Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

PAPA FRANÇESKU BËN DALJEN E TIJ TË PARË PUBLIKE PAS OPERACIONIT

Rajoni dhe Bota
Papa Françesku ka bërë daljen e tij të parë publike që pas operacionit në zorrën e trashë. 84-vjeçari iu drejtua një turme dashamirësish nga ballkoni i poliklinikës Gemelli në Romë, ku shprehu mbështetjen e tij për shërbimin e shëndetit publik në gjithë botën. “Në këto ditë kur jam shtruar në spital kam kuptuar sa i rëndësishëm është kujdesi i mirë shëndetësor, i prekshëm për të gjithë,” – tha Papa, raporton euronews.al. Thirrjen e tij për t’u kujdesur që shërbimi shëndetësor të jetë falas Papa Françesku e bëri pikërisht ditën e diel, atëherë kur shfaqet normalisht në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan. Ky është trajtimi i parë mjekësor i bërë ...
Komentet te PAPA FRANÇESKU BËN DALJEN E TIJ TË PARË PUBLIKE PAS OPERACIONIT Janë të Mbyllura

EULEX: DEKLARATAT E SIMMONS PËRPJEKJE PËR TË DISKREDITUAR MISIONIN

Lajme
Misioni i EULEX-it në Kosovë ka reaguar pas raportimit të Malcolm Simmons në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se deklarata e tij është një koleksion i hamendësimeve të pamenduara dhe të pabazuara, të pavërtetave dhe mendimeve personale. EULEX thekson se deklaratat e Simmons i shohin si një përpjekje tjetër për të diskredituar misionin nga ata që janë të interesuar të minojnë sundimin e ligjit në Kosovë, si dhe të vet BE-së. Komunikata e plotë e EULEX: Mbi koleksionin e të pavërtetave të pamenduara dhe të pabazuara dhe opinioneve personale të Malcolm Simmons Deklarata e Malcolm Simmons e dhënë sot në Kuvend është një koleksion i hamendësimeve të pamenduara dhe të ...
Komentet te EULEX: DEKLARATAT E SIMMONS PËRPJEKJE PËR TË DISKREDITUAR MISIONIN Janë të Mbyllura

RRGK: DHUNA NDAJ VAJZAVE PO PËRSËRITET, INSTITUCIONET PO HESHTIN

Lajme
Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) me shqetësim të thellë ka pranuar lajmin e publikuar sot në media për dhunimin dhe keqtrajtimin e shumëfishtë të një 13 vjeçareje në Janjevë. RrGK në një reagim thekson se pavarësisht se fëmijët dhe gratë janë grupet më të prekura nga dhuna me bazë gjinore, dhe se kohët e fundit janë bërë publike raste serioze të dhunimeve ndaj vajzave, jemi dëshmitarë të një heshtjeje institucionale dhe trajtimi joserioz të këtyre rasteve nga ana e drejtësisë. “Andaj, RrGK, përmes këtij reagimi, përsërit për të disatën herë se rastet e tilla duhet të shërbejnë si moment zgjimi dhe arsye shtesë që këto krime ndaj vajzave e ...
Komentet te RRGK: DHUNA NDAJ VAJZAVE PO PËRSËRITET, INSTITUCIONET PO HESHTIN Janë të Mbyllura

KEQPËRDORIMET PËR PATENTË SHOFER, ARRESTOHET PERSONI I KATËRT

Lajme
Policia e Kosovës ka arrestuar dje personin e katërt të dyshuar me inicialet A.G. lidhur me dyshimet për keqpërdorime dhe marrje të patentë shoferit përmes ryshfetit, i cili ka qenë në kërkim policor lidhur me dyshimet për kryerjen e veprave penale “Pranim i ryshfetit në sektorin privat” dhe “Ndihma” në kryerjen e veprës penale “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”. Sipas një komunikate, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Sektori i Hetimeve të Korrupsionit në vazhdën e veprimeve hetimore të zhvilluara lidhur me dyshimet për keqpërdorime dhe marrje të patentë shoferit përmes ryshfetit, me datë 11.07.2021 ka arrestuar personin e katërt të dyshuar A.G. (1972), i cili ka qenë ...
Komentet te KEQPËRDORIMET PËR PATENTË SHOFER, ARRESTOHET PERSONI I KATËRT Janë të Mbyllura

NGITEN ÇMIMET PËR BUKË DHE DRITHËRA

Ekonomi
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar indeksin e harmonizuar të çmimeve të konsumit, ku theksohet se inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte i pandryshuar (0.0%) në muajin qershor, krahasuar me muajin maj. Sipas ASK-së, përkundër mosndryshimit në muajin qershor 2021 të indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit, krahasuar me muajin maj 2021, vërehen disa ndryshime të çmimeve të artikujve dhe shërbimeve te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it. “Rënie e çmimeve vërehet te nëngrupet: qumësht, djathë dhe vezë (-1.5%); perime (-9.2%); pije alkoolike (-2.0%); me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.5 për qind) në IHÇK. Ndërsa, ngritje e ...
Komentet te NGITEN ÇMIMET PËR BUKË DHE DRITHËRA Janë të Mbyllura

“DALE” E BUTRINTIT, KIDËS DHE LEDRIT NË ‘TRENDING’ NË SHUMË VENDE TË BOTËS

ShowBiz
Ka pak ditë që është publikuar në treg por për këtë kohë ka arritur të pëlqehet në masë të madhe. Bëhet fjalë për “Dale” – këngën e re të Butrint Imerit, Kidës dhe Ledri Vulës, që është shndërruar në hit të kësaj kohe. Projekti, i lansuar më 3 korrik, deri më tani ka grumbulluar mbi 12 milionë klikime në platformën YouTube. Madje është bërë ‘trend’ në Shqipëri duke zënë vendin e parë e po të njëjtin edhe në Zvicër./Telegrafi ...
Komentet te “DALE” E BUTRINTIT, KIDËS DHE LEDRIT NË ‘TRENDING’ NË SHUMË VENDE TË BOTËS Janë të Mbyllura

“DO VIJ” LANSOHET NGA VEDAT ADEMI

ShowBiz
Artisti i mirënjohur i skenës shqiptare, Vedat Ademi, ka publikuar këngën e re. “Do të vij” titullohet projekti i radhës i tij, të cilin e ka shoqëruar edhe me një video. Tekstin e ka shkruar Kevin Kalo, kurse për producimin është përkujdesur Gent Myftaraj (GMaj7 Production). Video i është besuar produksionit të njohur ‘Pro Video’./Telegraf ...
Komentet te “DO VIJ” LANSOHET NGA VEDAT ADEMI Janë të Mbyllura

82 PACIENTË TË SHTRIRË NË SHSKUK, 28 PREJ TYRE TË KONFIRMUAR ME COVID-19

Shëndetësi
Në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) janë të shtrirë 82 pacientë, prej tyre 28 me COVID-19. Nga ShSKUK kanë njoftuar se 38 pacientë janë me oksigjenoterapi. Njoftimi i plotë i ShSKUK-së: COVID-19: 82 pacientë po trajtohen në SHSKUK Në saje të raportit të punës për datën 12 korrik 2021, në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 82 pacientë. Nga ta, 28 janë të konfirmuar pozitivë, kurse 38 janë me oksigjeo-terapi. Në QKUK janë të shtrirë 66 pacientë: 19 të konfirmuar me COVID-19 32 me oksigjeno-terapi Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave Klinika Infektive, 18 pacientë+ 10 pacientë post-covid nga Klinika ...
Komentet te 82 PACIENTË TË SHTRIRË NË SHSKUK, 28 PREJ TYRE TË KONFIRMUAR ME COVID-19 Janë të Mbyllura

PETKOVIQI VIZITON KOSOVËN ME LEJEN E MPJD-SË

Lajme
Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq do të qëndroj të hënën dhe të martën (12-13 korrik) për vizitë në Kosovë. Nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporë (MPJD) në Kosovë kanë thënë për KosovaPress se Petkoviq ka bërë kërkesë për lejimin e vizitës në Kosovë bazuar në marrëveshjen e nënshkruar në vitin 2014 në Bruksel. “Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka aprovuar kërkesën për lejim të vizitës në Republikën e Kosovës për zyrtarin serb Petar Petkoviq, për datat 12-13 korrik 2021. Kërkesa është bërë bazuar në Marrëveshjen për vizitat zyrtare, e nënshkruar në vitin 2014, në Bruksel”, thuhet në ...
Komentet te PETKOVIQI VIZITON KOSOVËN ME LEJEN E MPJD-SË Janë të Mbyllura

COVID-19 DHE MIGRIMI KANË NDIKUAR NË RËNIEN E LINDJEVE NË KOSOVË

Lajme
Pandemia COVID-19 ka ndikuar në rënien e lindjeve në gjithë botën përfshirë edhe Kosovën. Në Kosovë në uljen e shifrave të lindjeve ka ndikuar edhe migrimi i të rinjve. Kështu u tha me rastin e Ditës Botërore të Popullsisë, në një tryezë të organizuar nga UNFPA në bashkëpunim me Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, me temën “Të drejtat dhe zgjedhjet janë përgjigja. Qoftë rritja apo zvogëlimi i numrit të foshnjave, zgjidhja për të ndryshuar normat e lindshmërisë qëndron në prioritizimin e shëndetit dhe të drejtat riprodhuese të të gjithë njerëzve”. Udhëheqësja e Zyrës së Fondi për Popullsi të Kombeve të Bashkuara (UNFPA) në Kosovë, Visare Mujko-Nimani tha se COVID-19 ...
Komentet te COVID-19 DHE MIGRIMI KANË NDIKUAR NË RËNIEN E LINDJEVE NË KOSOVË Janë të Mbyllura