Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

MOTI PËR SOT

Lajme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njofton se pas ditëve të nxehta do të ketë ulje të temperaturave maksimale për disa gradë. Këtë të premte sipas IHMK-së do të ketë reshje shiu të cilat do të shoqërohen edhe me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25 dhe 27 gradë Celsius. “Pas këtyre ditëve të nxehta dhe me vapë, vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik. Këto masa të ajrit do të ndikojnë në uljen e temperaturave maksimale për disa gradë, ndërsa minimalet mbesin po thuaj të ngjashme me ditët e fundit. ...
Komentet te MOTI PËR SOT Janë të Mbyllura

31 VJET NGA DEKLARATA KUSHTETUESE E 2 KORRIKUT

Lajme
Sot mbushen 31 vjet që kur delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, miratuan Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut. Në këtë ditë historike, Kosova është shpallur njësi e veçantë, në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave. Deklarata e 2 Korrikut 1990 ishte akti që do të shënojë hapin historik institucional të pavarësimit të Kosovës, i cili u zhvillua jashtë objektit të Parlamentit, në kushte të rrethimit nga forca të mëdha policore e ushtarake. Deklaratën Kushtetuese mbi Kosovën si njësi të pavarur dhe të barabartë në kuadër të federatës apo konfederatës jugosllave, e shpallën në Prishtinë 111 delegatët shqiptarë të Kuvendit të Kosovës. Deklarata shënon edhe pikënisjen për pavarësimin e Kosovës ...
Komentet te 31 VJET NGA DEKLARATA KUSHTETUESE E 2 KORRIKUT Janë të Mbyllura

HEDHET SOT SHORTI PËR KONTROLLIN E PLOTË TË PASURISË SË ZYRTARËVE TË LARTË PUBLIK

Lajme
Agjencia kundër Korrupsionit (AKK) organizon sot hedhjen e shortit për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik. Hedhja e shortit për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik bëhet konform Ligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik. Kontrollit të plotë të pasurisë së deklaruar, nga ana e Agjencisë do t’i nënshtrohen 20% e numrit të përgjithshëm të listës së zyrtarëve publik që kanë bërë deklarimin e plotë të pasurisë. Hedhja e shortit organizohet në objektin e Agjencisë kundër Korrupsionit, në orën 11:00./KP ...
Komentet te HEDHET SOT SHORTI PËR KONTROLLIN E PLOTË TË PASURISË SË ZYRTARËVE TË LARTË PUBLIK Janë të Mbyllura

KUVENDI SOT SEANCË SOLEMNE PËR DEKLARATËN KUSHTETUESE TË 2 KORRIKUT

Lajme
Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë solemne për shënimin e 31-vjetorit të miratimit të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990. Seanca do të filloj në ora 10:00. Kjo seancë ka për qëllim shënimin e një prej ngjarjeve më të rëndësishme të historisë më të re të Kosovës, 2 Korrikun e vitit 1990, ditën kur 111 delegatë të Kuvendit të Kosovës, në rrethana të shtetrrethimit policor e ushtarak serb, para dyerve të ndërtesës së Kuvendit miratuan një nga dokumentet historike kushtetuese për statusin e ardhshëm politik të Kosovës: Deklaratën Kushtetuese për Kosovën, njësi e pavarur në kuadër të ish-Federatës së atëhershme të Jugosllavisë. Në këtë mbledhje solemne të Kuvendit ...
Komentet te KUVENDI SOT SEANCË SOLEMNE PËR DEKLARATËN KUSHTETUESE TË 2 KORRIKUT Janë të Mbyllura

TJETËR POZË ATRAKTIVE E MORENËS, NË TË CILËN MBULON GJOKSIN ME DUAR

ShowBiz
Morena Taraku ka ditur të marrë vëmendjen e fansave dhe faqeve rozë sa herë që shpërndan imazhe në rrjetet sociale. Bukuroshja e famshme ndiqet nga më shumë se 1.2 milionë përdorues të Instagramit, derisa jo rrallëherë fotografitë e saj ngacmojnë imagjinatën. E njohur për fizikun mbresëlënës, ajo nuk heziton të provokojë me hiret e saja. Gjatë të enjtes, e ka shpërndarë një fotografi në Instagram, e cila ka marrë dhjetëra mijëra pëlqime. Morena paraqitet e zhveshur në pjesën e sipërme, mirëpo nuk ka lejuar t’i ekspozohet gjoksi duke mbuluar me duar. /Telegrafi/   ...
Komentet te TJETËR POZË ATRAKTIVE E MORENËS, NË TË CILËN MBULON GJOKSIN ME DUAR Janë të Mbyllura

SLLOVENIA MERR PRESIDENCËN E BE-SË, NË KOSOVË RRITET SHPRESA PËR LIBERALIZIMIN E VIZAVE

Lajme
Sllovenia ka marrë sot presidencën e BE-së për një mandati gjashtë mujor. Kjo ka bërë që edhe në Kosovë të rriten shpresat për liberalizim të vizave. Pos rimëkëmbjes ekonomike nga pandemia, ndër prioritetet kryesore të presidentit slloven Janez Jansha është edhe përshpejtimi i integrimit të vendeve të Ballkanit perëndimor në BE. Njohësi i çështjeve politike Gazmir Raci pret që Sllovenia të shtyjë shumë çështje e liberalizimit të vizave për Kosovën. “Pres që Sllovenia ta shtyjë shumë çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën. Po ashtu pres që Sllovenia do të angazhohet në zbatimin e MSA-së për Kosovën si dhe planit ekonomik të ERA-s”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Gazmir Raci. Edhe ...
Komentet te SLLOVENIA MERR PRESIDENCËN E BE-SË, NË KOSOVË RRITET SHPRESA PËR LIBERALIZIMIN E VIZAVE Janë të Mbyllura

GËRVALLA NË “FORUMIN E PRESPËS”, PËRPLASET ME AMBASADOREN SERBE NË RMV

Lajme
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz në fjalën e saj në “Forumin e Prespës”, ka thënë që Kosova është lodhur nga dialogu Kosovë-Serbi për vite me radhë dhe ka theksuar se duhet gjetur një zgjidhje, duke prezantuar si të tillë njohjen reciproke midis dy vendeve. Menjëherë pas kësaj deklarate ka ardhur një replikë nga ambasadorja e Serbisë në Maqedoninë e Veriut, e cila në atë moment ka qenë pjesë e publikut. Meqenëse ministri i Jashtëm serb nuk ishte prezent, ambasadorja ka marrë fjalën, dhe në emër të qeverisë serbe është shprehur se Serbia nuk mendon për njohje reciproke, por për lehtësimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit. Sipas saj, ...
Komentet te GËRVALLA NË “FORUMIN E PRESPËS”, PËRPLASET ME AMBASADOREN SERBE NË RMV Janë të Mbyllura

XHAKA PARA NDESHJES ME SPANJËN: JAM ME ZEMËR TË THYER

Sport
Kombëtarja e Zvicrës do të kërkojë të bëjë befasinë dhe të kalojë në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian Euro 2020 duke dhënë maksimumin për ta mposhtur Spanjën. Në fakt, Zvicra nuk shihej si skuadër favorite edhe për të kaluar në çerekfinale por e mposhti Francën duke iu falënderuar edhe një performance fantastike nga mesfushori Granit Xhaka, përcjellë KosovaPress. Por, Xhaka nuk do të mund t’i ndihmojë bashkëlojtarët e tij nesër në ballafaqimin kundër Spanjës pasi që është i pezulluar për këtë ndeshje për shkak të kartonëve të verdhe. Duke e ditur këtë fakt, Xhaka ka thënë se është me zemër të thyer që nuk do të luajë nesër por që ka ...
Komentet te XHAKA PARA NDESHJES ME SPANJËN: JAM ME ZEMËR TË THYER Janë të Mbyllura

VUÇIQ VAZHDON ME KRITIKA NDAJ KAMBERIT: AI DËSHIRON BASHKIMIN E LUGINËS ME KOSOVËN

Rajoni dhe Bota
Presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka vazhduar me kritika ndaj deputetit shqiptar, Shaip Kamberi, për Kosovën dhe Luginën e Preshevës. Duke komentuar deklaratën e Kamberit i cili tha se “një Serbi e tillë nuk është e mirë edhe për vet serbët”, Vuçiq tha se deputeti shqiptar përveç që pajtohet me pavarësimin e Kosovës, kërkon edhe bashkimin e Luginës së Preshevës me të. ”Sa i përket Kamberit, ai jo që pajtohet me pavarësinë e Kosovës, por ai mendon që Serbia ma e mirë është ajo Serbi kur të mbetet pa Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën, ku kërkon që Lugina e Preshevës ti bashkohet territorit të Kosovës” – tha Vuçiq. Këto komente presidenti i ...
Komentet te VUÇIQ VAZHDON ME KRITIKA NDAJ KAMBERIT: AI DËSHIRON BASHKIMIN E LUGINËS ME KOSOVËN Janë të Mbyllura

KURTI: KOSTT SHEMBULL SHPRESËDHËNËS PËR MENAXHIM PROFESIONAL (VIDEO)

Lajme
Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) ka shënuar 15 vjetorin e themelimin dhe gjashtë mujorin nga pavarësimi i sistemit elektroenergjetik të Kosovës. Përmes një aktiviteti, pjesë e së cilës ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u vlerësua puna dhe menaxhimi ndër vite i KOSTT-it në sistemin e energjisë në Kosovë. Kreu i qeverisë tha se trajektorja e zhvillimit të KOSTT paraqet një shembull shpresëdhënës të një menaxhimi profesional Kurti: Trajektorja e zhvillimit të KOSTT paraqet një shembull shpresëdhënës të një menaxhimi profesional Video: 7:20 “Trajektorja e zhvillimit të KOSTT përgjatë viteve paraqet një shembull shpresëdhënës të një menaxhimi profesional të institucioneve vendore. Një ...
Komentet te KURTI: KOSTT SHEMBULL SHPRESËDHËNËS PËR MENAXHIM PROFESIONAL (VIDEO) Janë të Mbyllura