Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, njofton se këtë pasdite ka pranuar informacione se dy qytetarë, pa pasur asnjë argument kanë shkaktuar panik tek qytetarët në rrjetet sociale, se është helmuar ujësjellësi në Ferizaj. Sipas komunikatës, Policia menjëherë ka nisur hetimet dhe shumë shpejtë i ka identifikuar, të dy këta persona dhe vendndodhjen e tyre dhe të njëjtit i ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj. “Personi me inicialet L.J ( M/K) 30 vjeçar në rrjetet sociale me video incizim, ka bërë thirrje publike /panik: ’’Përshëndetje krejtve, desha me ju informu që bëni kujdes , mos të pini ujë të qeshmës , sepse kanë ardh lajme se edhe në Ferizaj ...
Komentet te ARRESTOHEN DY PERSONA NË FERIZAJ, DEZINFORMUAN PËR HELMIME NGA UJI Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila ka paraqitur para deputetëve të Kosovës një mocion procedural për fazat e miratimit të rishikimit të buxhetit. Me 69 vota për, 13 kundër dhe asnjë abstenim, deputetët kanë miratuar këtë propozim. Ajo ka kërkuar nga deputetët që me procedurë të përshpejtuar të dërgohet në komisionet përkatëse rishikimi i buxhetit dhe më pas më 27 korrik të mbahet edhe seanca për miratimin e plot të rishikimit të buxhetit. Kusari-Lila: Ftoj deputetët që të votojë këtë shmangie të procedurës “Pas këtij miratimi i adresohen komisionit funksional deri më 22 korrik 2021, e enjte ora 16:00. Komisioni funksional deri më 23 ...
Komentet te RISHIKIMI I BUXHETIT DO TË BËHET ME PROCEDURË TË PËRSHPEJTUAR Janë të Mbyllura
Qytetari nga Drenasi, Bujar Rruku i dërgon foto redaksisë tonë nga reshjet e fundit në Drenas dhe Skënderaj ku kokrrat e breshërit janë shumë të mëdha dhe dëmtime në kultura bujqësore(Foto)l ...
Komentet te BRESHËR NË DRENAS DHE SKËNDERAJ, DËMTIME TË MËDHA NË KULTURA BUJQËSORE (FOTO) Janë të Mbyllura
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” pas takimit që pati të premten me përfaqësues të institucioneve shtetërore e shëndetësore, thotë edhe njëherë se nuk ka tregues që uji i pijshëm të ketë qenë shkaktar i shqetësimeve shëndetësore dhe simptomave që janë paraqitur nga banorët e zonave të prekura. “Është konfirmuar dhe konstatuar se bazuar në analizat e gjertanishme (16.07.2021) nga IKSHPK të cilat edhe ishin në dispozicion dhe u prezantuan në takim nga ana e IKSHPK-së, nuk ka tregues që uji i pijshëm të ketë qenë shkaktar i shqetësimeve shëndetësore dhe simptomave që janë paraqitur nga banorët e zonave të prekura, të cilët kanë kërkuar ndihmë në QKMF në Deçan”, thuhet ...
Komentet te “HIDRODRINI”: NUK KA TREGUES QË UJI I PIJSHËM ËSHTË SHKAKTARI I HELMIMIT TË QYTETARËVE TË DEÇANIT Janë të Mbyllura
Pothuajse të gjitha rrugët e Prishtinës u bllokuan pasditen e kësaj të premte. Krejt kjo shkak i reshjeve të shiut që ndodhën pasdite. Ani pse reshjet e shiut zgjatën jo më shumë se 30 minuta, kjo bëri që komunikacioni të jetë i mbingarkuar, duke bërë kështu që të ketë edhe kolona të gjata. Sjellim pamje të disa rrugëve të kryeqytetit: /KP ...
Komentet te “BLLOKOHET” PRISHTINA, KRIJOHEN KOLONA TË GJATA (VIDEO) Janë të Mbyllura
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka njoftuar se nuk ka viktima e as të lënduar me shtetësi kosovare në zonat e përmbytura në Evropën Perëndimore. “Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, njofton opinionin publik se nga informacionet që janë mbledhur nga misionet e Republikës së Kosovës në Gjermani, Belgjikë, Holandë, Luksemburg dhe Zvicër , vende këto që po përballen me përmbytje dhe vërshime nga të reshurat, nuk ka asnjë të dhënë për viktima ose të lënduar nga radhët e bashkatdhetarëve tanë që jetojnë në këto shtete”, ka njoftuar MPJD nëpërmjet një komunikate për media. Tutje nga MPJD thuhet se “Nga raportet e misioneve të Kosovës në ...
Komentet te S’KA VIKTIMA E AS TË LËNDUAR KOSOVARË NGA PËRMBYTJET NË EVROPËN PERËNDIMORE Janë të Mbyllura
Helmimi me ujë të pijes i qindra banorëve të komunës së Deçanit e ka shtyrë kryetarin e kësaj komune, Bashkim Ramosaj që të ketë prioritet krijimin e një kompanie të ujësjellësit që do menaxhohet nga komuna. Përkundër që sipas tij kjo do marrë kohë, Ramosaj thotë se aktualisht për shkak të analizave të IKSHP-së që tregojnë se uji i pijes ka bakterie dhe mungesë të klorit, 12 fshatrat e kësaj komune kanë mbetur pa furnizim. Kreu i Deçanit, Bashkim Ramosaj thotë se duke pasur një ndërmarrje ujore publike, do mundësohet ujë 24 orë për deçanasit. Ramosaj: Furnizimi me ujë është ndërprerë në 12 fshatra të Deçanit “Në një qytet ku ...
Komentet te RAMOSAJ: 12 FSHATRA TË DEÇANIT PA UJË, DUAM KOMPANI KOMUNALE Janë të Mbyllura
Në mungesë të kuorumit në vendimmarrje, Kuvendi i Kosovës ka dështuar të miratojë projektligjin për ratifikimin e amendamentimit të marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime për financimin e projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10. Përderisa pozita ka kërkuar mbështetjen e deputetëve të Kuvendit të Kosovës për ta miratuar këtë marrëveshje, opozita nuk ka marrë pjesë në votim nën arsyetimin se janë injoruar nga partia në pushtet dhe se nuk kanë marrë informacionet e nevojshme për të njëjtën. Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka arsyetuar këtë projektligj, derisa bëri të ditur se do të financohet 50 përqind grant dhe 50 përqind me kredi nga Banka Evropiane ...
Komentet te S’KA VENDIMMARRJE, DËSHTON MIRATIMI I MARRËVESHJES NDËRKOMBËTARE Janë të Mbyllura
Kampionia Olimpike në xhudo Majlinda Kelmendi dhe kampioni i Evropës 2021 në xhudo Akil Gjakova do të jenë dy sportistët që në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Tokio 2020, do ta bartin flamurin e Kosovës. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka vendosur që për shkak të barazisë gjinore, në ceremoninë hapëse të jenë dy bajraktarë, një i gjinisë mashkullore dhe një i gjinisë femërore, përcjell KosovaPress. Në ceremoninë mbyllëse të Lojërave Olimpike Tokio 2020, bartës i flamurit të Kosovës do të jetë mundësi Egzon Shala. Majlinda Kelmendi kishte bartur flamurin kosovar edhe në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Rio 2016. Ceremonia hapëse e Tokio 2020 do të mbahet më datën 23 korrik ...
Komentet te MAJLINDA KELMENDI DHE AKIL GJAKOVA BARTËS TË FLAMURIT NË TOKIO 2020 Janë të Mbyllura
Partia Socialdemokrate ka zhvilluar sot një aksion tek objekti i ish-Rilindjes. Në këtë aksion sipas pamjeve të publikuara në media në mënyrë të dhunshme është arrestuar kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, anëtarët, Zgjim Hyseni dhe Nol Nushi. Në mesin të arrestuarve është edhe një i moshuar. Deri tek arrestimi i zyrtarëve të PSD-së, erdhi pasi ata shkruajtën “zhvatës”, në makinat zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë. Periskopi ...
Komentet te Arrestohen dhunshëm Dardan Molliqaj, Zgjim Hyseni e Nol Nushi Janë të Mbyllura