Një person është vrarë në fshatin Gadime të Lipjanit. Këtë lajm e ka konfirmuar Policia e Kosovës, e cila ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 22:00. Sipas Policisë gjatë përleshjesh mes disa personave përveç viktimës kanë mbetur edhe disa të lënduar. Një person është arrestuar dhe është konfiskuar një armë e përdorur në këtë rast. “Rreth orës 22:00, policia ka marrë informatën për një vrasje të ndodhur ne rrugën ‘6 Maji’ në fshatin Gadime në Lipjan. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Nga informacionet e para ...
Komentet te NJË I VRARË DHE DISA TË LËNDUAR NË GADIME TË LIPJANIT Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Një person është gjetur i varur në litar nga familjarët e tij në fshatin Studeçan të Komunës së Suharekës. Rastin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, i cili ka thënë se rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë. “Rasti ka ndodhur pak pas orës 15:00 dhe është konfirmuar nga Policia e Kosovës. Informacionin e kemi pranuar nga qendra emergjente se një person gjendet pa shenja jete. Dyshohet se ka bërë vetëvrasje pasi është gjetur i varur në litar”, ka thënë Osmanollaj. Ai ka thënë se me vendim të Prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar për obduksion./KP ...
Komentet te GJENDET I VARUR NË LITAR NJË PERSON NË SUHAREKË Janë të Mbyllura
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se hetimet në Ministrinë e Transportit në kohën sa ai ishte ministër, kanë pasur për qëllim të vetëm shkatërrimin e autoritetit të tij, në mënyrë që në proceset gjyqësore për krime lufte të mos i dhimbset askujt. “Ka pasur shkelje masive të të drejtave të njeriut. Hetimet në Ministrinë e Transportit kanë pasur qëllimin që me kalua në krimet e luftës. Krejt procesi tregon se veprimet e Ministrisë kanë qenë me shkatërrua autoritetin tim që kur të veprohet në krimet e luftës mos t’i dhimbsem askujt”, ka thënë Limaj. Këto komente Limaj i bëri në Debat Plus të RTV Dukagjinit, ku komentoi ...
Komentet te LIMAJ: HETIMET NDAJ MEJE SI MINISTËR KISHIN PËR QËLLIM SHKATËRRIMIN E AUTORITETIT TIM Janë të Mbyllura
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se për shkak të një defekti të papritur në gypin e ujit, në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë, sonte nga ora 20:30 pa furnizim me ujë kanë mbetur konsumatorët e një pjese të lagjes” Ulpiana”, rruga ” Dëshmorët e Kombit” deri te lagjet mbrapa Spitalit Amerikan. Sipas KRU “Prishtina” ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit janë në vendin e ngjarjes. Furnizimi do të rikthehet pas sanimit të defektit. /KP ...
Komentet te NJË PJESË E KRYEQYTETIT MBETET PA UJË TË PIJES Janë të Mbyllura
New York Times sugjeroi se të qenurit i pandershëm me fëmijën rreth “mos të qenurit i bukur” (për të ose për veten), i dëmton ata. Duke një teori interesante, por është e vështirë të vihet në zbatim në jetën reale. Duke shkruar për The New York Times, Julia Baird vëren se prindërit shpenzojnë një sasi të tepruar të energjisë me fëmijët duke evidentuar dallimet në paraqitje, duke luajtur me personalitetin e dikujt, ose duke gjetur një gjuhë të përshtatshme kur ata janë të shëndoshë. Ky është një dëmtim, argumenton Baird duke u bazuar në punën e autorit australian Robert Hoge. Ajo tregon për historinë e Hoge si një fëmijë i ...
Komentet te A ËSHTË E GABUAR T’I THONI FËMIJËS SE ËSHTË I BUKUR? Janë të Mbyllura
Kantautorja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi – Fifi, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale. Ajo nuk heziton që herë pas here t’iu kthejë përgjigje ndjekësve të saj, teksa në raste të caktuara edhe ua kthen me të njëjtën monedhë atyre që komentojnë negativisht. Në disa fotografi të publikuara nga një dhomë hoteli në Shëngjin, Fifi ka pranuar një koment ngacmues nga një ndjekëse në Instagram. Foto: Fifi/Instagram “Do ushqehesh edhe ti, gjynah. Hall i madh t’i marrësh plazhet me radhë”, kishte shkruar ndjekësja. Ndërkohë, kantautorja i është kundërpërgjigjur duke shkruar: “Bravo, po më bjen keq që ti nuk ushqehesh dot më s’të lë burri me siguri”. Foto: ...
Komentet te “PO MË VJEN KEQ QË TI NUK USHQEHESH DOT, ME SIGURI S’TË LË BURRI”, FIFI I KUNDËRPËRGJIGJET NDJEKËSES ME KOMENTIN NGACMUES NË INSTAGRAM Janë të Mbyllura
Si pasojë e djegies së disa kabllove të rrymës sot ka shpërthyer zjarri afër objektit të ri të Komunës së Prishtinës. Për shkak të pasigurisë u evakuan edhe punëtorët, derisa nuk ka pasur të lënduar. KosovaPress ka qëndruar në vendngjarje, ku u panë ekipet e KEDS për ta sanuar dëmin e shkaktuar. Punëtori i sigurimeve “Rojet e Nderit” Xhavit Gashi tregon detaje për KosovaPress për këtë incident. Ai thotë se me intervenimin e tyre është bërë fikja e zjarrit dhe evakuimi i punëtorëve. Gashi: Kemi fikur zjarrin me kohë, s’ka pasur të lënduar “Ka ndodhur një rast zjarri këtu afër komunës së Prishtinës, me të marrë lajmin ne menjëherë kemi ...
Komentet te PUNËTORI TREGON DETAJE PËR ZJARRIN NË KOMUNËN E PRISHTINËS Janë të Mbyllura
Ekipet specialistike të deminimit të FSK-së dhe KFOR-it, kanë kryer një operacion të përbashkët për eliminimin e mjeteve shpërthyese në ish-stacionin e derivateve “Marash Petrol” Gjakovë. Ekipet specialistike të deminimit, materjeve të rrezikëshme dhe zjarrëfikësit e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në koordinim me ekipet e deminimit të KFOR-it të mbështetura nga institucioneve vendore Policia e Kosovës (PK),Komuna e Gjakovës, Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave (AME),Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), Agjensioni i Kosovës për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguri Bërthamore (AKMRRSB). Sipas komunikatës, nga data 23.06.2021 janë duke realizuar operacionin e pastrimit të hapësirave të ish-stacionit të derivateve “Marash Petrol” në komunën e Gjakovës, operacion ky ...
Komentet te LARGOHEN MJETET SHPËRTHYESE NË NJË PJESË TË GJAKOVËS Janë të Mbyllura
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” nuk do e ketë më Komunën e Deçanit nën menaxhim. Këtë vendim e ka marr kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj pas rezultateve të analizave nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKShPK), sipas të cilit në ujin e pijes në Deçan kanë dalë disa bakterie dhe ka indikacione se uji mund të jetë i kontaminuar. Ramosaj: Kompania “Hidrodrini”, nuk do e ketë më Deçanin nën menaxhim “Kjo përgjigje është marr e kemi pasur si shqetësim ditët e hënë kur analiza kimike ka dal në rregull, po ashtu edhe në ditën e martë kur analizat biologjike uji është i përdorshëm, por në analizat e thella ...
Komentet te RAMOSAJ MERR VENDIM: ‘HIDRODINI’ NUK DO E KETË NËN MENAXHIM DEÇANIN Janë të Mbyllura
Në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, është realizuar për herë të parë intervenimi kirurgjik, mjaft kompleks, me qasje anale pa hapje të barkut, reseksioni rectosigmoidal 80 cm me anastomozë colo-anale për shkak të prolapsit rektosigmoidal (daljes së zorrës së trashë përmes anusit) me gangrene dhe perforacion të zorrës së trashë, për shkak të prolapsit. Pacientja 28 vjeçare, e cila kishte vujtur me herët nga kapsllëku dhe fryerja e barkut, kishte dalje të zorrës së trashë përmes anusit afro 1 metër. Ekipa kujdestare e Kirurgjisë Abdominale, e asistuar nga ekipa e anestezionit, realizuan intervenimin kirurgjik, duke resekuar kolonin rektosigmoidal me anastomoze colo-anale, sipas procedures Altemeier. Pacientja ...
Komentet te QKUK: KRYHET NJË INTERVENIM I RRALLË Janë të Mbyllura