Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

AUTOBUSI DEL NGA RRUGA NË GRAMSH, NJË I VDEKUR DHE NËNTË TË PLAGOSUR

Shqipëri
Një autobus pasagjerësh ka dalë nga rruga në Gramsh dhe për pasojë një 30-vjeçar ka humbur jetën dhe nëntë të tjerë kanë mbetur të plagosur. Të plagosurit janë dërguar në spital, ndërsa policia bën me dije se janë jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti./KP ...
Komentet te AUTOBUSI DEL NGA RRUGA NË GRAMSH, NJË I VDEKUR DHE NËNTË TË PLAGOSUR Janë të Mbyllura

KADRI VESELI ARRIN NË KOSOVË, E KONFIRMOJNË DHOMAT E SPECIALIZUARA

Lajme
Kadri Veseli ka arritur në Kosovë. Ai është liruar përkohësisht që të vijë në Kosovë për të pamën e babait të tij. “Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, gjyqtari i procedurës paraprake ka udhëzuar Zyrën e Regjistrimit që ta menaxhojë një vizitë kujdestarie në Kosovë që Kadri Veseli të jetë pranë familjes së ngushtë pas rastit të vdekjes së babait të tij. I akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara. EULEX-i dhe Policia e Kosovës janë duke mbështetur Dhomat e Specializuara të Kosovës”, ka konfirmuar për KosovaPress zëdhënësja e Dhomave të Specializuara për Kosovën, Angela Griep. Babai i Kadri Veselit, Fazli Veseli, ka vdekur në moshën 94 vjeçare të ...
Komentet te KADRI VESELI ARRIN NË KOSOVË, E KONFIRMOJNË DHOMAT E SPECIALIZUARA Janë të Mbyllura

7 RASTE TË REJA ME COVID-19 NË KOSOVË

Shëndetësi
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar shtatë raste të reja me COVID-19, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. “Nga 1.347 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 22 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.444. Në total numri i rasteve aktive është 134”, thuhet në njoftimin e MSh-së. Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.741 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 252.938 doza të vaksinës. Deri më sot 63.529 qytetarë janë vaksinuar me ...
Komentet te 7 RASTE TË REJA ME COVID-19 NË KOSOVË Janë të Mbyllura

E PAPRITUR, YLLI I MADH MUND TË MUNGOJË NË FINALEN ITALI – ANGLI

Sport
Mesfushori i Manchester Cityt Phil Foden nuk është stërvitur sot me Anglinë dhe mund të mungojë në finalen e Euro 2020 kundër Anglisë të dielën në mbrëmje. Trajneri i Anglisë Gareth Southgate ka marrë lajmë aspak të mira mbi gjendjen e Foden derisa “Sky Sport” raporton se ylli i Cityt nuk është stërvitur sot, përcjellë KosovaPress. Është ende e paqartë nëse mesfushori do të jetë i gatshëm për ndeshjen ne “Wembley” pasi ai ka pësuar një lëndim së fundi i cili mund ta pengojë për të luajtur në finale. Foden ka luajtur tri ndeshje në Euro 2020 duke startuar dy herë, kundër Kroacisë dhe Skocisë në grupin D. 21 vjeçari ...
Komentet te E PAPRITUR, YLLI I MADH MUND TË MUNGOJË NË FINALEN ITALI – ANGLI Janë të Mbyllura

NË KATËR SPITALE TË PËRGJITHSHME NUK KA PACIENTË ME COVID-19

Shëndetësi
ShSKUK njofton se katër spitale të përgjithshme, nuk kanë pacientë që po trajtohen nga COVID-19. Spitali i Prizrenit, Vushtrrisë, Mitrovicës dhe Ferizajt, raportuan se nuk kanë pacientë me Covid-19, ndërkaq në tre spitalet e tjera dhe klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë duke u trajtuar 77 pacientë, 25 nga ta të konfirmuar si COVID-19 pozitivë, 25 me oksigjeno-terapi. Në QKUK janë të shtrirë 62 pacientë, 18 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 32 me oksigjeno-terapi. Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave: Klinika Infektive, 17 pacientë Klinika e Pulmologjisë, 34 pacientë+ 10 pacientë post-covid në Klinikën Infektive Në tre spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 15 pacientë ...
Komentet te NË KATËR SPITALE TË PËRGJITHSHME NUK KA PACIENTË ME COVID-19 Janë të Mbyllura

ARRESTOHEN DY VËLLEZËR, U KONFISKOHEN EDHE ARMË

Lajme
Policia e Kosovës ka arrestuar dy vëllezër në Han të Elezit, pasi të njëjtit janë rrahur mes veti duke kërcënuar edhe me armë zjarri. Me këtë rast Policia ka konfiskuar edhe armë dhe municion. Ky është njoftimi i Policisë së Kosovës: Stacioni policor i Hanit të Elezit, pasi ka pranuar një informacion, për një rrahje dhe kanosje, ka arritur të arrestojë dy vëllezërit nga Hani Elezit, pasi kishin një mosmarrëveshje mes vete. Policia, pasi ka intervistuar të dyshuarit, me vendim të Prokurorit për Krime të Rënda , nga Prokuroria Themelore e Ferizajt , të dy vëllezërit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë . Ndaj njërit N.SH (M/SHK) 36 vjeçar ...
Komentet te ARRESTOHEN DY VËLLEZËR, U KONFISKOHEN EDHE ARMË Janë të Mbyllura

ASNJË QYTETAR NË QENDRËN E VAKSINIMIT “1 TETORI”

Shëndetësi
Asnjë qytetarë i Prishtinës mesditën e së shtunës nuk u pa në Qendrën e Vaksinimit “1 Tetori”. Të nxehtit, por edhe hezitimi për t’u vaksinuar me AstraZeneca, po del të jenë arsyet që këtë të shtunë qytetarët të mos shprehin interesim për t’u vaksinuar kundër COVID-19. KosovaPress në mesditë qëndroi në këtë qendër për të parë nga afër se si po shkon procesi i vaksinimit, por aty përveç punonjësve shëndetësorë nuk u pas as edhe një qytetar duke pritur për imunizim. Ndërsa në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë, të publikuar të premten thuhet se 5.438 doza të vaksinës kundër COVID-19 u dhanë për 24 orë. Prej fillimit të vaksinimit në ...
Komentet te ASNJË QYTETAR NË QENDRËN E VAKSINIMIT “1 TETORI” Janë të Mbyllura

RRUGA E SHEMBUR RREZIKON KOMUNIKACIONIN, ASNJË PËRPJEKJE PËR SANIMIN E SAJ

Lajme
Qysh në fillim të vitit 2021 ishte shembur një pjesë e asfaltit në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, konkretisht në fshatin Shkabaj. Edhe pas më shumë se shtatë muajsh kjo rrugë është në gjendje të njëjtë, duke penguar dukshëm komunikacionin. Përveç pengesës, kjo rrugë përbën edhe rrezikshmëri të lartë, megjithatë shteti ende nuk ka gjetur vullnetin për ta riparuar. Ekipi i KosovaPress-it qëndroi këtë të shtunë në këtë pjesë dhe solli pamje që tregojnë për gjendjen e rëndë të kësaj pjese të rrugës. Kjo pjesë është shembur shkaku i gërryerjes afër rrugës nga një kompani private. Ende nuk dihet se sa është dëmi i shkaktuar, dhe si pasojë e reshjeve kanë bërë që ...
Komentet te RRUGA E SHEMBUR RREZIKON KOMUNIKACIONIN, ASNJË PËRPJEKJE PËR SANIMIN E SAJ Janë të Mbyllura

SOT FILLON REGJISTRIMI I DIASPORËS PËR ZGJEDHJET LOKALE

Lajme
Në kuadër të përgatitjes për organizimin e zgjedhjeve lokale, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), sot do të fillojë regjistrimin e aplikimeve për gjithë votuesit nga jashtë Kosovës që dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhjet e 17 tetorit të këtij viti. Këtë e bëri të ditur, kryeshefi i sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj në mbledhjen e djeshme të KQZ-së. “Operacioni që është duke përgatitur sekretariati është ai përmes postës, kur edhe është periudha e aplikimit për t’u regjistruar si votues nga jashtë vendit. Sekretariati ka identifikuar të gjitha e-mail adresat e të gjithë votuesve që kanë qenë të aprovuara në zgjedhjet e 14 shkurtit. Të njëjtëve do t’i dërgoj e-mail adresë ...
Komentet te SOT FILLON REGJISTRIMI I DIASPORËS PËR ZGJEDHJET LOKALE Janë të Mbyllura

SKANDALI I REVISTËS NDËRKOMBËTARE TË MODËS – I REFEROHET ME ‘SERBI’ LOKACIONIT KU ARTISTJA NGA KOSOVA, DAFINA GJIKOLLI REALIZOI PUNIMIN E SAJ ARTISTIK

ShowBiz
Artistja nga Kosova, Dafina Gjikolli, ka realizuar një projekt të veçantë artistik të titulluar “Le Triangle Amoureux (Love Triangle)”. Qëllimi i këtij projekti është që njerëzit të gjejnë veten, të shohin diçka të re, të mësojnë dhe eksplorojnë mendimet e tyre por mbi të gjitha të kuptojnë të tjerët; jo gjithçka është e lehtë për tu bërë dhe secili person ka anën e tij të historisë. Përmes kësaj historie, ju mund të kuptoni këndvështrimin e tre personazheve kompleksë, përmes artit dhe përshkrimeve të paraqitura. “Le Triangle Amoureux” ka të bëjë me një vajzë e cila është e dashuruar me dy djem në të njëjtën kohë. Ajo po merret me një ...
Komentet te SKANDALI I REVISTËS NDËRKOMBËTARE TË MODËS – I REFEROHET ME ‘SERBI’ LOKACIONIT KU ARTISTJA NGA KOSOVA, DAFINA GJIKOLLI REALIZOI PUNIMIN E SAJ ARTISTIK Janë të Mbyllura