Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka miratuar në parim Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së financimit mes Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, për projektin “Projekti i Reformës së Sistemit të Ndihmës Sociale në Kosovë”. Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se vlera e këtij projekti është 47 milionë euro dhe si marrëveshje do t’i mundësojë qeverisë që të përmirësojë efikasitetin e reformës së sistemit të ndihmës sociale. Ai tha se projekti parasheh ngritje të kapaciteteve dhe reformim të skemës sociale. Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kërkuar që të dijë se ku shkojnë këto mjete, derisa tha se më herët janë marrë kredi ...
Komentet te MIRATOHET NË PARIM PROJEKTLIGJI PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES FINANCIARE MES KOSOVËS DHE ANZH-SË Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Brenda disa javësh, shkencëtarët në Institutin e Kërkimeve të Ushtrisë Walter Reed presin të njoftojnë se kanë zhvilluar një vaksinë që është efektive kundër COVID-19 dhe të gjitha varianteve të tij, madje edhe ndaj Omicronit, si dhe efektive kundër viruseve të mëparshme me origjinë të SARS që kanë lënë të vdekur miliona njerëz në mbarë botën. Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, arritja është rezultat i punës gati dyvjeçare për virusin. laboratori i Ushtrisë mori sekuencën e parë të ADN-së së virusit që shkakton COVID-19 në fillim të vitit 2020. Shumë herë, dega e sëmundjeve infektive në Walter Reed vendosi të fokusohej në prodhimin e një vaksine që do të funksiononte jo ...
Komentet te USHTRIA AMERIKANE KRIJON VAKSINËN QË ËSHTË EFEKTIVE KUNDËR TË GJITHA VARIANTEVE TË CORONAVIRUSIT Janë të Mbyllura
KDI dënon përdorimin e gjuhës dhe sjelljet joparlamentare. KDI vlerëson që mbledhja e djeshme e Komisionit parlamentar për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, ku ishte duke raportuar ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural z.Faton Peci, është zhvilluar në frymë të acaruar, mes deputetëve të opozitës gjegjësisht deputetes Ganimete Musliu nga PDK dhe ministrit Peci, që është përcjellur me akuza të ndërsjella, me ç’rast deputetja Musliu ka përdorur gjuhë fyese dhe ka hedhur ujë në drejtim të ministrit. Pas këtij veprimi, kryetarja e Komisionit ka ndërprerë për pak minuta takimin që ishte duke u zhvilluar. Kjo përplasje ishte vazhdimësi e një debati të ashpër të zhvilluar mes deputetes ...
Komentet te KDI DËNON PËRDORIMIN E GJUHËS DHE SJELLJET JOPARLAMENTARE Janë të Mbyllura
Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës të martën kanë zhvilluar një aksion në dymbëdhjetë lokacione, ku janë arrestuar dhjetë persona, të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, marrje të ryshfetit, ushtrim të ndikimit dhe ndotje e degradim të mjedisit Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se aksioni është zhvilluar në Brezovicë, Shtëprcë, Ferizaj dhe Prishtinë. “Brezovicë, Shtërpcë, Ferizaj dhe Prishtinë 21.12.2021 – 06:00. Gjatë një operacioni policor janë arrestuar dhjetë të dyshuar meshkuj kosovar, nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat e lartcekura. Me urdhëresë të gjykatës janë kontrolluar 12 lokacione të ndryshme”, ka bërë të ditur policia. Gjatë këtij aksioni, policia ...
Komentet te POLICIA DETAJE PËR AKSIONIN NË BREZOVICË, KONFISKOHEN VETURA, ARMË E PARA Janë të Mbyllura
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) thotë se programi i imunizimit konsiderohet si proces i suksesshëm në kuadër të fushës së shëndetit publik. Me këtë rast vaksinimi është një nga intervenimet më kost-efektive, e dëshmuar se shpëton jetëra të shumta nga sëmundjet. Në njoftimin e IKShPK-së thuhet se “Vaksina e gripit në Kosovë ofrohet çdo vit para sezonës së gripit për grupet me risk të lartë. Bazuar në analizën e raporteve të përfshirjes me vaksinim të viteve paraprake është bërë planifikimi për sigurimin e sasisë së vaksinave prej 140.000 dozave gjatë sezonës 2021/22 për tërë territorin e vendit”. IKShPK rekomandon vaksinimin e secilit qytetarë me vaksinën kundër ...
Komentet te IKSHPK REKOMANDON VAKSINIMIN KUNDËR GRIPIT SEZONAL Janë të Mbyllura
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për gjendjen nëpër pikat kufitare të vendit. Sipas infografikës së publikuar, pritjet nëpër pikat kufitare janë 3 deri në pesë minuta. Përveç Merdares, nëpër pikat e tjera kufitare s’ka kolona. Sipas njoftimit, në këtë pikë kolona është 20 metra në hyrje, por që pritjet për të hyrë edhe këtu zgjasin 3-5 minuta. Edhe rrugët që shpiejnë në pikat e kalimit kufitar thuhet se janë të kalueshme. ...
Komentet te GJENDJA NËPËR PIKAT KUFITARE Janë të Mbyllura
Tash e disa javë, QKMF’të e vendit janë të mbingarkuara me pacientët e sëmurë nga gripi sezonal. E, nëse vazhdon ky trend përgjatë dy javëve të ardhshme, Kosova mund të hyjë në epidemi të gripit. Sipas drejtuesit të Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK, Xhevat Jakupi, gjatë muajit të fundit janë testuar rreth 600 mostra në influencë, ku afro 300 sosh kanë rezultuar me influencë A dhe subtip H3. Jakupi theksoi se i gjithë ky masivitet i përhapjes së gripit është indikacion i mospërfilljes së masave anti-COVID, ngase shpërndarjes së gripit nuk i duhen shumë ditë. Sipas të dhënave zyrtare të IKSHPK-së, që nga 1 tetori deri më 12 dhjetor, ...
Komentet te KOSOVA RREZIKON TË FUTET NË EPIDEMI TË GRIPIT Janë të Mbyllura
Kandidati i Kosovës për “Oscar” është edhe një hap më afër ceremonisë prestigjioze. Filmi nën regji të Blerta Bashollli ka hyrë në listën e ngushtë. Në listën e posapublikuar është bashkë me 14 të tjerë. Në anën tjetër “Pa vend” i Samir Karahodës, që po ashtu kishte gjasa për këtë çmimi, nuk ka vazhduar tutje. Më 8 shkurt do të bëhen të ditur 5 filmat e nominuar kurse më 27 mars do të mbahet ceremonia kryesore. “Zgjoi” shpalos rrëfimin e Fahrije Hotit dhe të grave nga Krusha e Madhe. Tregon rrëfimin e një gruaje që me gjithë pengesat krijon një jetë të re për veten e saj dhe për ...
Komentet te FILMI KOSOVAR “ZGJOI” NË LISTË TË NGUSHTË PËR “OSCAR” Janë të Mbyllura
Nëpër këtë rrugë çdo ditë ka lëvizje. Ndonëse reshjet e borës e kanë bërë më të vështirë kalimin nëpër këto rrugica. Në mungesë transporti, këta fëmijë çdo ditë bëjnë 12 kilometra në këmbë vajtje-ardhje për në shkollë. Përveç kësaj, ata ballafaqohen edhe me rrezikun nga kafshët e egra që janë më aktive gjatë muajit të dimrit në Ballaban të Prishtinës. “Prej shtëpisë së nxënësve deri këtu janë afërsisht dy kilometra, janë dikund 4 kilometra edhe një shtëpi është atje poshtë, është e pamundshme rrezikohen prej qenve prej ujqëve”, thotë Kosum Kosumi- arsimtar i shkollës “Tefik Canga” Ballaban. Nxënësit nëpër fshatra të tjera i transportojnë deri në shkollë e në fshatin ...
Komentet te FËMIJËT E FSHATIT BALLABAN,ÇDO DITË ECIN 12 KILOMETRA PËR TË VIJUAR MËSIMIN (VIDEO) Janë të Mbyllura
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla, i ka dalë në mbrojtje ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Faton Peci, pas përplasjes që ai pati në Komisionin e Kuvendit të Kosovës me deputetën e Partisë Demokratike të Kosovës. Gërvalla e quajti Pecin guximtar mendjemprehtë. Ajo tha se ai është imun ndaj provokimeve. “Guximtar mendjemprehtë. Imun ndaj provokimeve të shëmtuara. I urtë në fjalë, shumë i vendosur në punë. Ndërtimi i shtetit ligjor dhe reformimi i institucioneve janë bërthama e ndryshimit të premtuar në zgjedhjet e 14 shkurtit”. ...
Komentet te GËRVALLA I DEL NË MBROJTJE PECIT: GUXIMTAR MENDJEMPREHTË Janë të Mbyllura