Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

DY VDEKJE TË DYSHIMTA NË DEÇAN, PROKURORIA

Lajme
Dy vdekje të dyshimta në Deçan, Prokuroria kërkon t’iu bëhet obduksioni nga IML Në Komunën e Deçanit në 24 orët e fundit kanë ndodhur dy vdekje të dyshimta, pas situatës së krijuar, ku po dyshohet që qindra qytetarë u helmuan nga uji. Për dy trupat e pajetë tashmë Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar që të bëhet obduksioni nga Instituti i Mjekësisë Ligjore për të kuptuar më shumë rrethanat e vdekjes. Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi i cili tha se varësisht edhe nga rezultatet do ndërmerren veprimet. Nikçi:Për dy vdekjet e dyshimta tashmë Prokuroria ka kërkuar që të bëhet obduksionit “Gjatë ...
Komentet te DY VDEKJE TË DYSHIMTA NË DEÇAN, PROKURORIA Janë të Mbyllura

SABIT GECI: HETUESIT E EULEX-IT MA OFRUAN ÇANTËN ME PARA PËR TË DËSHMUAR KUNDËR ISH-USHTARËVE TË UÇK-SË

Lajme
Ish-eprori i UÇK-së, Sabit Geci ka rrëfyer për përjetimet e tij me hetuesit e EULEX-it. Ai në një lidhje telefonike në “Debat Plus” ka thënë se është shantazhuar nga hetuesit e EULEX-it në shumë mënyrë për të dëshmuar kundër ish-luftëtarëve të UÇK-së. “Hetuesit e EULEX-it ma ofruan çantën me para. Më kanë thënë preke hartën ku po dëshiron me jetua. Ju kam thënë e dua vetëm Dubravën (burgun), asnjë vend tjetër”, tha ai, përcjell Telegrafi. Geci thotë se ai është ftuar për t’u bërë dëshmitarë kundër Ramush Haradinajt, Sami Lushtakut e disa të tjerëve. “Më kanë thënë që është në dorën time nëse dua të largohem nga burgu, por paraprakisht ...
Komentet te SABIT GECI: HETUESIT E EULEX-IT MA OFRUAN ÇANTËN ME PARA PËR TË DËSHMUAR KUNDËR ISH-USHTARËVE TË UÇK-SË Janë të Mbyllura

DITA E TRETË NGA HELMIMI I QYTETARËVE NË DEÇAN, KOMUNA DO T’I FURNIZOJË ATA ME UJË TË PIJSHËM

Lajme
Komuna e Deçanit po planifikon që të furnizojë qytetarët e saj me ujë të pijes, pasi dyshohet se helmimi i cili bëri që rreth 900 qytetarë të kërkojnë ndihmë mjekësore, ka ardhur nga uji që ata kanë konsumuar. Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj tha për Telegrafin se janë duke u përgatitur që të furnizojnë më ujë qytetarët. “E kemi tash një takim, ku Komuna do të marrë përgjegjësinë që të furnizojë me ujë qytetarët përmes zgjidhjeve të ndryshme, ndoshta edhe me blerje të ujit”, tha Ramosaj Për Telegrafin. I pari i Deçanit deklaroi se si edhe në gjithë Kosovën edhe atje kanë pasur mungesë të barnave nga lista ...
Komentet te DITA E TRETË NGA HELMIMI I QYTETARËVE NË DEÇAN, KOMUNA DO T’I FURNIZOJË ATA ME UJË TË PIJSHËM Janë të Mbyllura

ARRESTOHET NJË PERSON QË MASHTROI QYTETARËT DUKE KËRKUAR PARA KINSE PËR T’I NDIHMUAR PERSONAT E SËMURË

Lajme
Është arrestuar një person në Kosovë me dyshimin se ai mashtroi qytetarët duke kërkuar para kinse për t’i ndihmuar personat e sëmurë. I dyshuari ka përdorur fotografi të fëmijëve dhe personave të sëmurë duke i postuar ato edhe në rrjete sociale. “Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike, pas marrjes së veprimeve hetimore dhe operacionale ka arrestuar një (1) person të dyshuar (A.A.) i cili përmes rrjeteve sociale dyshohet se ka mashtruar qytetarët duke u kërkuar atyre të holla që të ndihmojnë fëmijët/personat e sëmurë. I dyshuari për kryerjen e këtij mashtrimi ka përdorur pa autorizim fotografi të fëmijëve/personave të sëmurë, duke i postuar ...
Komentet te ARRESTOHET NJË PERSON QË MASHTROI QYTETARËT DUKE KËRKUAR PARA KINSE PËR T’I NDIHMUAR PERSONAT E SËMURË Janë të Mbyllura

TË SHTËNA NË NJË AHENG FAMILJAR NË VUSHTRRI, SEKUESTROHET NJË ARMË

Lajme
Policia ka sekuestruar një armë në një shtëpi në zonnën e banimit të fshatin Pantinë të Vushtrrisë. Në shtëpinë e 52-vjeçarit pati një aheng familjar, e ku u shtënë me armë zjarri. Policia ka bërë të ditur se është intervistuar 52-vjeçari I.S. “Në orët e mbrëmjes të datës 12 korrik 2021, në Stacionin Policor Vushtrri, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në një zonë banimi në fshatin Pantinë -Vushtrri. Me t’ pranuar informacionin janë ndërmarrë veprime të shpejta policore, ku pas një kohe të shkurtër njësitet policore kanë identifikuar vendin nga ku ishin dëgjuar të shtënat, me ç’rast në vendin e ngjarjes, ku kishte aheng familjar, në cilësi ...
Komentet te TË SHTËNA NË NJË AHENG FAMILJAR NË VUSHTRRI, SEKUESTROHET NJË ARMË Janë të Mbyllura

GJOSHI I PDK-SË E QUAN KURTIN KRYEMASHTRUES TË KOSOVËS: MË PËRPARA SHKON NË NORVEGJI SE NË DEÇAN

Lajme
Betim Gjoshi nga PDK ka drejtuar kritika ndaj kryeministrit të vendit, Albin Kurti i cili ende nuk ka reaguar ndaj helmimit të rreth 900 qytetarëve të Deçanit. Gjoshi e ka quajtur Kurtin kryemashtrues të Kosovës duke thënë se ai më para shkon në Norvegji se sa në Deçan. “KRYEMASHTRUESI I KOSOVËS MË PËRPARA SHKON NË NORVEGJI SE NË DEÇAN. Ka humbur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Nuk po don të lodhet të shkojë deri në Deçan, ku qindra qytetarë janë helmuar. Ai duhet të shkojë dhe t’i vizitojë. Ta shoh nga afër gjendjen në spitalin e këtij qyteti. Por, jo! Kryemashtruesi që na paraqitej si njeri i afërt me qytetarin ...
Komentet te GJOSHI I PDK-SË E QUAN KURTIN KRYEMASHTRUES TË KOSOVËS: MË PËRPARA SHKON NË NORVEGJI SE NË DEÇAN Janë të Mbyllura

MINISTRJA RIZVANOLLI RAPORTON PARA DEPUTETËVE TË KOMISIONIT PËR EKONOMI

Ekonomi
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli do të raportoj këtë të martë para deputetëve të Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti. Komision ky që do të mblidhet në ora 11:00. Rizvanolli do të raportoj për planin e ministrisë për vitin 2021. Ndërkohë që komisioni do ta shqyrtojë në parim edhe projektligjin për masat për uljen e kostos së shtrirjes së rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë, shqyrtimin në parim të projektligjit për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike si dhe do të shqyrtojnë raportin vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare-ARKEP për vitin 2020./KP ...
Komentet te MINISTRJA RIZVANOLLI RAPORTON PARA DEPUTETËVE TË KOMISIONIT PËR EKONOMI Janë të Mbyllura

PUNËTORËT E ATK-SË HYN NË GREVË

Lajme
Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës, njofton se pasi Ministria e Financave nuk ka marrë për bazë kërkesat e tyre, sot do të rifillojnë grevën, duke i ndërprerë për tri orë të gjitha shërbimet tatmipaguesit. Krijimi i kushteve të punës, propozim ndryshimi i statusit të Administratës Tatimore të Kosovës dhe kompensimet tjera të shpenzimeve, janë kërkesat e punëtorëve të ATK-së. Ky është njoftimi i tyre i plotë: Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës pas ngritjes së kërkesave drejtuar Ministrisë së Financave, dhe pas ripërsëritjës së dërgimit të shkresës së fundit me datë 9 Qershor 2021, përmes të cilës i është dhënë afat prej 30 ditësh, dhe ...
Komentet te PUNËTORËT E ATK-SË HYN NË GREVË Janë të Mbyllura

MOTI SOT I NXEHTË, TEMPERATURAT DERI NË 37 GRADË CELSIUS

Lajme
Moti gjatë ditës së sotme do të jetë i nxehtë. Temperaturat do të shkojnë deri në 37 gradë Celsius. “Nga dita e martë deri të enjten moti do të jetë i nxehtë me temperatura të larta deri 37 gradë Celsius. Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 30-37 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK). Nga IHMK njoftojnë se në fundjavë do të ketë ndryshim të temperaturave. “Në fundjavë do të kemi kushte tjera meteorologjike. Në fushat barike do të ketë luhatje gjë që do të mundësoj që nga dita e premte mbi territorin tonë të ketë vranësira të ...
Komentet te MOTI SOT I NXEHTË, TEMPERATURAT DERI NË 37 GRADË CELSIUS Janë të Mbyllura

OSMANI I DORËZON FLAMURIN SHTETËROR EKIPIT OLIMPIK: PRESIM TË NA BËNI KRENAR NË TOKIO

Lajme
Presidentja Vjosa Osmani në një ceremoni të veçantë ia ka dorëzuar flamurin shtetëror Ekipit Olimpik të Kosovës që do ta përfaqësojë vendin në Lojërat Olimpike Tokio 2020. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin shumë personalitete të larta nga institucionet shtetërore si deputetë, ministra e zëvendësministra, përfaqësues të ambasadave të huaja si dhe personalitet nga jeta kulturore e fetare në Kosovë. Me këtë rast, presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, tha se Kosova si shtet i ri shumë shpejt u bë pikë referimi në të gjithë botën duke e falënderuar xhudisten Majlinda Kelmendi e cila e fitoi medaljen e Artë në Lojërat Olimpike Rio 2016. Sipas Krasniqit, kjo nuk ...
Komentet te OSMANI I DORËZON FLAMURIN SHTETËROR EKIPIT OLIMPIK: PRESIM TË NA BËNI KRENAR NË TOKIO Janë të Mbyllura