Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

KONJUFCA TAKON DEPUTETËT SHQIPTARË NË PARLAMENTIN SERB

Lajme
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, së bashku me nënkryetaren, Saranda Bogujevci, kanë pritur sot në takim deputetët e koalicionit “Lugina e Bashkuar – SDA Sanxhak”, Shaip Kamberi, Enis Imamoviq, Nadije Beqiri, Mirsad Hodzhiq, Argjend Bajrami, Selma Kuçeviq, si dhe kryetarin e Partisë Aksioni Demokratik i Sanxhakut (SDA), Sulejman Ugljanin. Sipas komunikatës së lëshuar nga Kuvendi, Sylejman Ugljanin, në cilësinë e kryetarit të SDA, e ka falënderuar kryekuvendarin Konjufca dhe ka shprehur mirënjohje në emër të boshnjakëve për miratimin në Kuvendin e Republikës së Kosovës të rezolutës që dënon gjenocidin në Srebrenicë. Ndërsa, deputetët e koalicionit “Lugina e Bashkuar – SDA Sanxhak” e njoftuan të parin e ...
Komentet te KONJUFCA TAKON DEPUTETËT SHQIPTARË NË PARLAMENTIN SERB Janë të Mbyllura

KURTI PO MERR PJESË NË “TRYEZËN E RRUMBULLAKËT” ME QEVERINË E GREQISË

Lajme
Me ftesë të kryeministrit të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, kryeministri Albin Kurti, po merr pjesë në Tryezën e Rrumbullakët me Qeverinë e Greqisë, në Athinë. Në këtë tryezë, të 25-tën me radhë, organizuar nga Qeveria e Greqisë dhe prestigjiozja britanike “The Economist” po marrin pjesë kryeministra e ministra të vendeve të ndryshme, zyrtarë qeveritarë, vendimmarrës, drejtues të korporatave dhe akademikë. Me temën “Nga distancimi social te solidariteti social”, kjo tryezë është hapësirë për dialog mbi çështjet që përcaktojnë botën, bazuar në përvojat e shteteve në ballafaqim me pandeminë COVID-19 dhe përpjekjet e përbashkëta për shoqëri më të qëndrueshme e më të barabarta./KP ...
Komentet te KURTI PO MERR PJESË NË “TRYEZËN E RRUMBULLAKËT” ME QEVERINË E GREQISË Janë të Mbyllura

KRASNIQI MBLEDH KRYETARËT E DEGËVE: PDK ËSHTË UNIKE, E HAPUR DHE PLOT ENERGJI

Lajme
Kryetari i porsazgjedhur i PDK-së, Memli Krasniqi ka filluar menjëherë punën. Ai disa ditë pasi u konfirmua në krye të PDK-së, ka mbledhur kryetarët e degëve për t’u koordinuar për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në tetor. Përmes një statusi në Facebook, Krasniqi ka thënë se në zgjedhjet lokale të 17 tetorit do t’i ofrojnë qytetarëve të secilës komunë qeverisjen që ata e meritojnë. Për këtë, thotë se PDK është unike, e hapur dhe plot energji. “Me Kryetarët e Degëve të PDK-së, për t’u organizuar sa më mirë për zgjedhjet lokale të 17 tetorit dhe për t’ua ofruar qytetarëve të secilës komunë qeverisjen që ata e meritojnë. Për këtë, ...
Komentet te KRASNIQI MBLEDH KRYETARËT E DEGËVE: PDK ËSHTË UNIKE, E HAPUR DHE PLOT ENERGJI Janë të Mbyllura

MPOSHTET GRIPI I SHPEZËVE, LEJOHET TREGTIMI NË KOSOVË

Lajme
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se bazuar në vlerësimet profesionale dhe ekzekutive për situatën epizootiologjike në lidhje me paraqitjen e sëmundjes gripi i shpezëve Avian Influenca (H5N8), në Kosovë, me sukses është menaxhuar dhe mposhtur sëmundja. Sipas njoftimit, pas veprimeve të shpejta profesionale dhe me kohë, është arritur që sëmundja të menaxhohet. “Rasti i fundit pozitiv i diagnostifikuar nga laboratori i ushqimit dhe veterinarisë është regjistruar më datën 20.06.2021. Tani janë plotësuar kushtet veterinare dhe afatet kohore ligjore për të liruar masat kundër sëmundjes. Më datë 07.07.2021 është mbajtur takim me përfaqësuesit e Shoqatës së Shpezëtarëve të Kosovës, jemi njoftuar për gjendjen e fermave të krijuar nga izolimi, ...
Komentet te MPOSHTET GRIPI I SHPEZËVE, LEJOHET TREGTIMI NË KOSOVË Janë të Mbyllura

GJASHTË DEPUTETË TË KUVENDIT TË SERBISË NJOHIN PAVARËSINË E KOSOVËS

Lajme
Gjashtë deputetë të Kuvendit Popullor të Serbisë, janë pritur në takim nga kryeministri Albin Kurti Siç thuhet në kumtesën qeveritare këta deputetë e njohin pavarësinë e Kosovës dhe e përkrahin Qeverinë Kurti. Me këtë rast kryeministri Kurti ritheksoi se Serbia duhet të distancohet nga e kaluara e përgjakshme dhe politika e Sllobodan Milosheviqit. Pa u distancuar dhe pa e bërë Serbia një introspeksion për të kaluarën e saj, nuk mund të ecet drejt të ardhmes dhe normalizimit të raporteve me Kosovën, tha kryeministri Kurti. Ky është njoftimi i plotë i Qeverisë së Kosovës: Gjashtë deputetë të Kuvendit Popullor të Serbisë e njohin pavarësinë e Kosovës dhe e përkrahin Qeverinë Kurti. ...
Komentet te GJASHTË DEPUTETË TË KUVENDIT TË SERBISË NJOHIN PAVARËSINË E KOSOVËS Janë të Mbyllura

DY TË VDEKUR DHE 8 RASTE TË REJA ME COVID-19

Shëndetësi
2 të vdekur dhe 8 raste të reja me COVID-19 janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë. Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisës bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK). Njoftimi i plotë: #Bashkëiadalim 08 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.271 doza të vaksinës kundër COVID-19. ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 243.428 doza të vaksinës. ℹ Deri më sot 60.759 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. ℹ Nga 1.721 testime, 8 qytetarë kanë ...
Komentet te DY TË VDEKUR DHE 8 RASTE TË REJA ME COVID-19 Janë të Mbyllura

GRABITJE NË NJË POMPË TË DERIVATEVE , NJË MUAJ PARABURGIM

Lajme
Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të pandehurve D. K.. Sipas gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar se me datë 22.06.2021, rreth orës 05:40 minuta në rrugën “Adem Jashari”, në Kamenicë i pandehuri duke përdorur forcën ndaj personit tjetër e përvetëson pasurinë e personit tjetër në atë mënyrë që në pompën e derivateve “IP Petrol”, hynë me një person të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve dhe duke e goditur punëtorin A. Z., kanë arritur që nga arka e pompës së derivateve të marrin shumën e të hollave prej 229 euro dhe të largohen nga vendi ...
Komentet te GRABITJE NË NJË POMPË TË DERIVATEVE , NJË MUAJ PARABURGIM Janë të Mbyllura

NUK PËRDORET MË PLAZMA KOVALASHENTE PËR TRAJTIMIN E PACIENTËVE ME COVID-19

Shëndetësi
Në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) numri i pacientëve të shtrirë që janë të infektuar me COVID-19 vazhdon të jetë i ulët. Aktualisht në këtë klinikë janë të hospitalizuar 11 persona, prej tyre 5 janë me oksigjenoterapi. Për të vazhduar kjo gjendje e qetë epideomologjike në Kosovë infektologët po bëjnë thirrje që qytetarët të vaksinohen qoftë me AstraZeneca apo Pfizer. Në intervistë për KosovaPress, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive, Arben Vishaj tregoi se tanimë nuk po përdoret plazma konvalescente sikurse ishte përdorur në shkurtin e këtij viti. Vishaj bëri të ditur edhe se në mjekim intensiv nuk është i shtrirë asnjë person i ...
Komentet te NUK PËRDORET MË PLAZMA KOVALASHENTE PËR TRAJTIMIN E PACIENTËVE ME COVID-19 Janë të Mbyllura

KALLËZIM PENAL PASI RRËNOI MURET E PËRDHESËS SË OBJEKTIT KOLEKTIV

Lajme
Inspektorët e Ndërtimit bashkë me Policinë e Kosovës, organizuan sot aksion në lagjen “Dardania”, në Prishtinë, ku një person pas renovimeve të brendshme në objekt banesor, i ka dëmtuar e rrënuar muret e përdhesës së objektit kolektiv – pa leje përkatëse. Ministri i Infrastrukturës, Adonis Tahiri ka shkruar në Facebook se inspektori i zonës ka ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore me kohë, si ndërprerjen e punimeve, shqiptimin e gjobës, dhe vendimin që obligon palën për ta rikthyer objektin në gjendjen e mëparshme. “Meqë pala nuk ka përfillur vendimet e urdhëresat e inspektorit, dhe ka vazhduar me punime, ndaj tij është inicuar edhe kallëzim penal. Kompania e kontraktuar nga Komuna do ...
Komentet te KALLËZIM PENAL PASI RRËNOI MURET E PËRDHESËS SË OBJEKTIT KOLEKTIV Janë të Mbyllura

LIGJI PËR GJYKATËN KOMERCIALE PRITET TË HYJË NË FUQI NË JANAR 2022, PARASHIHET RRITJA E PERSONELIT KOMERCIAL

Ekonomi
Ligji për Gjykatën Komerciale mund të hyjë në fuqi më 1 janar 2022. Të paktën ky është synimi i Ministrisë së Drejtësisë për këtë institucion për të cilin ka pritshmëri se do të krijojë një klimë të përshtatshme të të bërit biznes dhe të rriten investimet. Kështu deklaroi të enjten zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu në tryezën “Ndikimi i Gjykatës Komerciale në nxitjen e investimeve”, të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës (OEAK). Gjatë këtij diskutimi, Sallahu para të pranishmëve tha se do të rrisin numrin e gjyqtarëve nga 5 sa është aktualisht në 30, ndërsa shtoi se krahas kësaj parashihet të rritet edhe numri i stafit administrativ. Në ...
Komentet te LIGJI PËR GJYKATËN KOMERCIALE PRITET TË HYJË NË FUQI NË JANAR 2022, PARASHIHET RRITJA E PERSONELIT KOMERCIAL Janë të Mbyllura