Vendimi i Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti për t’ua mbuluar mërgimtarëve polisën e sigurimit kur vijnë në Kosovë nga një pjesë e mërgimtarëve është pritur mirë. Por, ka edhe të atillë të cilët një veprim të tillë e konsiderojnë të panevojshëm. Furnizimi me insulinë peng i burokracive, MSH synon zgjidhje alternative gjatë korrikut Një mërgimtar që jeton në Gjermani me emrin Fuat Ademaj i ka shkruar letër publike kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit duke thënë se nuk ka nevojë që shteti i Kosovës të paguajë sigurimin e tij. “Unë nuk kam nevojë që nga buxheti i varfer i Kosovës të më paguhet sigurimi. A mos vallë gjyshes sime 92 ...
Komentet te MËRGIMTARI I SHKRUAN KURTIT: MOS MA PAGUAJ MUA SIGURIMIN, E T’IA ULËSH GJYSHES SIME 92-VJEÇARE PENSIONIN Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Rreth gjysma e qytetarëve të Komunës së Prishtinë e kanë kaluar COVID-19, ndërsa 48 për qind e stafit mjekësor janë infektuar me këtë pandemi. Më pak të prekur me koronavirus kanë qenë punëtorët administrative të komunës së Prishtinës. Kështu thonë dy hulumtimet e bëra nga kjo komunë në lidhje me seroprevalencën e SARS-COV-2. Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se sipas hulumtimeve të kryera, rreth 47% e prishtinasve e kanë kaluar COVID-19. Ai tha se nuk ka besuar se kjo shifër do të rezultojë, ndërsa thekson se në numrin e ulët të rasteve pozitive në Prishtinë ka ndikuar edhe kjo përqindje e lartë e të prekurve nga koronavirusi. ...
Komentet te AFËRISHT GJYSMA E PRISHTINASVE E KANË KALUAR COVID-19 (VIDEO) Janë të Mbyllura
Gjykata Kushtetuese e ka shpallur si të papranueshme kërkesën e presidentes Vjosa Osmani e cila kishte kërkuar interpretim për ndarjen e vendeve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) bazuar në grupet më të mëdha parlamentare të përfaqësuara në Kuvend. Kushtetuesja përmes një njoftimi ka bërë të ditur se kërkesa e presidentes nuk e ka plotësuar njërin kriter pasi kompetenca e Presidentes për emërimin e anëtarëve të KQZ-së nuk është e përcaktuar me Kushtetutë, por vetëm me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës. Komunikata e plotë e Gjykatës Kushtetuese: Përmbledhja e rastit: Në seancën shqyrtuese të mbajtur më 2 korrik 2021, Gjykata shqyrtoi rastin KO88/21, përkatësisht kërkesën e ...
Komentet te KUSHTETUESJA HEDH POSHTË KËRKESËN E PRESIDENTES OSMANI PËR ZGJEDHJEN E ANËTARËVE TË KQZ-SË Janë të Mbyllura
Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.565 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 196.829 doza të vaksinës. Deri më sot 47.141 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.241 testime, 17 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 2 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.353. Në total numri i rasteve aktive është 172./DielliNews.info ...
Komentet te MINISTRIA E SHËNDETËSISË, SIPAS TË DHËNAVE NGA INSTITUTI KOMBËTAR I SHËNDETËSISË PUBLIKE TË KOSOVËS, INFORMON: Janë të Mbyllura
Me seancë solemne në Kuvendin e Kosovës, është shënuar 31-vjetori i miratimit të deklaratës kushtetuese të 2 Korrikut të vitit 1990. Delegatët e Kuvendit të atëhershëm u kujtuan të guximshëm e me vlera të larta kombëtare, për të cilët u tha se e realizuan vullneti ne popullit të Kosovës për liri. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se delegatët e Kuvendit të atëhershëm vendosën për një të drejtë historike, që ishte mohuar për popullin e Kosovës me dekada të tëra. Osmani: Themelet e shtetit tonë qëndrojnë fuqishëm mbi vendimin e 2 Korrikut të vitit 1990 (Video) “Themelet e shtetit tonë qëndrojnë fuqishëm mbi vendimin tuaj për ta refuzuar dhunën dhe ...
Komentet te OSMANI: THEMELET E SHTETIT TONË QËNDROJNË FUQISHËM MBI VENDIMIN E 2 KORRIKUT ‘90 (VIDEO) Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po merr pjesë në ditën e dytë të Konferencës së Parë Ndërkombëtare në “Forumin e Prespës për Dialog”. Para nisjes së forumit, Kurti i shoqëruar nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporë (MPJD), Donika Gërvalla u takuan me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak. Kurti u takua edhe me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe Kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmetin. Në “Forumin e Prespës për Dialog” do të diskutohet për temat që kanë të bëjnë me lidhjet transatlantike dhe kthimit i sinergjisë në mes Bashkimit Evropian dhe SHBA-së në Ballkanin Perëndimor. ...
Komentet te KURTI NË OHËR TAKOHET ME LAJÇAK Janë të Mbyllura
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) po konsideron se 100 ditëshi i Qeverisë Kurti jo gjithherë ka reflektuar në vlerat e proklamuara nga Lëvizja Vetëvendosje. Hulumtuesi në IKD, Gëzim Shala në një konferencë për medie tha se edhe agjenda legjislative e Qeverisë Kurti është jo reale. Ndërsa, Yll Zeka tha se në disa raste të shkarkimit të zyrtarëve te lartë publik nuk është respektuar Kushtetuta, ligji dhe procedura ./KP ...
Komentet te IKD KONSIDERON SE AGJENDA LEGJISLATIVE E QEVERISË KURTI ËSHTË JO REALE Janë të Mbyllura
Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë, me 6 vota për, një kundër dhe një abstenim ka iniciuar shkarkimin e Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave. Kërkesën për shkarkim e ka bërë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) Salih Zyba. “Në vlerësimin që i kemi bërë në raportimin që ka qenë punë e këtij bordi mendoj se sot është vetëm çështja e votimit. I qëndroj kërkesës sime”, tha ai. Por, kundër shkarkimit është shprehur deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Fadil Nura. “Është e paarsyeshme, ne e kemi analizuar mirë e kemi pa edhe raportin e auditimit ka qenë ndër më të mirët. Unë jam ...
Komentet te INICIOHET SHKARKIMI I BORDIT TË AUTORITETIT RREGULLATIV TË HEKURUDHAVE Janë të Mbyllura
Mbrëmjen e së enjtes 5 mijë euro dhe një zinxhir ari në vlerë rreth 1 mijë e 100 euro janë vjedhur në një shtëpi në Ferizaj. Policia tregon se rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante. “ Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë së tij dhe nga aty kanë arritur të vjedhin një shumë parash prej 5000€ dhe një zinxhirë ari në vlerë rreth 1100€. Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./KP ...
Komentet te VIDHEN PARA E STOLI ARI NË NJË SHTËPI NË FERIZAJ Janë të Mbyllura
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Bujar Gashi do të dalin sot në konferencë për media. Ahmeti e Gashi do të prezantojnë gjetjet nga hulumtimet e realizuar në lidhje me seroprevalencën e SARS-COV-2. Sipas komunikatës për media nga Komuna e Prishtinës, hulumtimet janë bërë në vazhdën e përpjekjeve për të menaxhuar dhe për t’iu përgjigjur nevojave të dala si pasojë e krizës së shkaktuar nga pandemia me COVID-19. Konferenca do të mbahet në ora 12:00. “Komuna e Prishtinës ju fton të merrni pjesë në konferencën e organizuar, nesër me datë 2 korrik 2021, nga ora 12:00, në sallën e konferencave në Komunë. ...
Komentet te SHPEND AHMETI DHE DREJTORI I SHËNDETËSISË NË PRISHTINË MBAJNË KONFERENCË PËR MEDIA Janë të Mbyllura