Vetëm gjatë së dielës, Policia e Kosovës ka arrestuar 24 persona. Ata u arrestuan për kryerjen e veprave të ndryshme penale. Policia ka njoftuar se 21 persona janë dërguar në mbajtje, ndërsa një tjetër është dërguar për vuajtje të dënimit./KP ...
Komentet te ARRESTOHEN 24 PERSONA Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Lubizhdë të Prizrenit, ku mbeti i vdekur një person. Shoferi i veturës dyshohet se ka dalë jashtë rrugës duke u rrokullisur ka goditur një mur. Policia njofton se lëndime ka pësuar edhe shoferi i cili është duke u trajtuar në spitalin rajonal. “Ka ndodhë një aksident trafiku deri sa ngasësi mashkull kosovar, dyshohet duke ngasur veturën në mënyrë të pa kontrolluar del jashtë rruge duke u rrokullisur ka goditur një mur. Si pasojë e aksidentit pasagjeri mashkull kosovar ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe ka ndërruar jetë. Po ashtu edhe ngasësi ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është ...
Komentet te VDES NJË PERSON NË NJË AKSIDENT TRAFIKU Janë të Mbyllura
Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se sonte duke filluar nga ora 19:30, fillon edhe faza e tretë e dezinsektimit hapësinor. Sipas tij, dy fazët e para janë realizuar me sukses falë bashkëpunimit edhe të qytetarëve. “Të dashur qytetarë, nesër me 12 korrik 2021, duke filluar nga ora 19:30, fillon edhe faza e tretë e dezinsektimit hapësinor. Dy fazët e para janë realizuar me sukses falë bashkëpunimit tuaj, andaj shpresojmë në bashkëpunim edhe këtë herë”, ka shkruar Ahmeti. Më poshtë sjellim orarin e dezinsektimit, sipas datave dhe lagjeve, në fotografinë e mëposhtme. /KP ...
Komentet te NIS DEZINSEKTIMI I TRETË HAPËSINOR NË PRISHTINË Janë të Mbyllura
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes finale të Kampionatit Evropian Euro 2020 ndërmjet Anglisë dhe Italisë. Ndeshja u zhbllokua pas vetëm dy minutave lojë në “Wembley” kur Anglia e gjeti golin e epërsisë me anë të mbrojtësit të krahut Luke Shaw, përcjellë KosovaPress. Italia pas golit e mori iniciativën dhe pati një dominim të lehtë por që edhe më tutje nuk ka dhënë rezultat./KP ...
Komentet te MBYLLET PJESA E PARË, ANGLIA NË AVANTAZH MINIMAL NDAJ ITALISË Janë të Mbyllura
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas raportimeve të shumë raste të helmimit të qytetarëve në komunën e Deçanit. Haradinaj ka shkruar në Facebook se me shqetësim po e përcjellim situatën në Komunën e Deçanit. “Me këtë rast, falënderoj Shtabin Emergjent të Komunës, kryetarin Bashkim Ramosaj, personelin mjekësor dhe teknik të QKMF dhe të gjithë ata që janë të angazhuar në menaxhimin e kësaj situate. Përderisa jemi në pritje të raportit zyrtar për shkaqet e këtij helmimi, të gjithë qytetarët që kanë simptoma, ju uroj t’i tejkalojnë sa më shpejt”, ka shkruar ai. Qindra qytetarët të Deçanit mbrëmë dhe sot janë duke kërkuar ndihmë mjekësore ...
Komentet te HARADINAJ PËR TË HELMUARIT NË DEÇAN: JEMI NË PRITJE TË RAPORTIT ZYRTAR PËR SHKAQET Janë të Mbyllura
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë pesë ditëve të ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe me vapë. Sipas njoftimit, të hënën mbi vendin tonë parashihet të ketë vranësira të cilat vende-vende mund të sjellin riga shiu në formë stuhish. “Nga dita e martë deri të enjten moti do të jetë i nxehtë me temperatura të larta deri 37 gradë Celsius. Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 30-37 gradë Celsius. Në fundjavë do të kemi kushte tjera meteorologjike. Në fushat barike do të ketë luhatje gjë që do të mundësoj që nga dita e premte mbi territorin tonë të ...
Komentet te JA KUR PARASHIHEN RIGA SHIU NË FORMË STUHISH NË KOSOVË Janë të Mbyllura
Një konflikt banal ka ndodhur sonte në Sarandë, i cili mund të kishte përfunduar me një fund tragjik. Ngjarja ka ndodhur në një piceri në rrugën Turizëm-Kanali i Çukës, mes pronarëve të picerisë dhe klientit, turist. Mësohet se pronarët e picerisë ia kanë ngacmuar të dashurën turistit, shtetase angleze dhe më pas e kanë kërcënuar me thikë. ...
Komentet te PLAS SHERRI NË SARANDË/ PRONARI I PICERISË IA NGACMON TË DASHURËN TURISTIT DHE E KËRCËNON ME THIKË Janë të Mbyllura
Një grua në Dragash është rrahur nga i fejuari i saj. Deri te rrahja raportohet të ketë ardhur për shkak të xhelozisë. Nga policia kanë treguar se e fejuara pas rrahjes ka pranuar tretman mjekësor. “Me datë 10.07.2021 viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i fejuari i saj, i dyshuarit mashkull kosovar me ç’rast viktimës i janë shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, deri te përdorimi i forcës dyshohet se ka ardhur si pasoj e xhelozisë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin ...
Komentet te RRAHU TË FEJUAREN PËR SHKAQE XHELOZIE Janë të Mbyllura
919 doza të vaksinës kundër COVID-19 janë dhënë gjatë së shtunës në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë, bazuar në të dhënat e Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) kanë njoftuar se nga fillimi i vaksinimit janë dhënë 253 mijë e 858 doza të vaksinës antiCOVID-19. Njoftimi i plotë: 11 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 919 doza të vaksinës kundër COVID-19. ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 253.858 doza të vaksinës. ℹ Deri më sot 64.276 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. ...
Komentet te PËR NJË DITË 919 QYTETARË MARRIN VAKSINËN ANTICOVID-19 Janë të Mbyllura
Në 26-vjetorin e masakrës së Srebrenicës, zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi kanë qëndruar në Memorialin e Gjenocidit në Srebrenicë për t’i kujtuar të rënët. Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj tha se bota nuk duhet të hesht për gjenocidin e kryer duke theksuar se heshtja është vrasja e dytë e srebrenicasëve dhe qindra mijëra shqiptarëve të pafajshëm Shkrimi i plotë i Mehaj: Sot, me ftesë zyrtare të organizatorëve, si përfaqësues shtetëror të Republikës së Kosovës, së bashku me zv.kryeministren Rexhepi dhe ministrin Krasniqi, ishim në Memorialin e Gjenocidit në Srebrenicë, ku bashkë me nënat, gratë, bijtë e bijat e ...
Komentet te MEHAJ TEK MEMORIALI I GJENOCIDIT NË SREBRENICË: BOTA NUK DUHET TË HESHT Janë të Mbyllura