Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

QEVERIA E KOSOVËS PUBLIKON RAPORTIN E PUNËS 100-DITËSHE

Lajme
Qeveria e Kosovës ka publikuar sot raportin e punës 23 mars – 1 korrik 2021, e cila është votuar nga Kuvendi i Kosovës më 22 mars 2021. Në raport paraqiten të arriturat kryesore sipas sektorëve të paraparë me Programin e Qeverisë, rezultatet dhe vendimet e marra gjatë kësaj periudhe. Raporti përfshin të arriturat në menaxhimin e COVID-19, qeverisja, sundimi i ligjit, rendi dhe siguria publike, rimëkëmbja ekonomike, industria, ndërmarrësia, tregtia, bujqësia dhe zhvillimi rural, mjedisi, planifikimi hapësinor, infrastruktura, arsimi, shkenca, kultura, rinia dhe sporti, politika e jashtme, diaspora dhe mbrojtja. https://kryeministri.rks-gov.net/wp-content/uploads/2021/07/100DITE_Kthese-drejt-Zhvillimit.pdf  KP ...
Komentet te QEVERIA E KOSOVËS PUBLIKON RAPORTIN E PUNËS 100-DITËSHE Janë të Mbyllura

RRGK-JA KËRKON PËRFAQËSIM MË TË MADH TË GRAVE NË ZGJEDHJET LOKALE

Lajme
Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) i kanë bërë thirrje partive politike që në zgjedhjet lokale të kenë përfaqësim të grave në mënyrë të barabartë. Në letrën e hapur drejtuar partive politike në Kosovë thuhet se “Ju ftojmë që të kryeni obligimin tuaj drejt fuqizimit të pjesëmarrjes së grave në politikë dhe vendimmarrje, sidomos duke rritur numrin e pjesëmarrjes së grave të margjinalizuara në procese politike në nivel lokal”. Letra e plotë e RrGK-së: Letër e hapur drejtuar partive politike në Kosovë, Zgjedhjet lokale të këtij viti po afrohen, e me këtë rast ka filluar edhe publikimi i kandidaturave për kryetarë/e të komunave. Këto zgjedhje do të mbahen vetëm pak ...
Komentet te RRGK-JA KËRKON PËRFAQËSIM MË TË MADH TË GRAVE NË ZGJEDHJET LOKALE Janë të Mbyllura

ALBIN KURTI EMËRON ANDIN HOTIN KRYESUES TË KOMISIONIT QEVERITAR PËR PERSONAT E ZHDUKUR

Lajme
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e ka emëruar Andin Hotin, Kryesues të Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur. Në komunikatën për media nga zyra e kryeministrit Kurti thuhet se “Çështja e personave të zhdukur është një nga çështjet prioritare të Qeverisë së Kosovës, dhe emërimi i sotëm tregon që kjo temë shkon përtej politikës. Dhimbja dhe ankthi me të cilën familjet përballen që 23 vite, rritet çdo ditë e më shumë, andaj është obligim i yni si Qeveri që të bëjmë më të mirën e mundshme për t’ua zbutur këtë gjendje duke u angazhuar më shumë për zbardhjen e fatit të më të dashurve të tyre”. Theksohet se ...
Komentet te ALBIN KURTI EMËRON ANDIN HOTIN KRYESUES TË KOMISIONIT QEVERITAR PËR PERSONAT E ZHDUKUR Janë të Mbyllura

QEVERIA OFRON BONO PËR DIASPORËN NË VLERË 20 MILIONË EURO

Lajme
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka bërë të ditur vendimin për bono për diasporën. Ai ka thënë se paraditen e sotme janë takuar me bankat komerciale dhe BQK dhe kanë nënshkruar marrëveshje për emetimin e këtyre letrave me vlerë. “Po e përmbushim dhe një premtim që kemi dhënë për bono për diasporën. Bono tre vjeçare dhe pesë vjeçare, periudha e shitjes do të jetë prej 21 korrik deri më 18 gusht. Dhe data e emetimit 20 gusht. Bankat komerciale me të cilat do të kemi bashkëpunim janë Raiffeisen Bank, ProCredit Bank, NLB banka, BKT, Banka Ekonomike dhe Banka për Biznes. Shuma e ofruar për shitje është 20 ...
Komentet te QEVERIA OFRON BONO PËR DIASPORËN NË VLERË 20 MILIONË EURO Janë të Mbyllura

06 KORRIK 2021: MINISTRIA E SHËNDETËSISË, SIPAS TË DHËNAVE NGA INSTITUTI KOMBËTAR I SHËNDETËSISË PUBLIKE TË KOSOVËS, INFORMON:

Shëndetësi
Në 24 orët e fundit janë dhënë 13.397 doza të vaksinës kundër COVID-19.  Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 219.885 doza të vaksinës.  Deri më sot 52.975 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.  Nga 2.143 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.  Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.  Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.397. Në total numri i rasteve aktive është 152./KP ...
Komentet te 06 KORRIK 2021: MINISTRIA E SHËNDETËSISË, SIPAS TË DHËNAVE NGA INSTITUTI KOMBËTAR I SHËNDETËSISË PUBLIKE TË KOSOVËS, INFORMON: Janë të Mbyllura

KOMISIONI PËR LEGJISLACION MIRATON NË PARIM PROJEKTLIGJIN PËR GJYKATËN KOMERCIALE

Lajme
Komisioni për legjislacion ka miratuar në parim Projektligjin për Gjykatën Komerciale. Nevoja për themelimin e saj u konsiderua e domosdoshme nga mazhoranca dhe një pjesë e opozitës, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës shprehu mëdyshje për rolin e kësaj gjykate në sistemin juridik dhe kushtetues të vendit. Kryetari i Komisionit për legjislacion, Adnan Rrustemi tha se miratimi i këtij projektligji është i rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit. Përkrahje ndaj këtij projektligji shprehu edhe Hajdar Beqa nga PDK, por tha se i njëjti është marrë i gatshëm nga ish ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri. Por mëdyshje për miratimin e tij shprehu deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj. “Sot e kam problem ta ...
Komentet te KOMISIONI PËR LEGJISLACION MIRATON NË PARIM PROJEKTLIGJIN PËR GJYKATËN KOMERCIALE Janë të Mbyllura

HAJDARI: DO TË RISHIKOJMË TË GJITHA ZONAT EKONOMIKE, PARAARDHËSIT KEQPËRDORËN PARANË PUBLIKE

Ekonomi
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka raportuar sot në Komisionin për Mbikqyrje Financiare për raportin e auditimit për pasqyrat financiare të MTI-së për vitin 2020. Hajdari ka ngritur disa çështje për siç tha ajo keqpërdorime me paranë publike, parregullsi dhe mangësi nga ish- MTI tani MINT. Por, shqetësuese, sipas ministres Hajdari mbetet projekti për ndërtimin e parkut industrial në Lumadh. Megjithatë, deputetë nga opozita PDK dhe LDK nuk morën pjesë në këtë mbledhje, as kryetarja e Komisionit, Hykmete Bajrami që vije nga LDK-ja. Deputetja nga AAK Albana Bytyqy bojkotoi mbledhjen, derisa tha se meqë nuk janë pjesëmarrës asnjë deputetë nga opozita, nuk do të marrin pjesë as ...
Komentet te HAJDARI: DO TË RISHIKOJMË TË GJITHA ZONAT EKONOMIKE, PARAARDHËSIT KEQPËRDORËN PARANË PUBLIKE Janë të Mbyllura

LAJÇAK TAKOHET ME BISLIMIN: NUK KA ASGJË TEKNIKE NË DIALOGUN KOSOVË-SERBI

Lajme
Emisari i Bashkimit Evropian (BE), Miroslav Lajçak është takuar me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi në Bruksel. Lajçak derisa ka treguar për takimin me Bislimin tha se gjithçka që do të bisedohet është mbi normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Lajçak ka theksuar se nuk ka asgjë teknike në dialog. “E mirëprita Besnik Bislimin, zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës për diskutime sot para takimit të dialogut në nivelin e kryenegociatorëve nesër. Gjithçka në bisedimet mbi normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është politike, asgjë s’është teknike”, ka shkruar Lajçak në Twitter/KP ...
Komentet te LAJÇAK TAKOHET ME BISLIMIN: NUK KA ASGJË TEKNIKE NË DIALOGUN KOSOVË-SERBI Janë të Mbyllura

NAGAVCI: DERI NË SHTATOR DO TË VAKSINOHEN TË GJITHË MËSIMDHËNËSIT

Lajme
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se deri në shtator do të vaksinohen të gjithë mësimdhënësit me qëllim që mësimi të fillojë me prezencë fizike në objekte shkollore. Megjithatë, ajo tha se do të jenë të përgatitur edhe për forma të tjera nëse veç do të ketë nevojë. “Synimi jone është që të vazhdojmë me prezencë fizike. Është një hap i mirë që ka filluar vaksinimi i mësimdhënësve dhe në shtator do të kemi të vaksinuar të gjithë mësimdhënësit. Besojmë se do të jetë me prezencë fizike në shkolla, por do të jemi të gatshëm edhe për forma të tjera”, tha ajo. Në raportimin para ...
Komentet te NAGAVCI: DERI NË SHTATOR DO TË VAKSINOHEN TË GJITHË MËSIMDHËNËSIT Janë të Mbyllura

NJË MUAJ PARABURGIM PËR PERSONIN QË SULMOI POLICËT

Lajme
Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit A. I(1). “Ekziston dyshimi i bazuar se më datë 04.07.2021, në ora 00:15 minuta, në rrugën ‘Muharrem Ibrahimi’, në Gjilan, i pandehuri ka sulmuar personat zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare lidhur me sigurinë e përgjithshme të rëndit publik, ashtu që deri sa të dëmtuarit – zyrtarët policorë F. S. dhe G. A., kishin kërkuar nga A. I.(2) që të largonte veturën dhe i kishin kërkuar dokumentet e nevojshme për qarkullim në rrugë publike, në ato momente ka ndërhyrë i pandehuri A. I.(1), i cili i ...
Komentet te NJË MUAJ PARABURGIM PËR PERSONIN QË SULMOI POLICËT Janë të Mbyllura