Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla sot ka vizituar Agjencinë për Regjistrimit Civil. Ajo në këtë institucion pa nga afër fluksin e kërkesave që kanë gjatë kësaj kohe nga bashkatdhetarët që vijnë nga diaspora, si dhe shërbimet që u ofrohen atyre. Gervalla e shoqëruar edhe nga zëvendësministrja, Liza Gashi u prit nga Blerim Camaj ushtrues detyre i drejtorit të Agjencisë për Regjistrim Civil. Para kësaj vizitë në Këtë institucion, Gërvalla ka vizituar edhe Komisioni Qendror të Zgjedhjeve me ç’rast u informuan më shume rreth procesit të votimit për diasporën. Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla gjatë ditës së sotme do të vizitojë edhe Aeroportin ...
Komentet te GËRVALLA NË AGJENCINË E REGJISTRIMIT CIVIL DHE KQZ, INFORMOHET PËR PROCESIN E VOTIMIT TË DIASPORËS Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Një person në Malisheve kërkoi 550 euro në këmbit të paraqitjes së provimit për patentë shofer. Për çka policia ka arritur që ta arrestoj të dyshuarin për marrje të ryshfetit. Sipas njoftimit të Policisë thuhet se i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. “Me 14.07.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti, ka kërkuar nga ankuesi mashkull kosovar që në këmbim të mundësisë së paraqitjes së provimit për patentë shofer ti jap një shumë të caktuar të hollash (550 €) të dyshuarit, ndërsa ankuesi kishte refuzuar ti jap të hollat. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin ...
Komentet te ARRESTOHET NJË PERSON, KËRKOI 550 EURO NË KËMBIT TË PARAQITJES SË PROVIMIT PËR PATENTË SHOFER Janë të Mbyllura
Ka filluar mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) ku po raporton Drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti. Ai para deputetëve të këtij komisioni po raporton lidhur me gjendjen e krijuar nga helmimi në Komunën e Deçanit. Si zakonisht, takimi është i mbyllur për media, ndërkohë që pritet që në fund kryetarja e këtij komisioni, Ganimete Musliu të mbajë një konferencë për media. Ajo tha se janë mbledhur për të hequr çdo dyshim lidhur me helmimin apo infektimin e qytetarëve të Deçanit, për çka nuk ka ende një rezultat se çka e ka shkaktuar gjendjen me të cilën po përballet kjo komunë. Nga dita e shtunë ...
Komentet te FILLON RAPORTIMI I DREJTORIT TË AKI-SË PËR HELMIMIN E BANORËVE TË DEÇANIT Janë të Mbyllura
Futbolli kosovar do të përfaqësohet sot në Evropë Dritën dhe Llapin në garën e quajtur Liga e Konferencave. Drita do të ndeshet me skuadrën nga Mali i Zi Deçiç të cilën në ndeshjen e parë e mposhti me rezultat 2-1. Në ndeshjen e parë të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë skuadra nga Gjilani triumfoi me rezultat 2-1. Llapi nga ana tjetër do të kërkojë ta përmbys rezultatin mga ndeshja e parë kundër Shkupit të cilën e humbi me rezultat 2-0. Në “Fadil Vokrri” skuadra e trajnerit Tahir Batatina sonte do ta ketë edhe mbështetjen e tifozëve pasi kjo u lejua së fundi nga Qeveria e Republikës së Kosovës ...
Komentet te DRITA DHE LLAPI SYNOJNË TË VAZHDOJNË TUTJE NË LIGËN E KONFERENCAVE Janë të Mbyllura
Një muaj paraburgim i është caktuar të dyshuarit për vrasjen në Viti që ndodhi të martën. Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurve B. R. “Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri me datë 13.07.2021, rreth orës 11:00, në rrugën “Kemajl Azizi” në Komunën e Vitisë, me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerin A. R. nga Vitia. Pas një konflikti fizik në mes pandehurit dhe dy viktimave A. R. dhe B. B., të njëjtit janë takuar përsëri përball Shkollës “Hoxhë Jonuzi” në Viti, ku dy viktimat kanë ndal veturën e tyre, ...
Komentet te NJË MUAJ PARABURGIM TË DYSHUARIT PËR VRASJEN NË VITI Janë të Mbyllura
Spitali i Pejës ka pranuar donacion nga Ushtria e Kosovës. Sipas njoftimit nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), thuhet se në këtë donacion ishin 4 mijë maska, 3 mijë dorëza, 2 mijë mantila dhe 1 mijë kapele mbrojtëse. “Ushtria e Kosovës FSK-ja, solli dje një donacion në Spitalin e Përgjithshëm Pejë. Ne këtë donacion ishin 4000 maska, 3000 dorëza, 2000 mantila dhe 1000 kapele mbrojtëse. Spitali i Përgjithshëm në Pejë falënderon FSK-në që gjithmonë e kemi në mbështetje”, thuhet në njoftimin e spitalit./KP ...
Komentet te SPITALI I PEJËS PRANON DONACION NGA FSK-JA Janë të Mbyllura
Moti i nxehtë vazhdon të mbajë edhe gjatë kësaj të enjte në Kosovë. Ndonëse pasdite do të ketë reshje shiu në disa pjesë të vendit që do të përcjellën edhe me stuhi, temperaturat maksimale të ditës do të lëvizin ndërmjet 34 dhe 38 gradë Celsius. Kështu ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK). “Të enjten pasdite nëpër disa territore të kufizuara paraqiten kushte për shi dhe stuhi. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34-38 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i juglindjes. Nga e premtja e tutje përpos rigave të shiut ...
Komentet te MOTI SOT, TEMPERATURAT DERI NË 38 GRADË CELSIUS Janë të Mbyllura
Në konferencën e sotme mbi ecurinë e çështjes për Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinaj, gjyqtari i procedurës paraprake, Nicolas Guillou ka njoftuar se dosja e kësaj çështjeje do të kalojë para trupit gjykues të premten. Mbrojtja e Nasim Haradinaj ka thënë se i duhet më shumë kohë për të qenë gati, por që klienti i tij është i gatshëm për procesin gjyqësor. Më tej, mbrojtja ka ngritur çështjen edhe të disa materialeve që ende nuk janë përkthyer në gjuhën shqipe. Në të gjashtën konferencë nërastin e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinaj, gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou ka treguar për ecurinë e rastit dhe kalimin e dosjes së çështjes në ...
Komentet te ÇËSHTJA E GUCATIT DHE HARADINAJT TË PREMTEN DO T’I KALOJË TRUPIT GJYKUES Janë të Mbyllura
Qeveria e Kosovës ka lehtësuar sot masat antiCOVID, ku tashmë do të lejohet mbajtja e dasmave, fejesave, ahengjeve familjare e mbrëmjeve të maturës deri në orën 01:00, ku organizimi i tyre duhet të bëhet vetëm me kushtin që të shfrytëzohet vetëm 50 përqind e kapacitetit, e jo me më shumë se 300 persona. Me lehtësimin e masave do të lejohet edhe veprimtaria e klubeve të natës, të cilave u lejohet muzika deri në orën 01:00. Ndërsa, shërbimeve të gastronomisë do t’u lejohet puna deri në orën 23 në ditët e punës, përveç të premtes e së shtunës kur puna iu lejohet deri në orën 00:00. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ...
Komentet te NGA SOT DASMAT ME 300 PERSONA, HAPEN KLUBET E NATËS Janë të Mbyllura
Qeveria e Kosovës ka emëruar Andin Hotin kryetar të delegacionit të Kosovës për bisedime për çështjen e personave të zhdukur, në kuadër të grupit punues për persona të zhdukur, i cili njëherësh është edhe kryesues i Komisionit qeveritar për persona të zhdukur. Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi tregoi edhe detyrat që i takojnë kryetarit të delegacionit të Kosovës për bisedime për çështjen e personave të zhdukur. Bislimi: Kryetari i delegacionit njofton kryeministrin mbi procesin dialogues për të zhdukurit “Kryetari i delegacionit pas konsultimeve me kabinetin e ministrave në kabinetin e kryeministrit të Kosovës dhe anëtarët e delegacionit, do të caktojë përfaqësuesit e delegacionit të Kosovës në aktivitete zyrtare dhe nëngrupet-punuese në kuadër ...
Komentet te ANDIN HOTI DO T’I PRIJË BISEDIMEVE PËR ÇËSHTJEN E PERSONAVE TË ZHDUKUR Janë të Mbyllura