Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

KURTI: KOSOVA E PËRKUSHTUAR PËR FORCIMIN E PARTNERITETIT ME SHTETIN E IOWA

Lajme
Kryeministri Albin Kurti deklaroi sot se Republika e Kosovës vlerëson partneritetin strategjik dhe mbështetjen e vazhdueshme në të gjitha fushat nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është e përkushtuar për të forcuar këtë partneritet. Ai këto komente i bëri gjatë një takimi me senatoren nga shteti i Iowa-s, Joni Ernst, të cilën e falënderoi për përkrahjen dhe ndihmën dhënë Kosovës, në veçanti për atë në zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Senatorja amerikane, përgëzoi kryeministrin dhe institucionet e Kosovës, për punën në avancimin e agjendës euroatlantike. Ajo shprehu mbështetjen e saj për Republikën e Kosovës në të gjitha fushat zhvillimore, veçanërisht për Programin e Partneritetit Kosovë- Iowa, që ...
Komentet te KURTI: KOSOVA E PËRKUSHTUAR PËR FORCIMIN E PARTNERITETIT ME SHTETIN E IOWA Janë të Mbyllura

MINISTRI FATON PECI VIZITOI TË DËMTUARIT NGA RESHJET E BRESHRIT

Lajme
Ministri i Bujqësisë Faton Peci ka vizituar sot fermerët e fshatrave Vidimriq, Çabër dhe Kushtovë të Mitrovicës dhe Zubin Potokut, të cilët kishin pësuar dëme të konsiderueshme nga reshjet e fundit të breshrit. Ai me këtë rast bëri të ditur se janë në proces të hartimit të politikave të qëndrueshme edhe në ndërmarrjen e masave preventive nga dëme të tilla. Duke u nisur nga kjo MBPZHR po angazhohet që në një të ardhme të afërt të mundësohet që sigurimet bujqësore të përfshijnë shumicën e kulturave bujqësore, thuhet në komunikatë. Ministri Faton Peci i njoftoi të pranishmit se ka proceduar në mbledhjen e radhës së Qeverisë si pikë të rendit të ...
Komentet te MINISTRI FATON PECI VIZITOI TË DËMTUARIT NGA RESHJET E BRESHRIT Janë të Mbyllura

OSMANI IA DORËZON “URDHRIN E LIRISË” DORIS PACK

Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ia dorëzoi sot anëtares shumëvjeçare të Bundestagut gjerman dhe Parlamentit Evropian Doris Pack “Urdhrin e lirisë”, të cilin ia kishte ndarë ish-presidenti Ibrahim Rugova më 2004, për kontributin e jashtëzakonshëm të saj për lirinë e Kosovës dhe pavarësinë e saj. Osmani me këtë rast e falënderoi Pack për angazhimin e saj të gjatë në njohjen e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. “Roli juaj ka qenë shumë i rëndësishëm në gjithë rrugëtimin tonë. Duke filluar nga fundi i viteve ’80 e këtej ju keni qenë promovuese e madhe e së drejtës sonë për liri. Pas çlirimit të vendit, ju i keni shërbyer njohjes dhe promovimit të shtetësisë ...
Komentet te OSMANI IA DORËZON “URDHRIN E LIRISË” DORIS PACK Janë të Mbyllura

HARROJINI TELASHET, BËNI SI ARIU BALU QË FRESKOHET ÇDO DITË NË BANJËN E VASKËS ME PETALE

Kuriozitete
Një ari i murrmë është filmuar duke u relaksuar nga temperaturat e nxehta, në një vaskë me petale lulesh, njëlloj si miqtë e tij njerëzorë. Ariu Balu shihej që përpëlitej e kënaqur në ujin me petale trëndafilash në rrethinën e kopshtit të tij në Saratov, Rusi. Atij i pëlqen të rrotullohet në ujë tamam si një person pas një dite të lodhshme pune, tregon pronari i tij Ruslan Tsyvilev. Ruslan kishte marrë në shtëpi Balu gjatë kohës së pandemisë, kur kopshtet zoologjike u mbyllën dhe nuk mund të përballonin mbajtjen e kafshëve. Tashmë kafsha me pamje të frikshme shijon çdo ditë banjën e tij në vaskë, që i kujtojnë kohët ...
Komentet te HARROJINI TELASHET, BËNI SI ARIU BALU QË FRESKOHET ÇDO DITË NË BANJËN E VASKËS ME PETALE Janë të Mbyllura

KAPILARËT E PLASARITUR NË KËMBËT E GRAVE

Shëndetësi
Me kalimin e kohës, lëkura jonë e humb elasticitetin e saj duke u bërë madje edhe me vena të dukshme. Ky proces, i gjithi normal, vjen nga një nivel më i thellë, që përfshin venat poshtë lëkurës, të cilat zgjerohen e më pas dalin në sipërfaqe. Këto vena të identifikuara ndryshe si “Vena merimangë ” janë të vogla, të degëzuara, me ngjyrë të kuqe, vjollcë ose blu, dhe përgjithësisht të shpërndara, duke imituar rrjetën e merimangës apo degëzimin e një peme. Por a e dini se si krijohen kapilarët e plasaritur dhe që profesioni i punës suaj ka predispozitën që juve t’iu krijohen kapilarët e plasaritur në këmbë? Venat varikoze ...
Komentet te KAPILARËT E PLASARITUR NË KËMBËT E GRAVE Janë të Mbyllura

THESARI BRENDA BIRRËS 120-VJEÇARE

Kuriozitete
Steve Hickman, një teknik zhytjeje, prej kohësh është në kërkim të thesareve të veçanta nën ujë. Ai nuk kërkon vetëm relikte nga anije të vjetra të mbytura, por edhe shishe qelqi me alkool, të zhytura në fund të deteve. Së fundmi, ai bashkë me ekipin e tij arritën të nxirrnin mbi sipërfaqe shishe qelqi nga një anije mallrash që u mbyt më 1895 në brigjet skoceze, pas një përplasjeje me një anije tjetër, si pasojë e mjegullës së madhe. Anija Wallachia, e nisur nga Glasgou, ishte e mbushur me ngarkesa, duke përfshirë kontejnerë të mëdhenj me mijëra shishe pije alkoolike. Shumë prej tyre janë ruajtur në ujin e ftohtë, ku ...
Komentet te THESARI BRENDA BIRRËS 120-VJEÇARE Janë të Mbyllura

KUR THAÇI E KISHTE DEKORUAR JEFF HOVENIERIN: JA FJALËT QË KISHTE THËNË AI PËR KOSOVËN

Lajme
Ish-presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në qershor të vitit 2018 kishte pritur në takim diplomatin amerikan, tash ambasadorin e ri të SHBA’së, Jeffrey Hovenier, të cilin e kishte dekoruar me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë, për kontributin e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Presidenti Thaçi e kishte falënderuar diplomatin amerikan për kontributin që ka dhënë në Konferencën e Rambujesë, në procesin e Vjenës dhe në procesin e shtetndërtimit të Kosovës. “Mbështetja e juaj dhe e SHBA-së në të gjitha proceset politike ka qenë përcaktuese për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Do të jemi përgjithmonë mirënjohës”, kishte thënë presidenti Thaçi. Nga ana tjetër, diplomati amerikan ...
Komentet te KUR THAÇI E KISHTE DEKORUAR JEFF HOVENIERIN: JA FJALËT QË KISHTE THËNË AI PËR KOSOVËN Janë të Mbyllura

SOT DO T’I KËQYRIM VETËM ANËT E MIRA TË PDK-SË

Lajme
SHKRUAN: KIMETE BERISHA 1. Është parti e luftëtarëve, e heronjve, e dëshmorëve, e të burgosurve politikë, parti e të përvuajturve dhe e djemve dhe vajzave krenare. 2. Janë e vetmja parti që gjatë qeverisjes së tyre i kanë rritur pagat. Hashim Thaçi është i vetmi Kryeministër që ua ka rritur rrogat shqiptarëve. 3. Nën qeverisjen e tyre kanë përfunduar ditët pa rrymë dhe reduktimet kriminale të KEK-ut. Hashim Thaçi i ka dhënë fund reduktimeve 8 me 2. 4. Të gjitha rrugët në qytete dhe në fshatra janë ndërtuar nga qeverisja e PDK-së. 5. Nën qeverisjen e tyre Kosova ka qenë plotësisht properendimore. PDK nuk ka koketuar me ekstremistë dhe me ...
Komentet te SOT DO T’I KËQYRIM VETËM ANËT E MIRA TË PDK-SË Janë të Mbyllura

KURTI URON KRASNIQIN: DO T’I OFROJ BASHKËPUNIM NË TEMAT ME INTERES NACIONAL

Lajme
Kryeministri Albin Kurti e ka uruar kryetarin e ri të PDK-së, Memli Krasniqin. Përmes një statusi në Facebook, Kurti ka thënë se si kryeministër, por edhe si kryetar i LVV-së, do t’i ofrojë kryetarit të ri të PDK-së bashkëpunim në temat me interes nacional. Ky është statusi i tij i plotë: I uroj punë të mbarë kryetarit të ri të PDK-së, z. Memli Krasniqi. Mbështetjen që e mori sot nga strukturat e subjektit të tij i garantojnë një udhëheqje stabile për t’i zhvilluar reformat që mendon se janë të nevojshme për PDK-në. Si kryeministër i Kosovës dhe kryetar i Lëvizjes i ofroj bashkëpunim në temat me interes nacional dhe ballafaqim ...
Komentet te KURTI URON KRASNIQIN: DO T’I OFROJ BASHKËPUNIM NË TEMAT ME INTERES NACIONAL Janë të Mbyllura

OSMANI PRITI NË TAKIM SENATOREN AMERIKANE, JONI ERNST

Lajme
Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim senatoren amerikane, Joni Ernst, me të cilën ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve. Përmes një postimi në Facebook, Osmani gjithashtu ka thënë se me senatoren amerikane ka folur edhe për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm në fushën e mbrojtjes si dhe fushat e tjera. “Kënaqësi të mirëpres Senatoren Joni Ernst nga Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Diskutuam për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona, e në veçanti bashkëpunimin e shkëlqyeshëm në fushën e mbrojtjes si dhe fushat e tjera”, ka shkruar Osmani në Facebook./KP ...
Komentet te OSMANI PRITI NË TAKIM SENATOREN AMERIKANE, JONI ERNST Janë të Mbyllura