Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

MBI 63 MIJË QYTETARË JANË VAKSINUAR ME DOZËN E DYTË

Shëndetësi
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar shtatë raste të reja me COVID-19, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. “Nga 1.347 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 22 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.444. Në total numri i rasteve aktive është 134”, thuhet në njoftimin e MSh-së. Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.741 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 252.938 doza të vaksinës. Deri më sot 63.529 qytetarë janë vaksinuar me ...
Komentet te MBI 63 MIJË QYTETARË JANË VAKSINUAR ME DOZËN E DYTË Janë të Mbyllura

26 VJET NGA MASAKRA E SREBRENICËS

Lajme
Bosnja e Hercegovina sot shënon 26 vjetorin e masakrës së Srebrenicës. Kjo masakër është më e rënda në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8 mijë burra dhe djem myslimanë në enklavën e Srebrenicës, që ishte caktuar si “vend i sigurt” nga Kombet e Bashkuara. Më 9 korrik 1995, udhëheqësi atëhershëm serbëve, Radovan Karadziç lëshoi një urdhër të ri për të pushtuar Srebrenicën. Trupat rrethuan enklavën dhe sulmuan paqeruajtësit holandezë duke marrë peng 30 prej tyre. Një ditë më pas, më 10 korrik, ushtarët serbë të Bosnjës filluan të bombardojnë Srebrenicën. Forcat holandeze kërcënuan serbët se do të ...
Komentet te 26 VJET NGA MASAKRA E SREBRENICËS Janë të Mbyllura

MOTI SOT ME DIELL DHE VRANËSIRA TË DENDURA

Lajme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovë (IHMK) ka njoftuar se sot do të ketë mot me diell dhe vranësira të dendura. Sipas institutit, në fushat termike parashihen rënie të lehta, kryesisht në vlerat e temperaturave maksimaleve. Gjithashtu do të ketë rënie edhe në fushat barike. “Kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të krijoj kushte që gjatë ditës të ketë riga lokale shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme”, thuhet në njoftim./KP ...
Komentet te MOTI SOT ME DIELL DHE VRANËSIRA TË DENDURA Janë të Mbyllura

VALA E TË NXEHTIT VRET 500 NJERËZ E 1 MILIARDË GJALLESA DETARE NË BRIGJET E KANDASË

Rajoni dhe Bota
Ekspertët vendas thanë së fundmi se një miliardë midhje, peshq, yje deti e gjallesa të tjera bregdetare janë pjekur për vdekje gjatë valës së fundit të të nxehtit në Kanada. Studiuesit në brigjet kanadeze të Paqësorit thanë se katastrofa e botës detare ka ndodhur gjatë javës së të nxehtit rekord, duke argumentuar se ekosistemet nuk janë të afta t’i mbijetojnë temperaturave të tilla dhe janë të dobëta ndaj ndryshimit të kushteve klimatike. Vala vrasëse e njohur si “kupola e nxehtësisë” që preku rajonin kanadez të British Columbia, për pesë ditë ka vrarë të paktën 500 njerëz në Kanada me temperatura ekstreme prej 40 gradë C, teksa zjarre të mëdha vazhdojnë ...
Komentet te VALA E TË NXEHTIT VRET 500 NJERËZ E 1 MILIARDË GJALLESA DETARE NË BRIGJET E KANDASË Janë të Mbyllura

KONFISKOHEN MBI 14 KG MARIHUANË, TË DYSHUARIT IKIN DUKE IA DREJTUAR ARMËN POLICËVE

Lajme
Policia e Kosovës konfiskon 13 paketime të mbushura me substance narkotike të llojit marihuanë me peshë të përgjithshme prej 14.050 gram ose 14 kilogram e 50 gram. Drejtoria për Hetimin Trafikimit me Narkotik, njësia rajonale Prishtinë njofton se pas hetimeve intensive, sot ka zhvilluar një operacion policor në rajonin e Prishtinës dhe Gjilanit, mbi dyshimin e bazuar për përfshirjen e personave të dyshuar në veprën penale të “Blerjes, shitjes dhe shpërndarjes së”, me ç’rast kanë konfiskuar mbi 14 kilogram substance narkotike e dyshuar marihuanë. “Ky operacion policor ndërlidhet me veprimet e zyrtareve policor në terren, të cilët sot rreth orës 08:00 kanë tentuar të ndalojnë për kontrollë dy vetura të ...
Komentet te KONFISKOHEN MBI 14 KG MARIHUANË, TË DYSHUARIT IKIN DUKE IA DREJTUAR ARMËN POLICËVE Janë të Mbyllura

KËRKOHEJ NGA INTERPOLI, ARRESTOHET SHTETASI I KOSOVËS NË MORINË

Lajme
Skënder Murtezi, 45 vjeç, banues në Koshare të Ferizajt, është arrestuar nga Policia e Shqëipërisë në pikë kalimin kufitar Morinë. Policia e Shqipërisë ka njoftuar se në hyrje të pikës së kalimit kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar: “Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga NCB Zvicër, pasi Gjykata rajonale Aura Zvicër e ka dënuar me 2 vite e 9 muaj burg për veprat penale “Vjedhje, grabitje, rrahje, si dhe veprime të turpshme me të mitur”, parashikuar nga ...
Komentet te KËRKOHEJ NGA INTERPOLI, ARRESTOHET SHTETASI I KOSOVËS NË MORINË Janë të Mbyllura

DHUNË NË FAMILJE, NJË MUAJ PARABURGIM PËR TË PANDEHURIN

Lajme
Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit R.Gj. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale dhunë në familje. Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake ka vërtetuar faktin se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se pandehuri më 31.05.2021, ka kryer veprën. “Deri sa e dëmtuara –bashkëshortja e tij me inicialet M.F. ishte duke e përgatitur një festë familjare për e djalin e tyre dhe ka qenë duke biseduar me telefon me kunatën e saj, i pandehuri i vërsulet dhe ...
Komentet te DHUNË NË FAMILJE, NJË MUAJ PARABURGIM PËR TË PANDEHURIN Janë të Mbyllura

MOTI TË DIELËN NË KOSOVË

Lajme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovë ka njoftuar se nesër do të ketë mot me diell dhe vranësira të dendura. Sipas institutit, në fushat termike parashihen rënie të lehta, kryesisht në vlerat e temperaturave maksimaleve. Gjithashtu do të ketë rënie edhe në fushat barike. “Kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të krijoj kushte që gjatë ditës të ketë riga lokale shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme”, thuhet në njoftim./KP ...
Komentet te MOTI TË DIELËN NË KOSOVË Janë të Mbyllura

GËRVALLA THOTË SE KOSOVA S’DUHET TA FAJËSOJË EVROPËN PËR GABIMET E VETA

Lajme
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se Kosova nuk duhet ta fajësojë Bashkimin Evropian për gabimet e saj. Ajo në një panel diskutimi në Forumin e Dubrovnikut ka lënë të nënkuptohet se vendi akoma nuk ia ka dalë në integrimin drejt BE-së si dhe për liberalizim të vizave, njofton Klan Kosova. “Duhet të vlerësohet, pavarësisht të gjitha vështirësive dhe prapambetjes, Bashkimi Evropian na ka ofruar më të mirën që ka mundur, perspektivën e anëtarësimit në projektin më të suksesshëm në historinë e Evropës. Për këtë arsye, e më shumë për veten tonë, ne duhet t’i bëjmë detyrat e shtëpisë, duhet që ta zbatojmë sundimin e ...
Komentet te GËRVALLA THOTË SE KOSOVA S’DUHET TA FAJËSOJË EVROPËN PËR GABIMET E VETA Janë të Mbyllura

GREQIA DËSHIRON TË MARRË ROL NË BALLKAN, JEP SINJALE PËR NJOHJEN E KOSOVËS

Lajme
Greqia ende nuk e ka njohur Kosovën si shtet, por marrëdhëniet mes këtyre dy vendeve po konsiderohen të mira. Takimet e kryeministrit Albin Kurti në Athinë po vlerësohen pozitive në mënyrë që ky shtet të njohë Kosovën. Njohës të rrethanave politike dhe ndërkombëtare derisa kanë komentuar këto takime, kanë ven theksin në atë se shumë shpejt mund të ndodhë njohja. Madje, sipas tyre Greqia tashmë po bën përpjekje për të ndryshuar rolin e saj në Ballkan. Është një nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian që ende nuk e ka njohur Kosovën. Megjithatë, ka zyrën e saj ndërlidhëse në Prishtinë. Milazim Krasniqi, i cili është profesor universitar konsideron se Greqia po ...
Komentet te GREQIA DËSHIRON TË MARRË ROL NË BALLKAN, JEP SINJALE PËR NJOHJEN E KOSOVËS Janë të Mbyllura