Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

MBLIDHEN PESË KOMISIONE PARLAMENTARE

Lajme
Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot në pesë komisione të ndryshme parlamentare. Komisioni për Integrime Evropiane do të shqyrtojë Projektligjin për ratifikimin e “Marrëveshjes Financiare për IPA 2020, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian”. I ftuar për të prezantuar këtë Marrëveshje do të jetë zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian Besnik Bislimi. Në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë do të raportojë Inspektori i Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Burim Ramadani. Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti do të shqyrtojë në parim i Projektligjin për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme, ndërsa Komisioni për Buxhet, Punë dhe ...
Komentet te MBLIDHEN PESË KOMISIONE PARLAMENTARE Janë të Mbyllura

MOTI, SOT DITA MË E NXEHTË E JAVËS

Lajme
Mot i nxehtë dhe me vapë do të vazhdojë të mbajë edhe gjatë së mërkurës e së enjtes. Të mërkurën pritet të jetë maksimumi i temperaturave gjatë kësaj jave, ku merkuri në termometër parashihet të arrijë deri në 38 gradë celsius. Indeksi UV mbetet i lartë, kujdes rrezeve direkte të diellit. Të enjten pasdite nëpër disa territore të kufizuara paraqiten kushte për shi dhe stuhi. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34-38 gradë celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i juglindjes. Nga e premtja e tutje përpos rigave të shiut parashihen edhe ...
Komentet te MOTI, SOT DITA MË E NXEHTË E JAVËS Janë të Mbyllura

Ish kryeministri grek tregon që Kurti me familje gjenden në resortin superluksoz në Greqi, Deçani në gjendje të jashtëzakonshme

Lajme
Përderisa në komunën e Deçanit është shpallur situatë emergjente për shkak të helmimit, ku mbi një mijë e 500 qytetarë janë hospitalizuar dhe dy të tjerë kanë gjetur vdekjen, kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka gjetur kohë për akomodim në një hotel luksoz në Greqi, shkruan Insajderi. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është në një vizitë disa ditore në shtetin helen, teksa dy ditë më parë qëndroi në resortin super luksoz “Grand Resort Lagonissi”, i cili është i pozicionuar përgjatë rivierës së Athinës. Qëndrimin e Kurtit në hotelin luksoz “Grand Resort Lagonissi” e ka zbuluar ish kryeministri i Greqisë, George Papandreou, në një shkrim në llogarinë zyrtare në Facebook, ku ...
Komentet te Ish kryeministri grek tregon që Kurti me familje gjenden në resortin superluksoz në Greqi, Deçani në gjendje të jashtëzakonshme Janë të Mbyllura

SAMANTA MERR VËMENDJEN ME POZAT E REJA

ShowBiz
Përveç të qenit një këngëtare e pëlqyer, Samanta Karavella josh vëmendjen e publikut edhe me dukjen e saj. Ajo ndiqet nga më shumë se gjysmë milion fansa në Instagram, ku shpërndan imazhe nga jeta dhe karriera e saj. Gjatë të martës, këngëtarja i ka publikuar disa fotografi me poza atraktive që kanë marrë dhjetëra mijëra pëlqime. Këngëtarja është shfaqur me një veshje që i ekspozon pjesën e dekoltesë, ndërkohë që paraqitet me sutiene në imazhet ‘selfie’ të saj. Ndryshe, Samanta është paraqitur tërheqëse edhe në videoklipin e këngës “Mala X Cha Cha Cha” që numëron mbi 1.5 milion shikime. /Telegrafi/ ...
Komentet te SAMANTA MERR VËMENDJEN ME POZAT E REJA Janë të Mbyllura

NGA SOT TË GJITHË PERSONAT MBI MOSHËN 18 VJEÇ MUND TË APLIKOJNË PËR VAKSINËN KUNDËR COVID-19

Shëndetësi
Ministria e Shëndetësisë njofton se nga sot terminin për vaksinim mund ta bëjnë të gjithë personat mbi moshën 18 vjeç. Po ashtu MSh-ha ka treguar edhe hapat që aplikuesit duhet t’i ndërmarrin për të ndarë terminin për vaksinim kundër COVID-19. Ky është njoftimi i plotë i MSh-së: Të nderuar qytetarë, Nga sot caktimi i terminit është në verzionin LIVE dhe është i mundur për qytetarët mbi moshën 18 vjeç. Në vijim gjeni të shpjeguar procesin e caktimit të termineve për vaksinim kundër COVID-19 përmes platformës eKosova (https://ekosova.rks-gov.net/). ➡ Hapat për caktimin e termineve për vaksinim kundër COVID-19: Për të ndarë termin për vaksinim kundër COVID-19 ju duhet të jeni regjistruar ...
Komentet te NGA SOT TË GJITHË PERSONAT MBI MOSHËN 18 VJEÇ MUND TË APLIKOJNË PËR VAKSINËN KUNDËR COVID-19 Janë të Mbyllura

TË PREMTEN SEANCA PËR SHKARKIMIN E BORDIT TË AUTORITETIT RREGULLATIV TË HEKURUDHAVE

Lajme
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka deklaruar se mos angazhimi i qeverisë dhe institucioneve të Kosovës për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve të Komunës së Deçanit, të cilët po dyshohet se janë helmuar nga uji, flet se sa është i rëndësishëm shëndeti i qytetarëve të Kosovës për qeverinë dhe kryeministrin Kurti. Tahiri pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, tha se shpreh shqetësimin që numri i qytetarëve që po kërkojnë ndihmë mjekësore në Deçan është duke u rritur. Tahiri: Situata e krijuar tregon sa është i rëndësishëm jeta e qytetarëve për këtë qeveri “Në radhë të parë dua t’i shpreh ngushëllime ...
Komentet te TË PREMTEN SEANCA PËR SHKARKIMIN E BORDIT TË AUTORITETIT RREGULLATIV TË HEKURUDHAVE Janë të Mbyllura

DREJTORI I QKMF-SË NË DEÇAN: 900 QYTETARË U TRAJTUAN SI PASOJË E HELMIMIT

Shëndetësi
Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Selmon Berisha ka thënë se deri në këto momente numri i personave me simptoma të njëjta që dyshohet për helmim nga uji ka shkuar në 900, ndërsa mbi 1 mijë e 500 persona janë trajtuar në këtë QKMF. Ai tha se kanë hasur në vështirësi me barna nga lista esenciale, por tanimë janë furnizuar me një kontingjent. Berisha: Numri i pacientëve me simptoma të njëjta ka arritur në 900   “Numri i paraqitjeve deri më tash që janë me simptoma të njëjta janë 800 e diçka ndërsa vdekjet të cilat sipas neve nuk kanë lidhje me këtë mirëpo analizat postmortore do tregojnë se ...
Komentet te DREJTORI I QKMF-SË NË DEÇAN: 900 QYTETARË U TRAJTUAN SI PASOJË E HELMIMIT Janë të Mbyllura

ARRESTOHET NJË MJEK NË QKUK, DYSHOHET PËR MARRJE RYSHFETI

Lajme
Një mjek është arrestuar mëngjesin e së martës në Klinikën e Ortopedisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, i dyshuar për marrje ryshfeti. Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës përmes një përgjigje me shkrim ka konfirmuar për Telegrafin se i arrestuari është mjek specialist-ortoped. “Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ju konfirmon se, sot, rreth orës 9:00, në Klinikën e Ortopedisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, është arrestuar një mjek specialist- ortoped”, thuhet në përgjigjen e SHSKUK-së. Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se departamenti i Krimeve të Rënda, konkretisht Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, me aktvendim të prokurorit ka ndaluar për 48 orë personin me inicialet ...
Komentet te ARRESTOHET NJË MJEK NË QKUK, DYSHOHET PËR MARRJE RYSHFETI Janë të Mbyllura

11 ANËTARË TË NJË FAMILJEJE U HELMUAN NË DEÇAN, FAMILJARI: BARNAT DUHET T’I BLEJMË VET

Lajme
11 anëtarë të një familje të fshatit Izniq janë helmuar. Ndonëse zyrtarisht ende nuk i dinë shkaqet e këtij helmimi, familjarë të tyre u bëjnë thirrje institucioneve që të qëndrojnë më pranë tyre në këtë kohë të vështirë. Mbi 1500 pacientë nga e shtuna kanë marrë shërbime në QKMF në Deçan. Ndërsa, mbi 20 në gjendje më të rëndë janë referuar në Spitalin Rajonal të Pejës. Sadik Çeku nga fshati Izniq tregon për KosovaPress se si të gjithë anëtarët e familjes janë helmuar. Për më tepër tregon edhe telashet që po kanë për të marrë shërbime. Çeku: E gjithë familja është helmuar “Komplet familjen e kam këtu, janë të helmuar. ...
Komentet te 11 ANËTARË TË NJË FAMILJEJE U HELMUAN NË DEÇAN, FAMILJARI: BARNAT DUHET T’I BLEJMË VET Janë të Mbyllura

TAHIRI: E ÇUDITSHME NEGLIZHENCA E QEVERISË PËR SITUATËN NË DEÇAN

Lajme
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që t’i dalin në ndihmë Komunës së Deçanit, ku dyshohet se mbi 1500 persona u helmuan nga uji i pijshëm. Ai tha se është e çuditshme mosreagimi i institucioneve të Kosovës dhe tha se po sillen sikur të kishte ndodhur në një shtet tjetër. Tahiri: E çuditshmja është neglizhenca e Qeverisë ndaj kësaj situate “Më e çuditshmja për ne dhe e habitshmja është fakti i neglizhencës dhe mos reagimit të shtetit, në këtë rast të qeverisë së Kosovës, përkatësisht Ministrisë së Shëndetësisë dhe të gjitha institucioneve tjera. Në Deçan sot kemi ...
Komentet te TAHIRI: E ÇUDITSHME NEGLIZHENCA E QEVERISË PËR SITUATËN NË DEÇAN Janë të Mbyllura