Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

PARTIVE POLITIKE PRITET T’I AUDITOHEN FINANCAT PËR TRI VJETËT E FUNDIT

Lajme
Financat e partive politike do të auditohen për tri vjetët e fundit. Gjatë javës së ardhshme, auditorët e përzgjedhur nga KQZ do t’i analizojnë gjitha raportet zyrtare të partive për fushatën zgjedhore të vitit 2019 dhe 2020, ndërsa pa u audituar mbetet fushata e fundit në zgjedhjet 14 shkurtit. Krahas kësaj, në mbledhjen e sotme të KQZ-së u bë e ditur se deri më sot janë pranuar vetëm 653 aplikacione për regjistrim të votuesve nga jashtë. Ndërkohë, doli në pah edhe përçarja në ish iniciativën e Vjosa Osmanit në qytetin e Ferizajt, pasi kanë aplikuar për certifikim në KQZ, “Lista Guxo” dhe “Ne Guxojmë”. Yll Buleshkaj nga Zyra për Regjistrim ...
Komentet te PARTIVE POLITIKE PRITET T’I AUDITOHEN FINANCAT PËR TRI VJETËT E FUNDIT Janë të Mbyllura

KUVENDI NIS HARTIMIN E LIGJIT PËR KRIPTOVALUTAT

Lajme
Në mbledhjen e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të kryesuar nga kryetari Ferat Shala sot ka formuar Grupin e punës për nismën legjislative për hartimin e Projektligjit për kriptovaluta. Kryesuese e këtij grupi është zgjedhur deputetja Mimoza Kusari-Lila, derisa anëtarja e këtij grupi Jeta Statofci theksoi se me anë të këtë këtij ligji synojnë ta krijojnë një bazë ligjore sa më e përshtatshme për kriptovalutat. Statovci: Duhet të krijohet një bazë ligjore sa më e përshtatshme për kriptovalutat “Siç e kemi të paraparë edhe në Planin e punës është edhe projektligji për kriptovalutat. Ne kemi pranuar hulumtimin, kështu që mendoj që është e udhës edhe formimi i grupit ...
Komentet te KUVENDI NIS HARTIMIN E LIGJIT PËR KRIPTOVALUTAT Janë të Mbyllura

TELEKOMI NUK IMPLEMENTON ENDE NË TËRËSI KODIN SHTETËROR, GJOBITET 10 MILIONË EURO NGA ARKEP-I

Lajme
Dhjetë milionë euro ka arrit gjoba ndaj Telekomit të Kosovës nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) për mos implementim të Kodit shtetëror +383. Telekomi përshkak të krizës financiare ende nuk po arrin ta implementoj në tërësi migrimin e numrave që kërkohet me kodin e ri. Drejtues të ARKEP-it mbeten të përkushtuar që me menaxhmentin e ri të Telekomit të gjendet një zgjidhje për implementimin e këtij kodi shtetëror. Gjatë shqyrtimit të Raportit vjetor të ARKEP për vitin 2020 në Komisionin për Ekonomi, anëtari i komisionit nga radhët e LVV-së Driton Hyseni ka vlerësuar se kjo gjobë në kohën kur Telekomi gjendet në një krizë të rëndë financiare ...
Komentet te TELEKOMI NUK IMPLEMENTON ENDE NË TËRËSI KODIN SHTETËROR, GJOBITET 10 MILIONË EURO NGA ARKEP-I Janë të Mbyllura

BANORËT DYSHOJNË SE DY SERBË HELMUAN UJIN NË DEÇAN (FOTO)

Lajme
Për dy të rinj serb të cilët muajin e kaluar kishin vizituar një restorant në Hulaj të Deçanit, policia ishte njoftuar edhe përmes pamjeve të kamerave të sigurisë. Për pronarin qysh ditën kur kishte parë ata me veturë dhe targa të Novisadit, kanë qenë të dyshimtë. Madje thotë se më 28 korrik kishte njoftuar Policinë e Deçanit. Naim Muçaj, i cili është pronar i një restoranti në fshatin Hulaj, tregon për KosovaPress, se dy të rinjtë serb kishin pyetur edhe për Manastirin e Deçanit. Muçaj: Për helmimin e qytetarëve dyshoja te dy serbët që vizituan këtë pjesë “Mua më bën më shumë me dyshu se thoshin kjo rruga e pashtruar ...
Komentet te BANORËT DYSHOJNË SE DY SERBË HELMUAN UJIN NË DEÇAN (FOTO) Janë të Mbyllura

KATËR RASTE TË REJA ME COVID-19

Shëndetësi
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 1.467 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. “Në 24 orët e fundit janë dhënë 11.513 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 293.693 doza të vaksinës. Deri më sot 78.298 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Sot janë shëruar 5 qytetarë nga COVID-19, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.514.Në total numri i rasteve aktive është 105”, thuhet në njoftim./KP ...
Komentet te KATËR RASTE TË REJA ME COVID-19 Janë të Mbyllura

GËRVALLA: JANË BËRË GJITHA PËRGATITJET PËR PRITJEN E DIASPORËS, MËRGATA JONË E LIDHUR ME VENDIN

Lajme
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla sot ka vizituar Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” ku u ka uruar mirëseardhje mërgimtarët qe po zgjedhin vendlindjen për të kaluar pushimet verore. Që nga 1 korriku e deri më mbi 80 mijë pasagjerë kanë ardhur në Kosovë. Gërvalla tha se për t’i uruar mërgatës mirëseardhje tashmë të gjitha institucionet kanë bërë përgatitjet e nevojshme përfshirë edhe aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”. Gërvalla: Mërgata jonë e lidhur me vendin si rrallë ndonjë mërgatë tjetër “Për t’i uruar mërgatës mirëseardhja natyrisht që institucionet kanë filluar përgatitjet e tyre që më herët shihet që Aeroporti i Prishtinës është goxha i përgatitur sado ...
Komentet te GËRVALLA: JANË BËRË GJITHA PËRGATITJET PËR PRITJEN E DIASPORËS, MËRGATA JONË E LIDHUR ME VENDIN Janë të Mbyllura

KAMENICA DHE MAPL ME MARRËVESHJE PËR RREGULLIMIN E HYRJEVE BANESORE

Lajme
Kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka nënshkruar marrëveshje me ministrin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, për mbështetje financiare në projektin “Rregullimi i hyrjeve banesore”. I pari i komunës, Qëndron Kastrati, tha se është shumë i lumtur që në Kamenicë po bëhet punë e vazhdueshme në infrastrukturë. “Së shpejti nis rregullimi i hyrjeve banesore. Me ministrin e MAPL-së Elbert Krasniqi, nënshkruam marrëveshje bashkëpunimi për mbështetjen financiare për rregullimin e hyrjeve banesore në Kamenicë. Nga 65 mijë euro, sa është paraparë vlera e projektit, 22 mijë euro do të ndahen nga komuna, kurse pjesën tjetër do të na mbështesë ministria. Tejet i lumtur që në Kamenicë ...
Komentet te KAMENICA DHE MAPL ME MARRËVESHJE PËR RREGULLIMIN E HYRJEVE BANESORE Janë të Mbyllura

KONJUFCA MBËSHTET HARTIMIN E RREGULLORES SË RE TË KUVENDIT

Lajme
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, mori pjesë në punëtorinë për shqyrtimin e draft-rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës, të organizuar nga grupi punues. Në fjalën e tij të rastit, kryekuvendari Konjufca i dha mbështetje të plotë hartimit të rregullores së re, duke theksuar nevojën e përmbylljes sa më të shpejtë të këtij procesi. Nëpërmjet një komunikate për media nga Kuvendi i Kosovës thuhet se “Kreu i legjislativit theksoi rëndësinë që rregullorja e re të plotësojë kërkesat e Kuvendit dhe në këtë mënyrë të lehtësojë funksionimin e punës brenda institucionit”. Rregullorja e Kuvendit përcakton rregullat për organizimin dhe funksionimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, organeve ...
Komentet te KONJUFCA MBËSHTET HARTIMIN E RREGULLORES SË RE TË KUVENDIT Janë të Mbyllura

OPOZITA E PAKËNAQUR ME MENAXHIMIN E SITUATËS NË DEÇAN, KËRKON LLOGARIDHËNIE NGA EKZEKUTIVI

Lajme
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka diskutuar të enjten lidhur me zhvillimet e fundit në Komunën e Deçanit, me ç’rast deputetë të opozitës kanë kritikuar Kryeministrin, Albin Kurti dhe institucionet përkatëse për keqmenaxhim, papërgjegjësi dhe neglizhencë të situatës. Por deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje thonë se Komuna e Deçanit do të duhej të lajmëronte Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave (MEA) në momentin që është rritur numri i qytetarëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe nuk ka pasur mundësi të përballoj situatën. Ishte deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, i cili tha se Komuna e Deçanit është vonuar pak për të lajmëruar institucionet përkatëse lidhur me situatën e krijuar. Duke ...
Komentet te OPOZITA E PAKËNAQUR ME MENAXHIMIN E SITUATËS NË DEÇAN, KËRKON LLOGARIDHËNIE NGA EKZEKUTIVI Janë të Mbyllura

KQZ APROVOI 653 KËRKESA PËR VOTIM JASHTË KOSOVËS

Lajme
Pesë ditë pas hapjes së mundësisë për regjistrimin e diasporës për të votuar në zgjedhjet lokale, vetëm 699 persona kanë aplikuar për regjistrim. Nga këta, pas verifikimit, 653 janë pranuar nga ana e KQZ-së. Këtë e bëri të ditur kryeshefi i sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj në mbledhjen e sotme të KQZ-së. Periudha kohore për regjistrim të votuesve nga jashtë Kosovës është deri më 18 gusht. Ndërsa, Yll Buleshkaj nga Zyra për Regjistrimin dhe Certifikimin e partive politike tha se nuk kanë pranuar ndonjë kërkesë të re dhe se janë duke shqyrtuar gjashtë kërkesat e mëhershme për certifikimin në zgjedhjet lokale të këtij viti./KP ...
Komentet te KQZ APROVOI 653 KËRKESA PËR VOTIM JASHTË KOSOVËS Janë të Mbyllura