Transferimi i Granit Xhakës te Roma po shkon drejt dështimit për shkak se Arsenali nuk po arrin ta gjejë një zëvendësues adekuat të tij në mesfushë. Reprezentuesi i Zvicrës ka lënë të kuptohet në disa deklarata se dëshiron të largohet nga Arsenali në këtë afat kalimtar. Por lëvizja e tij duket të jetë më e komplikuar sesa ishte parashikuar në fillim, me “Topçinjtë” që kanë refuzuar ta lejojnë largimin e tij para se të gjendet një lojtarë që do ta mbulonte pozitën e tij, përcjellë KosovaPress. Xhaka ka luajtur rregullisht nën urdhrat e trajnerit Mikel Arteta sezonin e kaluar, duke humbur vetëm shtatë ndeshje të Premierligës gjatë gjithë sezonit. Ai ...
Komentet te TRANSFERIMI I XHAKËS TE ROMA DREJT DËSHTIMIT DHE KJO ËSHTË ARSYEJA Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Në 24 orët e fundit janë dhënë 11.518 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 282.180 doza të vaksinës. Deri më sot 78.298 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.421 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.509. Në total numri i rasteve aktive është 106./DielliNews.info ...
Komentet te 14 KORRIK 2021: MINISTRIA E SHËNDETËSISË, SIPAS TË DHËNAVE NGA INSTITUTI KOMBËTAR I SHËNDETËSISË PUBLIKE TË KOSOVËS, INFORMON: Janë të Mbyllura
E drejta e pacientit për konfidencialitet në Kosovë më shumë shkelet se sa respektohet. Kjo ka ndodhur edhe gjatë ditës së djeshme, derisa politikanë të ndryshëm kanë shpërndarë fotografi me pacientë të helmuar në Deçan. Në anën tjetër pothuajse çdo pacient po përballet çdo ditë me korrupsionin, ndërkohë që shume nga shërbimet duhet t’i paguajnë nga gjepi i tyre. Kështu u tha në tryezën e rrumbullaket me temën “Të drejtat dhe Siguria e pacientit” të organizuar nga Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale. Bashkim Isari i cili ka përvojë të gjatë në fushën e të drejtave të njeriut ka treguat për përvojën e tij me një anëtar të familjes i ...
Komentet te NUK RESPEKTOHET PRIVATËSIA E PACIENTËVE, U SHPËRNDANË FOTOGRAFI TË PERSONAVE TË HELMUAR NË DEÇAN Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës raportoi për vjedhjen e dy veturave të cilat kanë qenë në një garazh brenda oborrit të një shtëpie në Suharekë. Policia thotë se është duke hetuar rastin, ndërsa shton se veturat kanë qenë me targa vendore. “Viktima mashkull kosovar ka raportuar se nga persona të panjohur iu kishin vjedhur dy vetura me targa vendore të cilat kishin qenë të parkuara në garazh brenda në oborrin e shtëpisë. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, njoftoi policia. Ngjarja besohet të ketë ndodhur në orët e para të së martës. /KP ...
Komentet te VIDHEN DY VETURA NË GARAZHIN E NJË SHTËPIE NË SUHAREKË Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës, me vendim të organeve të drejtësisë, ka dëbuar dy shtetas të Serbisë, të cilët kishin hyrë ilegalisht në Republikën e Kosovës. Po ashtu, të dyve iu është ndaluar hyrja në vendin tonë për një vit. Në rastin e parë, i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Republikës së Serbisë ka kaluar kufirin në mënyrë ilegale dhe për këtë në procedurë të shpejtë ka dalë para gjyqtarit. Me vendim të gjykatës i dyshuari është dëbuar nga Republika e Kosovës dhe të njëjtit iu është vënë ndalesa për hyrje në territorin e Republikës së Kosovës për 12 muaj. Në rastin e dytë, është raportuar se dyshuara femër rome shtetase e ...
Komentet te DËBOHEN DY SHTETAS SERB DHE IU NDALOHET HYRJA NË KOSOVË PËR NJË VIT Janë të Mbyllura
Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës ka filluar grevën 3 orëshe (09:00 – 12:00), duke i ndërprerë të gjitha shërbimet për tatimpaguesit. Kjo grevë është vazhdimësi e grevës paralajmëruese të mbajtur në maj të këtij viti, dhe do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave të tyre. Pas përfundimit të grevës pritet të ketë konferencë për media. Kërkesat e punëtorëve të ATK-së mbeten të njëjta, e që janë krijimi i kushteve të punës, propozim-ndryshimi i statusit të ATK-së, kompensimet e ndryshme e të tjera./KP ...
Komentet te PUNËTORËT E ATK-SË FILLOJNË GREVËN Janë të Mbyllura
Është arrestuar një person në Fushë Kosovës me dyshimin se sulmoi dhe detyroi një femër që të kryejë marrëdhënie seksuale. Nga Policia e Kosovës kanë njoftuar se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti duke e sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /KP ...
Komentet te ARRESTOHET NJË PERSON NË FUSHË KOSOVË, DETYROI NJË FEMËR TË KRYEJ MARRËDHËNIE SEKSUALE Janë të Mbyllura
Një veturë e Policisë së Kosovës dhe një kamion janë aksidentuar mëngjesin e së mërkurës në Prishtinë. Aksidenti ka ndodhur mbrapa objektit të Komunës së Prishtinë, më saktësisht në rrugën “Agim Ramadani”. Shkak i këtij aksidentit janë shkaktuar edhe kolona, raporton KosovaPress. ...
Komentet te POLICIA PËRFSHIHET NË NJË AKSIDENT TRAFIKU NË PRISHTINË Janë të Mbyllura
Prodhuesi suedez i eksplozivit, Alfred Nobel, më 14 korrik të vitit 1867, demonstron për herë të parë shpikjen e tij, dinamitin. Ai arriti të bëhej më i pasur por edhe famëkeq. Në vitin 1888, Nobel u befasua kur lexoi nekrologjinë e vet me titull “Vdiq tregtari i vdekjes”, në një gazetë franceze. Në fakt kishte vdekur vëllai i tij, Ludvig, por Alfredi i shqetësuar se si do t’a kujtonin kur të vdiste, vendosi të linte pas diçka që të kujtohej për të mirë. Alfred Nobel ishte i interesuar personalisht në mjekësi eksperimentale dhe në testament kërkoi që kur të vdiste, me pasurinë e tij të krijohej një çmim për përparime ...
Komentet te DINAMITI PËR HERË TË PARË PARA 154 VITEVE Janë të Mbyllura
Është shumë e rëndësishme për të gjithë që ta gjejnë një karrierë të përshtatshme, por kjo është e domosdoshme sidomos për personat empatikë, që janë të ndjeshëm ndaj persona të tjerë më shumë sesa njerëzit mesatarë. Në rolin e duhur kjo ndjeshmëri mund t’ju ndihmojë që të ndërtoni karrierë të shkëlqyeshme, por ka edhe profesione në të cilat një person me veti të tilla, të provojë përgjegjësi të madhe për paraqitjen dhe lumturinë tuaj. Në qoftëse e konsideroni veten që jeni në këtë grup, a e keni pyetur veten se në cilin mjedis pune mund të lulëzoni? Cilat janë pikat e forta që do t’i keni nëpër pozita të ndryshme ...
Komentet te PROFESIONET MË TË MIRA PËR PERSONAT EMPATIKË Janë të Mbyllura