Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur drejtore të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit, Hajrije Morina, e cila ka marrë 56 vota për. Ndërsa, kundërkandidati i saj, Lulzim Rexhepi ka marrë vetëm 18 vota. Kryetarja e Komisionit votues, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka treguar për rezultatet që kanë marrë secili kandidatë. Kryeziu: Hajrije Morina i ka marrë votat e mjaftueshme për këtë pozitë “Në votim kanë marrë pjesë 75 deputetë, i pavlefshëm është një fletvotim, votat e fituara për kandidatët e propozuar për zgjedhjen e drejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit janë si në vijim. Hajrije Morina ka fituar 56 vota, ndërsa Lulzim Rexhepi ka fituar 18 vota. Sipas këtij rezultati, ...
Komentet te KUVENDI ZGJEDH HAJRIJE MORINËN NË KRYE TË AUTORITETIT RREGULLATOR PËR SHËRBIMET E UJIT Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia pasi u vaksinuar me dozën e parë të vaksinës Astra-Zeneca, ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që vaksinohen me Astra-Zeneca, të cilën edhe vet e mori, si dhe Pfizer, derisa ka njoftuar se rishikimin i masave është shtyrë për shkak të paraqitjes së rastit Delta, por se ato do të rishikohen gjatë kësaj jave. Ministri Vitia nga qendra e vaksinimit në Prishtinë, tha se nuk jemi në pozitë që të sillen sikurse nuk ka virus dhe rruga e vetme për të fituar betejën me Covid-19, është vaksinimi. Sipas tij, Kosova është një nga vendet e rralla të rajonit dhe më gjerë që nuk ka pranuar ...
Komentet te MINISTRI VITIA BËN THIRRJE PËR VAKSINIM, MASAT RISHIKOHEN GJATË KËSAJ JAVE Janë të Mbyllura
Kuvendi i Kosovës ka shkarkuar anëtarët e Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës. Votimi për shkarkimin e anëtarëve është bërë për secilit anëtarë veç e veç. Opozita ka kundërshtuar shkarkimin e anëtarëve të Bordit të RTK-së, duke thënë se është një shkarkim politik dhe me qëllim që të kontrollohet bordi i ri që do të emërohet. Anëtarët e shkarkuar janë kryetar Sali Bashota, anëtarët Agron Gashi, Lirim Geci, Fadil Miftari, Ilir Bytyçi, Bajram Mjeku, Petrit Musolli, Albinot Maloku. ...
Komentet te KUVENDI SHKARKON ANËTARËT E BORDIT TË RTK-SË Janë të Mbyllura
Handikos ka dhuruar rreth 40 pajisje ndihmëse, si karroca, shëtitore, paterica, për Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), të cilat do t’u shërbejnë qytetarëve që kanë nevojë për to. Drejtori i Handikos-it, Afrim Maliqi tha se këto pajisje do t’u shërbejnë klinikave të ndryshme për nevoja të ndryshme, teksa shtoi se donacione të ngjashme do të dhurojnë edhe në të ardhmen. Ai bëri të ditur se pajisjet e dhuruara sot janë donacione që i kanë pranuar nga donatorë të ndryshëm, për çka kanë marrë pëlqimin e tyre në mënyrë që t’i dhurojnë për ShKSUK-në. Maliqi: Kemi sjell rreth 40 pajisje të ndryshme për ShKSUK-në “Ne sot kemi ...
Komentet te HANDIKOS DHURON 40 PAJISJE NDIHMËSE PËR SHSKUK-NË (VIDEO) Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Fazli Veselit, babait të Kadri Veselit. “Me keqardhje të madhe mësova lajmin e ndarjes nga jeta të Fazli Veseli. Në këto çaste pikëllimi, i shprehë ngushëllime ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe mbarë familjes Veseli, për vdekjen e familjarit të tyre”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit. Ndryshe babai i Kadri Veselit, Fazli Veseli ka ndërruar jetë dje në moshën 94 vjeç. Në maj të këtij viti, Kadri Veseli ishte liruar për vizitë nga Haga për ta vizituar babanë e tij që ndodhej në spitalin “Dr Sami ...
Komentet te KURTI I SHPREHË NGUSHËLLIME FAMILJES VESELI, PËR NDARJEN NGA JETA TË FAZLI VESELIT Janë të Mbyllura
Nga e gjithë mirësia e frutave që vera ka për të ofruar, shalqiri patjetër që kryeson listat. Asgjë nuk është më freskuese sesa një fetë e ftohtë shalqiri e freskët në një ditë të nxehtë vere. Sidoqoftë, pak e dinim se ekziston një hile super e thjeshtë që rrit jo vetëm aromën e shalqirit, por edhe përfitimet e tij shëndetësore – shtimi i kripës. Shalqi me kripë – Pse funksionon? Nëse kjo ju duket pak e çuditshme, ju nuk jeni vetëm. Shumë mendojnë të njëjtën gjë kur e dëgjojnë për herë të parë, por ka shumë për të thënë për këtë këshillë të çuditshme. Aroma e kundërt e këndshme sjell ...
Komentet te PSE DUHET TË FILLONI TË VENDOSNI KRIPË NË SHALQIRIN TUAJ Janë të Mbyllura
Forca Ajrore Shtetet e Bashkuara më 8 korrik të vitit 1948, pranon rekrutet e para femra nëpërmjet një programi të quajtur Gratë në Forcat Ajrore (WAF). WAF u formua në vitin 1948, kur presidenti Truman nënshkroi Aktin për integrimin e grave në Forcat e Armatosura. Programi WAF përfundoi në vitin 1976, kur gratë filluan të pranohen në Forcat Ajrore në mënyrë të barabartë me burrat, pa ndihmën e ndonjë programi të veçantë./KP ...
Komentet te GRATË PËR HERË TË PARË NË FORCAT AJRORE NË SHBA Janë të Mbyllura
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia do të marrë sot vaksinën antiCOVID-19. Ai do të vaksinohet në ora 11:00 në sallën “1 Tetori” në Prishtinë. Pas vaksinimit, ministri Vitia do të mbaj konferencë. Temë e konferencës do të jetë “Vaksinimi në masë të qytetarëve të Kosovës me vaksinën kundër COVID-19”./KP ...
Komentet te SOT VAKSINOHET MINISTRI VITIA Janë të Mbyllura
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se moti do të jetë sot me diell. Për çka i’u bëhet thirrje qytetarëve që të respektojnë këshillat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) që nga ora 09:00 deri në 17:00 të mos jenë në kontakt direkt me rrezet e diellit. “Vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik. Në këto kushte do të mbajë mot kryesisht me diell dhe stabil. Në fushat termike do të kemi rritje graduale, duke bërë që merkuri në termometër të arrijë vlera rreth 35-36 gradë Celsius, deri sa minimalet mbeten po thuaj të ngjashme ...
Komentet te MOT ME DIELL Janë të Mbyllura
Kuvendi i Kosovës vazhdon edhe sot punimet. Në seancën e sotme që është vazhdim i të djeshmes pritet të shqyrtohen edhe tri pika të rendit të ditës. Ndër to, shkarkimi i anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës. Seanca pritet të fillojë në ora 10:00 Ky është rendi i ditës: 9. Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit funksional për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, 10. Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni, 11. Zgjedhja e drejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit./KP ...
Komentet te KUVENDI PRITET TË VOTOJË SOT PËR SHKARKIMIN E BORDIT TË RTK-SË Janë të Mbyllura