Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

REAGON KRYEMINISTRI KURTI: QEVERIA DO TË JETË AFËR QYTETARËVE TË DEÇANIT

Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas helmimit të qindra qytetarëve në komunën e Deçanit. Derisa u shpreh se nuk mund të ndodhet në Deçan pasi aktualisht është në një vizitë zyrtare, kreu I ekzekutivit tha se qeveria do t’u përgjigjet nevojave të qytetarëve të prekur nga infeksioni. Ai tutje tha se është në kontakt të vazhdueshëm me institucionet përgjegjëse. “Në pamundësi për të qenë pranë jush, meqë jam në vizitë zyrtare jashtë vendit, kam komunikim të vazhdueshëm me institucionet përgjegjëse. Në bisedë me Kryetarin e Komunës, z.Bashkim Ramosaj, jam njoftuar për gjendjen emergjente në Komunën e Deçanit. Për të konkretizuar mbështetjen e Qeverisë dhe për t’u njoftuar nga ...
Komentet te REAGON KRYEMINISTRI KURTI: QEVERIA DO TË JETË AFËR QYTETARËVE TË DEÇANIT Janë të Mbyllura

TAKIMI I DYTË KURTI-VUÇIQ MË 19 KORRIK

Lajme
Takimi i dytë i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq do të mbahet më 19 korrik (e hënë) në Bruksel, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano, i cili në një konferencë për medie tha se ky takim do të përqendrohet në diskutimin e progresit të arritur deri më tani dhe hapat e ardhshëm të dialogut Stano: Takimi i radhës do të mbahet më 19 korrik “Ka progres sepse fakti që këto takime vazhdojnë është një shenjë e progresit. Ne jemi duke përparuar nga një takim në tjetrin dhe me të vërtetë, unë mund të konfirmoj se ...
Komentet te TAKIMI I DYTË KURTI-VUÇIQ MË 19 KORRIK Janë të Mbyllura

PROKURORIA NË GJILAN: PËR VRASJEN DHE PLAGOSJEN NË VITI ËSHTË ARRESTUAR NJË PERSON

Lajme
Paraditen e së kësaj të marte në Komunën e Vitisë u plagosën tre persona, ku njëri nga ta ndërroi jetë. Nga Prokuroria Themelore në Gjilan kanë treguar se e gjithë kjo ndodhi rreth orës 11:00, ku pati gjuajtje me armë zjarri. Tashmë është arrestuar i dyshuari E.R dhe ndaj tij është lëshuar vendim mbi ndalim për 48 orë. “Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se sot, rreth orës 11:00, në komunën e Vitisë, ka ndodhur një rast gjuajtje me armë zjarri, nga i cili një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë kanë pësuar lëndime trupore. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari E.R. ...
Komentet te PROKURORIA NË GJILAN: PËR VRASJEN DHE PLAGOSJEN NË VITI ËSHTË ARRESTUAR NJË PERSON Janë të Mbyllura

RRETH 1500 PERSONA KËRKUAN TRAJTIM PËR HELMIM NË DEÇAN

Lajme Shëndetësi
Që nga e dita e shtune në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Adem Ukëhaxhaj”, në Deçan kanë kërkuar trajtim shëndetësor rreth 1500 persona nën dyshimin se janë helmuar nga uji. Kështu ka bërë të ditur drejtorit i QKMF në Deçan, Selmon Berisha në konferencën e përbashkët që pati me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, kryetarin e Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj dhe drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), Naser Ramadani. “Gjendja e pacientëve që kanë marrë shërbime shëndetësore në QKMF është 99 përqind e shërbimeve që ne i kemi shërbyer. Vetëm 24 pacientë i kemi referuar në Spitalin e Pejës. Gjendja e tyre nuk është e ...
Komentet te RRETH 1500 PERSONA KËRKUAN TRAJTIM PËR HELMIM NË DEÇAN Janë të Mbyllura

TRE PERSONA PLAGOSËN NË VITI, NJËRI PREJ TYRE VDES

Lajme
Tre persona janë plagosur me armë zjarri në Komunën e Vitisë, si pasojë e lëndimeve njëri nga ta ka humbur jetën. Lidhur me rastin Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshimtë. Kështu ka thënë për KosovaPress zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. “Me 13 korrik 2021 rreth orës 11:00 në Rr “Kemajl Azizi” në Viti ka ndodhur një rast gjuajtje me armë zjarri. Policia e Kosovës, njësitet e stacionit policor ju kanë përgjigj rastit me urgjencë .Sipas informatave të para tre persona janë lënduar si pasoj e gjuajtjes me armë zjarri, dy nga ta në gjendje të rëndë, gjersa i treti me lëndime të lehta. Dy ...
Komentet te TRE PERSONA PLAGOSËN NË VITI, NJËRI PREJ TYRE VDES Janë të Mbyllura

STAFI QË PAGUHET E NUK SHKON NË PUNË BËHET TEMË DISKUTIMI NË KOMISIONIN PËR FINANCA

Ekonomi
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka shqyrtuar Raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Ministrisë të Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) për vitin 2020, ku temë diskutimi u bënë pagat që merr stafi serb, i cili nuk ndodhet në vendin e punës. Në këtë mbledhje, ku i pranishëm ishte edhe ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi, u tha se kjo ministri ka gjetur zgjidhjen për këtë kategori të punonjësve, duke i shpërndarë këta të fundit nëpër komuna. Por kjo nuk mjaftoi që deputetët të mos debatojnë. Deputeti raportues Eman Rrahmani tha se janë ligjet që e përcaktojnë se kush dhe si duhet të paguhet. Ai tha se është shumë ...
Komentet te STAFI QË PAGUHET E NUK SHKON NË PUNË BËHET TEMË DISKUTIMI NË KOMISIONIN PËR FINANCA Janë të Mbyllura

PAS HELMIMEVE, VITIA E GËRVALLA SHKOJNË NË DEÇAN

Lajme
Dy vdekje të dyshimta kanë ndodhur në Komunën e Deçanit ku po dyshohet që qindra qytetarë u helmuan nga uji. Pas kësaj situate të krijuar, në Decan ka shkuar edhe ministri i Shëndetësisë (MSh) Arben Vitia dhe më pas pritet të shkoj edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla. Këtë e ka bërë të ditur për KosovaPress, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu. “Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka shkuar në Deçan, më pas do të shkoj edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla. Të dy ministrat pritet që të kenë edhe adresim për media”, tregoi Kryeziu. Ndërkohë që Komuna e Deçanit, sot ka ...
Komentet te PAS HELMIMEVE, VITIA E GËRVALLA SHKOJNË NË DEÇAN Janë të Mbyllura

MINISTRIA E SHËNDETËSISË, SIPAS TË DHËNAVE NGA INSTITUTI KOMBËTAR I SHËNDETËSISË PUBLIKE TË KOSOVËS, INFORMON:

Shëndetësi
Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.503 doza të vaksinës kundër COVID-19.  Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 270.641 doza të vaksinës.  Deri më sot 72.476 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.  Nga 2,133 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.  Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.  Sot janë shëruar 32 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.495. Në total numri i rasteve aktive është 108./Diellinews.info ...
Komentet te MINISTRIA E SHËNDETËSISË, SIPAS TË DHËNAVE NGA INSTITUTI KOMBËTAR I SHËNDETËSISË PUBLIKE TË KOSOVËS, INFORMON: Janë të Mbyllura

DEÇANI SHPALL GJENDJEN EMERGJENTE

Lajme
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, pas gjendjes së krijuar të helmimit të qytetarëve që dyshohet të ketë ardhur nga uji i pijes, mori vendim për shpalljen e gjendjes emergjente në tërë territorin e komunës. Pas këtij vendimi, obligohen të gjitha institucionet e nivelit lokal për ngritjen e gatishmërisë për menaxhimin e kësaj situate emergjente të ndodhur pas helmimeve të fundit. Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Qendra e Mjekësisë Familjare në Deçan, Drejtoria për Financa e Komunës së Deçanit, Drejtoria për Mbrojtjes, Njësia Zjarrfikëse dhe e shpëtimit, Drejtoria për Inspeksion, KRU “Hidrodrini” dhe NPL “Higjiena” janë obliguar të punojnë me kapacitete të plota njerëzore dhe humane për t’u ...
Komentet te DEÇANI SHPALL GJENDJEN EMERGJENTE Janë të Mbyllura

MITROVICË: HIDHEN POSHTË DYSHIMET PËR HELMIM NGA UJI

Lajme
Dyshimet për helmimin e ujit në regjionin e Mitrovicës, që përfshinë komunat e Mitrovicës jug dhe veri, Skenderaj dhe Zvecan, janë krejtësisht të pasakta dhe të pavërteta, ndërsa qytetarët nuk kanë nevojë as edhe për shqetësimin më të vogël. Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, menaxheri i Fabrikës së ujit në Shipol të Mitrovicës, Bahri Hamza. Sipas tij, cilësia e ujit të pijshëm i plotëson standardet dhe parametrat tregojnë për ujë kvalitativ dhe cilësorë. “Në mënyrë profesionale dhe argumentuese i hedhim poshtë të gjitha dyshimet rreth kontaminimit të ujit në Mitrovicë. Situata me ujë të pijshëm në regjionin e Mitrovicës është stabile. Cilësia e ujit i plotëson standardet dhe ...
Komentet te MITROVICË: HIDHEN POSHTË DYSHIMET PËR HELMIM NGA UJI Janë të Mbyllura