Ministria e Shëndetësisë thotë se të gjitha vaksinat kundër COVID-19 të cilat janë duke u dhënë në Kosovë, përfshirë edhe ato që janë marrë këtë javë donacion nga Mbretëria e Norvegjisë kanë afat të mjaftueshëm për përdorim. Për këtë ministria ka siguruar qytetarët duke i quajtur dezinformata raportimet lidhur me afatin e përdorimit për vaksinat e pranuara nga Mbretëria e Norvegjisë. “Ministria e Shëndetësisë i siguron qytetarët e Republikës së Kosovës se të gjitha vaksinat kundër COVID-19, të cilat janë duke u dhënë në Kosovë, përfshirë edhe ato që janë marrë këtë javë donacion nga Mbretëria e Norvegjisë kanë afat të mjaftueshëm përdorimi dhe i kanë kaluar të gjitha procedurat ...
Komentet te MSH: TË GJITHA VAKSINAT KUDËR COVID-19 KANË AFAT TË MJAFTUESHËM PËRDORIMI Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinës është gjetur një mjet që dyshohet të jetë mjet shpërthyes. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka treguar për KosovaPress se sot në ora 12:00 kanë pranuar informatën për mjetin e dyshuar për çka tha se tashmë ekipet janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. “Rreth orës 12:00 është pranuar informata se në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë është gjetur një mjet i dyshimtë që dyshohet të jetë mjet shpërthyes. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme të sigurisë”, tregoi Borovci. ...
Komentet te DYSHOHET PËR NJË MJET SHPËRTHYES Janë të Mbyllura
245 vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) e ka uruar edhe kryeparlamentari, Glauk Konjufca. Konjufca në Twitter ka shkruar “Gëzuar 4 Korrikun Amerikë”. Happy 4th of July! 🇺🇸🇺🇸 pic.twitter.com/56khrkY1hl — Glauk Konjufca (@KonjufcaGlauk) July 4, 2021 Ndërkohë që në këtë 245 vjetor Amerikën e uroi edhe kryeministri, Albin Kurti duke ritheksuar si një nga aleatët më të pazëvendësueshme të shtetit të Kosovës./KP ...
Komentet te KONJUFCA URON PAVARËSINË E SHBA-SË Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) në 245 vjetorin e pavarësisë. Kurti shkruan se idetë dhe idealet më fisnike, besimi në liri, barazi dhe të drejtat individuale, përfshirë të drejtën e çdo personi për të kërkuar lumturin- që burojnë nga Deklarata e Pavarësisë së ShBA-vë vazhdojnë të frymëzojnë popuj e individ anembanë botës. Ai madje ka thënë se shteti i Kosovës i bashkohet festës së popullit dhe institucioneve të ShBA-ve, partnerë dhe aleatë i pazëvendësueshëm në arritjet e tona. “Idetë dhe idealet më fisnike, besimi në liri, barazi dhe të drejta individuale, përfshirë të drejtën e çdo personi për të kërkuar lumturinë – ...
Komentet te KURTI URON AMERIKËN NË DITËN E PAVARËSISË: ALEATË TË PAZËVENDËSUESHËM Janë të Mbyllura
Në mëngjesin e sotëm ka shpërthyer një bombol e gazit në një hotel në Velipojë ku u lënduan katër persona. Tashmë të plagosurit kanë mbërritur në spitalin e Djegies Plastike në Tiranë. Të plagosurit janë shoqëruar nga familjarët, të cilët janë në ankth dhe dëshpërim për gjendjen shëndetësore të tyre. Ngjarja ndodhi rreth orës 06:45, në fshatin Pulaj-Plazhë, rruga Nr.5, Velipojë, Shkodër. “Në një hotel tre katësh ka shpërthyer një bombol gazi, ku si pasojë janë dëmtuar shtetasit A. Gj. 40 vjeçe, D. Gj. 19 vjeçe, K. Gj. 15 vjeçe, dhe E. Gj. 12 vjeç, të cilët u dërguan për ndihmë mjeksore më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë” ...
Komentet te TË PLAGOSURIT NGA SHPËRTHIMI I BOMBOLËS NË VELIPOJË MBËRRIJNË NË TIRANË Janë të Mbyllura
Në të gdhirë të 5 korrikut 2020 gjashtë pacientë humbën jetën në një periudhë të shkurtër kohore në Klinikën Infektive ndërsa po kuroheshin nga COVID-19. Nesër bëhet një vit nga ajo ngjarje, por Prokuroria ende nuk ka përfunduar hetimet. Familjarët kërkojnë të kuptojnë të vërtetën se çfarë ngjau, ndërsa ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, i tha KosovaPress-it se drejtësia do të vihet në vend. Dyshimet e para për këtë ngjarje të rëndë ishin tek mosfunksionimi i sistemit të oksigjenit të Infektivës. Departamenti i Krimeve të Rënda të Prokurorisë Themelore në Prishtinë kishte nisur menjëherë hetimet. Zyrtarja për informim pranë këtij institucioni, Laureta Ulaj, në një përgjigje me shkrim për KosovaPress ...
Komentet te NJË VIT NGA VDEKJET E DYSHIMTA NË INFEKTIVË, FAMILJARËT DUAN TË VËRTETËN POR PROKURORIA ENDE S’KA MBYLLUR HETIMET Janë të Mbyllura
Në 245 vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka marrë vendim që në të gjitha kazermat e FSK-së të ngritet flamuri amerikan. Kjo me qëllim të nderimit të të gjithë burrave dhe grave të kombit amerikan të cilët me sakrificë të madhe ndryshuan fatin jo vetëm të kombit amerikan por edhe të të gjithë popujve liridashës në botë. Postimi i plotë i ministrit Mehaj: Miq të dashur amerikan, Zyrtarë, diplomatë e ushtarakë, Të dashur qytetarë të vendi tim, Sot bashkë me urimin e 4 Korrikut- Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kam marrë vendim që në të gjitha ...
Komentet te NË KAZERMAT E FSK-SË NGRITET FLAMURI AMERIKAN Janë të Mbyllura
Dërgesat nga bashkatdhetarët sivjet kanë shënuar një trend rritës dhe pritet që deri në fund të vitit të arrijnë mbi 1 miliard euro. Sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), në tre mujorin e parë të këtij viti remitencat kanë arrit shumën 250 milionë euro ose rreth 60 milionë euro më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Përkundër krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia Covid-19, remitencat më 2020 shënuan rritje 120 milionë më shumë se në vitin 2019. Ndërsa, sipas Instituti Riinvest, në 10 vitet e fundit, remitencat kanë arrit vlerën mbi 7 miliardë euro. Visar Vokrri, drejtor programor në Institutin Riinvest thotë për KosovaPress se sipas ...
Komentet te REMITENCAT SHËNOJNË RRITJE, SIVJET PRITEN TË JENË MBI 1 MILIARD EURO Janë të Mbyllura
Një femër në Lipjan është shantazhuar nga i dashuri i saj. Ky i fundit i kërkoi asaj 70 mijë euro para të gatshme, në të kundërtën do t’ia dërgonte familjes së saj fotografitë intime. Për çka ajo ka raportuar rastin në polici. Ndërkohë që policia tregon se vëllai i viktimës ka shkuar në shtëpinë e të dashurit të motrës ku edhe e ka kërcënuar atë me vrasje. Rasti tashmë ka nisur që të hetohet nga policia. “Viktima femër kosovare ka raportuar se, i dyshuari mashkull kosovar (i dashuri i saj), ka kërkuar që t’ia jap 70.000 (shtatëdhjetëmijë) € para të gatshme, se përndryshe do ia dërgoj fotot (intime) familjarëve të ...
Komentet te NJË FEMËR NË LIPJAN SHANTAZHOHET NGA I DASHURI, IA KËRKOI 70 MIJË EURO Janë të Mbyllura
Vetëm gjatë së shtunës Policia e Kosovës arrestoi 20 persona. ata u arrestuan për kryerjen e veprave të ndryshme penale. Nga Policia e Kosovës kanë njoftuar se 11 nga të arrestuarit janë dërguar në mbajtje. Ndërsa 5 persona të tjerë janë dërguar në vuajtje të dënimit. Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /KP ...
Komentet te ARRESTOHEN 20 PERSONA Janë të Mbyllura