Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

KAPET SHTETASI KOSOVAR DUKE VOZITUR 200 KM/H NË RRUGËT E SHQIPËRISË

Lajme
Gjatë kontrolleve në 24 orët e fundit, nga Policia rrugore e Tiranës, në rrugën interurbane Tiranë -Elbasan janë konstatuar shpejtësi nga 166 km/h deri në 200 km/h. Dy drejtues mjetesh nga Maqedonia e Veriut, shtetasit A. H. dhe E. Sh. u konstatuan duke qarkulluar me mjetet e tyre me shpejtësi 166 km/h, ndërsa shtetasi H. H. nga Kosova u konstatua duke drejtuar mjetin me 200 km/h, në Tiranë-Elbasan. Nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, në rrugën urbane Fier-Vlorë, është konstatuar shtetasi A. M., nga Tirana, rezident në Gjermani, duke drejtuar metin me 186 km/h. Falë telefonatave të qytetarëve, Policia Rrugore e Tiranës bëri të mundur parandalimin e një ngjarjeje rrugore, ...
Komentet te KAPET SHTETASI KOSOVAR DUKE VOZITUR 200 KM/H NË RRUGËT E SHQIPËRISË Janë të Mbyllura

KQZ-JA NUK DO T’I TELEFONOJË MË TË GJITHË APLIKUESIT JASHTË VENDIT

Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar udhëzimin e ri administrativ, i cili përcakton mënyrën se si do të bëhet verifikimi i aplikacioneve për regjistrimin e votuesve jashtë vendit. KQZ nw mbledhjen e mbajtur të mërkurën u bë e ditur se periudha e aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës fillon më 10 korrik dhe do të përfundojë më 18 gusht 2021. Anëtari i KQZ-së nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Florian Dushi tha se verifikimi i votuesve jashtë vendit nuk është i nevojshëm të bëhet tek të gjitha rastet, por vetëm tek kategoritë që janë të dyshimta. Ai shpjegoi se KQZ do të verifikojë vetëm 2% të aplikuesve ...
Komentet te KQZ-JA NUK DO T’I TELEFONOJË MË TË GJITHË APLIKUESIT JASHTË VENDIT Janë të Mbyllura

NGRITET AKTAKUZË KUNDËR DHURATA HOXHËS DHE KATËR ZYRTARËVE TË TJERË

Lajme
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë pranë gjykatës Themelore në Prishtinë –Departamenti Special, kundër ish-ministres së Integrimeve Dhurata Hoxha, ish-sekretarit Kushtrim Cukaj, Demush Shasha, Nuhi Osmani, dhe F.M. për vepra të ndryshme penale. Dhurata Hoxha akuzohet se në vazhdimësi ka kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar. Po ashtu F.M., Demush Shasha, Kushtrim Cakaj dhe Nuhi Osmani akuzohen se në vazhdimësi kanë kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar./KP ...
Komentet te NGRITET AKTAKUZË KUNDËR DHURATA HOXHËS DHE KATËR ZYRTARËVE TË TJERË Janë të Mbyllura

TEKSTI I PLOTË I REZOLUTËS PËR SREBRENICË

Lajme
Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 89 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim kanë miratuar rezolutën për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë. Këtë rezolutë e mbështetën të gjitha grupet parlamentare, me përjashtim të Listës Serbe, e cila lëshoi sallën në momentin që u iniciua kjo rezolutë. Ky është teksti i plotë i Rezolutës për Srebrenicë: Duke pasur parasysh: – Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut, Konventën për të Drejtat Civile dhe Politike, Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut; – Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB S/RES/827 25 maj 1993; – Rezolutat e Parlamentit Evropian 7 korrik 2005, 15 janar 2009 dhe 15 korrik 2015 për Srebrenicën; ...
Komentet te TEKSTI I PLOTË I REZOLUTËS PËR SREBRENICË Janë të Mbyllura

KURTI LËSHON SALLËN, PËRPLASEN ABAZI DHE TAHIRI NË KUVEND

Lajme
Kryeministri Albin Kurti, pas fjalës së tij në Kuvendin e Kosovës, ku po diskutohet për Marrëveshjen e Uashingtonit ka lëshuar sallën plenare. Kjo ka nxitur partitë opozitare duke thënë se kjo qasje nuk është serioze, por deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Haki Abazi i është drejtuar shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri të ndalet sepse atij është i përgjigjur kryeministri Kurti. Abazi: Ndalu, ndalu, ta dha përgjigjen kryeministri, tash dëgjo “Ndalu, ndalu, qetësi ju lutem. Është shumë vështirë me u ballafaquar me vajtim. Ta dha përgjigjen kryeministrin tash dëgjo”, tha ai. Ndërsa, Tahiri i PDK-së tha se ikja e kryeministrit Kurti është e papërgjegjshme. Tahiri: Kryeministri iku, është i ...
Komentet te KURTI LËSHON SALLËN, PËRPLASEN ABAZI DHE TAHIRI NË KUVEND Janë të Mbyllura

MINISTRIA E SHËNDETËSISË, SIPAS TË DHËNAVE NGA INSTITUTI KOMBËTAR I SHËNDETËSISË PUBLIKE TË KOSOVËS, INFORMON:

Shëndetësi
Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.251 doza të vaksinës kundër COVID-19.  Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 236.035 doza të vaksinës.  Deri më sot 57.994 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.  Nga 1.575 testime, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.  Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.  Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.405. Në total numri i rasteve aktive është 152./DielliNews.info ...
Komentet te MINISTRIA E SHËNDETËSISË, SIPAS TË DHËNAVE NGA INSTITUTI KOMBËTAR I SHËNDETËSISË PUBLIKE TË KOSOVËS, INFORMON: Janë të Mbyllura

KUVENDI MIRATON REZOLUTËN QË DËNON GJENOCIDIN NË SREBRENICË

Lajme
Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 89 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim kanë miratuar rezolutën për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë. Këtë rezolutë e mbështetën të gjitha grupet parlamentare, me përjashtim të Listës Serbe, e cila lëshoi sallën në momentin që u inicua kjo rezolutë. Deputeti Bahri Shabani nga koalicioni Vakat paraqiti projekt-rezotën që dënon gjenocidin në Srebrenicë, me qëllim që kjo ngjarje të mos harrohet dhe të mos mohohet. Shabani: Qëllimi i rezolutës është të mos mohohet gjenocidi “Qëllimi i kësaj rezolute është mos harrohet dhe të mos mohohet gjenocidi në Srebrenicë dhe që viktimat e gjenocidit të marrin drejtësinë e merituar në mënyrë që rajoni të ...
Komentet te KUVENDI MIRATON REZOLUTËN QË DËNON GJENOCIDIN NË SREBRENICË Janë të Mbyllura

MEHAJ NJOFTON CLARK PËR TË ARRITURAT E KOSOVËS DHE TË FSK-SË

Lajme
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj pas takimeve që zhvilloi me Ish-komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjeneralin amerikan Wesley Clark tha se ai është ka rol kyç për Kosovën dhe lirinë e saj. Në takimin e përbashkët Mehaj e njoftoi Clark për të arriturat e Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Në shenj mirënjohës, Mehaj tha se qendrën për studime universitare të FSK-së do ta emwroj “Wesley Clark”. “Kemi nderin të mirëpresim në Kosovë gjeneralin historik të ShBA-së. Clark ka rolin kyç dhe vendimtar në çlirimin Kosovës në lirinë tonë. E informova gjeneralin për të arriturat e Kosovës dhe të arriturat e FSK-së e cila ...
Komentet te MEHAJ NJOFTON CLARK PËR TË ARRITURAT E KOSOVËS DHE TË FSK-SË Janë të Mbyllura

KURTI: FUNKSIONIMI I UNIVERSITETIT NË VERI TË MITROVICËS NUK ËSHTË LEGJITIM (VIDEO)

Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se funksionimi i universitetit në veri të Mitrovicës nuk është legjitim, pasi nuk ka hartuar një statut në përputhje me Ligjin për Arsimin dhe nuk është akredituar nga Agjencia e Kosovës për Akreditim. Në seancën e sotme plenare, kreu qeveritar tha se askush nuk duhet të vë në dyshim mekanizmat e shtetit për të parandaluar një veprimtari të jashtëligjshme, mirëpo është interes i Kosovës që qytetarët në atë pjesë t’i integrojnë në institucionet e vendit. Kurti: Nuk ka dyshim se funksionimi i këtij universiteti nuk është legjitim Video: “Nuk ka dyshim se funksionimi i këtij universiteti nuk është legjitim, pasi nuk ka hartuar një ...
Komentet te KURTI: FUNKSIONIMI I UNIVERSITETIT NË VERI TË MITROVICËS NUK ËSHTË LEGJITIM (VIDEO) Janë të Mbyllura

TAHIRI THOTË SE QEVERIA KURTI ËSHTË E PAAFTË PËR T’IU KUNDËRVU FUSHATËS SË SERBISË NDAJ KOSOVËS

Lajme
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, e ka quajtur të paaftë qeverinë e Kosovës që t’i kundërvihet ofensivave të Serbisë dhe fushatës që ajo po bënë për ta barazuar dhe fajësuar Kosovën luftën e vitit 1998-1999. Ai tha se derisa shteti i Serbisë dekoron kriminelin Goran Radosavljeviç përgjegjësin kryesor edhe për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, nuk ka pasur asnjë reagim nga Qeveria e Kosovës. Tahiri: Qeveria e paaftë për t’iu kundërvu fushatës që Serbia po bënë ndaj Kosovës “Qeveria e Republikës së Kosovës jo vetëm që ka harruar të angazhohet në tema të tilla vitale, por është tërësisht e paaftë fatkeqësisht me iu kundërvu ...
Komentet te TAHIRI THOTË SE QEVERIA KURTI ËSHTË E PAAFTË PËR T’IU KUNDËRVU FUSHATËS SË SERBISË NDAJ KOSOVËS Janë të Mbyllura