Një person në Shqipëri dyshohet të jetë i infektuar me variantin Delta të koronavirusit, i njohur edhe si varianti indian. Mësohet se ky person ka ardhur ditët e fundit në vendin tonë nga Britania dhe ka shfaqur simptoma të ngjashme me ato të variantit Delta. Deri tani ende nuk ka konfirmime nga autoritetet vendase, por para dy ditësh sinjalet për prezencën e variantit Delta u dhanë dhe nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila pranoi se një sërë testesh të dyshuara janë dërguar në Gjermani për konfirmim./KP ...
Komentet te NJË PERSON I DYSHUAR ME VARIANTIN DELTA NË SHQIPËRI Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Komuniteti i biznesit ka mirëpritur paralajmërimet për një pako të ringjalljes ekonomike, megjithatë kërkohet që të ketë më shumë qartësi rreth kritereve për mbështetje financiare. Oda Ekonomike Amerikane thotë se kompanitë prodhuese më së paku u mbështeten financiarisht në pandemi, ndërsa kërkon që edhe zonat ekonomike të rishikohen sa më shpejtë. Kjo odë është e kënaqur edhe eksportin e mallrave kosovare drejt Shteteve të Bashkuara. Pakoja për ringjallje ekonomike në shumën prej 420 milionë eurove që është paraparë të ndodhë me rishikimin e buxhetit, është mirëpritur nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, megjithatë kjo kërkon nga Qeveria që të ketë më shumë qartësi rreth kritereve mbështetëse financiare. Drejtori ekzekutiv ...
Komentet te BIZNESET PRESIN QARTËSIM TË KRITEREVE PËR PËRFTIMIN E PAKOS SË RINGJALLJES EKONOMIKE Janë të Mbyllura
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Philip Kosnett ka takuar kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka-Nimani. Kosnett në këtë takim u zotua për vazhdimin e mbështetjes e Amerikës ndaj Gjykatës Kushtetuese, kjo me qëllim të forcimit të gjyqësisë së pavarur dhe sundimit të së drejtës në Kosovë. “Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, znj. Gresa Caka – Nimani, priti sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, z. Philip S. Kosnett. Pasi që e falënderoi për vizitën, kryetarja Caka – Nimani e njoftoi ambasadorin Kosnett me punën e deritanishme të Gjykatës, si dhe me prioritetet e saj gjatë mandatit tre ...
Komentet te AMBASADORI AMERIKAN ZOTOHET PËR MBËSHTETJEN NDAJ KUSHTETUESES Janë të Mbyllura
Ish-kryetari i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons ka thënë se është bërë shumë pak për hetimin e krimeve të luftës në Kosovë, ani pse në vitin 2014 ka zbuluar dokumente, ku përfshihen informata për të dyshuarit serbë dhe të gjitha të dhënat personale të viktimave kosovare. Duke raportuar para Komisionit për Legjislacion, Simmons tha se qëllimi kryesor i punës së EULEX ndër vite në Kosovë ka qenë dënimet dhe jo procesi gjykues i drejtë. “Këto krime janë bërë në Kosovë kundër banorëve të Kosovës nga njerëz me prejardhje etnike serbe, të cilët shumë prej tyren nuk janë qytetarë të Kosovës. Kur kam diskutuar këtë çështje me EULEX ata ...
Komentet te SIMMONS: EULEX-I BËRI PAK PËR HETIMIN E KRIMEVE TË LUFTËS NË KOSOVË Janë të Mbyllura
Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.361 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 260.955 doza të vaksinës. Deri më sot 67.578 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.050 testime, 5 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.463. Në total numri i rasteve aktive është 132./KP ...
Komentet te MINISTRIA E SHËNDETËSISË, SIPAS TË DHËNAVE NGA INSTITUTI KOMBËTAR I SHËNDETËSISË PUBLIKE TË KOSOVËS, INFORMON: Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti javën që lamë pas ka marrë pjesë në hapjen e edicionit të 23-të të Symi Symposium në Athinë të Greqisë, i cili po zhvillohet sipas Chatham House Rules Kurti ka publikuar fjalimin e plotë të tij në këtë simpozium ku thotë se ky simpozium jep mundësinë të takojmë mendje të shkëlqyera, akademikë e politikanë, artistë e aktivistë, njerëz me përvoja e profile të ndryshme të dedikuar për çështjen e progresit. Në fjalën e tij ai tha se Kosova është njohur prej 117 shteteve e që tashmë është nisur që të përmirësohen marrëdhëniet edhe me vende si Greqia. Ai tha se nëse arrihet të zbatohet programi ...
Komentet te KURTI NË GREQI: NA DUHET NDIHMË PËR TË LUFTUAR KORRUPSIONIN E KRIMIN Janë të Mbyllura
Kapiteni i Anglisë Harry Kane ka thënë se Anglia pati një turne shumë të suksesshëm në Euro 2020 dhe duhet të ndihen krenar përkundër humbjes në finale ndaj Italisë. “Azzurrët” u mposhtën në penallti dhe sipas Kane një humbje e tillë të jep ndjenjën më të keqe në botë. “Unë nuk mund të jepja më shumë, djemtë nuk mund të jepnin më shumë. Ur humb në penallti është ndjenja më e keqe në botë.”, tha Ksne. “Nuk ishte nata jonë, por ishte një turne fantastik dhe ne duhet të ndihemi krenar. Natyrisht se kjo dhemb, dhe do të jetë kështu për shumë kohë por ne jemi në rrugën e duhur ...
Komentet te KANE: TË HUMBËSH NË FPENALLTI ËSHTË NDJENJA MË E KEQE NË BOTË Janë të Mbyllura
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) thotë se raportimi për dialogun me Serbinë nuk do të duhej të kufizohej në “raportim” nëpër rrjete sociale. Cakolli nënvizon se Kuvendi i Kosovës është vendi ku së pari duhet raportuar e ofruar llogari. “Raportimi për dialogun me Serbinë nuk do të duhej të kufizohej në “raportim” nëpër rrjete sociale. Kuvendi i Kosovës është vendi ku së pari duhet raportuar e ofruar llogari!”, ka shkruar Cakolli në “facebook”. Ndërkohë që KDI nëpërmjet një letre publike ka kërkuar transparencë nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kuri rreth procesit të dialogut Kosovë-Serbi. Kurse paraditen e së hënës, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka treguar nëpërmjet ...
Komentet te CAKOLLI: RAPORTIMI PËR DIALOGUN ME SERBINË NUK DO TË DUHEJ TË KUFIZOHEJ NË “RAPORTIM” NËPËR RRJETE SOCIALE Janë të Mbyllura
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka treguar për takimet që kishte në Bruksel. Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka folur për takimet në Bruksel me palën serbe. Ai tregon se fillimisht kanë pasur takime të ndara Kosovë-BE dhe Serbi-BE. Bislimi thotë se në takimin që kishte me të ngarkuarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak janë identifikuar 11 marrëveshje në të cilat Serbia nuk i ka përmbushur detyrimet e saja por që thekson se në asnjë fjali të vetme nuk është përmendur asociacioni. Ndërsa në takimin trepalësh Kosovës-Serbi-BE që është mbajtur të mërkurën Bislimi thotë të kenë shtuar vërejtje. Pas kësaj Bislimi thotë se pala serbe ka ngritur pesë shqetësime ...
Komentet te BISLIMI THOTË SE NË BRUKSEL IU PËRGJIGJ SERBISË PËR ASOCIACIONIN Janë të Mbyllura
Roberto Mancini ndjeu që Italia dominoi në finale kundër Anglisë dhe përshëndeti lojtarët duke thënë se ata ishin të jashtëzakonshëm pasi u bënë Kampionë të Evropës në Londër. “Ishte e pamundur të mendohej për këtë, por djemtë ishin të jashtëzakonshëm,”, tha Mancini për “Sky Sport Italia”. “Nuk kam fjalë për ta, ky është një grup i mrekullueshëm.” “Nuk ishte një lojë e lehtë dhe rrjedha e saj u duk se po komplikohej për ne, por pastaj ne e dominuam ndeshjen. Në penallti duhet të kesh pak fat dhe gjithashtu më vjen keq për anglezët.”, vazhdoi Mancini. “Kjo skuadër është rritur shumë, mendoj se akoma mund të përmirësohemi. Ne jemi të ...
Komentet te MANCINI: MË VJEN KEQ PËR ANGLEZËT POR NE ISHIM TË JASHTËZAKONSHËM Janë të Mbyllura