Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

VETËM 172 RASTE AKTIVE ME COVID-19 NË KOSOVË

Shëndetësi
Gjendja me pandeminë COVID-19 vazhdon të përmirësohet në Kosovë. Dje u shënuan 17 raste të reja me këtë virus, ndërsa dy persona humben jetën. Numri i të shëruarve është rritur, kurse numri i rasteve aktive është 172. “Nga 1.241 testime, 17 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.353. Në total numri i rasteve aktive është 172”, thuhet në raportin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë. Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.565 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet ...
Komentet te VETËM 172 RASTE AKTIVE ME COVID-19 NË KOSOVË Janë të Mbyllura

SOT MËSOHET ÇIFTI I RADHËS GJYSMË FINALIST I EURO 2020

Sport
Pasi mësuam çiftin e parë të gjysmëfinales së këtij Kampionati Evropian, ku Italia do të përballet me Spanjën, sot do të mësohet edhe çifti i fundit i kësaj faze. Dy ndeshjet e fundit të fazës së çerekfinales do të zhvillohen sot, ku Republika Çeke dhe Danimarka do të zbarkojnë në stadiumin “Baku Olympic”, kurse ndeshja e fundit do të jetë ajo mes Ukrainës dhe Anglisë, përcjell KosovaPress. Në rrugëtimin e tyre deri në çerekfinale, në fazën e eliminatoreve Çekia e mposhti Holandën, Danimarka siguroi kualifikimin me fitore kundër Uellsit, Ukraina e befasoi Suedinë dhe Anglia e eliminoi Kombëtaren e Gjermanisë. Ndeshjet e programit të sotëm të Euro 2020 i gjeni ...
Komentet te SOT MËSOHET ÇIFTI I RADHËS GJYSMË FINALIST I EURO 2020 Janë të Mbyllura

BUTRINT IMERI x KIDA x LEDRI VULA – DALE (VIDEO)

ShowBiz
Tre këngëtarët e njohur Butrint Imeri, Kida dhe Ledri kanë  lansuar projektin e ri të titulluar ”DALE”. Kënga dhe klipi janë realizuar nga: Muzika: Çelik Lipa (SBS Ent.) Teksti:   Butrint Imeri, Ledri Vula, Bardhi Videoklipi: Entermedia Executive producer: ’96 MGMT   /DielliNews.info ...
Komentet te BUTRINT IMERI x KIDA x LEDRI VULA – DALE (VIDEO) Janë të Mbyllura

ITALI-SPANJË, GJYSMËFINALJA E PARË E EURO 2020

Sport
Italianët eliminuan në çerekfinale Belgjikën, kurse Spanja e eliminoi Zvicrën. Pas ndeshjeve të sotme të Euro 2020, tanimë janë mësuar dy kombëtaret e para që kanë siguruar biletat drejt gjysmëfinales, ku Italia dhe Spanja do të përballen me njëra-tjetrën, përcjell KosovaPress. Italia e mposhti Belgjikën me rezultat 2:1, kështu duke e vazhduar ëndrrën për triumf në këtë Kampionat Evropian, ku përmes golave të Barellas dhe Insignes siguron plasmanin tutje. Në anën tjetër, në ndeshjen mes Spanjës dhe Zvicrës nuk mjaftuan 120’ minuta për ta përcaktuar fituesin pasi që rezultati ishte i barabartë 1:1, ku me ndihmën e penalltive, respektivisht tre penaltive të humbura nga Zvicra, Spanja kualifikohet për në gjysmëfinale. ...
Komentet te ITALI-SPANJË, GJYSMËFINALJA E PARË E EURO 2020 Janë të Mbyllura

KIDA, LEDRI DHE BUTRINTI NË MESNATË SJELLIN KËNGËN E RE “DALE”

ShowBiz
Ledri Vula, Kida dhe Butrint Imeri, pritet që sonte në mesnatë të publikojnë projektin e ri muzikor.   Këtë tashmë e kanë bërë të ditur prej kohësh, derisa vazhdojnë të sjellin momente të ndryshme nga prapaskenat e klipit. Ka qenë së fundmi Kida ajo e cila ka ndarë një tjetër fotografi përkrah dy artistëve të njohur dhe se thekson se sonte është nata e tyre./RTK ...
Komentet te KIDA, LEDRI DHE BUTRINTI NË MESNATË SJELLIN KËNGËN E RE “DALE” Janë të Mbyllura

KURTI TAKON PËRFAQËSUESIT E LARTË TË SHBA-SË, REEKER DHE PALMER

Lajme
Në margjina të konferencës dy ditore ndërkombëtare “Forumi i Prespës për Dialog”, në Ohër të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, krahas pjesëmarrjes në diskutim në panel, ka zhvilluar një sërë takimesh me liderë të rajonit, dhe përfaqësues të lartë nga Evropa dhe ShBA-të. Sipas komunikatës qeveritare, kryeministri Kurti dha një propozim se si rajoni i Ballkanit Perëndimor mund të avancojë drejt Bashkimit Evropian, përmes një marrëveshje dhe marrëdhënie të re, të tillë çfarë e kanë Norvegjia, Islanda dhe Lihtenshtajni. Gjatë ditës, së bashku me zëvendëskryeministren, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, Kryeministri Kurti u takua me Ndihmëssekretarin e shtetit të ShBA-së ...
Komentet te KURTI TAKON PËRFAQËSUESIT E LARTË TË SHBA-SË, REEKER DHE PALMER Janë të Mbyllura

KURTI PAS FORUMIT TË PRESPËS: SERBIA DUHET TA NJOHË SA MË PARË KOSOVËN

Lajme
Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se Ballkani Perëndimor ka nevojë për demokratizim, sundim të ligjit dhe për ballafaqim me të kaluarën. Sipas tij, frustrimi që ekziston në Shqipëri dhe Maqedoni e Veriut nuk do të duhej të instrumentalizohet nga Serbia. Sa i përket dialogut, pas Forumit të Prespës, ka deklaruar se sa më parë Serbia duhet të njohë Kosovën. Më tej, ai ka theksuar se nuk duhet që iniciativa e Novi-Sadit t’i shtohet procesit të Berlinit. Pas takimit mes kryeministrave, Albin Kurti ka deklaruar para mediave se Serbia ka nevojë të ballafaqohet me të kaluarën, meqë e njëjta ka shkaktuar katër luftëra. “Demokratizimi është i nevojshëm kundër autokratëve, sundimi i ...
Komentet te KURTI PAS FORUMIT TË PRESPËS: SERBIA DUHET TA NJOHË SA MË PARË KOSOVËN Janë të Mbyllura

SHAQIRI SHËNON PËR ZVICREN

Sport
...
Komentet te SHAQIRI SHËNON PËR ZVICREN Janë të Mbyllura

MË 6 DHE 7 KORRIK NË BRUKSEL TAKOHEN DELEGACIONET E KOSOVËS DHE SERBISË

Lajme
Burimet në Bruksel kanë paralajmëruar se javën që vjen, më saktësisht të martën dhe të mërkurën (6 dhe 7 korrik), do të ketë takime të reja në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, por jo në nivelin e lartë. Pas takimit të parë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tash priten takime mes delegacioneve të të dyja shteteve në Bruksel. Delegacioni i Kosovës do të udhëhiqet nga zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi ndërsa ai i Serbisë nga drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq. Korrespodenti i Radios Evropa e Lirë në Bruksel, thotë se burimet brenda BE-së nuk kanë saktësuar se ...
Komentet te MË 6 DHE 7 KORRIK NË BRUKSEL TAKOHEN DELEGACIONET E KOSOVËS DHE SERBISË Janë të Mbyllura

KPM PEZULLON DY ZYRTARËT E ARRESTUAR

Lajme
Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), ka mbajtur sot një mbledhje të jashtëzakonshme, ku ka diskutuar për situatën e krijuar në Zyrën Ekzekutive pas ndalimit nga institucionet e drejtësisë të dy zyrtarëve publik të Zyrës Ekzekutive të KPM-së. Sipas njoftimit për media në këtë mbledhje Komisioni ka shqyrtuar çështjen e Kryeshefit Ekzekutiv dhe pas shqyrtimit ka vendosur që Kryeshefi i Ekzekutiv i KPM-së Luan Latifi të pezullohet nga ushtrimi i detyrës, deri në një vendim tjetër. Gjithashtu Komisioni ka vendosur që Faruk Rexhaj, Drejtor i Departamentit të Prokurimit, të caktohet Zëvendësues i Kryeshefit Ekzekutiv të Zyrës Ekzekutive të KPM-së, nga data 2 korrik 2021 deri në një vendim tjetër. Ndërsa ...
Komentet te KPM PEZULLON DY ZYRTARËT E ARRESTUAR Janë të Mbyllura