që po ndodh në qeverinë e Kosovës, ajo duhet të mbrojë interesat e Kosovës”, tha Krasniqi për lajmet e orës 13:00 në Radio Televizion e Kosovës (RTK). Krasniqi ka folur edhe për influencën ruse ...
Komentet te KRASNIQI: AFRIMI I SHQIPËRISË ME SERBINË E DËMTON SHUMË KOSOVËN Janë të Mbyllura

POLICIA E KOSOVËS ME APEL NË PRAG TË FESTAVE: FESTO ME ZEMËR, JO ME ARMË

Lajme
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në prag të festave të fund vitit, sot ka shpërndarë fletëpalosje – këshilla për qytetarët, në mënyrë që ata ti marrin masat e nevojshme që festat e fund vitit të kalojnë pa incidente.   Nga policia kanë thënë se patrullat e policisë rajonale janë të fokusuara në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike në mbarë rajonin për sigurinë e secilit qytetarë. “Pjesë e kësaj fushate është edhe shtimi i prezencës policore në ambiente të hapura, në sheshe, në lokale të ndryshme,  ku mbahen organizime festive, si dhe në trafikun rrugor që festat e fund vitit të kalojnë pa incidente dhe aksidente në rrugë”, thuhet ...
Komentet te POLICIA E KOSOVËS ME APEL NË PRAG TË FESTAVE: FESTO ME ZEMËR, JO ME ARMË Janë të Mbyllura