Me ftesë të ministrit të Mbrojtjes Armend Mehaj, të mërkurën më 7 korrik në Kosovë do të arrijë për një vizitë gjenerali amerikan dhe miku i madh i shqiptarëve, Wesley Clark. Lajmi është bërë i ditur sot nga ministri Mehaj përmes një postimi në Facebook. “Në këtë ditë të veçantë, kur po festojmë 4 Korrikun- Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kam kënaqësinë t’ju njoftoj se me ftesën time zyrtare, më datën 7 korrik, në Ministrinë e Mbrojtjes, do të vijë në vizitë gjenerali historik amerikan, heroi ynë Wesley Clark”, ka shkruar Mehaj. Ai ka bërë të ditur se gjeneral Clark do të pritet me nivelin më ...
Komentet te GJENERALI WESLEY CLARK TË MËRKURËN VIZITON KOSOVËN Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Kryetari i ri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Memli Krasniqi, ka përgëzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e Ditës së Pavarësisë. Ai në një postim në Facebook ka shkruar se lindja dhe ngritja e kombit të madh amerikan i ka dhënë dhe i jep botës gjithmonë siguri e mirëqenie dhe ka mishëruar vlerat më të mëdha njerëzore si liria e demokracia. “Liria dhe pavarësia e Kosovës janë pashmangshëm të lidhura me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kosova i është mirënjohëse pafundësisht mbështetjes amerikane në rrugëtimin e vet të shtet-ndërtimit. Ta ruajmë dhe forcojmë këtë miqësi të shenjtë. Gëzuar 4 korrikun”, shkruan Krasniqi. 4 Korriku shënon 245-vjetorin e ...
Komentet te MEMLI KRASNIQI URON SHBA PËR DITËN E PAVARËSISË Janë të Mbyllura
Policia e Shtetit shqiptar gjatë 24 orëve të fundit ka pezulluar 57 patentë-shoferë dhe ka arrestuar tetë ngasës të automjeteve për shkak të shkeljes së rregullave në trafikun rrugor, prej tyre edhe një njëzetvjeçar që po ngiste automjetin me shpejtësi mbi normat e lejuara. Nga tetë personat e arrestuar, pesë prej tyre pasi kanë drejtuar automjetet në gjendjen të dehur dhe tre pa patentë-shofer. Nga 57 patentë-shoferë të pezulluara, 38 prej tyre ishin për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara nga 74 km/orë në qendrat urbane në Kamëz e deri në 180 km /orë, të një 20-vjeçari F.SH., në rrugën Tiranë- Durrës, në aksin Maminas-Durrës. 19 patentë-shoferë janë ...
Komentet te KAPET 20-VJEÇARI DUKE VOZITUR 180 KM/ORË Janë të Mbyllura
Dita e hënë fillon me mot me diell dhe relativisht e freskët, gjatë ditës parashihet të ketë zhvillim të vranësirave të cilat vende-vende do të sjellin riga shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh. Nga dita e marte e tutje, vendi ynë do të ndikohet nga masat e nxehta të ajrit të cilat zakonisht origjinën e kanë nga Afrika Veriore. Në fushat termike parashihet sërish të kemi rritje, ku maksimalet parashihen të arrijnë deri në 35-36 gradë Celsius, ditën e enjte. Përpos ditës së hënë ku parashihen riga shiu ditët tjera do të jenë kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare. Në fundjavë sërish parashihen vranësira të dendura gjë që do të ...
Komentet te MOTI JAVËN E ARDHSHME, RIKTHEHEN MASAT E NXEHTA AJRORE NGA AFRIKA Janë të Mbyllura
Këngëtarja e famshme Bebe Rexha ka përjetuar një situatë të frikshme gjatë një fluturimi ditën e djeshme. Ajo ka treguar se 50 minuta para zbritjes në pistë, piloti ka lajmëruar për një problem në kullën e trafikut ajror, duke e lënë pezull fluturimin e tyre. Bebe ka treguar se së bashku me pasagjerët e tjerë ka qëndruar për dy orë në gjendje pritjeje dhe se një fluturim që zgjat 5 orë e gjysmë ka shkuar gati 8 orë. “Fluturimi ishte 50 minuta larg nga ulja në aeroportin JFK. Piloti dha lajmërimin se ka rrjedhje të ujit në kullën e trafikut ajror. Tashmë jemi në gjendje pritjeje për dy orë. Atyre ...
Komentet te MË SHUMË SE DY ORË TMERR, BEBE REXHA PËRJETON EKSPERIENCËN E FRIKSHME NË AVION Janë të Mbyllura
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Orgerta Manastarliu thotë se mjekët dhe infermierët e repartit të Djegie-Plastikës në QSUT të Tiranës po bëjnë maksimumin për t’u kujdesuar për familjen e lënduar nga shpërthimi i një bombole në një hotel të Velipojës. “Mjekët dhe infermierët në reanimacionin e repartit të Djegie-Plastikës në QSUT, po bëjnë maksimumin për t’u kujdesur për familjen e lënduar në ngjarjen e rëndë në Velipojë. Stafi ynë po bën më të mirën, duke e trajtuar nënën dhe fëmijët me terapinë e plotë të mjekimit, por situata mbetet tejet kritike”, ka shkruar ministrja Manastarliu. Në mëngjesin e kësaj të diele në një hotel në Velipojë shpërtheu bombola ku ...
Komentet te MANASTARLIU: MJEKËT PO BËJNË MAKSIMUMIN PËR T’U KUJDESUR PËR FAMILJEN E LËNDUAR NGA SHPËRTHIMI NË VELIPOJË Janë të Mbyllura
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.110 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 205.884 doza të vaksinës. Deri më sot 49.207 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.871 testime, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.376. Në total numri i rasteve aktive është 160./DielliNews.info ...
Komentet te MINISTRIA E SHËNDETËSISË, SIPAS TË DHËNAVE NGA INSTITUTI KOMBËTAR I SHËNDETËSISË PUBLIKE TË KOSOVËS, INFORMON: Janë të Mbyllura
Një ditë pasi mori detyrën e të parit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi nën shoqëri të bashkëshortes dhe fëmijëve të tij bëri homazhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Nga aty Krasniqi u shpreh se Prekazi mbetet udhërrëfyes meqë pikërisht në këtë vend lindi dhe mori kuptim liria e Kosovës. Për këtë arsye kryetari Krasniqi e konsideroi të domosdoshme që ditën e parë të punës së tij si i pari i partisë ta vizitojë Prekazin në mënyrë edhe që të frymëzohet vetëdija politike. Krasniqi:Prekazi mbetet udhërrëfyesi ynë, këtu lindi liria e Kosovës Video “Prekazi mbetet udhërrëfyesi ynë sepse ky është vendi ku ka lindur dhe ku ...
Komentet te NJË DITË PAS DETYRËS KRASNIQI BËN HOMAZHE NË PREKAZ: KËTU LINDI LIRIA E KOSOVËS (VIDEO) Janë të Mbyllura
Është asgjësuar mjeti në “Breg të Diellit” në Prishtinë i cili dyshohej se ishte mjet shpërthyes. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka treguar se mjeti nuk ishte shpërthyes. “Nga njësia për menaxhimin e mjeteve shpërthyese mjeti i dyshuar është asgjësuar në mënyrë të kontrolluar dhe ka rezultuar të mos jetë mjet shpërthyes”, ka treguar Borovci për KosovaPress. Ndërkohë që u raportua se në këtë pjesë të Prishtinës mjeti dyshohet të ishte shpërthyes. “Rreth orës 12:00 është pranuar informata se në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë është gjetur një mjet i dyshimtë që dyshohet të jetë mjet shpërthyes. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ...
Komentet te POLICIA: FLET PËR MJETIN SHPERTHYES Janë të Mbyllura
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar popullin amerikan për 245 vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA). Osmani thotë se historia ka dëshmuar se në momentet më të vështira të kombit shqiptar, Amerika zgjodhi të ishte mbrojtësja dhe promovuesja më e madhe e së drejtës. Ajo ka theksuar se shqiptarët ndihen të bekuar me miqësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Sot, populli amerikan feston 245-vjetorin e pavarësisë, kurse ne miqtë e tyre bashkëfestojmë me ta, ngaqë kjo ditë na e kujton rolin e këtij kombi të madh për jetësimin e synimit tonë për të jetuar të lirë e të mosvarmë. Historia ka dëshmuar se në ...
Komentet te OSMANI URON AMERIKËN: QYTETARËT E KOSOVËS SOT E PËRJETOJNË FESTËN E PAVARËSISË SË SHBA-VE SI FESTË TË TYRE Janë të Mbyllura