Në Spitalin e Vushtrrisë nuk ka asnjë pacientë që po trajtohen nga COVID-19, ndërkaq në spitalet e tjera dhe klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë duke u trajtuar 81 pacientë, 29 nga ta të konfirmuar si COVID-19 pozitivë, 55 me oksigjeno-terapi dhe 3 në gjendje të rënduar shëndetësore. Në QKUK janë të shtrirë 61 pacientë, 13 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 3 në gjendje të rënduar dhe 42 me oksigjeno-terapi. Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave Klinika Infektive, 13 pacientë Klinika e Pulmologjisë, 29 pacientë+ 19 pacientë post-covid në Klinikën Infektive Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 20 pacientë 16 të konfirmuar pozitivë 13 ...
Komentet te SPITALI I VUSHTRRISË NUK KA PACIENTË ME COVID-19 Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Në fillimin e konventës së PDK-së, është kujtuar porosia e ish-kryetarit të kësaj partie, Kadri Veselit. Ai gjithmonë para delegatëve të partisë, kishte thënë se kur ndalet PDK, ndalet edhe Kosova. Kryesuesi i grupit punues të Konventës Zgjedhore të PDK-së, Uran Ismaili derisa ka kujtuar këtë porosi të Veselit ka theksuar se zgjedhjet e sotme do ta sjellin PDK-në aty ku e meriton si fituese. Ismaili: PDK-në nuk mund ta gjunjëzojnë askush “Vështirësia në të cilën ndodhemi ne për shkak të një imponimi që është bërë nga jashtë, duke mbetur pa liderët tonë këtu, secilin prej nesh na obligon që të jemi më të vëmendshëm për të tashmen dhe të ...
Komentet te ISMAILI KUJTON POROSINË E KADRI VESELIT: KUR NDALET PDK, NDALET EDHE KOSOVA Janë të Mbyllura
Një person është mbytur para pak minutave ne bregdetin e plazhit te Velipojës. Viktima është identifikuar si shtetasi Murat Hyseni, 76 vjeç nga Ferizaj, raporton TCh. Pushuesit dhe roja bregdetare e kanë nxjerrë në breg ndërsa ka shkuar edhe ambulanca e qendrës shëndetësore të Velipojës, por ka qenë e pamundur për ta rikthyer në jetë pasi i moshuari kishte ndërruar jetë brenda në ujë./KP ...
Komentet te MBYTET NË PLAZHIN E VELIPOJËS 76-VJEÇARI NGA FERIZAJ Janë të Mbyllura
Anëtari i PDK-së, Xhavit Haliti beson se Konventa e sotme do të prodhojë një lidership të fuqishëm që do të konsolidojë partinë në të gjithë vendin. Haliti po ashtu shprehet i bindur se Memli Krasniqi ka guximin dhe aftësinë për të rritur PDK-në. Haliti: Udhëheqja e re e PDK-së do të krijojë ekip të fuqishëm “Besoj që udhëheqja e re e PDK-së do të krijojë ekip të fuqishëm i cili do të jetë në gjendje të punojë dhe të veprojë në të gjithë Kosovën për ta fuqizuar drejtimin e partisë dhe për t’i konsoliduar radhët e partisë dhe për të përgatitur betejat politike në mënyrë që të fitojë zgjedhjet e ...
Komentet te HALITI: MEMLI KRASNIQI DO TA RRITË PDK-NË Janë të Mbyllura
Deputetja Blerta Deliu-Kodra është shprehur e bindur se do të ketë persona të rinj të zgjedhur në kryesi dhe këshill të përgjithshëm. Sipas saj, Partia Demokratike e Kosovës ka nevojë për reformim, por duke e ruajtur bazën e partisë. Ajo para fillimit të konventës zgjedhore ka theksuar se e kanë obligim dhe borxh që të vijojmë procesin e reformimit dhe të kuptojmë gabimet që i kemi bërë si subjekt politik. Deliu-Kodra: Jam e bindur që do të ketë njerëz të rinj “Unë jam e bindur që do të ketë njerëz të rinj, sepse procesi zgjedhor që po ndodhë ka për qëllim po ashtu që të ofrojë një platformë të re ...
Komentet te DELIU-KODRA: PDK KA NEVOJË TË REFORMOHET Janë të Mbyllura
Anëtari i PDK-së, Bedri Hamza thotë se zyrtarizimi i kryetarit të ri të kësaj partie do të ndikojë pozitivisht në rezultatin e zgjedhjeve lokale. Ish-ministri i Financave thotë se të gjithë anëtarët e PDK-së e kanë pasur mundësinë që të kandidojnë për të parin e partisë. Bedri Hamza: Zyrtarizimi i kryetarit të PDK-së do të ketë efekt pozitiv edhe në zgjedhjet lokale “Të gjithë ata që duan të jenë pjesë e garës kanë pasur mundësinë dhe të drejtën. Sigurisht që këtu ka mundësi që Konventa të vendosë se a do të shkohet me votim të fshehtë, me votim të hapur. Shpresoj që do të ketë kuorum. Besoj që zyrtarizimi i ...
Komentet te HAMZA: ZYRTARIZIMI I KRYETARIT TË RI DO TË NDIKOJË POZITIVISHT EDHE NË ZGJEDHJET LOKALE Janë të Mbyllura
Në rast se sot dikush shpreh gatishmërinë të kandidohet për kryetar të PDK-së, i mbetet konventës që të vendosë për një gjë të tillë. Deri më tani është vetëm Memli Krasniqi, kandidat i vetëm për këtë pozitë. Por, Betim Gjoshi nga kjo parti nuk ka përjashtuar mundësinë që do të ketë edhe kandidatë të tjerë. Ai pak para fillimit të konventës së dhjetë të PDK-së, para medieve ka thënë se janë inkurajuar të gjithë që të kandidojnë për udhëheqjen e kësaj partie. Gjoshi: Ne që nga fillimi e kemi inkurajuar garën “Ne që nga fillimi e kemi inkurajuar garën, konventa është organi më i lartë i partisë, ka drejtë që ...
Komentet te GJOSHI: KUSH SHPREH GATISHMËRINË QË TË GAROJË, KA MUNDËSI TË PYES KONVENTËN Janë të Mbyllura
Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti për 100 ditë mori disa vendime dhe miratoi disa projektligje, por nuk përmbushi premtimin për reciprocitetin ndaj Serbisë. Për tre muajt e parë, ekzekutivi nuk nxori asnjë pako të re për rimëkëmbje ekonomike, përveç ndarjes së 6 milionë eurove për bizneset e ndikuara nga masat e izolimit dyjavor. Qeveria Kurti 2, po ashtu u kritikua nga opozita dhe komuniteti i biznesit për mos zbatimin e Ligjit për rimëkëmbje ekonomike, ligj ky i miratuar nga ish-Qeveria Hoti. Kryeministri Kurti i cili ishte zotuar për “Barazi dhe drejtësi”, për 100 ditë nuk përmbushi as premtimin për rritjen e pagës minimale nga 170 në 250 euro. ...
Komentet te QEVERIA KURTI E NGATHTË NË ZGJIDHJEN E PROBLEMEVE EKONOMIKE Janë të Mbyllura
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se pas këtyre ditëve të nxehta dhe me vapë, vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik. Këto masa të ajrit do të ndikojnë në uljen e temperaturave maksimale për disa gradë, ndërsa minimalet mbesin po thuaj të ngjashme me ditët e fundit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë./KP ...
Komentet te PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT Janë të Mbyllura
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka listuar pesë prioritete që synon t’i arrijë gjatë mandatit 4-vjeçar. Ofrimi i ofertës turistike kosovare për turistët evropianë dhe në botë mbetet një prej tyre. Ministrja Rozeta Hajdari flet për kontratën për markimin e karburanteve, kontratë për të cilën kanë nisur hetimet e që rrezikon që Kosovën ta dërgojë në arbitrazh. Po ashtu, ajo shprehet se po tentojnë që të rrisin kapacitetet inspektuese. Rritja e investimeve, prodhimtarisë dhe eksporteve mbeten ndër prioritetet e para të ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari. Veç këtyre, ministrja Hajdari theksoi se mbetet shumë punë për të bërë për ngritjen e imazhit për investime në Kosovë. ...
Komentet te HAJDARI: PRIORITET RRITJA E INVESTIMEVE DHE PRODHIMTARISË, SFIDË SEKTORI I NAFTËS Janë të Mbyllura