Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

XHERDAN SHAQIRI ME ROL TË RI NESËR NË NDESHJEN KUNDËR SPANJËS

Sport
Xherdan Shaqiri ka deklaruar se është shumë i lumtur pasi u zgjodh si kapiten i Zvicrës në mungesë të Granit Xhakës i cili është i pezulluar për ndeshen kundër Spanjës për shkak të karonëve të verdhë. Lojtarii i Liverpoolit ka bërë paraqitje shumë të mira për ekipin kombëtar zviceran dhe ka shënuar dy gola dhe ka dhënë një asist në Kampionatin Evropian deri më tani për t’i ndihmuar ata të arrijnë çerekfinalen e tyre të parë që nga Kupa e Botës 1954. “Jam kaq krenar që mund ta drejtoj ekipin në një ndeshje kaq të rëndësishme, por do të përgatitem normalisht, siç bëj para çdo ndeshje.Unë nuk do të ndryshoj ...
Komentet te XHERDAN SHAQIRI ME ROL TË RI NESËR NË NDESHJEN KUNDËR SPANJËS Janë të Mbyllura

ÇFARË ËSHTË FRIKA NGA UJI DHE SI TRAJTOHET KY PROBLEM?

Lifestyle
Shumë njerëz kanë frikë nga uji, por kjo frikë tejkalohet kur mësojnë të notojnë. Por nëse keni hidrofobi, keni frikë të vazhdueshme dhe anormale dhe ndiheni të shqetësuar nëse thjesht mendoni për ujë, aq më pak kur i afroheni. Fobitë specifike përfshijnë ornitofobinë, araknofobinë ose itifalofobinë, të gjitha këto karakterizohen nga një frikë iracionale ndaj diçka që nuk është aq e rrezikshme. Një burrë që vuan nga këto fobi e di se frika e tij është e pajustifikuar, por ai përsëri ka shumë frikë nga ndonjë objekt, qenie apo fenomen. Shkaqet e fobive specifike nuk janë kuptuar mirë. Sidoqoftë, ka disa prova që fobitë mund të trashëgohen gjenetikisht. Nëse keni ...
Komentet te ÇFARË ËSHTË FRIKA NGA UJI DHE SI TRAJTOHET KY PROBLEM? Janë të Mbyllura

OBSH PARALAJMËRON PËR NJË VALË TË TRETË TË KORONAVIRUSIT NË EVROPË

Shëndetësi
Një rënie 10-javore e infeksioneve të reja të koronavirusit në Evropë ka marrë fund dhe një valë e re e infeksioneve është e pashmangshme nëse qytetarët dhe politikanët nuk qëndrojnë të disiplinuar, tha sot shefi i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge. Javën e kaluar, numri i rasteve të reja u rrit me 10 për qind në rajonin evropian, i nxitur nga udhëtimet e rritura, tubimet dhe lehtësimi i kufizimeve shoqërore. “Kjo po ndodh në kontekstin e një situate në zhvillim të shpejtë. Një variant i ri shqetësues, varianti delta, në një rajon ku, me gjithë përpjekjet e mëdha të vendeve anëtare, miliona mbeten të pa vaksinuar ”, tha Kluge. Ai ...
Komentet te OBSH PARALAJMËRON PËR NJË VALË TË TRETË TË KORONAVIRUSIT NË EVROPË Janë të Mbyllura

AHMETI – LAJÇAK: KOSOVA DHE SERBIA TË GJEJNË ZGJIDHJE QË SHËRBEN POZITIVISHT PËR RAJONIN

Lajme
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti dhe emisari special i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak thanë sot se Kosova dhe Serbia duhet të gjejnë zgjidhje që shërben pozitivisht për rajonin dhe t’u jep fund raporteve të ftohta mes Prishtinës dhe Beogradit. Një model si Marrëveshja e Ohrit dhe e Prespës gjithnjë mund të ishte frytdhënëse dhe palët e involvuara në dialog duhet ta marrin këtë shumë seriozisht, me qëllim që t’i japin një epilog përfundimtar procesit, thanë Ahmeti dhe Lajçak në takimin e mbajtur në margjinat e Forumit të Prespës për Dialog që po zhvillohet në Ohër. Ahmeti dhe Lajçak kanë diskutuar edhe mbi kontestin me Bullgarinë, ...
Komentet te AHMETI – LAJÇAK: KOSOVA DHE SERBIA TË GJEJNË ZGJIDHJE QË SHËRBEN POZITIVISHT PËR RAJONIN Janë të Mbyllura

E MITURA NGA PRIZRENI E RAPORTUAR SI E ZHDUKUR GJENDET

Lajme
Më datën 17 qershor 2021, prindi i një vajze të mitur kishte informuar policinë në Prizren se vajza e tij, e lindur në vitin 2005, ishte larguar nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer më. Policia në Prizren në bazë të deklaratës së prindit, kishte iniciuar rastin për zhdukje të personit dhe menjëherë ka filluar hetimet dhe hulumtimet për gjetjen e vajzës së mitur. Sipas komunikatës së lëshuar nga Policia, gjatë zhvillimit të hetimeve përmes rrugëve operative, Sektori i Hetimeve Rajonale, pas një pune intensive ne teren sot është arritur te gjendet e mitura , rreth orës 14:30 ne qytetin e Ferizajt. Të gjitha veprimet janë ndërmarrë në koordinim dhe konsultim ...
Komentet te E MITURA NGA PRIZRENI E RAPORTUAR SI E ZHDUKUR GJENDET Janë të Mbyllura

STOLTENBERG: FSK TË MOS VENDOSET NË VERI PA MARRËVESHJE ME KFOR-IN DHE NATO-N

Lajme
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi sot se autoritetet kosovare duhet të respektojnë marrëveshjen e vitit 2013 që Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) të mos shkojë në veri pa një marrëveshje paraprake me misionin paqeruajtës KFOR-in dhe Aleancën Veri-Atlantike. Ai këto komente i bëri sot gjatë një konference për media, pas takimeve që kishte me krerët e shtetit të Kosovës, prej nga përçoi mesazhin se NATO do të vazhdojë praninë e saj në Kosovë, teksa ka folur edhe rreth mundësisë së anëtarësimit të vendit tonë në organizatën më të fuqishme ushtarake në botë. Stoltenberg: FSK në veri jo pa marrëveshje me NATO-n Video “Unë mirëpres që autoritetet ...
Komentet te STOLTENBERG: FSK TË MOS VENDOSET NË VERI PA MARRËVESHJE ME KFOR-IN DHE NATO-N Janë të Mbyllura

“BASHKË DHE KRENARË”-KËRKOHET NJOHJA E MARTESAVE MES PERSONAVE TË GJINISË SË NJËJTË (VIDEO)

Lajme
Me qindra protestues kanë marshuar sot për të kërkuar drejtësi për komunitetin LGBTI. Në paradën e krenarisë me moton “Bashkë dhe krenarë”, nuk është parë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e për mungesën e tij në tubim pjesëmarrësit kanë mbajtur në duar parulla me mbishkrimin “Albin Kur ti?”. Kërkesa kryesore e marshuesve ka qenë njohja e martesave mes personave të gjinisë së njëjtë. Të enjten është përmbyllur “Java e Krenarisë” dhe pjesëmarrësit kanë marshuar nga sheshi “Skëndërbeu” deri tek katedralja “Nënë Tereza”. Aktivisti i të drejtave të komunitetit LGBTI, Lend Mustafa ka thënë se Kodi Civil është duke tentuar që të mos ofrojë barazinë që atyre ju takon. Mustafa: Sot ...
Komentet te “BASHKË DHE KRENARË”-KËRKOHET NJOHJA E MARTESAVE MES PERSONAVE TË GJINISË SË NJËJTË (VIDEO) Janë të Mbyllura

MASKA QË TREGON NËSE JENI TË PREKUR ME KORONAVIRUS

Shëndetësi
Inxhinierët e MIT dhe Universitetit të Harvardit kanë krijuar një maskë mbrojtëse, e cila mund të përdoret për të përcaktuar në 90 minuta nëse personi që e vesh është i infektuar me koronavirus, njoftoi Instituti i Teknologjisë i Massachusetts (MIT). Maskat kanë sensorë të integruar që mund të ndërtohen në maska të tjera për fytyrën dhe mund të përshtaten për të zbuluar viruse të tjera. Ato janë të vendosura në pjesën e brendshme të maskës dhe mund të zbulojnë grimcat virale në frymëmarrje dhe janë të dizajnuara në mënyrë që përdoruesi t’i aktivizojë ato kur të jetë gati për të kryer testin. Për arsye të privatësisë, rezultatet shfaqen vetëm në ...
Komentet te MASKA QË TREGON NËSE JENI TË PREKUR ME KORONAVIRUS Janë të Mbyllura

PRISHTINË: PËRFSHIHEN NGA ZJARRI DISA DEPO NË TREGUN E GJELBËR ME SHUMICË! (FOTO+ VIDEO)

Lajme
Digjen disa depo në Tregun e Gjelbër me shumicë në Fushë Kosovë, dyshohet se shkak i zjarrit ishte mbingarkesa  energjisë elektrike. Në vendin e ngjarëjs kanë dal zjarrëfikësit, policia dhe ndihma e shpejtë. Nga ky zjarrë rrezikohen punëtorët dhe mallra me miliona euro/DielliNews.info ...
Komentet te PRISHTINË: PËRFSHIHEN NGA ZJARRI DISA DEPO NË TREGUN E GJELBËR ME SHUMICË! (FOTO+ VIDEO) Janë të Mbyllura

RIVARROSET MAGBULE MORINA E ZHDUKUR 22 VJET MË PARË GJATË LUFTËS

Lajme
Sot në Bubavec të Komunës së Malishevës, është rivarrosur, Magbulle Morina (1943), e zhdukur 22 vjet më parë, gjatë luftës së fundit, përkatësisht nga 5 maji 1999. Trupi i saj është gjetur në varrezat myslimane në Mitrovicë, ndërsa identifikimi është bërë përmes ADN-së nga Instituti i Mjekësisë Ligjore. Përveç familjareve, në ceremoninë varrimit kanë marrë pjesë edhe nënkryetari i Malishevës, Hajdin Berisha, Kushtrim Gara nga zyra e Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit Bajram Çerkini nga Shoqata e të Pagjeturve të Kosovës, si dhe nga zyrtarët nga dega në Malishevë, kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Malishevë, Sead Paçarizi, dhe qytetarë të tjerë. Në Komunën e Malishevës, të zhdukur gjatë ...
Komentet te RIVARROSET MAGBULE MORINA E ZHDUKUR 22 VJET MË PARË GJATË LUFTËS Janë të Mbyllura