Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, të shtunën tha se Kosova nuk duhet ta fajësojë Bashkimin Evropian për gabimet e saj. Në Forumin e Dubrovnikut ajo tha se do t’i kryej detyrat e saj duke nënkuptuar se vendi që ajo e përfaqëson nuk i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave. Deklarata këto të cilat nxiten reagime të shumta, duke ia rikujtuar Gërvallës se në BE deklarojnë se Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizim të vizave. Ndërsa, ish-deputetja dhe nëjherit ish-nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti ka thënë deklaratat e ministres Gërvalla që nga ato anti-UÇK e deri tek këto të fundit janë qëndrime të ...
Komentet te DËRGUTI: ÇKA ËSHTË GJITHË KY SULM MBI MINISTREN GËRVALLA, DEKLARATAT E SAJ JANË QËNDRIME TË QEVERISË Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është shënuar asnjë i vdekur, ndërsa janë shënuar 12 raste të reja antiCOVID-19. Njoftimi i plotë: #Bashkëiadalim 11 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 919 doza të vaksinës kundër COVID-19. ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 253.858 doza të vaksinës. ℹ Deri më sot 64.276 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. ℹ Nga 1.898 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i ...
Komentet te ASNJË I VDEKUR DHE 12 RASTE TË REJA ME COVID-19 Janë të Mbyllura
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AKK), Ramush Haradinaj ka kujtuar 26-vjetorin e masakrës së Srebrenicës. Haradinaj ka shkruar se “Kujtojmë sot mijëra jetë të shuara në Srebrenicë, nga regjimi mizor i Millosheviqit”. Haradinaj është shprehur se njerëz të pambrojtur e pa asnjë fajë pësuan nga projketet shovoniste të realizuara përmes gjenocidit. “Njerëz të pambrojtur e pa asnjë faj, përfshirë edhe fëmijë, gra e të moshuar, pësuan nga projektet shoviniste të realizuara përmes gjenocidit. Populli i Kosovës, i cili ishte po ashtu viktimë e të njëjtit terror shtetëror, i kupton më së miri dhembjet, përjetimet dhe vuajtjet e popullit boshnjak dhe bashkëndjen me ta”, ka shkruar Haradinaj në “facebook”./KP ...
Komentet te HARADINAJ: KUJTOJMË SOT MIJËRA JETË TË SHUARA NË SREBRENICË, NGA REGJIMI MIZOR I MILLOSHEVIQIT Janë të Mbyllura
Ish-kryeministri i Kosovës, njëherit deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka kujtuar 26-vjetorin e masakrës së Srebrenicës. Ai ka shkruar “I përjetshëm qoftë kujtimi për viktimat e gjenocidit në Srebrenicë”. Në këtë 26-vjetor, ka shkruar edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Kurti thotë se duan paqe dhe barazi mes kombeve në Ballkan por që themeli i asaj paqeje është ndëshkimi i kriminelëve. “Ne duam paqe, bashkëpunim, dhe barazi mes kombeve në Ballkan. Por themeli i asaj paqeje është ndëshkimi i kriminelëve. Është e pamendueshme se si, edhe në shekullin XXI, ka politikanë në rajonin tonë, që thonë se ata që kërkojnë ndëshkimin e fajtorëve për gjenocid qenkan ...
Komentet te HOTI: I PËRJETSHËM QOFTË KUJTIMI PËR VIKTIMAT E GJENOCIDIT NË SREBRENICË Janë të Mbyllura
Një person është gjetur pa shenja jete në Prishtinë. Policia tregon se trupi i pajetë i të ndjerit është gjetur mëngjesin e së shtunës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. “Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /KP ...
Komentet te GJENDET PA SHENJA JETE NJË PERSON NË PRISHTINË Janë të Mbyllura
Ali Ahmeti e Talat Xhaferi për ngushëllime në Mitrovicë: Nuk e dinim që Veseli ka arritur në Kosovë Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, dhe kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Veriore, Talat Xhaferi, po qëndrojnë në qytetin e Mitrovicës për të shprehur ngushëllime në familjen e Kadri Veselit. “Lojtari më i mirë”, “Këpuca e Artë”, “Copa America”, Messi i fiton të gjitha Ata janë parë nën shoqërimin e kreut të Drenasit, Ramiz Lladrovci. Ali Ahmeti dhe Talat Xhaferi po qëndrojnë në Mitrovicë në ditën që aty gjendet edhe ish-kreu i PDK’së, Kadri Veseli. Vetë Ahmeti për T7 ka deklaruar se s’ka pasur dijeni për ardhjen e Veselit nga Haga. “Kam ardhur ...
Komentet te ALI AHMETI E TALAT XHAFERI PËR NGUSHËLLIME NË MITROVICË: NUK E DINIM QË VESELI KA ARRITUR NË KOSOVË Janë të Mbyllura
Qytetarët e Luginës së Preshevës nuk kanë mundësi të lëvizjes së lirë. Tash e sa vjet ata janë shpërngulur në Kosovë, por të njëjtit nuk posedojnë as edhe lejeqëndrim. Ata po maltretohen për të siguruar dokument të tillë, ndërkohë që për shtetësi të Kosovës kanë pak shpresa. Ata thonë se mungesa e dokumentacioneve po ua vështirëson jetën. Në anën tjetër, janë mbi 6 mijë adresa të cilat janë pasivizuar nga Qeveria e Serbisë. Kryeministri i Kosovës, ditë më parë ka premtuar se do të lehtësohen këto procedura për qytetarët nga lugina. Familja e Fikri Mehmetit ishte shpërngulur para më shumë se dy dekadave në Gjilan. Ai dhe anëtarët e tij ...
Komentet te SHQIPTARËT E LUGINËS PO TJETËRSOHEN, SERBIA PASIVIZOI MBI 6 MIJË ADRESA Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar 26-vjetorin e masakrës së Srebrenicës. Kurti thotë se duan paqe dhe barazi mes kombeve në Ballkan por që themeli i asaj paqeje është ndëshkimi i kriminelëve. “Ne duam paqe, bashkëpunim, dhe barazi mes kombeve në Ballkan. Por themeli i asaj paqeje është ndëshkimi i kriminelëve. Është e pamendueshme se si, edhe në shekullin XXI, ka politikanë në rajonin tonë, që thonë se ata që kërkojnë ndëshkimin e fajtorëve për gjenocid qenkan kundër dialogut e kundër fqinjësisë së mirë. Përkundrazi, e vetmja fqinjësi e mirë zhvillohet duke dënuar krimet e vendosur drejtësi, dhe i vetmi dialog i mirë ndodh kur palët nuk tremben nga ...
Komentet te KURTI NË 26-VJETORIN E SREBRENICËS: KURRË MË MOS PASTË BALLKANI, E AS BOTA, PUSHTETE E SHTETE ME AMBICIE GJENOCIDALE Janë të Mbyllura
Sot, kur bëhet një muaj që kur filloi Kampionati Evvropian i futbollit Euro 2020 do të zhvillohet edhe ndeshja finale e këtij turneu. Në stadiumin kombëtar “Wembley”, me fillim nga ora 21:00 do të ballafaqohen Anglia dhe Italia, përcjellë KosovaPress. Të dy këto kombëtare kishin paraqitje të mira në rrugëtimin e tyre drejt finales dhe secila prej tyre kërkon që ta bëjë hapin e fundit për t’u shpallur kampion i Evropës. Pas kalimit të fazës së grupeve, Italia eliminoi kombëtare si Austria, Belgjika dhe Spanja, kurse Anglia u ballafaqua me sukses me Gjermanin, Ukrainën dhe Danimarkën. Këto janë formacionet e mundshme: Anglia (4-3-3): Pickford; Walker, Stones, Maguire, Shaw; Phillips, Rice, ...
Komentet te SOT SHPALLET KAMPIONI I RI I EVROPËS, ITALI -ANGLI, FORMACIONET E MUNDSHME Janë të Mbyllura
Sot shënohet Dita Botërore e Popullsisë. OKB-ja vendosi 11 korrikun si Ditën e Popullsisë së Botës, për t’u kujtuar njerëzve se çdo njeri është i dobishëm, por ekziston vetëm një tokë për të gjithë. OKB-ja parashikon se numri i njerëzve në botë deri në vitin 2050 pritet të shkojë në 9 miliardë. Por krahas këtyre parashikimeve askush nuk mund të thotë me siguri të plotë se çfarë pasoja do të ketë rritja e popullsisë së botës në mënyrën tonë të jetesës, por një gjë është e qartë: Nëse të gjithë njerëzit sot do të kishin të njëjtin stil jetese siç e kanë shtresat e mesme në vendet e pasura industriale, ...
Komentet te DITA BOTËRORE E POPULLSISË Janë të Mbyllura